Irina

Meta: Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur më situtën e krijuar si pasojë e motit të keq ditët e fundit.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve nuk kishin asnjë kapacitet për të përballuar situata të tilla.

“Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës.

Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte shoë me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.

Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.

Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore”, shkruan Meta.

Sërish apelon institucionet për të marrë masa, pasi situata pritet të jetë problematike të paktën edhe për dy ditë.

“Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.

MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT”, përfundon kreu i shtetit. /noa.al/

Meta: Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës Read More »

Shikoni si lahen në ujërat e Bënjës të rinjtë, sfidojnë dëborën dhe acarin

Moti i acartë dhe me temperatura të ulëta nuk i ka penguar disa të rinj që të lahen në ujërat termalë të Bënjës.

Këta të rinj kanë sfiduar motin, teksa shihen që nuk i ndal as dëbora dhe as temperatura nën zero gradë.
Ata kanë shfrytëzuar rastin për të bërë edhe disa fotografi.

Prej dy ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura të ulëta deri disa gradë nën zero. Ndërsa pothuajse i gjithë territori është mbuluar nga dëbora.

Shikoni si lahen në ujërat e Bënjës të rinjtë, sfidojnë dëborën dhe acarin Read More »

Kosovë, KQZ publikon rezultatet e para, Vetëvendosja kryeson me 44 për qind

Ndiqeni rezultatet Live nga KQZ

KQZ tashmë ka filluar publikimin live të rezultateve nga zgjedhjet e sotme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje është e para me përqind 44.72, kurse e dyta është PDK me 18.68 përqind tani kur janë procesuar rreth 14 përqind e votave.

Ndërsa LDK është e treta me 13.80 përqind, ndërsa AAK është e katërta me 9.78 përqind, teksa Nisma mbetet jashtë pragut me 2.77 përqind.

Për t’i parë rezultatet LIVE, klikoni këtu.

Kosovë, KQZ publikon rezultatet e para, Vetëvendosja kryeson me 44 për qind Read More »

Mposhti Covid-19, kirurgia kthehet në operacion: ‘Kirurgu nuk është një copë buke që e gjen në dyqan’

Lida Shosha, kirurgia e njohur është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid 19.

Lida ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu kur hyn në një operacion.

Lida Shosha shprehet se duhet të bëjnë çmos që të ruajnë qetësinë.

Ajo ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, pasi arrestimit të kardikuirurgut Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.

“Një kirurg, nuk është një cope buke që e gjen në dyqanin e lagjes në çdo orë të ditës dhe të natës”, shkruan Lida Shosha.

Postimi i plotë i Lida Shoshës:

Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine

Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.

Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?

A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.

A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gja ku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mo rtja qe do ta rem beje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.

Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.

Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.

Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?

Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.

E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.

Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vj ellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,

Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te she mtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten she mtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebe titet spitaleve per pak jete e shprese. Lida. Shosha

/NOA.al

Mposhti Covid-19, kirurgia kthehet në operacion: ‘Kirurgu nuk është një copë buke që e gjen në dyqan’ Read More »

‘Ky Shën Valentin më gjen single’/ E konfirmon vetë këngëtarja, Jonida Maliqi ndahet nga Romeo Veshaj

Në episodin e kësaj të shtune në emisionin ‘Jonida’s room’ në Vizion Plus, Jonida Maliqi i ka lënë të gjithë pa fjalë kur deklaroi se ky Shën Valentin e gjen single, duke konfirmuar kështu ndarjen nga aktori Romeo Veshaj. Këtë deklaratë Jonida Maliqi e bëri teksa e ftuara e saj Kleoniki Delijorgji do t’i lexonte letrat këngëtares, e cila kërkoi të dinte më shumë për dashurinë.

“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi, teksa Kleoniki Delijorgji konfirmoi gjithashtu se edhe atë vetë ky Shën Valentin e gjen single.
Teksa vijoi me leximin e letrave për dashurinë Kleoniki Delijorgji zbuloi gjithashtu se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë, si dhe konfirmoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

” Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën,t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim” je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe ti bësh gjërat e qarta me veten se cfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

‘Ky Shën Valentin më gjen single’/ E konfirmon vetë këngëtarja, Jonida Maliqi ndahet nga Romeo Veshaj Read More »

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’

Autostrada Lezhe – Milot është bllo kuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës. Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike.

Një qytetar i bll okuar në automjet i bën thirrje pol icisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”/shqiperiaime

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’ Read More »

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid

Po licia ka gjo bitur kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memaj, i cili aku zohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie, duke thyer rregullat kufizuese të Covid 19.

Sipas policisë, kryetari i bashkisë, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet, duke grumbulluar disa persona në shkelje të masave anti-Covid.

“Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.

Në ditët e fundit, janë gjo bitur për grumbullime të paligjshme në kohë pandemie disa fuknsionarë të lartë politikë në vend, si Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, me shumën 5 milionë lekë. /noa.al/

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid Read More »

Iris Luarasi ben deklaratën e forte: ‘Në Shqipëri ka vajza që pro tituojnë për një çantë, në fshatra dhe qytete’

Pedagogia Iris Luarasi bëri sot një deklaratë shumë të fortë në emisionin Bardh a Zi në ABC, ku tha se në vendin tonë ka vajza të reja, studente dhe më të reja, që pros tituojnë dhe shesin trupin e tyre për një send apo diçka më shumë.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh pros titucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete”, tha Luarasi.
Ajo shtoi se është shumë e tri shtë kur shikon vajza të reja që prost ituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele eksk ortash.

“Është shumë e keqe kur shikon vajza të reja kur p rosti tuojnë për një çantë. Ka edhe nivele eksko rtash. Prost itucioni krijon dy vik tima në të njëjtën kohë. Është çështje e pri mitivizmit të burrave, Kjo është ajo që them që më mirë legalizoje dhe ai shkon në shtëpi pu blike”, u shpreh Luarasi.

Ndërsa gazetari Agim Baçi tha se është kundër shfry tëzimit të femrës pasi në këtë moment ke fyer veten dhe femrën.

Iris Luarasi ben deklaratën e forte: ‘Në Shqipëri ka vajza që pro tituojnë për një çantë, në fshatra dhe qytete’ Read More »