E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lu fta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.
Në hyrje të artikullit kryeministri Edi Rama përshkruhet si një njeri i vendosur, ku nuk mungojnë as komentet dhe për pikturën dhe shpirtin e tij artistik.
“Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.
Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.
Gazetari ka pyetur Ramën edhe për një fjalë që ai do të donte të shruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.
“Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Erdogan e falënderoi këtë të fundit për ndihën që i ka dhënë popullit shqiptar. Rama e nisi fjalën e tij me shprehjen e profetit Muhamed, “se kush nuk falenderon njerëzit nuk falenderon zotin.”
edi rama
Rama dha edhe lajmin e mirë, se tashmë gjuha shqipe do të jetë prezente në shkollat në Turqi si lëndë me zgjedhje.
“Dua ta falënderoj Presidentin që u gjend pranë nesh qysh në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, që u angazhua i pari, me një angazhim konkret dhe që e mbajti fjalën. Ai atë që thotë e bën.
I falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme kaq bujare dhe jo të lehtë. Që nga ministri Murat, tek kompania dhe punëtorët. Ndokush mund të mendojë se po e teproj me falënderime, por sic thoshte profeti Muhamed paqja e zotit qoftë me të, kush nuk i falënderon njerëzit nuk falënderon zotin. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara një sërë marrëveshjes. Në takimin e Ankarasë unë nuk e vura bastin për spitalin e Fierit, sepse do e kisha humbur, edhe Presidenti nuk vë baste sa jam unë në dijeni, e ndjek futbollin pa baste.
Sot askujt nuk i duket e pamundur, përsa kohe në kemi mbështetjen e Presidentit Erdogan. Nuk dua të zgjatem sepse axhenda kërkon që Presidenti ti drejtohet Parlamentit. Lajmi i mirë është se tani më, është realitet futja e gjuhës shqipe me përzgjedhje në gjithë arsimin turk. Është realitet monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente falë asistencës së dhënë nga pala turke”, u shpreh Rama.
Njihen raportet e vështira mes BE dhe Turqisë. Turqia ka kohë që ka kërkuar anëtarësimin në BE, por kjo kërkesë është injoruar nga vendet anëtare. Dhe Erdogan ka qenë mjaft kritik në këtë drejtim.
Gjatë konferencës për shtyp, një nga pyetjet ishte për BE-në, por Erdogan vendosi ta ‘injorojë’ duke u shprehur se unioni vazhdon taktikën e sorollatjes së Turqisë. Ai kërkoi që më mirë të flisnin për NATO-n ku Turqia ka rol tepër të rëndësishëm.
“Më shumë se të flasim për qasjen e BE-së duhet të flasim për qasjen e NATO-s është më e rëndësishme. BE ende nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare,. Që nga hapja e kapitujve, vetëm një kapitull kemi mbyllur, ndërsa taktika sjellja vërdallë që na bën BE vazhdon akoma. Në lidhje me NATO-n, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona që kemi bërë deri më sot. Në lidhje me Ballkanin, në takimet dypalëshe, jemi të mendimit që është shumë e rëndësishme qëndrueshmëria e Ballkanit. Ne do bëjmë maksimumimn për vendosjen e paqes në Ballkan”, tha ai.
Kryeministri Rama është duke folur nga Laçi ku sot do të dorëzohen më shumë se 500 shtëpitë e ndërtuara nga Turqia për tërmetin tragjik të nëntorit 2019, shkruan newsbomb.al. Aty është i pranishëm dhe presidenti turk Erdogan dhe zyrtarë të lartë të vendit të tij.
Rama tregoi momentin e parë kur është takuar me presidentin turk dhe të gjithë nisën të qeshnin.
“Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takuam, më shikonte por nuk buzëqeshte”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Presidentit turk fjala e Ramës iu përkthye pak më vonë dhe kamerat fokusuan reagimin e tij. Erdogan nisi të qeshte dhe vetë me batutën.
Edi Rama tha para të pranishmëve se çfarë i pohoi Erdogan në takimin e parë.
“Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.”
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takum, më shikonte por nuk buzëqeshte. Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.
Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan. Madje, një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në konferencë: A është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan? E kenvi vërtet mik Presidentin e Turqisë? Jo i thashë. E kam shumë mik.
Nuk e di si më përkthen fjalët turqisht, ama duhet t’i besoj. Jam në një mosh të thyer që nuke mësoj dot.
U bvë vite që e kam këtë detyrë dhe i kam takuar këta burrat e mëdhenj të shteteve, për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpeshherë çështë kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me presidentin e Turqisë. Zakonisht priren ta shikojnë këtë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia neo-otomane, jo xhamia, jo aspiratat e presidentit, etj. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: Presidenti Erdogan bën ata që thotë dhe thotë atë që bën.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë sot në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vend. Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.
Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend. Report Tv ka siguruar pamjet e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit, ndërsa bëhet me dije se një pjesë e forcave turke një do të shkonjnë në Laç dhe pjesa tjetër do qëndrojë në Tiranë.
Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.
Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.
Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj
“Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.
Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas”, njofton policia.
Axhenda e plotë e vizitës së Erdogan
Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.
Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç. Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama. Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut. Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës.
Të gjitha rrugët që do të bllokohen:
• Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.
• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
• Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
• Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.
• Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.
• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.
• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.
Duke filluar nga sot, do të keni mundësi të njihni kartmonedhat e reja që do dalin në qarkullim, 500 dhe 2000 lekë.
Sigurisht që në dizajnin e kartmonedhave nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi sërish “fytyra” e tyre do të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.
Megjithatë do të ketë disa ndryshime lidhur me ngjyrën e letrës dhe hapësirën mes tyre. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur së fundmi me monedhat shqiptare, pasi në qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë.
Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët.
Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se numri maksimal i lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve, është 69,700 leje pune.
Vendimi ka kaluar në Gazetën Zyrtare. “27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.
20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:
Kosova
Shqipëria
Algjeria
Bangladeshi
Bosnje-Hercegovinë
Etiopia
Gambia
Gana
Guatemala
Indi
Bregu i Fildishtë
Japonia
Mali
Mauritius
Moldavia
Mali i Zi
Maroku
Nigeria
Maqedonia e Veriut
Pakistani
Filipinet
Republika e Koresë
Senegali
Serbia
Shri Lanka
Sudani
Tunizia
Ukrainë
Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.