Irina

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, familja: Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej

Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten, prindërit e Bledar Dedja, vëllai, morta dhe nipërit prisnin përgjigje dhe kërkonin që të futeshin brenda: “Përse e çuan në atë rrugë dytësore?”, pyesin ata të dëshpëruar, ndërsa ngrenë hipoteza për vrasjen e njeriut të tyre të dashur, pa ditur ende detajet e hetimeve.

“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona”, thotë motra e shqiptarit. “Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte: të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë”, shton ajo.

“Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri”, shton ajo mes lotëve dhe zemërimit.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë”, shprehet vëllai i Bledarit.

“Kishte dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe kishte qenë në punë deri në orën 4 të pasdites. Pastaj nuk shkoi në shtëpi, por në një vend tjetër me miqtë e tij. Të paktën kështu i ka thënë të shoqes.

Mendojmë se ndoshta ka zbuluar diçka, ndaj dhe e kanë vrarë. Duam të vërtetën. Nuk e prisnim kurrë diçka të tillë, nuk ishte njeriu i tillë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte.

Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shton i vëllai. “Sigurisht ne si familje mund të mos i dimë të gjitha, por duam të vërtetën. U thashë karabinierëve: kontrolloni të gjitha lokalet e restorante e Fonte, shihni të gjitha telekamerat, duhet të dallohet diçka”, vijon ai.

39-vjeçari Bledar Dedja, i cili jetonte në Asolo, Veneto, u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në një pyll në Grappa, nga një mik i familjes. Në trupin e tij u gjetën goditje të shumta me thikë.

Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje dhe larje hesapesh./tvklan

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, familja: Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej Read More »

Flet psikologia Ikbale Berisha: Martesa me tre gra, është një e drejtë

Rasti i kirurgut Dervish Hasi, tronditi mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “P*ornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame, sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqmin e prindit deri në moshën 18-vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu, të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut.

Por sipas Ikbales, nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera, pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“P*ornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria. Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqsojnë gjithë myslimnaët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja.

Flet psikologia Ikbale Berisha: Martesa me tre gra, është një e drejtë Read More »

Tragjike në Itali/ Bie nga çatia, vdes punëtori shqiptar

Aksident fatal në punë është regjistruar në zonën e Milanos. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bareggio të provincës, pasi ka rënë nga çatia e një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie metalike.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm, (22 janar).

Nga një rikonstruksion fillestar duket se ka qenë një aksident në punë. Burri mesa duket ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.

Tragjike në Itali/ Bie nga çatia, vdes punëtori shqiptar Read More »

‘Të drejtëve ua zënë rrugën horrat’/ Prek me fjalët mësuesi i 18-vjeçarit: Djalë model dhe pse jetim

Vrasja brutale e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe mësuesi i tij i fillores Faton Bunjaku, i cili e cilëson të riun si një djal model.

Mësuesi shkruan se 18-vjeçari ishte tepër i edukuar dhe i sjellshëm, edhe pse ishte një fëmijë jetim. “Lulzimi ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je ti për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe ti”, shkruan mësuesi në facebook.

I riu, u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy bashkëmoshatarë, pas një sherri për radhën në berbehane.

‘Të drejtëve ua zënë rrugën horrat’/ Prek me fjalët mësuesi i 18-vjeçarit: Djalë model dhe pse jetim Read More »

Artan Hoxha: Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekz ekutoi mafiozin më të madh në Irak

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha dhe se ekzekutori është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare i rritur në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga, me origjinë nga Gjegjani i Pukës.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari shkoi me avion në Bagdad më datë 7 janar dhe më datë 8 ekzekutoi me breshëri plumbash “Benzeman”, brenda makinës së tij, ku ai lëvizte i shoqëruar me eskort.

Pas ngjarjes i riu shqiptar mundi të largohej me motorin që lëvizte, por u kap rastësisht nga një patrull e policisë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënimin me vdekje.

Ndërkohë që Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Jemi shpërndarë kaq shumë sa duket çudi e madhe se si një komb kaq i vogël të ketë një shpërndarje gjeografike kaq të madhe, Ngjarja e fundit është një skenar hollivudian, mua m’u duk e jashtëzakonshme. E para si mund ta realizoj një 19-vjeçar, të niset nga një qyteti i vogël në veri të Stockholmit, të shkojë ditën e diel më datë 7 në Bagdat dhe të hënën më datë 8 të eliminoj një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, i cili lëviz dhe me eskortë. Ai shkon e godet me 14 predha një një hapësirë diku tek 10 cm me 10, si tabelë. Mustafa Aljiburi është një nga tre drejtuesit e organizatës të njohur si “Dhelprat e Kurdistanit”. Personi që u vra është me shtetësi suedeze dhe për t’I shpëtuar ekstradimit mori kombësi turke, më pas kombësi irakiene, ndërkohë që ka patur dhe kombësinë iraniane. Organizata që drejton ka 6 mijë anëtarë, një organizatë shumë e dhunshme. Përveç narkotrafikut dhe klandestinëve që bëjnë në Lindjen e Mesme ata morën trafikun e kokainës në Skandinavi. Goditën të gjitha grupet e tjera dhe morën në dorë shpërndarjen me pakicë, se me atë me shumicë e kanë dhe organizatat e tjera përfshirë dhe shqiptarët”, tha gazetari.

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekz ekutoi mafiozin më të madh në Irak Read More »

Zbuloni se cilat do të jenë shenjat më me fat dhe më pa fat të javës/ Si do të jenë për ju shëndeti ,paraja dhe dashuria ?

SHENJAT MË ME FAT

Bricjapët, Gaforret, Dashi, Peshorja, Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetar do të jenë shenja me fat të javës.

Venusi në Bricjap vjen për t’ju niveluar, për t’ju sjellë zhvillime të këndshme në nivelin personal, familjar, profesional, por edhe financiar.

Do t’ju bëjë më të përqëndruar dhe të fokusuar në qëllimet tuaja, do t’ju bëjë më simpatik dhe të pëlqyeshëm për të tjerët, dhe stili juaj do të bëjë që shumë njerëz të kthejnë kokën.

Nga ana tjetër, Hëna e Plotë sjell edhe ngjarje çliruese për shumë prej jush, të cilat do të kenë një rezultat pozitiv nëse i trajtoni siç duhet.

SHENJAT MË PAFAT

Demi, Akrepi, Luanët dhe Ujori, vëmendje sepse gjërat janë të komplikuara do të krijohe disa valë fenomenesh që mund t’ju shtyjnë në reagime dhe sjellje të ekzagjeruara.

Vetëbesimi ose mungesa e kompromisit dhe durimit mund të jenë shkaqet që do të çojnë në një prishje të marrëdhënieve tuaja me partnerin, kolegët, eprorët ose familjen.

Duke qenë se ngjarjet kanë gjasa të “shpërthejnë”, për t’i menaxhuar duhet të jeni të qetë dhe të logjikshëm, sepse nëse veproni me emocionin e momentit, atëherë zhvillimet do të jenë negative.

Zbuloni se cilat do të jenë shenjat më me fat dhe më pa fat të javës/ Si do të jenë për ju shëndeti ,paraja dhe dashuria ? Read More »

E bleu me ish-bashkëshortin, Klarida: Nuk hyra kurrë në atë shtëpi, ai jeton me gruan tjetër dhe fëmijët

Pelivani ka dalë në një përballje me vajzën e tij, Klaridën, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, pasi kërkon prej saj lekët që i ka dhënë borxh. Ajo dhe bashkëshorti në atë kohë, Amat Rrapi, i marrin Pelivanit 3500 euro për të blerë një banesë.

Klarida tregon në studio, se me bashkëshortin është ndarë prej kohësh dhe se në shtëpi nuk është futur asnjëherë. Sipas saj, tani, në atë banesë jeton ish-burri, bashkë me gruan dhe fëmijët.

Klarida: Unë me Amatin jam ndarë këtu e 13 vite të shkuara.

Ardit Gjebrea: Lekët në çfarë viti ia more babit?

Klarida: Lekët në 2007-n, që kemi prenotuar shtëpinë.

Eni Çobani: Dhe kanë qenë bashkë.

Klarida: Atëherë kemi qenë bashkë. Atë shtëpi unë e mora të përbashkët me ish-burrin tim. Atë shtëpi që e blemë të përbashkët dhe për këto lekë që mora unë dhe që më kërkoni mua baba i dashur, që i futa në atë shtëpi. Në atë shtëpi që e blemë, unë nuk jam futur asnjëherë që këtu e kaq vite sepse ajo shtëpi është bllokuar dhe jeton ish-burri im, që ta dëgjojë edhe publiku, me gjithë gruan e tij që ka marrë, me gjithë fëmijët e gruas dhe me gjithë fëmijën që ka bërë. Ish-burri im ka krijuar familje tjetër, e ka marrë atë shtëpi, jeton në atë shtëpi dhe unë atë shtëpi e shikoj me dylbi nga larg.

Ardit Gjebrea: Po ju nuk bëtë dokumente?

Klarida: Dokumentet janë të përbashkëta. Dokumentet i kam paguar unë. Unë kam pasur vetëm letra që i numëroj dhe nuk kam pasur ndonjëherë çelës të asaj shtëpie. Nuk jam futur asnjëherë në atë shtëpi zoti Ardit. Ato lekë që kërkoni ju, janë futur në atë shtëpi. Dhe ne duhet tani, që në atë shtëpi të bëhet diçka, të marrë pjesën time, atë dhomë që është atje, që janë dy dhoma dhe unë të marrë ato lekë e t’jua jap juve baba i dashur. Kam shumë vite zoti Ardit që e kam bërë me dokumente, kam shumë vite që jam përpjekur, kam shumë vite që kam luftuar që të futem.

Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite ajo shtëpi duhet të jetë në emrin tënd apo jo?

Klarida: Në emër të përbashkët. Nuk është bërë ndarja. /tvklan.al

E bleu me ish-bashkëshortin, Klarida: Nuk hyra kurrë në atë shtëpi, ai jeton me gruan tjetër dhe fëmijët Read More »

Kujdes! Nëse ju vjen një mesazh i tillë në telefon, paraqituni në Policinë e Shtetit

Policia e Tiranës ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të mos mashtrohen nga mesazhet që i vijnë në celular, të cilat mund t’i joshin financiarisht.

Blutë kanë publikuar shembullin e mesazhit dhe i ftojnë të gjithë qytetarët, që të paraqiten pranë zyrave policore, nëse rast se i vjen një i tillë.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.

Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotesisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja.

Nqs ju ka ardhur një mesazh i tillë, dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale, apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona si dhe zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH.

Kujdes! Nëse ju vjen një mesazh i tillë në telefon, paraqituni në Policinë e Shtetit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com