Irina

Surprizë e bukur për Beniadën/ I gjithë Shijaku në Big Brother

Beniada ka takuar mbrem në Big Brother babin e saj dhe shumë nga familjarët e saj nga Shijaku. Ajo është emocionuar pa fund kur ka parë të atin , ndërsa tha se kjo eksperiencë ka qenë e paharrueshme për të. Për ta surprizuar gjithashtu në BB VIP hyri edhe Sinan Hoxha.

Arbana: Ti i ke zhgënjyer të gjithë për mirë, sepse kanë thënë të gjithë që kjo do jetë ndonjë nga ato të lehtat. Single hyri, single doli.

Babai: ke qenë e shkëlqyer. Të kam parë 24 orë. Je dielli im.

Beniada: kam dashur të vij si vajza e dy emigrantëve shqiptarë, kur erdhi propozimi thashë ky është momenti. I kisha premtuar vetes që do ia dilja, BB VIP ishte nje kometë për mua. Se unë nuk di mirë as shqip dhe kisha frikë nga të gjitha paragjykimet. Po isha e sigurt që do ia dilja. Kam pas disa momente të vështira këtu, por ja kam dalë, doja ti tregoja babit që jam e fortë. Të gjitha surprizat që na keni bërë kanë qenë më të bukurat. Beniadën tani e njeh e gjithë Shqipëria, sot nuk dua të dal, kjo shtëpia është magji. Kam qenë shumë e lumtur këtu.

Surprizë e bukur për Beniadën/ I gjithë Shijaku në Big Brother Read More »

‘Më jepni atë 10 mijë euroshin, se i harroni këto të voglat’

Ilir Shaqiri është fituesi i “Big Brother Vip”. Publiku vendosi që të kurorëzonte si fitues të spektaklit balerinin. Ky i fundit mori 100 mijë euroshin, por mër zitja e Donaldit në lidhje me këtë fakt nuk mund të mos vihej re.

Aktori pas hu mbjes dhe pasi pa Ilirin me çekun e 100 mijë euroshit në dorë, me lot në s y i tha Arbanës “Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”. Kujtojmë se 3 finalistët e tjerë fituan nga 10 mijë euro. Ata janë Donaldi, Beniada dhe Einxheli.

‘Më jepni atë 10 mijë euroshin, se i harroni këto të voglat’ Read More »

Ja për cilin banor të BBV bëri tifozllëk Xhemi Shehu

Ka përfunduar me sukses edicioni i parë i “Big Brother VIP” dhe fitues u shpall Ilir Shaqiri.
Tifozeria ishte e ndarë në dy kampe mes tij dhe Donald Veshajt, por çmimin e madh arriti ta fitonte Iliri.

Në rrjetet sociale, mbrëmë çdo postim lidhej me spektaklin. Madje, edhe personazhet e famshëm kanë treguar simpatitë e tyre.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë moderatorja Xhemi Shehu, e cila është edhe shoqja e ngushtë e Arbana Osmanit.

Xhemi ka postuar në Instastory, momentin kur Donaldi ka mbërritur në studio pasi la shtëpinë e madhe.
“’BB VIP’ Donald Veshaj”, ka shkruar ajo përmbi video, shoqëruar me duartrokitje.

Ja për cilin banor të BBV bëri tifozllëk Xhemi Shehu Read More »

Stresi habit me deklaratën: ‘Lori Hoxha do ta mbajë me hatër Ilirin’

Mbrëmjen e djeshme, Ilir Shaqiri u shpall fitues i “Big Brother VIP” dhe është komentuar gjatë për njohjen e tij me producenten, Lori Hoxha.
Madje, në një intervistë para disa kohësh, reperi i njohur Stresi u shpreh se kjo njohje do të ndikojë në fitoren e spektaklit.

“Duke parë që Iliri ja ka dhënë ‘Dancing with the stars’ dikur çmimin e parë Lori Hoxhës dhe mendoj që do jetë diçka që do ta shohi më me hatër në kuptimin e fjalës”, ka thënë ndër të tjera reperi.

Kjo deklaratë e Stresit është bërë virale në rrjetet sociale. Madje, shumë persona e kanë marrë edhe si të mirëqenë.

Stresi habit me deklaratën: ‘Lori Hoxha do ta mbajë me hatër Ilirin’ Read More »

Ngjarje e rë ndë/ I mituri rrë zohet nga biçikleta hu mb jetën në spital, pak muaj më parë i kishte vd ekur dhe e ëma

Një ngjarje e rë ndë është shënuar në një familje në Lezhë, ku një i mitur ka hum bur jetën një javë pasi ishte rrë zuar nga biçikleta.
Bëhet me dije se 13-vjeçari Ervin Memaj, banues në Rrilë të Lezhës, ka hu mbur jetën këtë të shtunë në Spitalin e Tr aumës në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh.

I mituri nuk ka mundur dot t’u mbijetojë pl agëve të marra. Konfirmohet se kjo është tr agjedia e dytë për familjen Memaj.

Mësohet se rreth gjashtë muaj më parë, i mituri kishte hu mbur edhe të ëmën.

Ngjarje e rë ndë/ I mituri rrë zohet nga biçikleta hu mb jetën në spital, pak muaj më parë i kishte vd ekur dhe e ëma Read More »

Fitoi çmimin e madh, ja çfarë bën Iliri në orët e para të mëngjesit

Përveç se arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

Sabiani: 100 mijë euroshi im.
Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë
Iliri: Ju duam shumë
Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’.
Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

Fitoi çmimin e madh, ja çfarë bën Iliri në orët e para të mëngjesit Read More »

Balerini Ilir Shaqiri shpallet fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP

Balerini Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP. Ai u shpall fitues në një garë të ethshme me Donald Veshajn, pas 136 ditësh izolimi në shtëpi, ku u është dashur që të përballen me emocione të forta.

Pas fitores së Shaqirit, Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Për Ilirin dhe Donaldin ishin përgatitur dje dy surpriza madhështore, qoftë për takimet me prindërit e tyre, qoftë te partneret që hynë për ti emocionuar brenda shtëpisë.

Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel.

Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.

Balerini Ilir Shaqiri shpallet fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP Read More »

Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës, ja për çfarë bëhet fjalë

Ka nisur me Einxhelin surprizat e kësaj nate në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Është dhënë një klip, ku u pasqyrua e gjithë aventura e saj në shtëpi.
“Jam shumë krenare për këtë rrugëtim, për këtë aventur. Jam shumë e lumtur që kam thënë ‘po’”,tha Einxheli.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari i ka kërkuar falje që ka dy shuar te lidhja e saj me Dj Dagz.

“Më lejoni t’i kërkoj ndjesë kur kam dy shuar për marrëdhënien që ajo kishte me Dagz. Po më besoni e ka merituar të jetë në finale. Unë kam qene tre orë brenda asaj shtëpie dhe nuk është e lehtë t arrish deri këtu”, u shpreh Arbëri.

Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës, ja për çfarë bëhet fjalë Read More »