Irina

Sh err i vëllezërve më of endime, Eni Çobani-pushtetit lokal: Do vij tek ju…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare javën e kaluar ka qenë Arben Mata dhe Kastriot Hoxha, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra Kastrioti ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.
Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë.

Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Edhe Altini vëllai i Arbenit u shpreh përmes një telefonate mes emisionit se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.

Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” këtë fundjavë është përballur Arbeni me vëllain e tij Altini ku kanë patur një komunikim të nxehtë dhe fy es. Të dy vëllezërit nuk flasin prej 4 viteve për shkak të pronave. Arbeni thotë se me Altinin nuk flet askush nga familja. Pavarësisht deb ateve të shumta dhe akuzave nuk u gjend asnjë lloj zgjidhje për këtë rast sepse ka shumë pikëpyetje dhe Eni Çobani u zotua se do e zgjidhë vetë këtë problem duke marrë një topograf të zonës dhe do takojë gjithë personat përgjegjës për të gjetur një pëgjigje.
Altin Mata: Ti dokumentat i more në 2013, po rri urtë se s’di gjë fare. Mos më bëj mua sikur je i zgjuar, po nuk je.

Arben Mata: Ti je mas htrues, duhet të ishte Aredi Gjika jo ti, këtu.

Eni Çobani: Ka qenë një nga seancat më të vështira që kam pasur këto 9 vite, jo për faktin e tematikës sesa për faktet që ju po dëgjoni nëpërmjet gjuhës së përdorur. Komunikimi kaq i nxehtë brenda familjeve shqiptare është një fatkeqësi e jashtëzakonshme dhe kjo më dhe mb pafundësisht. Nuk më dhem b toka, nuk më dhe mbin kufijtë, nuk më dhe mb gjë tjetër përveç dashurisë brenda familjes.

Sh err i vëllezërve më of endime, Eni Çobani-pushtetit lokal: Do vij tek ju… Read More »

Ish kryeministri Berisha bën deklaratën e fortë

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 50% të gjithë vd ekjeve të vitit 2020 me Covid.

Berisha: Në vitin 2020 statistikat tregojnë se vendi ynë kishte 6300 vd ekje më shumë. Me këtë numër vdekjes ne renditeshim pas Meksikës dhe Perusë. Vendi ynë për vd ekshmëri të tepërt kalon me 2 herë Kosovë, 2.8 herë Serbinë. 6-7 herë Greqinë.
Sot situata është më dra matike. Në dy muajt e parë të vitit, sipas statistikës së manipuluar të xhahilit të Surrelit, ne kemi 600 vd ekje. Pra në dy muaj kemi 50% të të gjitha vd ekjeve që ata kanë informuar për vitin 2020, kur kanë thënë se janë 1100 vdekje. Por të shumëzuara me 5.2 ato dolën 6300 vd ekje. Nëse këto 600 i shumëzojmë me 5.2 kemi rreth 3000 vd ekje në këto 2 muaj.

Rama i merre vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij. Ai vetë tha se jemi më mirë se të gjithë vendet e zhvilluara dhe tani del më keq se gjithë të tjerët. Ai do të fshehë. Ai mund të kalojë mbi kuf oma dhe të mos e pranojë të vërtetën.

Ish kryeministri Berisha bën deklaratën e fortë Read More »

Integrimi në BE/ Rama: I kemi bërë detyrat tona, është radha e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Berat ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, ai u ndal dhe tek integrimi i Shqipërisë në BE.
Sipas Ramës, shteti shqiptar i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vendeve të BE të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai lajmëroi se pas disa ditësh do të ketë një takim me funksionarët në Bruksel, ku do të diskutohet pikërisht për këtë çështje
“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE është padiskutkim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe a bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian”, u shpreh kryeministri.

Integrimi në BE/ Rama: I kemi bërë detyrat tona, është radha e BE-së Read More »

Studim/ Shkencëtarët gjejnë mbi 70 mijë viruse të panjohura që jetojnë në trupin tonë

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 70,000 viruse të panjohura më parë që jetojnë në zorrë dhe infektojnë bakteret e ndodhura atje- por se çfarë ndikimi kanë realisht ato mbi organizimin tonë, kjo për momentin mbetet një mister.

Mikrobioma e zorrëve, ose bashkësia e mikrobeve që njerëzit kanë në sistemin tretjes, luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në tretjen e ushqimit, por edhe në balancimin e sistemit imunitar. Shumë studime, kujton Live Science, i kanë lidhur çekuilibrin e mikrobeve te zorrëve me probleme të ndryshme shëndetësore përfshirë sëmundjet e mëlçisë, mbipeshën dhe alergjitë.
Por për mikrobiomën dihet tme rrësisht pak, pavarësisht se ajo përfshin një shumëllojshmëri mikroorganizmash ku bëjnë pjesë edhe bakteret e viruset. Studimet e mëhershme janë fokusuar në shumicën dërr muese të rasteve vetëm tek bakteret e zorrëve, sepse ato zbulohen më lehtë.

Përmes metodës së re të përdorur së fundi, e cila analizon materialin gjenetik nga një komunitet mikrobesh e pastaj bën sekuencimin individual, u shqyrtuan 28 mijë mikrobioma nga kampionet e marra në 28 vende të botës dhe kështu u zbulua se ka dhjetëra mijëra viruse në zorrë për të cilat nuk dihej asgjë.

Studim/ Shkencëtarët gjejnë mbi 70 mijë viruse të panjohura që jetojnë në trupin tonë Read More »

U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj/ Misteri i celularit të gruas, i rindezur një vit pas vd ekjes

Ishte 25 mars 2019, kur Kristina Gallo, 30 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Bolonja të Italisë nga vëllai i saj, i shq etësuar sepse nuk kishte pasur kontakt me të për ditë me radhë.

Por dy vjet më vonë, një burrë me të cilin ajo ishte shoqëruar, është duke u hetuar për vr asje me dashje Sipas “Corriere di Bologna”, rrethanat konfirmohen nga grupi hetimor.

Për t’i dhënë një shtysë hetimeve, ka qenë telefoni i Kristinës, që dukej se ishte zhdukur dhe që përkundrazi u rindez disa muaj më parë, që raportohet rreth një vit pas vdekjes.

Trupi i vajzës, u gjet i zhv eshur nga barku e lart, i shtrirë në një shtrat. Për shkak të gjendjes së trupit, nuk ishte e mundur të përcaktohej data e saktë e vd ekjes, që daton rreth 5-6 ditë pas momentit që u gjet.

Mjeku ligjor i caktuar nga prokuroria, përfundoi raportin për një arr est kardiak për shkak të shkaqeve të mundshme natyrore.

Kishte një kërkesë për pushimin e çështjes, për të cilën familja, e mbrojtur nga avokatja Cesarina Mitaritonna, e kundërshtoi, duke hedhur dyshime që nuk përjashtonin as fiksinë.

Gjykatësi urdhëroi he time të reja dhe ka rabinierët, të koordinuar nga zëvendësprokurori Francesco Caleca, nisën të zbulonin miqtë e mundshëm të gruas së re.

Disa muaj më parë, telefoni i saj celular, asnjëherë i gjetur, ishte ndezur dhe ishte përdorur nga dikush: një element që tani mund të çojë në zhvillime të reja, edhe nëse hetimet janë ende në një fazë ndërlidhëse. /noa.al/

U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj/ Misteri i celularit të gruas, i rindezur një vit pas vd ekjes Read More »

Rama: ‘Jam ly pësi më i gjatë në planet për vaksinat’

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria aktualisht është në bisedime me disa shtete për të siguruar vaksinat anti-covid, ndërsa shtoi në një rast pritet vetëm vula e kësaj marrëveshje. Ndonëse nuk bëri të ditura detajet, Rama tha me batutë se është lypësi më i gjatë në planet për vaksinat.

Mes të tjerash ai iu bëri thirrje edhe të rinjve që të respektojnë masat anti-covid, ndërsa shtoi se vaksinimi do të nisë nga moshat më të mëdha, duke zbritur.

“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen, Ata duhet të bëjnë çmos që të mos bëhen pjesë e shkeljeve. Ky virus është i rre zikshëm për të gjithë. Ne nuk do të shpikim rrotën dhe do të bëjmë një proces të sajuar me forcat tona. Strategjitë kanë një emërues të përbashkët; nga mosha më e madhe poshtë. Nga mjekët dhe infermierët, tek mësuesit, po licët dhe horizontalisht më tutje. Çështja është sasia, pasi u bë një boboli për 20 e ca të moshuar, që janë…dihet kush janë, në kuadër të vaksinimit të disa qindra prej tyre dhe natyrisht kjo vjen nga stresi i sasisë. Ne po luf tojmë për sasi, këtë di t’ju them. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të hyjnë në proces dhe më pas do të zbresim shumë shpejt tek 65 vjeçarët edhe më poshtë. Jemi duke diskutuar afër një sasie tjetër të konsiderueshme.

Por kuptoni pozitën time se nuk janë gjëra të finalizuara, pasi thonë; oh e tha dhe se mbajti. Ne do të kemi 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit, siç e kam thënë dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera. Ajo që na duhet është vula mbi marrëveshjen e shtetit mik, ndaj pres me çdo ditë, por duhet vula.

Edhe po nuk u bë, mund t’ju tregoj dokumentet që procesi ka ndodhur biseda. Jam ly pësi më i gjatë në planet pa diskutim.”, tha Rama.

Rama: ‘Jam ly pësi më i gjatë në planet për vaksinat’ Read More »

E rëndë në Itali, 29-vjeçari vr et babanë e tij

Një i ri 29-vjeçar vr au babanë e tij 56-vjeçar, Giovanni Finotello, duke e go ditur atë me një çekiç në k okë.

Kr imi ndodhi pas de bateve brenda familjes.

Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre, në Porto Viro, në provincën e Rovigo.

Ka rabinierët dhe emergjenca ndërhynë menjëherë. Babai i tij, Giovanni Finotello, ishte ende gjallë kur arriti p olicia, por ai vd iq sapo arriti në spital nga pla gët e tij të rënda.

Në Itali kr imi brenda familjes është kthyer në nëj fenomen shqe tësues kohët e fundit./NOA.al

E rëndë në Itali, 29-vjeçari vr et babanë e tij Read More »

Ja 20 ide efektive si ta shtyni ditën në shtëpi

Shpesh herë nuk kemi me çfarë të mbushim ditën e mbushur me monotoni.

Ndonjëherë, idetë nuk duan shumë kohë për t’u gjetur.

Nëse keni nevojë për ide, më poshtë keni një listë se si të mbushni ditën tuaj në mënyrë të dobishme dhe efektive.

Lista, vijon si më poshtë:

1. Filloni mësoni një gjuhë të huaj online

2. Bëni yoga

3. Meditoni

4. Kërkoni për kërcime zumba dhe realizojini në shtëpi

5. Bëni ushtrime fitness-i

6. Mësoni receta të reja

7. Shihni një film/dokumentar

8. Karaoke

9. Telefononi një mik dhe ftojeni në shtëpi

10. Pikturoni

11. Rimodeloni shtëpinë

12. Pastroni me themel shtëpinë

13. Dedikojani ditën kujdesit për veten

14. Bëni një ecje (jashtë shtëpisë)

15. Rishikoni buxhetin e muajit dhe listën e gjërave për të bërë/blerë

16. Lexoni një libër

17. Sistemoni dollapët

18. Shihni TED Talks në YouTube

19. Telefononi miq, të afërm me të cilët keni kohë që nuk flisni

20. Sistemoni aplikacionet, fotografitë dhe videot në smartphone-n tuaj.

Ja 20 ide efektive si ta shtyni ditën në shtëpi Read More »