Kafeja të ndihmon, tregojnë mjekët, ndërsa një studim i fundit ka dhënë lajmin që ka gëzuar të gjithë. Një studim i fundit pohon se pirja e tre ose më shumë filxhanëve kafe çdo ditë mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë. Shkencëtarët koreanë erdhën në përfundim pasi vëzhguan zakonet e kafesë të mbi 173,000 pjesëmarrësve të cilët ishin të gjithë 40 vjeç ose më të vjetër. Periudha e studimit zgjati nëntë vjet, plus një vazhdim pesë vjet pas kësaj.
Ata zbuluan se krahasuar me ata që nuk konsumonin fare kafe, pjesëmarrësit që konsumuan tre filxhanë në ditë treguan një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vde kshmërisë nga të gjitha shkaqet. Ky rezultat ishte edhe më i madh kur bëhej fjalë për zvogëlimin e rr ezikut të vde kjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shoqata e bashkive është mbledhur sot duke vendosur të shkarkojë kryetaren aktuale Voltana Ademi dhe emëroi në vend të saj Pjerin Ndreun.
Pas këtij vendimi Ndreu u shpreh se: “Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej.
Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar”.
Kryetari i ri i Shoqatës së Bashkive, Pjerin Ndreu, nuk pranoi të komentonte mbi dy shimet se shkarkimi i Voltana Ademit u bë në mënyrë që kjo shoqatë të tërhiqte padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet bashkiake të vitit 2019.
“Shoqata kishte 2 vite që nuk mblidhej. Në këto kushte kërkuam mbledhjen e asamblesë. Ne nuk merremi me fantazira, kjo është një shoqatë që vepron dhe në shoqatë aderojnë bashkitë, jo kryetarët. Nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit.
Ne përfaqësojmë bashkitë dhe nuk ka të drejtë askush ta privatizojë. Janë njoftuar të gjithë që të vijnë. Ama ligjshmëria e takimit dhe vendimmarrja është komplet sipas statutit, kjo është e qartë dhe e padiskutueshme”, tha Ndreu
Nënkryetarja e gj ykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka raportuar sot në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë lidhur me pr ocedimin di siplinor ndaj saj, pasi videot janë bërë virale, të realizuara në zyrën e punës dhe të postuara në rrjetin social TikTok.
Gjatë deklaratës së saj në ILD, gjy qtarja ka kërkuar ndjesë publike, por duke cituar se publikimi i videove është bërë me qëllim për ta dë mtuar atë dhe imazhin e saj.
Kapedani e ka cilësuar veten si “kokë turku”, që siç citohet nga ajo, persona të caktuar kanë dashur të arrini qëllimet e tyre përmes saj. Por duke mos përmendur në asnjë çast se cilët janë këta persona, për të cilët është shprehur se kanë dashur ta dë mtojnë.
“Po e nis mbrojtjen time me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Kjo edhe për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që më ndjek e më p ërndjek”, shprehet Kapedani.
A keni ju një rezultat si është Kapedani si gjy qtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjy katën, a keni ju dijeni që ka ndryshuar Gj ykata e Elbasanit? Askujt nga ju nuk i ka ndodhur të dëgjojë këngë me karaktere të ndryshme?
Në cilin vend dë nohet një gj yqtare që i publikohen videot e saj private, pyetja është kë kam shkelur unë në kallo?
Këto pyetje ja bëj vetes pasi kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të më dë mtuar mua si grua, si nënë, si profesioniste. Të tilla reagime publiku nuk i ka patur as kur një gjyqtare është ka pur me kr ime. Kam besuar në drejtësinë e njerëzve, por më shumë në drejtësinë e ligjit. U bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin të arrinin qëllimet e tyre.
Ju kërkoj ju anëtarëve të më gj ykoni gja kftohtë, mos lejoni që unë të sakrifikohem për qëllime të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e kr imit të ndikojë tek vendimi juaj”, ka thënë ndër të tjera Enkeleda Kapedani duke u përl otur përpara ILD.
Gjy qtarja Enkeleda Kapedani është pez ulluar nga detyra deri në përfundim të h etimeve për rastin.
Athina vazhdon masat ekst reme ndaj Shqipërisë dhe Turqisë. Me një qëndrim të pa justifikueshëm,qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë.
Vendimi u mor prej zv.ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashp ër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë.
Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.
Kakavija 400 persona, Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qaf Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
Duket se Athina “dënon” Tiranën dhe Ankaranë për shkak të marrëdhënieve të tyre të mira, pasi tashmë askush nuk beson më se janë shifrat e pandemisë ato që mbajnë bllokuar kufirin, por vetëm ‘kapriçot’ e politikës greke, ose e zv.ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, qëndrimet anti shqiptare të të cilit tashmë janë publike në të gjithë Greqinë.
Në çdo rast, shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë për turizëm në Greqi, do të duhet të zgjedhin Turqinë, ose të presin deri në datën 14 qershor me shpresën e hapjes së kufirit.
Edhe kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejtë Greqisë kanë zgjedhur të kalojnë nëpërmjet kufirit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të pamundësisë për të siguruar një PLF më herët se 7 ditë përpara udhëtimit nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
Këtë ditë atmosfera mund të jetë disi romanike për Dashin. Por emocionet duhet të veprojnë pak me aksionet, ose e kundërta, ato mund të ulin pasionin. Qetëso entuziazmin dhe shtyje veten lehtë para ideve pasive kundërshtuese për të ardhmen tuaj.
Demi
Yjet ju nxisin që të shprehni dëshirat tuaja sado intime të jenë, me një qëndrim të vendosur dhe të sigurt edhe nëse jeni në një lidhje dashurie. Në praktikë, mos i lini pas dore marrëdhëniet me publikun pasi mund të mbështeteni në një sens më të madh mundësish.
Binjakët
Do të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental. Shpresoni që keto dite të sjellin pozitivitet, duke zhdukur çdo mërzi që keni pasur.
Gaforrja
Energjia juaj pozitive mund të frymëzojë energji të mirë edhe tek njerëzit e tjerë nesër. Përfshihuni në vepra të mëdha dhe do të shikoni rezultate që nuk i prisnit. Sa i përket një raporti romantik, largoni dyshimet.
Luani
Nëse gjithmonë i largoni njerëzit dhe gjërat që ju frustrojnë, nuk do të kuptoni ndonjëherë se si t’i kapërceni këto probleme. Ndiheni pak të zhgënjyer me veten në dashuri, por është e gabuar; standardet tuaja janë vetëm pak të larta. Nuk duhet të jeni perfekt, sigurisht, dhe askush nuk pret që të jeni diçka tjetër përveç vetvetes.
Virgjeresha
Momente të bukura në dashuri, për ata që kanë kohë të lirë ta shijojnë atë … por, për fat të keq, nuk është rasti juaj. Do bëni shpenzime të mëdha për të balancuar një zbrazëti emocionale e cila duket se ëshët shumë e rëndë. Përpiquni të bëni një jetë sa më të rregullt.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje kërkojnë që të jenë korrekt dhe shpesh e gjejnë veten duke toleruar sjellje që në fakt nuk i durojnë dot. Duhet të ruani qetësinë, dhe të veproni në momentin e duhur.
Akrepi
Java mund të të jetë shumë më interesante sesa pritej, veçanërisht nga pikëpamja sentimentale. Disa dyer janë mbyllur por për ju ishte më shumë një lehtësim, duke mos pasur nevojë të përballeni me shumë lajme.
Shigjetari
Shigjetarët duhet t’i përkushtohen realizimit të planeve të tyre. Veproni kundër rrethanave dhe mos dëgjoni këshillat e të tjerëve. Nuk rekomandohet të kërkoni ndihmë nga të afërmit apo miqtë. Gjysma e dytë e ditës do t’ju sjellë lajme të reja që kanë lidhje me fatin tuaj në dashuri.
Bricjapi
Gjithë ata që janë të përfshirë në çështje ligjore, nuk duhet të presin zhvillime pozitive në këtë drejtim. Por nuk duhet të humbni durimin dhe besimin.
Ujori
Nëse gjendeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur mund të takoni njeriun e zemrës. Në punë, përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi duke shmangur stresin. Kështu do të keni edhe më shumë sukses.
Peshqit
Bëni një pushim pas trazirave që ndodhën disa ditë më parë. Mirëpriteni me kënaqësi këtë të diele, ku do të keni mundësi të shijoni kohën dhe qetësinë. Edhe pa qenë një ditë spektakolare, ajo do të ketë avantazhin që t’ju ndihmojë në reflektimin e nevojshëm dhe të dobishëm. Faza e rëndësishme në fushën emocionale. Edhe pse zemra ndihet pak e humbur, nëse ndjeni dëshirën për të bërë zgjedhje të rëndësishme dhe vendimtare bejini ato pa i menduar dy herë.
Një ak sident i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur dy të mitura të moshës 14 vjeçare, teksa po kalonin rrugën.
Mësohet se shoferi i automjetit i ka transportuar të dy të miturit menjëherë në spital dhe tashëm ato ndodhen jashtë rre zikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një aut omjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aks identuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Ko misariatin e Po licisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi he timor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një automjet është përfshirë nga fl akët në në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Panajasë.
Sipas informacioneve paraprake dy shohet se ngjarja mund të jetë aksid entale si pasojë e një de fekti në mjet. Bëhet me dije se zj arrfikësja dhe p olicia janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarje.
Një turiste zvicerane, e cila kishte ndërmarrë e vetme një udhëtim për në Alpe, ka mbetur e bll okuar për 3 orë në Qafën e Valbonës.
Turistja ka njoftuar banorët e zonës pasi kishte mbetur e bll okuar në dëborë, ndërsa në ndihmë i ka ardhur Erind Zalli, i cili njihet edhe si “Djali i Alpeve”.
Më pas, alpinistja ka bërë edhe një status në Facebook, ku bën apel për ng ritjen e një grupi shpë timi në parkun kombëtar të Valbonës.