Irina

Historia e 26 vjeçares: ‘Burri i parë i vd iq, i dyti e rri hte, i treti e bra ktisi’

I pari i vd iq, i dyti e rri hte, i treti e bra ktis…

Areta Çauli 26 vjeçe nga Durrësi, e cila bra ktisi familjen për 1 javë për t’u strehuar te familja e të dashurit, ka rrëfyer se i dashuri e ka bra ktisur kur ka mësuar ekzistencën e dy fëmijëve të saj. Ai i ka thënë të resë se nuk mundet që të vijojnë më tej lidhjen.

‘Ai më tha se ke dy çuna dhe më hoqi unazën. Unë ia dhashë unazën dhe i thashë që fëmijët e mi nuk i hedh poshtë. Ai e mori vesh për djemtë, jo prej meje. Prisnim ato ditë të bënim ceremoni. Ai e mori vesh nga të tjerë që kisha 2 fëmijë. Kemi shkuar në Elbasan dhe më ka kërkuar të blejmë unazën. Unë i kam thënë nënës që jam sëmurë dhe vetëm kaq. Nuk i tregova ku jam. Nuk kisha besim, sepse familja nuk më fliste me gojë. Tani flas me babain e të gjithë të tjerët.

Dje e kam parë babain të përlo tur. Sapo kam hyrë në shtëpi ishte vetëm djali i madh dhe më ka ka pur në qafë. Kur ka parë më spital foton time djali është sëmurur direkt. E kam vua jtur shumë pjesën që hoqa unazën dhe ia dhashë ish të dashurit. Unë e dua atë. Ai është ne ndj ekje nga po licia. Ai nuk më pranon për 2 fëmijët dhe për shkak se është në ndje kje nga pol icia.

Historia e 26 vjeçares: ‘Burri i parë i vd iq, i dyti e rri hte, i treti e bra ktisi’ Read More »

Zbarkon më në fund trageti me 129 udhëtarë në VLorë, nga f rika pasagjerët hu mbën ndjenjat

129 pasagjerë në tragetin që duhej të ankorohej në Portin e Vlorës kanë përjetuar an kth të vërtetë pasi qëndruan mes dallgëve për 6 orë për shkak të motit të keq.
Ndërkaq pasagjerët kanë thënë se janë tr embur dhe pritja ka qenë shumë e vështirë për ta.

Sipas një pasagjeri për shkak të fr ikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta.

“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë pasagjeri.

Zbarkon më në fund trageti me 129 udhëtarë në VLorë, nga f rika pasagjerët hu mbën ndjenjat Read More »

‘Zot, tani mund ta marrësh Dritanin, meqë e dashke kaq shumë’/ Zija Çela: Natën e fundit me tim bir, fola me Zotin

Shkrimtari i njohur Zija Çela në një intervistë të gjatë për jetën në TCH me gazetarin Edi Manushi, kujtoi në një mënyrë ndryshe djalin e tij Dritanin, që u nda nga jeta në vitin 2005, nëntë muaj pasi vuajti nga sëmundja e ka ncerit. Në atë kohë, shkrimtari me bashkëshorten shkuan në Parma të Italisë, për të kaluar muajt e fundit me djalin e tyre të vetëm.

Në këtë intervistë, Zija Çela tregon natën e fundit me Dritanin që vu ante në shtrat dhe takimin siç e quan ai, me Zotin…

Ndalemi pak, si e shënjoi jetën tënde Zija, kjo ngjarje, dhe doja ta lidhja me atë takimin me Zotin që ti pate kur ishe i vogël, të tha ato fjalë që na tr onditi të gjithëve…

Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik bashkëpunëtor. Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane, disa kryevepra të Dino Buzatit, Palo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.

Tani është nd arë nga jeta në moshën 36 vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali. Kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma dhe Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin. Abrahami e mori, i vu ri thi kën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin. Atëherë unë kam ngritur kokën dhe duke e ditur fort mirë se dash aty nuk kishte përveçse tim biri, kam ngritur kokën dhe i kam thënë: Zot, tashi, tashi merre Dritanin meqë e doke kaq shumë. Dhe me këto fjalë jam ndarë prej birit tim.

Kam parë gjithë atë javë që djelli lind këtej dhe Hëna është ala në qiell. Duket e çuditshme, sepse kozmozi ka trajketorët e veta dhe Hëna është zonja e Natës, fanari i Ditës është Dielli. Dhe pyes veten ndonjëherë: pse dalin këto? Pse thy hen rregullat e kozmosit? A mos vallë nga dëshira për ta parë njëri tjetrin? pa u përball dielli me hënën? Dhe në këtë fuqi kozmike depërton malli, malli për Dritanin. Dhe nganjëherë më duket sikur arrij të shoh sesi ndrin fytyra e tij atje te Parajsa e Zotit. Por kështu është jeta Zotit pyetje nuk i bëhen. Unë e ndjej që është brenda meje dhe pa i bërë pyetje me besim ecet përpara. Tani na ka lënë Lonën që e dua si bijën time sepse ajo nuk vuri fat tjetër, rriti fëmijet. La Kevinin djalin e vet 5 vjeç dhe vajzën 3 muajshe Livien. Ato janë dy zemrat e gjyshit.

‘Zot, tani mund ta marrësh Dritanin, meqë e dashke kaq shumë’/ Zija Çela: Natën e fundit me tim bir, fola me Zotin Read More »

Agron Shehaj: ‘Përçarja është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen’

Tashmë është një fakt i pashmangshëm që Partia Demokratike është në një fazë përç arje, por siç u shpreh deputeti Agron Shehaj nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kjo situatë mund të shmanget vetëm përmes dorëheqjes së Bashës.

Sipas Shehajt, kryetari aktual i PD-së duhet të pranojë vullnetin e demokratëve dhe të dorëhiqet. “Ajo që duhet të kuptojnë se si do shmanget kjo përçarje, e cila është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen.

Kjo përçarje nuk riparohet pa dorëheqjen e kryetarit të PD de juro. Është e pashmangshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Në një parti demokratike dorëheqja nuk është e pamundur, është gjëja më normale që duhet të kishte ndodhur”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: ‘Përçarja është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen’ Read More »

Reshje dëbore në Llogora

Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara, gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para të së martës.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohet në petkun e dëborës.

Rrugët janë të kalueshme, pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre.
Ndërkohë prej dy ditësh, defektet e linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike.

Niveli i Vjosës ka arritur në 6,10 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që maksimalen e arriti mbrëmjen e djeshme pas mesnate në kuotat 6,70 metra duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjallë.
Sipas Shtabit të Emergjencave, risku për banesat është kur niveli i Vjosës kalon kuotat 7,30 mbi nivelin e detit.

Reshje dëbore në Llogora Read More »

Piktori u ‘rikthen’ prindërve të pi këlluar buzëqeshjen e Mateos (foto)

Rr eth dy javë pas vr asjes mak abre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani në Fier, në derën e familjarëve të të miturit ka tro kitur një dashamirës i cili ka gdh endur në letër portretin e qeshur të djalit të tyre.

Piktori Geol Voci nga qyteti i Elbasanit ka pikturuar Mateon dhe ka udhëtuar drejt Fierit për të mbërritur në shtëpinë e prindërve të tij.

Aty ai është takuar me nënën, babanë, gjyshen dhe vëllanë e Mateos të cilët kanë pozuar bashkë me Vocin dhe veprën e krijuar prej tij. Kujtojmë se Mateo Vasiu u v ra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në shtëpinë e tij pasditen e 16 nëntorit.

Piktori u ‘rikthen’ prindërve të pi këlluar buzëqeshjen e Mateos (foto) Read More »

Trageti linjës Vlorë-Brindizi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, i kë puten litarët

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ka mundur të ankorohet mëngjesin e sotëm në port për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha. Sapo u akorua në port, u këpu tën të gjithë litarët dhe trageti doli përsëri në radën e Vlorës, në pritje të përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike. Sipas kapitanerisë së portit, pritet që mbas mesditës të përmirësohen kushtet mjaftueshëm për bërë të mundur ankorimin.

Sipas të dhënave zyrtare në traget ndodhen 129 pasagjerë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë mundur të zbresin dhe janë duke qëndruar në det të hapur.

Moti i ke q dhe deti i dallgëzuar ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit. Trageti i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar. Nuk paraqiten pro bleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur, po ashtu, mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.

Trageti linjës Vlorë-Brindizi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, i kë puten litarët Read More »