Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.
Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.
Një incident i shkaktuar nga një qytetar ka lënë pa energji elektrike palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci” në Mëzez, ku është ZAZ nr.29 duke shënuar cudine e radhës në këto zgjedhje.
Sipas OSHEE-së, mësohet se si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor, i cili ka pr erë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez, e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës.
OSSH vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike në orën 13:12.
Gjendja në ZAZ kur pajisjet ishin aktive ne kushte normale, rezulton në orën 13.14 minuta./NOA.al
Kandidatët e Partisë Socialiste fitues në Gjirokastër janë përshëndetur me kundërshtarët e tyre hu mbës të Partisë Demokratike, pas mbylljes së votimit.
Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro, janë përshëndetur dhe u kanë dhënë dorën në mënyrë paqësore kandidatëve të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.
Ndërkohë në Gjirokastër nga numërimi i fletëve të votimit në 207 qendrat në qarkun e Gjirokastrës, nxorën fituese Partinë Socialiste, me 53.83 % të votave duke siguruar 3 mandate në këtë qark.
Ndryshe nga sa kemi parë në qarqet e tjera ku gara ka qenë shumë e ashpër, edhe në Sarandë duket se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rezultati është mbyllur me përqafime.
Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ nr.90 në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Anila Denaj dhe Ina Zhupës.
Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %. Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.
/NOA.al
Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.
Rezultati i këtyre 23 kutive nxjerr dukshëm në avantazh Partinë Socialiste, e cila kryeson me 3433 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1431 vota dhe Lëvizja socialiste për Integrim 705 vota.
Sipas këtyre rezultateve PS është kryesuese edhe nëse votat e të dy partive të tjera, PD dhe LSI do të mblidheshin së bashku.
Menjëherë pas përfundimit të votimit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ngurruar të japë parashikimin e saj për rezultatet e këtij procesi.
Sipas Monika Kryemadhit, opozita e bashkuar fiton nga 85 deri në 90 mandate.
“Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës.
Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, është shprehur Kryemadhi.
Në orët në vijim pritet të nisë edhe procesi i numërimit të votave. /noa.al/
Kreu i KQZ ILirjan Celibashi e deklaroi të mbyllur votimin, me përjashtim të ratseve ku në disa qendra votimi ka ende njerëz që presin të votojnë. Celibashi e cilësoi të rregullt procesin, në mbarë vendin.
Tirana dhe Dibra shënojnë pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, ku kryeqyteti ka deri më tani 51.45 për qind të votuesve, ndërsa Dibra 51.53 për qind.
Ndërkohë votimi zyrtarisht përfundoi në 19:00. Qarku me pjesëmarrje më të ulët është Vlora me 33.25 për qind.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 45.40% në rang vendi. Janë 1920 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca doli në një konferencë për shtyp, në orën zyrtare të mbylljes së votimit, ku shprehu kënaqësinë e votimit masiv.
Soreca tha se ka takuar qytetarë të shumtë që shprehnin angazhimin e tyre, për të votuar.
Ai tha se edhe procesi duhet ndjekur me qetësi dhe durim dhe ftoi palët të kenë respekt për rezultatin në fund./Noa.al