Irina

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve

Qumështi është ushqimi i parë që konsumojmë kur lindim.

Teksa foshnjat e kanë të domosdoshëm për t’u rritur, kjo nuk vlen njëlloj për të rriturit, pasi një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse eliminoni produktet e qumështit, do t’i vëreni disa ndryshime.

Nuk do të keni probleme me stomakun, si për shembull dhembje, fryrje dhe gazra. Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkakton dhimbje dhe fryerje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.

Po ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të humbni disa kilogramë. Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit.

Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Edhe organi tretës do të punojë për mrekulli. Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje, deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk.

Kur ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.

Ndikim do ketë dhe në pamjen tuaj. Lëkura do të jetë me shëndetshme dhe më e pastër.

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë, në formën e pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës./NOA.al

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve Read More »

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka ironizuar sërish me disa video të publikuara me pjesë nga kronika televizive, emisione dhe deklarata të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe presidentit Ilir Meta.

Në një video-montazh të publikuar nga ai në rrjetet sociale, kryeministri shkrun se kjo është edhe “oferta fituese për demokratët ‘, Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ dhe bota është e jotja.”

Në video konstatohen qëndrimet kontradiktore të familjes presidenciale. Nga një anë Kryemadhi që thotë se COVID nuk ekziston dhe nga ana tjetër, presidenti që flet i shqetësuar për situatën.

Nga ana tjetër, në videon e publikuar nga Rama, shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar me mjekë në spitalet Covid në kryeqytet. /NOA/

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ Read More »

Bie dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor

Me 96 vota kundër, parlamenti shqiptar ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pavarësisht disa thirrjeve nga zyrtarët e BE, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit.

Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi pa ndryshimet e kërkuara nga Presidenti Meta. Këto ndryshime u miratuan nga mazhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta argumentoi më herët: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.

Dekreti i Metës erdhi pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, theksoi se “qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet”. /NOA/

Bie dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor Read More »

Kryemadhi: ‘Ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me banorët e Dermenasit në Fier, ku u kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Kryemadhi dha një porosi për strukturat ku shprehu rendësinë e largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni, bindini, bisedoni, nuk ka rëndësi se për kë votojnë, ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës.

Vetëm kështu ne mund të mund të rikthejmë besimin në demokraci” përfundoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi: ‘Ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës’ Read More »

Grate greviste: ‘Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka’

Gratë naftëtare të ngujuara në Qendrën Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit në Ballsh kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.

Përkundër problemeve shëndetësore që shfaqin, ato mbeten të vendosura për të mos u tërhequr pa marrë pagat e prapambetura.

Thirrjet e tyre nuk munguan as sot për strukturat shtetërore.

“Nuk tërhiqemi! I bëj thirrje Belinda Ballukut, ka ndonjë ndjenjë nëne ajo?

I shikoj në facebook me karkaleca me gjëra. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, ne jemi në grevë, në grevë kemi edhe familjet. Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka”.

Ato kanë suportin edhe të kolegeve të tjera që mblidhen çdo ditë jashtë së bashku me naftëtarët, të gatshme për ti zëvendësuar në rast se ndonjë prej tyre e ka të pamundur fizikisht.

Ndërsa kryeministri u ka bërë thirrje të ndërpresin grevën për të filluar negociatat, naftëtarët kërkojnë që negociatat të zhvillohen paralelisht me grevën me kërkesën e vetme: Marrjen e 13 pagave të fituara në proces gjyqësor.

/NOA.al

Grate greviste: ‘Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka’ Read More »

‘Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë’/ Murrizi i kthehet analistit: Të ftoj ta provosh…

Deputeti Myslim Murrizi është përfshirë në debat me analistin Vehap Kola në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Murrizi kundërshtoi mendimin e analistit Kola, i cili u shpreh se partitë e krijuara, nuk rrezikojnë votat e PD, ndërsa iu drejtua me ‘zotërote’.

Kjo bëri që Kola t’i përgjigjej se nuk debaton me burra me “zë të hollë”.
Debati
Kola: Nuk flas me njerëz pa kulturë

Murrizi: Zotërote…

Kola: Hiqeni si i thjeshtë, por po tregoheni shumë elitarë.

Murrizi: Ky është një nga votuesit e PD.

Kola: Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë.

Murrizi: Të ftoj ta provosh sa të hollë e kam zërin. Përmend zërin e hollë, rruaj vetullat Vehap.

‘Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë’/ Murrizi i kthehet analistit: Të ftoj ta provosh… Read More »

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, reagojnë Rama dhe Presidenca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me daljen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri dhe riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Kreu i Qeverisë thotë se nëse planet shkojnë ashtu si është parashikuar, pritet që ditën e nesërme katër fëmijë të mbërrijnë në Shqipëri.

Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë.

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama.

Edhe presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp”, shkruan Blushi. /noa.al/

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, reagojnë Rama dhe Presidenca Read More »

Lajm i mirë për familjet, nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri

Nis riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim humanitar që do të kthejë në familjet e tyre fëmijët e mbetur në Siri.
Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publikuar një video nga operacioni teksa thotë se riatdhesimi vjen pas kërkesës së qeverisë shqiptare.

“Bashkëpunimi humanitar i kthen familjet nga kampi Al-Hol në Shqipëri
Pas sigurimit të të gjitha lehtësive të nevojshme nga qeveria Siriane, përpjekjet e Gjysmëhënës Arabe Siriane #Red lhlạl, në bashkëpunim me palët e interesuara, patën sukses në përfundimin e detyrës për kthimin e familjeve të banorëve të kampit në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Pas kryerjes së testeve të gjera mjekësore para largimi nga kampi, Gjysmëhëna e Kuqe shoqëroi shtetasit shqiptarë gjatë rrugës nga kampi për në Damask, nën ndjekjen dhe mbikëqyrjen e Inxhinierit Khaled Habbati, Shefi i organizatës. Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri.

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane falënderon Federatën Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqin e Kuq dhe falënderon Presidentin e Federatës, Z. Francisco Rocca, partnerët humanitarë dhe të gjitha palët në terren; për lehtësimin e përfundimit të këtij misioni dhe detyra të tjera të organizatës, i cili synon të lehtësojë vuajtjet njerëzore dhe të mbrojë dinjitetin e të prekurve”, thuhet për operacionin.

 

VIDEO

Lajm i mirë për familjet, nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri Read More »