Irina

Gazetari përzë të ftuarin nga studio: Hera e parë që më vjen një ka mikaz, dil nga studio

Deba te të forta ka patur në emisionin e djeshëm në Top Talk. Gazetari Denis Dyrnjaja kishte ftuar në studio Marash Logun, kështilltari ligjor i Partisë Demokratike. Logu është ankiar fillimisht për kohën televizive pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me Partinë Demokratike.
Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..

Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë

Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj

Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj

Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.

Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një ka mikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.

Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias.

Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.

Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën.

Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio.

Dyrnjaja: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.

Gazetari përzë të ftuarin nga studio: Hera e parë që më vjen një ka mikaz, dil nga studio Read More »

Kjo është vula dhe logo e re e Partisë Demokratike (foto)

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor u vendos edhe ndryshimi i logos dhe vulës së PD-së.

Përfundimisht kjo që shihni më poshtë është vula e re e PD-së që u miratua në Kuvend.

Ky Kuvend që sipas Berishës është historik në pluralizmin shqiptar kontestohet nga kryedemokrati aktual Lulzim Basha, i cili ka thirrur Kuvendin legjitim në 18 dhjetor.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos shkarkimi i Bashës, ndërsa në 18 dhjetor pritet mbledhja e një referendumi për shkarkimin e tij.

Ndërkohë Kuvendi i Berishës formoi një Komision Rithemelimi i përbërë nga 29 anëtarë, të cilët sipas tij do drejtojnë partinë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Ky Kuvend që sipas Berishës është historik në pluralizmin shqiptar kontestohet nga kryedemokrati aktual Lulzim Basha, i cili ka thirrur Kuvendin legjitim në 18 dhjetor.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos shkarkimi i Bashës, ndërsa në 18 dhjetor pritet mbledhja e një referendumi për shkarkimin e tij.

Ndërkohë Kuvendi i Berishës formoi një Komision Rithemelimi i përbërë nga 29 anëtarë, të cilët sipas tij do drejtojnë partinë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Kjo është vula dhe logo e re e Partisë Demokratike (foto) Read More »

‘Mbrëmë jam ngrohur me batanije’/ Kr iza energjitike prek shtëpinë e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se vendi është duke u përballur me një k rizë energjitike.
Teksa ishte duke mbajtur konferencën Kurti është pyetur se me çfarë ngrohej në shtëpi nga një gazetare.

Kryeministri i Kosovës, deklaroi se kur ka shkuar mbrëmë vonë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Bëhet me dije se Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU.

“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai.

‘Mbrëmë jam ngrohur me batanije’/ Kr iza energjitike prek shtëpinë e Kryeministrit Read More »

Den oncimi/ 14 vjeçarja ikën nga shtëpia dhe shkon tek i dashuri 30 vjeçar, babai kërkon nd ihmën e shtetit

Lig ji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjeç dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të saj. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak javë më parë në një fshat të Librazhdit. E mitura ka ikur me ndihmën e një 30 vjeçari nga një fshat i Lushnjës.

1 vit më parë i ati i tij, kur vajza ishte vetëm 13 vjeç, i kërkoi dorën në familje, por prindërit e saj nuk pranuan për shkak të moshës. Rasti i transmetua në emsionin “Stop” dhe babai i vajzës kërkoi që shteti ta gjejë se ku ndodhet ajo.

Babai i vajzës: Më ka ikur vajza nga shtëpia në orën 11 të natës. E kanë rrë mbyer, nuk e kanë rrëm byer, atë e gjen ligji shqiptar. Para 3 ditësh, vajza ime ka mbushur 14 vjeçe.

Gazetari: Sa fëmijë keni ju?

Babai i vajzës: Kam 6 fëmijë.

Gazetari: Kush ka qenë ky person që ju thoni se e ka rrëm byer?

Babai i vajzës: Ne e njohim me emrin Flor Sufja, ai del me një emër tjetër, nuk e di… Pol icia mund ta gjejë.

Gazetari: Ku jeton ky shtetas?

Babai i vajzës: Jeton në Lushnje.

Gazetari: Keni biseduar me vajzën, a ka qenë vetë dëshira e saj?

Babai i vajzës: Kam biseduar, i kam thënë ‘mos babi se li gji më ka p mua, jo atë’. Ajo ka ikur me atë që në mëngjes, të motrën e ka lënë në gjumë. Ka qenë në klasë të 9-të. Librat janë në shtëpi. Tani ia lëmë li gjit, shtetit shqiptar.

Meqënëse bëhet fjalë për një rast të vështirë dhe delikat duhet të ketë shumë bashkëpunim nga strukturat, siç është Po licia e Shtetit, por edhe vetë Bashkia nëpërmjet strukturës së saj ku mbrohen të miturit. Por çfarë ka bërë Bashkia në këtë rast?

Gazetari: Keni shkuar ju si strukturë të interesoheni nga afër, ku jeton kjo vajzë?

Bashkia Librazhd, psikologia: Ëëë, unë nuk kam shkuar aty, sepse ajo është në Lushnjë. Unë kam bërë verifikimet e mia, kam folur vetë me vajzën gjatë kësaj kohe që nga momenti që është larguar dhe deri më sot. Unë kam folur vetë dy herë me vajzën për ta pyetur se si është, si po kalon.

Gazetari: Ju nuk dini asgjë, si jeton ajo vajzë dhe nuk e keni të dëshmuar me fakte. Duhet të shkoni nga afër! Apo jam gabim?

Bashkia Librazhd, psikologia: Jo, jo! Jeni gabim.

Bashkia Librazhd, psikologia: Ju jeni gabim.

Gazetari: Vazhdon shkollën?

Bashkia Librazhd, psikologia: Nuk është bërë akoma transferimi. Për transferimin e shkollës është një çështje e hapur, që nuk është zgjidhur ende…

Gazetari: Kur? Kur të përfundojë klasa e nëntë?

Bashkia Librazhd, psikologia: Doni përgjigje, apo e dini vetë përgjigjen?

Gazetari: Jo jo, unë marr përgjigje, por di edhe të them se cfarë duhet të bëni ju.

Bashkia Librazhd, psikologia: Për të bërë transferimin e shkollës, duhet që të japë leje prindi! Prindi, sigurisht, që në këtë rast nuk është dakord. Nuk ka qenë aspak dakord me vendimin, që ka marrë vajza dhe prandaj nuk ka ndodhur kjo gjë.

Den oncimi/ 14 vjeçarja ikën nga shtëpia dhe shkon tek i dashuri 30 vjeçar, babai kërkon nd ihmën e shtetit Read More »

Shpërblimi për festat e fundvitit, ja kategoritë dhe si do ta tërheqin pensionistët bonusin

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme shpërblimin për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. 3 mijë lekë shpërblim do të shkojë për çdo familje që merr ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara, ndërkohë pensionistët do të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh.

Në faqen zyrtare të qeverisë është publikuar vendimi i plotë me të gjitha kategoritë e pensionistëve që përfitojnë shpërblimin, por edhe detajet për tërheqjen e shumës. Qeveria sqaron se shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve brenda këtij muaji.

Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2021, ato paguhen gjatë vitit të ardhshëm. “Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore” thuhet në vendim.

VENDIMI I PLOTE , SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I : 1. Shpërblimin në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave përfitues sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat, që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat, që marrin pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”,
c) Personat, që marrin pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
ç) Personat, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-IT, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
dh) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm, të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
e) Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ë) Personat, që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
f) Personat, që marrin pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të fillimit të pensionit, deri në datën 31.12.2021, duke përfshirë edhe këtë datë.
Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2021 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2021, ato paguhen gjatë vitit të ardhshëm. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen me kalimin e 36 muajve nga data e miratimit të këtij vendimi.
Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, që llogariten në shumën 3 440 000 (tre miliardë e katërqind e dyzet milionë) lekë për shpërblimin dhe 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekë shpenzime administrative, përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore, i miratuar për vitin 2021.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Shpërblimi për festat e fundvitit, ja kategoritë dhe si do ta tërheqin pensionistët bonusin Read More »

Reagim i parë i Sali Berishës pas ak uzes së fortë të Lulzim Bashës: ‘Nuk ka lënë ish-kryetar pa e rr àhur’

Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha ka përdorur dh unën, ndaj ish-kryetarëve të tjerë të PD-së në të kaluarën.

Reagimit të Bashës i është përgjigjur Berisha ku tha se ai është rë ndë dhe burracak.

“Sot ish-kreu Basha dë shmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një gr usht turinjve për ti th yer dhembet, ai me këtë duhet të mjekohet. Ai është rëndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka hu mbur gjithçka.

Pe ng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga fr ika se mund të gru shtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive.

Reagim i parë i Sali Berishës pas ak uzes së fortë të Lulzim Bashës: ‘Nuk ka lënë ish-kryetar pa e rr àhur’ Read More »

Lajm i fundit/ Dh unohet gazetarja e njohur në orarin e punës

Po licia e Tiranës ka pro ceduar pena lisht dy persona pasi dys hohet se kanë go ditur dhe pe nguar një gazetare në orarin e punës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet me dije se shtetasit me in iciale T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë g oditur dhe kanë p enguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare.

“Specialistët për Het imin e Kri meve në Komi sariatin e Pol icisë Nr. 1 proceduan p enalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë g oditur dhe kanë pe nguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të fi lmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një ko nflikt pronësie me një person tjetër”, thuhet në njoftimin e po licisë

Lajm i fundit/ Dh unohet gazetarja e njohur në orarin e punës Read More »

Lajmi fundit/ Ak sident i rë ndë në vend

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2021., rreth orës 18:45, në fshtin Luz të Krujës, automjeti me drejtuese shtetasen A. D., ka hu mbur kontrollin dhe është përpl asur me një mur rrethues dhe si pasojë është dë mtuar pasagjeri B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rre zikut për jetën.

Grupi he timor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngj arjes.

Lajmi fundit/ Ak sident i rë ndë në vend Read More »