Irina

Akuza e Nanos, flet Neritan Ceka: ‘Është thjesht fantazi…’

Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.

Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.

I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.

“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.

Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.

Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.

Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.

Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/

Akuza e Nanos, flet Neritan Ceka: ‘Është thjesht fantazi…’ Read More »

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, homazhe për mjekun që humbi jeten nga Covid-19

Mjeku i njohur nga Skrapari, Muharrem Nonaj, i cili h umbi be tejën me Covid 19 pak ditë më parë, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij. Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Meta. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, homazhe për mjekun që humbi jeten nga Covid-19 Read More »

A do të kemi një tjetër mbyllje prej Covid? Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka qënë i prerë në vendimin për një mbyllje të pjesshme të vendit për shkak të numrave të të infektuarve.

Teksa ishte në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur 1170 dozat e radhës të, Rama tha se një mbyllje do të ishte e rrëz ikshëm po kaq sa një hapje e plotë.
Këtë periudhë, Rama e cilësoi si një fizarmonikë që hapet dhe mbyllet, ndërsa foli edhe për rikthimin e studentëve nëpër auditore.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hirë të vërtetë sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe ekspozohesh më pak. Mbyllesh dhe ekspozohesh më shumë. Nuk mund të rrijmë mbyllur deri kur të iki virusi, sepse është e pamundur. Strategjia është që të ecim me kujdes, duke i thënë njerëzve që të zbatojnë atyre dreq rregullave të vendosura. Sigurisht unë kam bërë vaksinën dhe siç e kam premtuar se do të jap evidencën e antitrupave në trupin tim. Ndërkohë që fatkeqësisht ka në mënyrë të përsëritur shkelje të masave. Çdo gjë ka rëndësinë e tyre. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditore, por nuk janë kthyer as në vendet e tjera. Nga ana tjetër i mirëkuptoj ata studentë që këto masa nuk respektohen nëpër lokale dhe restorante. Nuk janë masat që ndalojnë ato, janë personat që shkelin masat dhe kjo nuk duhet,” përfundoi Rama.

A do të kemi një tjetër mbyllje prej Covid? Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama Read More »

Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë, cfare ndodh me Universitetet?

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ri të COVID 19.

Ajo u shpreh po ashtu se po punohet me ministrinë e Arsimit për të vlerësuar edhe mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, në përgjigje të kërkesës së studentëve, por duke lënë në fuqi vendimin për vijimin e mësimit ‘online’

”Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimi i ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me universitetet, po punojmë me ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë brenda fundit të kësaj jave”, tha Rakacolli.

Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë, cfare ndodh me Universitetet? Read More »

H umbi bashkëshortin,ministrja Margariti emocionon me fjalët

Pak ditë më parë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti h umbi bashkëshortin e saj.

Ai vu ante nga një sëmundje e rëndë, duke u ndarë nga jeta në moshë të re.

Sot ministrja ka postuar një reagim në rrjetet sociale.

Postimi:

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hi dhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.

Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngu shëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!

Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi! /noa.al/

H umbi bashkëshortin,ministrja Margariti emocionon me fjalët Read More »

Ardita rrëfen historinë e saj të dh imbshme, e lindur nga dy prindër shurdhmemecë dhe jetën e vështirë që ka kaluar

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ka qenë Ardita e cila ka rrëfyer historinë e saj të dh imbshme. Ajo ka treguar se ka lindur nga dy prindër shurdhmemecë dhe jetën e vështirë që ka kaluar.

Ardita: Historia ime ka filluar kur ka filluar historia e prindërve të mi. Të dy ata janë shurdhmemec, nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Kur kanë qenë në një moshë të vogël ata kanë kaluar një temperaturë. Babi ka qenë vetëm 6 muajsh, kurse mami ka qenë 8 vjeç.

Ata rriten, babi bën një shkollë në Tiranë tek Gjuha e Shenjave. Rriten, arrijnë një moshë madhore dhe menduan që t’i martonin e të lindnin fëmijë që të linin gjurmë. Bëhet një shkesë, i fejojnë, i martojnë. Në fillim ka qenë çdo gjë mirë, jetonin me gjyshërit, por më mbrapa mami kërkonte që të jetonin të dy vetë burrë dhe grua. Gjyshi nuk ua prish, i vendos në një shtëpi në fshat dhe aty jetonin. Jo më shumë se disa muaj, mami ngel shtatzënë dhe lind një fëmijë, vajzë. Kur vajza bën 6 muaj, mami ak sidentalisht gjatë natës i zë frymën duke i dhënë të pijë, në thonjëza e mb yt sepse ajo nuk dëgjonte.

Ardit Gjebrea: Ky ishte problemi se nuk dëgjonte të qarat e vajzës. Kaloi një vit, në vitin 1992 mami ngelet sërish shtatzënë dhe këtë vit lind unë. Një hid hërim i tillë nuk hu mbet kurrë por u ndriçuan pak edhe gjyshërit edhe prindërit e mi për këtë gjë. Lind unë, por lindi dhe dilema sepse gjyshërit ishin të trembur, vendosën që mua të më marrin që tre ditëshe.

Ardit Gjebrea: Gjyshja me gjyshin?

Ardita: Po nga ana e babit. Shtëpia e tyre ishte pak në periferi të fshatit, kurse mami e babai jetonin në fshat. Më rritin, di që kam pirë shumë pak qumësht ato ditët e para, vinte mami ditë për ditë dhe ikte. Fjalët e para që i them gjyshit dhe gjyshes janë mami dhe babi. Kur isha 4 vjeç gjyshi më thoshte është mami Moza dhe babi por unë asnjëherë nuk i pranoja.

Më kujtohet që mami Mozën e largoja gjithmonë, i thosha ikë, nuk të dua. Ajo më thoshte që je e imja me shenja, unë i thoja jo nuk jam e jotja. Kur u rrita pak më shumë, e kuptoja që ata ishin prindërit e mi por prap mbaja qëndrimin tim, i hidhesha në krahë gjyshit dhe gjyshes, i thosha mami babi. Bile kur më pyesnin, unë thosha jam e Fadilit, për gjyshin.

Ardita rrëfen historinë e saj të dh imbshme, e lindur nga dy prindër shurdhmemecë dhe jetën e vështirë që ka kaluar Read More »

Këto tre ushqime meshkujt duhet t’i konsumojnë cdo ditë

Ushqimi është mjaft i rëndësishëm për të pasur një trup në formë dhe shëndet të mirë.

Këtë herë po kategorizojmë disa ushqime, të cilat një mashkull duhet t’i konsumojë çdo ditë.

Spinaqi

Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.

Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.

Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet

Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.

Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi

Njësoj si gratë edhe burrat janë të rre zikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza. /noa.al/

Këto tre ushqime meshkujt duhet t’i konsumojnë cdo ditë Read More »

Nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë/ Ky është Asllani që ka marrë 18 nuse nga Vlora deri në Lezhë

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?

A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

GAZETARJA:Të kanë tr adhtuar?

A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tr adhtuar. Unë e mbaja si ajo tra dhtonte.

GAZETARJA: Po si e kuptove që të tr adhtonte?

A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

GAZETARJA:Dasma ke bërë?

A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

GAZETARJA:Ia mban mend emrat?

A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

GAZETARJA: E dyta?

A.SHULI: Lavdije.

GAZETARJA: E treta ?

A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

GAZETARJA: Po më punëtorja?

A.SHULI: Etleva.

GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

GAZETARJA: Përse iku?

A.SHULI: Berta iku se ndodhën rr ëmujat dhe e vr anë.

Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi. /tch

Nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë/ Ky është Asllani që ka marrë 18 nuse nga Vlora deri në Lezhë Read More »