Ministrisë së Emigracionit të Greqisë, bën me dije selejet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, do të shtyhen deri më 31 dhjetor 2021.
Ky vendim, është marrë për shkak të situatës së Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja me Covid-19.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se ezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.
Ministria ka publikuar, në faqen zyrtare të gjithë kategoritë që do të përfitojnë nga ky vendim.
Kategoritë që përfitojnë:
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit
Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara.
Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021. Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.
Gazetari Endri Xhafo ka zbuluar vendimin që Partia Socialiste ka marrë për pjesëmarrjen e kandidatëve të saj në emisione.
Sipas tij, socialistët kanë vendosur që të mos jenë më përballë në deb at me kundërshtarët e tyre. Ky vendim vjen pas përballjes së kandidates demokrate Grida Duma me ministren Elisa Spiropali në emisionin “Log”.
Ndaj mbrëmjen e sotme gazetari Xhafo në emisionin e tij kishte të ftuar ministren Evis Kushi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, por këtë herë të ftuarit nuk kanë qenë përballë njëri-tjetrit, por fillimisht është intervistuar ministrja Kushi dhe më pas Gazment Bardhi.
Pandeli Majko, i cili kandidon për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës, është komentuar gjatë për faktin se renditet në vendin e 19-të.
Majko, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Tch, ka theksuar se nuk e ndan askush dhe asgjë nga Partia Socialiste, pavarësisht fitores apo humbjes. Edhe nëse nuk do të jetë deputet pasi është në vijën e zjarrit, Majko thotë se do të vijojë të jetë socialist.
“Nëse ne në mandatin e tretë nuk do të rrezikonim, kush duhet të rrezikonte? Këta që sapo kanë trokitur në dyert e PS? Në politikë, edhe unë e kam nisur duke përfaqësuar vetëm veten si student.
Vetë Rama është në vijën e zjarrit, dhe ne jemi në vijën e zjarrit dhe nuk kemi hyrë për të dalë në opozitë. Nëse do ishte histori për të ndjekur rrjedhën normale të ngjarjeve, do të na shikonit në vijën e parë, jo në vijën e zjarrit.
Unë jam rritur në PS. Mbi gjysma e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo dyshimi nëse i shmangem përgjegjësive karshi komunitetit të PS. Nëse nuk do të jem deputet nuk do të thotë se s’jam socialist. Jam te vija e zjarrit sepse dua t’i them cdo socialisti, sidomos atyre që janë të mpirë apo të mërzitur sepse duhet ta shikojnë greminën.
Nuk kërkojmë asnjë votë të kundërshtarit, nëse marrim votat e njerëzve tanë si në zgjedhjet e fundit ne nuk e diskutojmë 2017-ën”, tha Majko.
I pyetur nëse do PS do të bënte koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Majko tha:
“Nuk ngre asnjë aludim për gjëra që do të jenë të qarta vetëm pasi të numërohen fletët e votimit. PS ka synimin të fitojë zgjedhjet nga të gjithë testimet.”
Dihen vlerat ushqyese që ka orizi, por nuk e keni ditur më parë që uji i përzier me këtë produkt është po ashtu i rëndësishëm.
Ndihmon në forcimin e flokëve, por edhe në heqjen e njollave në fytyrën tuaj.
Në Azi, më së shumti në Kinë, gratë e kanë përdorur për mijëra vjet me radhë ujin e orizit.
Si ta përgatisni?
Hidhni në një tas një filnxhan orizi të bardhë dhe mbusheni me ujë dhe lereni për 1 orë. Kjo kohë nevojitet që mineralet të depertojnë në ujë, duke krijuar një larës fytyre natyral për lëkurën tuaj. Më pas këtë ujë vendoseni në një kavanoz qelqi.
Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje para se të shkoni për të fjetur në fytyrë me një pambuk. /noa.al/
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.
Shumëkush e nis ditën duke konsumuar në mëngjes një kafe të shpejtë ose një gotë qumësht, por në fakt këto dy pije nuk duhet kurrsesi të zëvendësojnë mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës. Ndaj thuajini po kafes dhe qumështit, por këto dy produkte nuk mjaftojnë, për këtë arsye po ju këshillojmë disa ushqime që duhet t’i konsumoni për mëngjes.
“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”; mund të duket si fraza tipike e çdo gjysheje, por në fakt ka vlera të shumta shëndetësore, sidomos për mirëqenien e shëndetit tonë. Madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.
Këshilla
Një gamë e madhe studimesh mbështet idenë se konsumimi i mëngjesit çon në shëndet më të mirë dhe një indeks të masës trupore më të ulët (BMI). Madje studimi tregon se pas ngrënies së mëngjesit do të digjni më shumë kalori gjatë ditës sesa mosngrënia e mëngjesit nga frika se merrni më shumë kalori.
Tërshëra
Tërshëra është një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë; ky produkt është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B. Tërshëra përmban gjithashtu minerale sikurse është hekuri dhe magnezi.
Me konsumimin e tërshërës ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake falë një fibre të quajtur beta –glukano, përbërës e cila mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit.
Kjo fibër gjithashtu ushqen probiotikët, duke ndihmuar bakteret mike të zorrëve për të mbijetuar dhe lulëzuar.
Vezë
Vezë është e pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi jonë ka nevojë çdo ditë, ndikon pozitivisht tek kujtesa, humori dhe kontrolli muskulor.
Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; element thelbësorë pasi çdo pjesë e trupit tonë kërkon proteinë; qoftë lëkura, gjaku dhe kockat.
Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.
Fara
Fara susami, chia, lule dielli, lino dhe kungulli…. lista e farave është tepër e gjatë.
Shtojini këto fara në drithëra, smoothi dhe madje edhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina.
Farat përmbajnë minerale të shumta që nga zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi; të cilat do ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Yogurt pa sheqer
Yogurti grek njihet për vlerat e shumta shëndetësore. Ndaj dhe këshilla kryesore kur përzgjidhni një kos duhet që të ketë pesë ose më shumë shtame të kulturave bakteriale, por sasia nuk duhet të kalojë 150 gramët.
Yogurti është perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për tu ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara!
Kosi grek është plot me kalcium, ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë versione janë pasuruar me vitaminë D.
Banane
Vlerat ushqyese të bananes i dinë të gjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme tek bananet ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin dhe redukton ankthin.
Fibra e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr atë nga trakti gastrointestinal dhe penguar lëvizjen e tij drejt enëve të gjakut. Për një furnizim shtesë të shëndetshëm të zemrës, gjatë mëngjesit prijini bananen në feta dhe shtojini ato në tërshëra me një lugë farash chia ose arrë.
Qumësht
Një gotë qumësht në mëngjes furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi i qumështit në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur jeni për vrap.
Duhet të dini se qumështi është i përbërë rreth 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi; të cilat ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj. Nuk këshillohet t’i shtoni qumështit sheqer apo kakao.
Integralet
Drithërat integral ofrojnë përfitime antioksiduese, duke mbrojtur indet nga efektet e dëmshme dhe inflamatore.
Për më tepër, ato janë të pasura me minerale të tilla si kalcium, kalium, magnez, zink dhe hekur: çelësi për imunitetin e përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës. Vitaminat B që gjenden në drithëra gjithashtu ndihmojnë trupin të shndërrojë ushqimin në energji.
Çaj i zi ose kafe
Ekzistojnë studime të shumta që lidhin antioksidantët dhe kafeinën që gjendet tek çaji dhe kafeja pa sheqer tek përfitimet që sjell shëndetit; duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kronike si dhe një aleate në administrimin e peshës.
Si kafja ashtu edhe çaji janë pije me zero kalori.
daj ju këshillohet që një alternativë për mëngjes do të ishte konsumimi i 500 ml ujë, kafeje ose çaji pa sheqer. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani hidratimin ditor në këmbën e djathtë dhe të siguroni rikuperimin e rezervave të ujit të përdorur gjatë natës.
Avokado
Ky frutë ka një përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit dhe fibrave dietike. Ky kombinim rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë më pak të ngjarë të hani gjatë pjesës tjetër të ditës.
Bukë e thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, e cila përmban vitamina dhe minerale B.
Sipas studimeve, yndyrat e pangopura në avokado lidhen gjithashtu me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kacereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.
Fruta pylli
Vetëm një filxhan me fruta pylli përmban deri në 9 gramë fibra, rreth 50% të dozës së domosdoshme të vitaminës C, me vetëm 60 kalori. Antioksidantët e pranishëm tek frutat e pyllit mbrojnë qelizat.
Konsumimi sa më shumë i këtyre frutave mbron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Në rast se frutat e pyllit nuk ju pëlqejnë shumë atëherë mund të përzgjidhni agrumet, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër.
Ato janë plot me kalium dhe ndihmojnë në ekuilibrin e presionit të gjakut dhe për të zvogëluar ënjtjen./ Agro Web
Gjykata Kushtetuese ka shprehur ngu shëllime pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit i Gjykatës Kushtetuese, Gjergji Sauli.
Sipas saj, me ndarjen nga jeta të Saulit drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Gjergji Sauli
Është nd arë nga jeta sot në moshën 83 vjeçare juristi i shquar, ish-Kryetar dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Gjergji Sauli.
Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.
Gjatë karrierës së tij profesionale z. Gjergji Sauli ka shërbyer si gjyqtar, avokat, si lektor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.
Në vitet 2001 – 2008 z. Gjergji Sauli ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën 2004 – 2007 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate, detyra të cilat ai i ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.
Me ndarjen nga jeta të z. Gjergji Sauli drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngu shëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur. /NOA.al
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e tretë do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm, 24 orë në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit.
Në fjalën e tij në gjatë prezantimit të programit “ Rruga drejt 25 prillit – Uji dhe Energjia”, Kryeministri Rama tha se “me rritjen e buxhetit të ujit në mandatin e tretë me 40% falë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe mbështetjes që kemi siguruar për këtë sekor jetik nga qeveria gjermane , franceze dhe ajo zvicerane ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm ,24 orë, në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit”.
Sipas Kryeministrit, ujë i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politikë në fushatë.
“Mandati i tretë qeverisës do të garantojë në disa faza furnizimin 24 orë me ujë në Tiranë ku është edhe problemi më i madh, pasi ka ndodhur edhe përqendrimi më i madh si rezultat i një lëvizje masive të popullsisë në vite që ka sjellë nevojën masive për investime në sistemin e furnizimit me ujë”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kur them Tiranë 24 orë ujë brenda mandatit të tretë përfshi Kamzën e Vorën, e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorë, Shkodrën, Durrësin, ku s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, as atëherë më parë dhe as më pas dhe kur sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë, sidoqoftë përfshin Elbasanin, Kukësin dhe krejt vijën turistike të Shqipërisë nga Velipoja në Sarandë”./atsh
Një zog i rrallë këndues është aq i k ërcënuar sa që ka filluar të h umbasë edhe aftësinë për të kënduar.
Shkencëtarët thonë se regent honeyeater, një zog që dikur ka qenë i kudondodhur në Australinë juglindore, tani është në kategorinë e specieve të rre zikuara me vetëm 300 individë të mbetur në botë.
“Ata nuk kanë shansin që të shoqërohen me të tjerë zogj të llojit dhe të mësojnë këngën e tyre”, shpjegon doktor Ross Crates.
Ai, bashkë me një ekip kërkuesish, po përpiqen tani të ruajnë këngën e zogut përmes përpjekjeve për ti mësuar zogjve të zbutur, në kafazë, këngën e të afërmve të tyre të eg ër…
Kërkuesit nuk u angazhuan në këtë projekt për të studiuar këngën e zogut, por thjeshtë për ti gjetur ata. Por, sic tregojnë ata, zogjtë janë bërë shumë të rrallë në zonë. Gjatë kërkimit, sidoqoftë, ekspertët filluan të dallonin se zogjtë këndonin këngë të çuditshme…që nuk ngjasonin aspak me këngën e tyre. Ata, kur cicëronin, e bënin si speciet e tjera.
Zogjtë këndues i mësojnë këngët e tyre në të njëjtën mënyrë si njerëzit mësojnë të flasin. E në një kohë kur këta lloj zogjsh po humbin 90 për qind të habitatit, dhe ekzemplarët e mbetur janë shpërndarë gjerësisht, cka edhe ka bërë që zogjtë meshkuj të mos mund të gjejnë meshkuj të tjerë dhe të dëgjojnë këngët e tyre. ndaj ata përfundojnë duke mësuar këngët e specieve të tjera. Si pasojë, kënga natyrale e tyre është zh dukur në 12 për qind të popullatës të mbetur.
/NOA.al