Irina

Aktori Jualian Deda kapet ‘mat’ duke ‘përgjuar’ Berishën

Ju ka ndodhur edhe ju teksa rrini në telefon të “kapni m at” dikë që mundohet të “vj edhë” diçka me sy?!
Pikërisht kjo i ndodhi edhe Sali Berishës, me një ndryshim që nuk e vuri re simpatizantin e Partisë Demokratike, të njohur për të gjithë Julian Deda, i cili duke rrudhur vetullat dhe sytë është munduar të shohë diçka nga telefoni i tij.

Aktori Jualian Deda kapet ‘mat’ duke ‘përgjuar’ Berishën Read More »

Ja si votuan delegatët e Kuvendit të Berishës

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, ka shkarkuar me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.

Pjesëmarrës në votim kanë qenë 4934 delegatë, nga të cilët 36 kanë votuar kundër shkarkimit të Bashës, ndërsa 9 të tjerë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.

Rezultatet e votimit:

Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit 4934

Pjesëmarrës në votim 4491

Pro shkarkimit 4446

Kundër 36

Fletë të pavlefshme 9

Ja si votuan delegatët e Kuvendit të Berishës Read More »

Kur do shkoni në selinë blu? Ja si përgjigjet ish kryeministri Berisha

Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Në një prononcim për mediat ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si kufomë politike, Lulzim Bashën.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shkojnë në selinë blu, Berisha tha se do të ndodhë sa më parë në momentin kur ta vendosim.

“Selia është aty e demokratëve. Do tv shkojmë sa më parë që ta vendosim”,- deklaroi Berisha.

Kujtojmë se nga 4491 delegatë që ishin prezente, 4446 prej tyre votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës dhe 36 kundër.

Kur do shkoni në selinë blu? Ja si përgjigjet ish kryeministri Berisha Read More »

Basha nis hakmarrjen pas Kuvendit të Berishës, shkarkohen 11 krerët e degëve të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin dr astik duke shkarkuar 11 krerët e degëve të PD-së që nuk pranuan të firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë shkarkuar krerët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujtojmë se vetëm pak më parë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së “shkarkuan” me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.

Basha nis hakmarrjen pas Kuvendit të Berishës, shkarkohen 11 krerët e degëve të PD-së Read More »

Stresi dhe babai i tij shfaqen në mbështetje të Berishës, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart

Në ‘Air Albania’ mes mijëra militantëve të Sali Berishës nuk mund të mos mungonte edhe Stresi, reperi i famshëm, që është gjithnjë i pranishëm kur bëhet fjalë për Berishën.
Stresi ka postuar në Instastory një foto nga stadiumi, ku shfaqet bashkë me të atin, Sali Lushaj, i njohur si ish-truproja e Berishës dhe një mik tjetër.

Në foto ai shihet me 2 gishta lart.

Stresi dhe babai i tij shfaqen në mbështetje të Berishës, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart Read More »

Pasardhësja e Çerçiz Topullit ‘shkrin’ së qeshuri Berishën: ‘Nuk iu hiqem qafe kurrë’

Në Kuvendin Kombëtar të PD morën pjesë mbi 4934 delagatë, mes tyre edhe pasardhësja e Çerçiz Topullit.
Në fjalën e saj delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë takim. Gjatë fjalimit të saj nuk munguan batuta, të cilat shkaktuan të qeshura tek të pranishmit në Kuvend.

“Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po ndodh. Ndjehem vërtet e vlerësuar sot që mu dha fjala. Ndjehem e lumtur dhe dua të ndjehem kështu për të gjitha vitet. Mbetem PD-iste dhe nuk iu hiqem qafe kurrë. Shumë miq i kam humbur ndër vite, por shpresoj që t’i rigjej prapë. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen.

“Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po su lmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, është shprehur Muçi.

Pasardhësja e Çerçiz Topullit ‘shkrin’ së qeshuri Berishën: ‘Nuk iu hiqem qafe kurrë’ Read More »

Një bord me 27 persona do drejtojë PD, Basha shkarkohet sot

Deri më sot, Basha mbante vulën e PD, por delegatët e Kuvendit ia kanë hequr këtë simbol kryetarit aktual. Kjo ishte një nga çështjet më të përfolura së fundmi për shkak se ekspertë të politikës deklaronin se Berisha kishte shumicën dhe Basha vulën e PD, por edhe këtë të fundit ky e ka humbur në Kuvendin e sotëm.

Në Kuvendin e Berishës që po ndodh sot, është miratuar neni 8 i statutit që e kthen PD një parti me një vulë të re. 4934 anëtarë i kanë hequr të drejtën Bashës për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të hu mbë përpos shumicës edhe simbolin. Kuvendi i 11 Dhjetorit miratoi këtë nen sot, përpos 67 neneve të ndryshuara të statutit.

Një bord me 27 persona do drejtojë PD, Basha shkarkohet sot Read More »

Lajm i fundit/ Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga PD!

Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit.

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Ndër të tjera Kuvendi i Berishës la anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Lajm i fundit/ Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga PD! Read More »