Irina

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë, të ndërmarra nga qeveria e shtetit fqinj për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Keto masa prekin shume emigrantet shqiptare, te cilet vijne keto dite ne vendilindjen e tyre per te festuar krishtlindjet apo vitin e ri dhe kthehen ne fillim te janarit ne Greqi, aty ku punojne dhe jetojne.

Prej ditës së sotme dhe deri më 10 Janar kushdo që do të futet në Greqi, pavarësisht nëse është i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orëve ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve.

Njoftimi i ambasadës greke në Tiranë

“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM me PCR negative brenda 72 orësh ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.
(E.H/Faxweb.al)

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë Read More »

Berisha në selinë e PD-së: Basha humbës në lagjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë h umbës në lagjen e tij në lidhje me referendumin që u mbajt sot për shkarkimin e tij.
Këtë e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha që u konfirmua dhe nga Albana Vokshi, e cila po jepte rezultatet e referendumit.

Për këtë ka ndërhyrë Berisha duke thënë se është përsëritur historia për fatin e Ramiz Alisë.

Berisha: Fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet. Në vitin 1991, kjo lagje, ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës ose peng Bashës të njëjtin fat me një dallim. Diktator nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Mirënjohje për votën e tyre. Do jua njohim meritat.

Berisha në selinë e PD-së: Basha humbës në lagjen e tij Read More »

Vlorë/ Arr estohen 2 shtetas dhe pr ocedohen pe nalisht 6 të tjerë

Specialistët e He timit të Kr imit në Kom isariatin e Po licisë Vlorë arr estuan në fl agrancë për veprat pen ale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin G. R., 35 vjeç, banues Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, janë gjetur katër makineri që shërbenin për të luajtur lojëra fati. O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën p enale “Dh una në familje”, pasi ka ushtruar dhu në psi kologjike ndaj prindërve të tij.

M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën pe nale “Ndërtimi i pali gjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arr estuan në fla grancë për veprën pe nale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Pol icisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të de hur. Specialistët e Het imit të Kr imit në Ko misariatin e Pol icisë Vlorë, shpallën në kë rkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë ka llëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Pr okurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Arr estohen 2 shtetas dhe pr ocedohen pe nalisht 6 të tjerë Read More »

Rama del nga vetja dhe ‘ngacmon’ Sofien: ‘Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza’

Kryeministri Edi Rama nën petkun e xhaketës së analistit del nga vetja duke “ngacmuar” Sofien.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, bukuroshja i shkon Ramës për t’i fshirë buzët ndërsa nuk mungoi komenti epik që shkakton të qeshura në studio.

Arian Çani: Po lere o Sofi nuk ka gjë, janë gjurmët e kafes në buzë, s’ka gjë… Aaa shikoni si ja fshin Sofia buzët Ramës!

Përgjigjet Rama: Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza, s’kam çfarë bëj unë (qesh)”, tha Rama duke ngacmuar Sofian.

Rama del nga vetja dhe ‘ngacmon’ Sofien: ‘Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza’ Read More »

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes ‘non grata’?/ Sali Berisha i prerë në përgjigjen e tij

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një prononcim për mediat pas votës që hodhi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a ishte i gatshëm të përballej me SPAK pas shpalljes “non grata”. Berisha u shpreh se s’ka refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoi DASH, çdo qeveri, çdo individ, të paraqesë çdo fakt e dokument që ka kundër tij.

Pyetje:A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?

Sali Berisha: S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes ‘non grata’?/ Sali Berisha i prerë në përgjigjen e tij Read More »

Sali Berisha sfidon përsëri DASH: Të sjellin çdo provë kundër meje, por edhe 100 vjet të tjera do jenë duarbosh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Dempartamenti Amerikan i Shtetit do të mbesi duarbosh përballë tij, edhe për 100 vjet të tjera sepse nuk ka asnjë provë kundër tij. Nga qendra e votimit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Berisha ftoi këdo që ka prova që t’i publikojë.

“Unë nuk kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, çdo qeveri, çdo individ të paraqesë çdo fakt, dokument, provë që ka kundër Sali Berishës. Por ju siguroj se sikundër deri sot edhe 100 vjet të tjera do të mbeten duarbosh”, u shpreh ish-kryeministri pas votimit.

Duke folur për mediat, lideri historik i PD u shpreh se beteja që ai po bën nuk është kundër Amerikës.

“Nuk është b etejë kundër asnjë vendi të lirë dhe aaq më pak SHBA. Është betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri. B etejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava që deklaron se SHBA pranuan për shkak të Sali Berishës p laçkitjen e votës nga Edi Rama. B etejën time personale e kam në Gjyk atën e Parisit. E drejta më elementare që mund të ndërmerret”, shtoi Sali Berisha.

Sali Berisha sfidon përsëri DASH: Të sjellin çdo provë kundër meje, por edhe 100 vjet të tjera do jenë duarbosh Read More »

Lajm i fundit/ Ak sident i rëndë, mjeti përpl as 10-vjeçarin

Një aksident me pasojë pla gosjen e një të mituri ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Po licia njofton se rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksi dentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dë mtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrez ikut për jetën.

Grupi het imor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ak sidentit.

Lajm i fundit/ Ak sident i rëndë, mjeti përpl as 10-vjeçarin Read More »

Përpl asja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Po licia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama është pyetur se a do të ndërhyjë Policia e Shtetit në rast se do të ketë përpla sje mes dy palëve në PD.

Ai deklaroi se një godinë partie është pronë private dhe nuk mund të ndërhyhet, ndërkohë që shtoi se kompetencat janë të Policisë së Shtetit.

“Basha dhe Berisha e kanë brak tisur bazamentin e lidershipit, që është mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin dhe janë futur në petkun e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. A i ke parasysh dy njerëz që po nuk u kapën te tjetri bien? Ky është ngërç i vazhdueshëm. Ky ekuilibër nuk mban lidershipin. Nuk ka më kala aty sepse faktikisht edhe njëri e tjetri janë qesharakë në një përpjekje konkrete.

Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga të jashtëm. Ato janë në pronësi morale të partive. Unë si analist them që Edi Rama s’ka punë të përzihet me këtë gjë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike, shtetin dhe forcave të rendit, unë them si analist se në këtë pikë dhe punë qeveria s’do të përzihet. Edi Rama dhe qeveria s’kanë punë të përzihet në një territor që i përket një partie politike. Ata janë pengje të njëri-tjetrit”, tha Rama.

Përpl asja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Po licia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama Read More »