Irina

Parashikuesja deklaratë shokuese: ‘Shqipëria do të g oditet nga një tërmet’

Irini Kakacaj, e cila njihet si parashikuese fati ka bërë një deklaratë shokuese në emisionin Expuls.

Kakacaj, e cila thotë se lidhet me shpirtrat dhe zbulon të ardhmen parashikon një tërmet të fuqishëm në Shqipëri.

Ajo tha gjatë emisionin se ka bërë shumë parashikime që kanë rezultuar të sakta, si për shembull, Irini tha se ka parashikuar sëmundjen e mbretëreshës Elizabeta, apo tërmetin e fuqishëm në Greqi.

Gazetari Renaldo Sharka e pyeti Irinin, nësë është e vërtetë ajo që ndjekësit kanë parë në rrjetet sociale, që një tërmet i fuqishëm do marrë jetë njerëzish, gjë për të cilën Irini u shpreh:

“Po është e vërtetë. Ama nuk dua të them se kur sepse do shkaktoj gjendje emocionale psikologjike tek njerëzit. Njerëzit janë të dobët në karakter. Përsa i përket Shqipërisë, do bëhet një tërmet afër Vlorës, afër detërave në jug të vendit”- u shpreh ajo.

Parashikuesja deklaratë shokuese: ‘Shqipëria do të g oditet nga një tërmet’ Read More »

Efektet magjike të uthullës së mollës

Është zbuluar rastësisht kur prodhimet si vera, birra dhe rakia e mollës janë prishur dhe thartuar. Është e pashmangshme për sallata, ndërsa gjatë përgatitjes së turshive shërben si mjet për konservimin e shijes së thartë.

Por, a keni ditur që uthulla, veçanërisht ajo e bardha e alkoolit dhe e mollës mund të përdoret për shumë qëllime tjera në shtëpi, për kujdesin e pamjes, mjekësi, madje edhe në hortikulturë.

Nëse nuk e keni ditur, kjo listë e gjatë prej 15 pikash do t’ju vërtetojë që është kështu. Jemi të sigurt që çdo kush do të gjejë diçka të dobishme, dhe kur ju themi që secila nga aplikimet e numëruara është e pranueshme ekologjikisht dhe madje edhe mund të kurseni, uthulla do të bëhet aleati juaj më i mirë.

Rigjeneron flokët

Ndoshta tingëllon e pazakonshme, por uthulla e mollës është regjeneruesi më i mirë natyral i flokëve. Përveç kësaj, heq shtresën e yndyrshme nga rrënja dhe ripërtërin majat. Në një gotë ujë shtoni gjysmë luge uthull, ndërsa sipas dëshirës disa pika vaj eterik. Aplikojeni në flokë dhe shpërlajeni. Pasi të thahen flokët, aroma e uthullës do të zhduket.

Largon njollat e djersitjes

Njollat e shëmtuara të djersitjes nën sqetull mund të prishin bluzën e ndjeshme. Dhe nëse përdorni antiperspirant në bazë të aluminit, njollat do shfaqen edhe më herët duke iu falënderuar reagimit të aluminit dhe kripës në djersë. Para larjes spërkatni me uthull të bardhë nëpër njolla të cilat do të zhduken pas larjes.

Zbut pëlhurën

Merrni një gjysmë filxhani uthull të bardhë në lavatriçe dhe do ta keni efektin si të zbutësit – rrobat do të jenë të buta, ndërsa ngjyra nuk do të zbehet. Përveç kësaj, uthulla do të largojë mbetjet e detergjentit nga rrobat që i lani, por edhe në makinë. Mund ta shtoni edhe më shumë masën si zbutës, ndërsa sasia e rekomanduar është tri të katërtat e filxhanit.

Shëron fytin e ftohur dhe lemzën

Gotës me ujë të ngrohtë i shtoni një lugë uthull molle dhe gargarisni. Mjalti, këtë përzierje do ta bëjë edhe më efikase dhe shumë të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se pse uthulla e ndal lemzën, por shumë njerëz janë të sigurt për këtë gjë.

Lehtëson dhimbjen në muskuj

Uthulla e mollës dekompozon acidin qumështor, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe i cili shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në një filxhan uji, zhyteni një leckë apo copë materiali në uthull dhe mbajeni në vendet e dhimbshme për 20 minuta.

Shëron infeksionet kërpudhore

Edhe uthullën e alkoolit edhe atë të mollës mund ta vëni në pjesën e trupit të prekur me kërpudha, qoftë nëse bëhet fjalë për zbokth, këmbën atletike apo kërpudhat në thonjtë në këmbë. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë mbajini 30 minuta në tretjen me uthull dhe ujë, në raportin 1:5.

Freskon ajrin dhe largon aromat e pakëndshme

Pavarësisht a bëhet fjalë për erën e tymit, kafshëve shtëpiake apo pluhurit, uthulla edhe këtu ndihmon. Spërkateni nëpër hapësirë dhe acidi i uthullës do të absorbojë aromat e pakëndshme. Mund ta përdorni edhe për fshirjen e sipërfaqeve që duhen të freskohen, ndërsa shumë e dobishme është edhe për pastrimin e enëve në të cilat mbani ushqimin, respektivisht e merrni drekën në punë i cili pas një kohë pas përgatitjes merr një aromë pak të pakëndshme. Fshijeni me një leckë të zhytur në uthull të alkoolit, dhe nëse është e nevojshme leckën mund ta lëni në enë disa orë për ta absorbuar erën.

Neutralizon shijen në ushqim

Mysafirët tashmë ulen në tavolinë, ndërsa në salcën djegëse këtë herë keni shtuar së tepërmi pluhur nga specat djegës. Uthulla e shpëton situatën! Në ushqim shtoni një lugë të uthullës së alkoolit ose të mollës e cila do të lehtësojë shijen. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak.

Zbut dhe vret bakteret në mish

Nëse dëshironi që mishi të jetë në mënyrë të konsiderueshme më i butë, marinojeni gjatë natës në uthull molle. Në këtë mënyrë do të vrisni edhe bakteret, ndërsa supozohet që vret edhe të rrezikshmen escherichia coli.

Largon buburrecat

Këto insekte të mërzitshme nuk janë adhurues të uthullës, prandaj nëpër vendet ku i keni parë spërkatni me përzierjen e uthullës së alkoolit me ujë, me raport të barabartë. Uthulla po ashtu largon gjurmët aromatike që i lënë buburrecat për t’ua zbuluar gjurmët e ushqimit buburrecave tjerë.

Ua zgjat jetën luleve të prera

Që lulet në vazon tuaj të jetojnë më gjatë, në ujë shtoni dy deri katër lugë të uthullës së bardhë.

Eliminon barishtet e këqija

Harroni herbicidet e shtrenjta të mbushura me përbërës toksik – për eliminimin e barishteve të këqija mjafton edhe uthulla e zakonshme, ndërsa më efikase do të jetë ajo e dedikuar për përdorim në hortikulturë e cila përmban 25 për qind të acidit acetik.

Efektet magjike të uthullës së mollës Read More »

Greqi/ Sheshi ‘Omonia’ ndriçohet me ngjyrën e kuqe

Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Flamurit. Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe në Nderim të Festës Kombëtare shqiptare.

Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi. Kjo është hera e parë që bashkia e Athinës vlerëson komunitetin shqiptar në një festë të rëndësishme për ta si ajo e flamurit.

Greqi/ Sheshi ‘Omonia’ ndriçohet me ngjyrën e kuqe Read More »

Yuri Kim uron nga Vlora Ditën e Pavarësisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar nga Vlora, Ditën e Pavarësisë. Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.

Yuri Kim uron nga Vlora Ditën e Pavarësisë Read More »

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Postimi i Policisë: DVP Vlorë/ Vihet në prangat e policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi M.C.,37 vjeç, banues në Vranisht-Himarë, pasi ka goditur një shtetase.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale” Pushtimi tokës” shtetasi L.L.,75 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka bërë kallëzim penal shtetasi H.B, banues në fshatin Dhërmi, se i ka zaptuar pronën, në lagjen “Kallam” Dhërmi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë Read More »

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomu nistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”. D ebati ka eskaluar më tej, kur ndaj kritikave të deputetëve, Bujar Çela përgjigjet tekstualisht: “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Për më tepër lexoni bisedat poshtë:

Postimi i Alibeajt: Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare! TPZ

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës Read More »

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë

Historia përsëritet. Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë vi ktimë e thirrjeve ra ciste kundër tij në stadiumet greke.

Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani. Por për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet rac iste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.

Fye rje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”, teksa Rota po largohej nga fusha. Një situatë të cilës ai i është përgjigjur me qetësi, duke i duartrokitur dhe në fund duke i kujtuar edhe rezultatin si kishte përfunduar sfida.

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë Read More »

Akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit

Sot është 28 nëntori, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe të gjithë zgjedhin ta festojnë në mënyra të ndryshme.

Akrobatja e njohur, Fiona Rushiti, e cila njihet për performancat e saj në qiell të hapur ka zgjedhur të ngrejë “shqiponjën” te “Sheshi Nënë Tereza”.

Së bashku me tifozët kuqezi, pjesë e të cilëve është dhe vetë, ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, me të gjitha ngjyrat dhe simbolet kuq e zi, ulur mbi shqiponjën dykrenare.

Fiona tregon se realizimi i performacës nuk ka qenë aspak i lehtë dhe shpesh ka menduar se nuk do ia dilte.

“Doja që këtë 28 nëntor të vija si shqiponjë e shqiptarëve”, si dhe për të treguar vlerat dhe bukurinë e flamurit tonë.
Përgatitja e shqiponjës ishte shumë e vështirë sepse është punuar e gjitha me dorë.
Për mua kjo do të jetë një ndër performancat më të veçanta , dhe më të bukura sepse nisi thjesht si një ide. Ka qenë shumë e vështirë gjithë përgatitja e saj, më kanë dalë shumë pengesa rrugës, saqë nga momenti në moment mendoja që do e kisha të pamundur ta realizoja”, tha Fiona për abcnews.al.

Përmes kësaj performance, mesazhi që akrobatja ka dashur të japë është të mos harrojmë kush jemi dhe nga vijmë.

“Mesazhi më i mirë është që të mos harrojmë kush jemi e nga vijmë, mos ta harrojmë gjuhën, kulturën, traditat dhe vlerat që kemi si komb. Jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht territorit ku jetojmë dhe veprojmë dhe nuk na ka hije të fusim frymë përçarjeje”, thotë ajo./e.b-abcnews.al

Akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit Read More »