Irina

Stresi: ‘Nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj’

Një nga protagonistët e protestave në Tiranë pas vr asjes së Klodian Rashës, nuk ka ndër mend të dorëzohet.

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka deklaruar pak orë më parë në një ultimatum në rrjetet sociale, se do të di gjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit.

Edhe pse është në arr ati, i shpallur në kërkim nga po licia, reperi tha se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj.

“Dorëheqja e Lleshajt nuk është e mjaftueshme. Sepse Klodiani nuk është i pari. Nuk jam unë ai që bëj kërkesat. Unë nuk i marr vendimet vetëm, siç më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhë, sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfundoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas këtyre, ju betohem kemi informacionet tona. Unë jam me popullin, jam mbështetës”, – tha ai në ‘Abc news’.

Lushaj u shpreh se shteti duhet të marrë masa që të sillet mirë me qytetarët. “Është hera e arë që nxehem kaq shumë. Do të ngrihemi çdo ditë kështu. Do të mblidhemi. Unë nuk dua të jem pjesë e shk atërrimit por ato që e kanë deklaruar, e kanë seriozisht”.

Stresi: ‘Nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj’ Read More »

Protestë për Klodian Rashën

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë zhvilluar një marshim-protestë para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë, ku kanë kërkuar drejtësi për vra sjen e të riut Klodian Rasha një ditë më parë nga policia.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas tyre, përpjekja për të manipuluar provat nga ana e Po licisë së Shtetit është e turpshme

Me pankarta në duar ata thërrasin: “Rama ik!”, “Qeveri e kr imit”, apo “Ju jeni vr asës”. Pro tesutesit kërkojnë drejtësi për Klodianin, duke u shprehur se përgjegjës i vetëm nuk është vetëm efektivi. /noa.al/

Protestë për Klodian Rashën Read More »

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë

Për shkak të shirave dhe erës së dendur, kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Pezullimi do të zgjasë deri ditën e nesërme, 4 dhjetor në orën 18:00, ku sipas tytë pritet të ketë një përmirësim të motit.
Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës;
Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, njofton kapiteneria.

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë Read More »

Deri në këtë datë nuk kalon askush/ Greqia shtyn mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës

Pala greke ka vendosur të shtyjë datën e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës deri më 14 Dhjetor për shkak të rasteve me Covid. Deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve sin ë hyrje dhe dalje të Greqisë.

Policia Kufitare i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këtë periudhë kohore dhe të kalojnë nga pika e Kakavijës ku vijon lëvizja normalisht.
Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Po licisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Deri në këtë datë nuk kalon askush/ Greqia shtyn mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës Read More »

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se pret që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare ose jo, të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vendimi paraprak, por pa datë nisjeje, është marrë në mars të këtij viti.

Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare.

Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese për Shkupin.

Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë Read More »

Rama-fermerëve: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa, ja si të përfitoni

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama është shprehur se kanë nisur procedurat ligjore për naftë pa taksa për fermerët e pajisur me NIPT.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama se aktualisht ka nisur gara e shpallur nga Ministria e Bujqësisë
“Mirëmëngjes dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë.”-shkruan Rama./Opinion.al

Rama-fermerëve: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa, ja si të përfitoni Read More »

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore gjatë javës

Mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me “Skype” në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora ishte meteorologu Hakil Osmani i cili foli për ndryshimet e motit dhe si pritet të jenë ditët në vijim.

Osmani gjatë fjalës së tij bëri të ditur se dita e sotme dhe dita e nesërme priten të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Ditën e sotme sipas meteorologut do të kemi reshje shiu kryesisht në zonën juglindore të territorit shqiptar.
Këto reshje shiu do të pasojnë dhe ditët në vijim ku i gjithë vendi do të përballet me ulje temperaturash dhe në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

“E marta mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta. Duke nisur nga dita e mërkurë do të kemi shtim të vranësirave në territorin tonë dhe prezencë të shiut, reshje shiu të cilat do të na shoqërojnë në pothuajse gjithë javën. Duke filluar nga mesdita e ditës së mërkurë dhe deri në fundjavë do të kemi prezencë të reshjeve të shiut në vendin tonë, por nuk përjashtohen dhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore, në ato verilindore dhe shumë pak në ato jugore.

Ndërsa,përsa i përket vlerave termike dita e sotme ka regjistruar vlerat minimale në zonat malore -4 °C, ndërsa në ultësirën malore vlerat priten të shkojnë edhe në -5 ose -6 °C dhe maksimumi i tyre do të pësojnë një rritje të lehtë duke bërë që të shkojnë vlerat 15 °C në zonat juglindore dhe jugperëndimore”

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore gjatë javës Read More »

Vlorë: Arr*estohet i riu, kër*cënon dhe dhu*non me th*ikë bashkëshorten

Policia e Vlorës ka arr estuar sot një 43-vjeçar i cili anosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thi kë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
……….

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(Balkanweb)

Vlorë: Arr*estohet i riu, kër*cënon dhe dhu*non me th*ikë bashkëshorten Read More »