Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët. Rama tha se Meta është president diversant, që del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.
“Likja vdes për video dhe i duket se të gjithë i bëjnë video. Çfarë fajin kanë kur presidenti div ersant shkon te Gjiri i Lalzit me kapuç në kokë. Kjo është për të qeshur e për të vënë kujën”, tha Rama.
Pogradeci ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në fjalën para qytetarëve të Pogradecit, Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve.
Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9.
Fjala e plotë e kryetarit të PD-së para qytetarëve të Pogradecit.
Lulzim Basha:
Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, mirë se ju gjejë të rinj e të reja, zonja dhe zotërinj, pogradecare dhe pogradecarë mirë se ju gjejë! Çfarë nuri keni sjellë sot Pogradecit. Çfarë numri përcillni sot gjithë Shqipërisë. Me gëzim, me buzëqeshje sepse e dini se e diela është dita juaj. Dita e pogradecarëve, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Ka zbritur njësoj si ky muzg i bekuar , nuri i fitores me shpirtrat e pogradecarëve dhe të korçarëve, të vlonjatëve e të shkodranëve. Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anembanë Shqipërisë zemrat janë mbushur me shpresë, me besim me mendimin e madh për ta bërë këtë të diel ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. E prek këtë gëzim, e prek këtë frymëzim magjepsës, këtë emocion të patregueshëm, e shoh në sytë e nënave të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë. E dëgjoj në zërin e rinisë së mrekullueshme të këtij qyteti dhe sytë e përlotur nga gëzimi të prindërve dhe gjyshërve tanë. Sepse unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona. Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron. Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9. Paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet. Kjo perlë, kjo perlë që është qytet dhe është poezi në zemrën e çdo shqiptari e di fare mirë se çfarë ndieni ju banorët e këtij qyteti fisnik dhe ju të gjithë fermerët e zonave përreth, që jeni në këtë zonë të bekuar, të bekuar nga zoti dhe 8 vite me radhë jo vetëm nuk ia keni ndierë të mirat punës tuaj, por e keni futur kokën gjithmonë poshtë e më poshtë. Ata zhyteshin në luks dhe ju s’kishit ujë për të pirë. Ata pasuroheshin dhe djemtë e nënave tona shkonin në emigracion. Kjo është Shqipëria e 8 viteve të Edi Ramës dhe kështu e ka mbajtur për 8 vite vendin pe ng të mashtrimeve dhe gënjeshtrave, peng të aferave të tij korruptive. Dhe tani guxon, guxon të vijë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera. E dëgjuat të gjithë skandalin e drejtorit të legalizimeve që tha le t’ja marrim votën e pastaj do ja prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve, 100 mijë familjeve shqiptare. 8 vjet më parë premtoi legalizim falas, por ky është Edi Rama i vërtetë ai që mundin dhe djersën e një jete të tërë, tuajën dhe të prindërve tuaj do ta shk atërrojë. Por në fillim t’ju mashtrojë, t’ju marrë votën, t’jua prishë shtëpitë pa dëmshpërblim. Ky është Edi Rama i vërtetë, dështimi i 8 viteve që tani kërkon të hyjë përsëri në shtëpitë e pogradecarëve dhe shqiptarëve, mbylljani derën, mbylljani derën dhe dritaret. Hapini zemrat tuaja, çlirojeni gëzimin e fitores së thellë sepse Shqipëria nuk është e Edi Ramës, nuk është e këtij grushti njerëzish që e kanë shtrydhur deri në palcë dhe na kanë varfëruar dhe na kanë bërë kombin më numrin më të madh të emigrantëve në botë. Jo, ky është Pogradeci i pogradecarëve. Ky është vendi ynë, është vendi i të rinjve tanë, i prindërve tanë dhe ne së bashku do të punojmë që pasurit e bekimet e Shqipërisë ti gëzoj çdo shqiptarë, që pasuritë e bekimet e Pogradecit dhe të Korçës ti gëzojnë pogradecarët dhe korçarët dhe shqiptarët. Ky është vendi ynë. Le ta marrim në dorë fatin tonë duke votuar numrin 9. Për ti dhënë fund pl agëve të këtyre 8 viteve. Për t’jua ngritur kokat prindërve tanë të gjy mtuar nga varfëria dhe p oshtërimi. Le të votojmë numrin 9. Për të hapur derën e mbyllur të Europës, për të bërë të mundur atë që duan të gjithë shqiptarët, hapjen e negociatave, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Është në dorën tonë. Është në dorën tuaj dhe në 25 prill Pogradeci do ti kthehet pogradecarëve, Shqipëria do ti kthehet shqiptarëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, dritës së syve tanë nuk do të jetë më në duart e atij që i vodhi 8 vite Shqipërisë. Ushto pra rini e Pogradecit. Ushto qytet i Lasgushit dhe këndoje këngën e fitores, fitores të pandalshme të çdo shqiptari sepse bashkë e të bashkuar ne do të sjellim ndryshimin duke votuar numrin 9. Pogradeci fiton! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria Fiton! Zoti ju bekoftë!/noa.al/
Kryeministri Edi Rama shpeshherë është ak uzuar nga opozita për projekte 3D dhe aspak punë konkrete, ndërkohë që sot në mbrëmje Basha i tha gjatë intervistës gazetarit Ylli Rakipi se ai ka punë në terren.
Gazetari e kundërshtoi duke i thënë se po i merr meritat Berishës, madje e ka paralajmëruar që të mos nxehet dhe t’i bjeri tavolinës, se ndryshe do e paguajë (me nota humori).
Më pas një incident ndodhi në studio dhe Rakipi i nevrikosur me operatorët iu tha: Do t’ju marr me drru t’ju nxjerr përjashta.
Rakipi: Ç’mendoni për projektin e Durrësit?
Basha: Njësoj si hapja e negociastave.
Rakipi: Nuk bëhet kjo mendon ti?
Basha: Më lë ta mbaroj njëherë fjalën, sa i paduruar paske qenë sot!
Rakipi: Shiko, je bërë diversionist i madh. Shantazhisti më i madh je ti, je bërë, të godet që të tërhiqet tjetri. Ndonjëherë i bie tavolinës, aman mos i bjer se do na e paguash pastaj.
Basha: Shiko, e ke shumë gabim, në studion tënde nuk i kam rënë asnjëherë tavolinës. Po të dua i bie unë e di ti.
Rakipi: Edi e di, disa herë.
Basha: Si hapja e negociatave.
(dëgjohet në sfond Rama im Rama ik)
Basha: Operatorët e tu.
Rakipi: Operatorët e mia flenë tani, t’ju kap me drru t’ju nxjerr përjashta.
Basha: Atëherë te Rama, ai bën projekte 3D.
Rakipi: Ai është mjeshtër për këto, t’i s’i bën dot.
Basha: Unë kam fakte dhe projekte në terren. Kam “Rrugën e Kombit në terren, kam heqjen e vizave që e gëzojnë të gjithë shqiptaret.
Rakipi: Saliu i ka bërë këto, ke filluar t’i marrësh meritat atij, kur të vish bëj të tuat, lërja Berishës t’i ketë ai. Ti ministër ke qenë. Futja e NATO-s e Berishës ka qenë. E di kush i ka bërë këto. Ia merr Berishës ti se e di që të do ai, po të flisje në kushte të tjera ti, e di ç’të bënte ai ty, të hiqte dhe ty.
Një ak sident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, pranë god inës së Bashkisë së kryeqytetit.
Paprakisht, bëhet me dije se në ak sident është përfshirë urbani i linjës së kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik”, dhe dyshohet se disa nga qytetarët që po udhëtonin me të kanë mbetur të pl agosur.
Shkak i përpla sjes dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të urbanit, i cili ka tentuar të parakalojë një urban tjetër në dalje të kthesës te Bashkia, e për pasojë ka hu mbur kontrollin dhe është përpla sur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Anastas Janullatos në mesazhin e tij për qytetarët Janullatos shprehet se në 25 Prill duhet të zgjedhim njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara.
“Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri. Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse”.
“E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi”.
“Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur”.
“Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”.
“Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara”, tha Janullatos në mesazhin e tij, duke e mbyllur me fjalët. – “Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne” mbyllet mesazh.”
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po pret vazhdimin e dialogut me Prishtinën në muajin maj ose qershor.
Teksa u pyet nëse mund të përballet me presione të reja dhe me kë do të takohet gjatë vizitës së tij në Bruksel, Vuçiç tha se gjatë vizitës atje do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë si: Borell, Von der Layen, Varhelyi dhe Lajcak.
Nga ana tjetër Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjalë për rishikim nga e para të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka”, tha presidenti Vuçiç.
Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë qytetarëve që të ngrihen të gjithë bashkë për të votuar ndryshimin në 25 prill. ”
Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë.
Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha ai.