Një çështje pasurie ka sjellë në studion e “Shihemi në Gj yq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan Tufanen dhe Kaçandonin. Nëna e tij i ka lënë të birit dy apartamente në një pallat, të llojeve 1+1 dhe 2+1. Por, çifti i të moshuarve nuk hyn dot në apartamentin e tyre sepse daja i Kaçandonit, Tomorri ka ndë rruar bravën e apartamentit me përmasa 1+1. Ky është edhe shkaku i ko nfliktit mes tyre dhe aku zave të Tufanes se Kaçandoni nuk është i zoti të marrë çfarë i takon.
Kaçandon: Nuk hyra sepse kur mora çelësat, nuk erdhi kjo. Pas 2 muajve erdhi Covid-i. Ne pensionistët u iz oluam, çdo gjë na vinte në shtëpi. Ai kishte djemtë, edhe po mos të dilte. Në Mars 2020, më zuri Covidi, një muaj e gjysmë me oksigjen.
Eni Çobani: Tani që u rimëkëmbe, shkove. Çfarë ndodhi, e takove Tomorrin?
Tufane: Erdhi në shtëpi me të vëllanë. Unë kam 30 vjet nuk flas me të. Kur erdhi, e respektova si dajën e burrit, i shërbeva, na nxjerr ca dokumenta. I thashë “ç’i ke këto, po qe për dokumenta, dokumenta kemi dhe ne”.
Më tej, Tufanja ka pyetur Tomorrin pse i ka marrë apartamentet e Kaçandonit, por prej tij nuk ka ardhur një përgjigje e duhur.
Kaçandon: I ndërroi me kushëririn se i duheshin garsonieret në kat të nëntë, ai shkoi në kat të gjashtë. I them unë “hajde këtu, do ta lirosh atë hyrje, o ti, o unë”.
Eni Çobani: Pra e ke biseduar me Tomorrin, Tomorri e di këtë bisedë, ke shkuar edhe deri në po lici. Unë dua të kuptoj, si mund të hyjë një njeri kur nuk ka li dhje me pronën? Jeni bashkëpronar apo Tomorri s’ka lidhje fare me këtë?
Tufane: Ky është bashkëpronar me vëllanë e tij, e ka në Greqi.
Në këtë rast, bëhet fjalë për bashkëpronësi, ku të dyja palët ndajnë të drejta të barabarta mbi pronën dhe nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa dijeninë dhe miratimin e palës tjetër.
Eni Çobani: Tomorri ka emrin në këtë apartament apo jo?
Kaçandon: E ka në kat të gjashtë.
Eni Çobani: Certifikata e kësaj banese nuk ka dalë. Ndarjen me gogla që bëtë, i ra atij të ishte bashkëpronar me ju në këtë apartament?
Kaçandon: 2+1 e kam me dokumenta.
Eni Çobani: Flasim te tjetra, prapë jeni dy vëllezër, pa Tomorrin?
Kaçandon: Tomorri e ka në kat të gjashtë.
Eni Çobani: Si futet Tomorri këtu dhe e pranon edhe po licia që ai është brenda?
Kaçandon: “E di çke ti, o nipçe, ato janë tokat e babait tim, mua më takojnë tre hyrje se kam tre fëmijë”, më tha./tvklan.al
Këtë të diel, lu fta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt. Rusia duket se nuk do ndalojë së pu shtuari çdo qytet të Ukrainës. Li dhur me luftën kanë reaguar liderë nga e gjithë bota. Mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dhënë një mesazh të fortë.
Kreu i qeverisë ka postuar një thënie të Papa Françeskut, ku nënvizon faktin se në lu ftë hu mbet gjithçka.
“Lu ftërat janë përherë një çmenduri, në l uftë hu mbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë, të cilën e ka postuar kryeministri Rama.
Nga fshati kufitar Medyka në Poloninë juglindore, Vlonjati Amarildo Rodi tha se 9 k ampe janë ngritur përgjatë kufirit për t’u siguruar refu gjatëve Ukrainas ushqim, kujdes shëndetësor, një vend për të pushuar dhe për të kërkuar informacion. 90% e tyre tashmë e dinë se ku të shkojnë, të organizuar nga familja dhe miqtë e vendosur prej disa kohësh në Poloni, ku jetojnë rreth 1.5 milionë ukrainas nga një popullsi totale prej 38 milionë banorësh.
Për momentin, të zhvendosurit nga Ukraina po grumbullohen në kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, por këto janë vetëm ditët e para të asaj që do të bëhet një emergjencë masive për refugjatët. Vlerësohet se 5 milionë ukrainas, nga një popullsi prej 44 milionë banorësh, do të largohen nga vendi kryesisht për në kombet ku ndodhen tashmë të afërmit e tyre, dhe në këtë skenar, Italia përfaqëson vendin evropian me komunitetin më të madh ukrainas.
Vlorë
Informacion paraprak Më datë 27.02.2022, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë, automjeti tip “Tyota”, me drejtues shtetasin K. C., 60 vjeç, është përpl asur me automjetin tip ” Mercedes”, me drejtues shtetasin R. N., 22 vjeç, si pasojë e përpl asjes është dëmt uar pasagjerja në automjetin tip “Mercedes”, shtetasia E. N., 49 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rre zikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi he timor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Një lajm i tri shtë ka ardhur për muzikën shqiptare. Është nd arë nga jeta në moshë 73-vjeçare këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Luan Hajra. Ai u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.
Në vitin 1980, Luan Hajra publikoi albumin “Nga Repertuari i Luan Hajres”. Kënga e tij më e njohur është “Rroka mandolinën”.
Këngët e tij më të njohura janë:
“A s’ma falë”, “Dashurova unë një vajzë”, “Erë e let”, “Isha vetëm tuj mendu”, “Jasemin moj të vjen era”, “Je e bukur”, “Ka nja disa muaj”, “Kallma cigaren”, “Kapetan o i ri”, “Ku po shkon moj gocë e vogël”, “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, “Lulëzo natyrë”, “Meme hajde nori meme”, “Në bankën e shkollës o mike”,
“Nëpër shtyllat e telefonit”, “O ç’jam tuj shku rrugës së ngushtë”, “O zambaku i bardhë”, “Oda me tavan”, “Ore çun bre çun”, “Po ta marrë kangën me saze”, “Qaj gitarja ime”, “S’paske pas nji pikë mëshire”, “Sytë e shkruar”, “Te dugaja e re”, “Tuj shetit”, “Unë me ty, ti me mu”.
Konspiracionisti Alfred Cako ka dalë me një deklaratë tr onditëse përsa i përket lu ftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij kjo lu ftë është e qëllimshme sikurse pandemia e COVID-19 dhe synon që të vr iten sa më shumë njerëz. Sipas Cakos pa përgatitet revolucioni teknologjik për krijimin e njerëzve robotë.
“Po jetojmë në një epokë shumë të rr ezikshme. Kjo e lu ftës është vazhdimi i plandemisë. Numër 2 mund ta quajmë. Mund të jetë kështu siç duket, por unë mendoj shumë pak vetëm 10%, ndërsa 90% mendoj se këta janë bashkë.
Mbasi u turpëruan me plandeminë dhe e panë që gjithë popujt e kuptuan të vërtetën dhe do të përballeshin me p rotesta të fuqishme, këta organizuan këtë plandeminë numër 2 që është akoma më e fr ikshme për t’i he dhur popujt kundër njëri-tjetrit për t’i grirë, për t’i v rarë për t’i ma sakruar.
Të gjitha këto ndodhin gjithmonë në vende e zhvilluara industriale ku fillojnë revolucionet teknologjike. Ka filluar revolucioni teknologjik i krijimit të njerëzve robotë.
Plani është si me plandeminë për depopullim. Të vr iten sa më shumë njerëz, të vd esin nga vu ajtjet nga uria, to rturat për shkak të mungesës së banesave nga shkat ërrimet e l uftës, sa më shumë njerëz sa më shumë të jetë e mundur.”, shprehet Cako.
Kryesia e shoqatës ”Kallarati” dhe familja Xhaferaj, njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se në datën 27 shkurt 2022, pas një sëmundje të rë ndë dhe të papritur, pu shoi së rrahuri zemra e birit të fshatit tonë, këngëtarit të dëgjuar të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Hyso Xhaferaj, djali i Balil dhe Fari (ndarë nga jeta) Xhaferaj, vëllai i Bakos, Dafinës e Festime Xhaferaj, bashkëshorti i Meritës, babai i dy djemve, Alvaros dhe Fatjonit.
Varrimi bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë, në datën 28 shkurt 2022, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia e tij: Rruga Muamet Deliu, Pallati A. Pango, Hyrja 1, Ap 4, pranë shkollës “17 Shkurti” .
Hysua u lind në Kallarat të Vlorës më 20 tetor 1966, në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse, në familjen Xhaferaj nga prindërit Balil e Fari Xhaferaj. Pasi mbaroi shkollën 8 vjeçare në vendlindje dhe atë të mesme në Brataj, Hysua për disa vite punoi si ushtarak në strukturat e Policisë së Shtetit dhe më vonë jetën ia kushtoi këngës labe.
Kur përmendim emrin Hyso Balili (Xhaferaj), të gjithëve na shkon mendja tek luftëtari i 1914-ës, i cili së bashku me disa bashkëfshatarë të tij dha jetën për mbrojtjen e trojeve të Kallaratit nga sulmet e antardëve grekë. Por një tjetër person po me këtë emër, një stërnip i tij, u shfaq vitet e fundit me plot dinjitet, por me një ndryshim, këtë radhë jo me forcën e pushkës, por me zërin e tij pushkë, të veçantë e kumbues, të marrësit, kthyesit e hedhësit të këngës labe, i cili nëpërmjet saj kërkoi të bëjë emër. Dhe ky ishte Hyso Xhaferaj (Balili), të cilin me të drejtë të gjithë e kemi quajtur “Hysua i këngës labe “
I rritur në një ambient këngëdashës dhe i pasionuar pas këngës së bukur labe, shumë shpejt Hysua u bë një nga këngëtarët më të mirë e kryesorë të këngës labe kallaratase. Pas shumë vitesh të kënduarit labçe në dasma, sebepesh, festash të Kallaratit e deri në festivale folklorike lokale e kombëtare, ku mund të themi se u poq, me punë e përkushtim arrin të bëhet pjesëtar i një ansambli mjaft të njohur, siç është Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, arriti të këndojë e të kontribuojë në këtë ansambël me zërin e tij përkrah artistëve të mëdhenj si Irini Qirjakos, Hysni Zelës, Nazif Çelës, e plot të tjerëve, kohët e fundit edhe në festivalin Këngës Magjike e grupe të tjera të këngës labe.
Hysua ishte një shok, vëlla, mik, një prind i shkëlqyer, i dashur e i qeshur me të gjithë. Hysua e donte shumë vendlindjen, Kallaratin, Vlorën e Labërinë. Hysua ishte një patriot i flaktë, i cili dashurinë për tdheun e shfaqte nëpërmjet këngës labe, me të cilën u dashurua përjetësisht.
Vlerësime për Hyson:
Me dekret të Presidenti të Republikës nr.9698 dt. 12/07/2016, Hyso Xhaferaj i është dhënë titulli “Naim Frashëri” me motivacionin: “Përçues i spikatur i trashëgimisë folklorike të Kurveleshit të poshtëm, në krahinën e Labërisë. Lëvrues virtuoz i isopolifonisë shqiptare në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Poeti i Madh, Lefter Çipa, e quan Hyson “gur xhevahiri”, “Hyso Xhaferri është një bilbil pranë burimi, por është nga ata bilbila që thyen qelqet e qiellit kur lëshon spiralen e tij vokale nëpërmjet fosforikes labe, pra është një unazë trimi me gur xhevahiri. Hysua është një vlerë floriri që tingullin edhe pa ta futësh në dhe, edhe ta futësh në zjarr, edhe ta hedhësh në det të kripur nuk i ikën ndriçimi e tingëllimi. Ky është Hyso Xhaferi nga Vlora e madhe e Labërisë, nga fshati më i dëgjuar në historinë e Rilindjes Kombëtare, nga Kallarati i Lumit të “bardhë” apo i lumit të “nxituar” që i këndon Ali Asllani. Shteti jo më kot e ka radhitur Hyson në radhët e zërave të bukur të Kombit. Ai është një nga zërat më të bukur të kombit, sot në këtë epokë që di t’i këndojë historisë pa i prekur jastëkun. Se shkopi i historisë po qëlloi jastëkun e kokës do të thotë ka shkatërruar kombin. Tek ne kombin akoma e mban trashëgimia shpirtërore. Në këtë trashëgimi të kombit shqiptar, Hyso Xhaferi është një gur diamanti, brenda piedestalit të kombit”.
Gazetari i dëgjuar, Aleksander Çipa në shkrimin e tij “Mimoza Kosturi: “Sirena” magjike e polifonisë së gjithëkohshme”, botuar në gazetën Shqip, 24.04.2011 bën këtë vlerësim për Hyso Xhaferin: “Albumi i Kosturit është një dhuratë e tillë. Në të dominon zëri “i qelqtë dhe i thellë” i Kosturit. Sikundër ildiset në mënyrën po kaq fantastike, zëri i solistit Hyso Xhaferaj, një fenomen vokal shqiptar, ndaj të cilit çdo kompozitor e muzikant ndihet në faj e kompleks. Është, ai zëri qiellor që shijojmë te kënga e grupit aq të dashur “West side family”, apo te kënga e Aurela Gaçes. Një talent kombëtar me kontribute magjike dhe shfaqje modeste individuale, të cilin Ansambli i Shtetit apo edhe Teatri Kombëtar i Operës kanë arsyen e plotë ta shfaqin si ‘zërin e çuditshëm” të zërave tanë. E kemi fjalën për atë zë, karakterizimin e magjisë reale të tij mund ta bëjmë përmes shprehjes së gjetur metaforike të poetit: “I thyen qelqet e qiellit”.
Shkrimitari, Albert Zholi, në shkrimin “Këngët e Maleve të mia”, shkruar ne 11 Maj 2011 e vlerëson Hyson në këtë mënyrë: Hyso Xhaferaj- “Një pritës me zë të rrallë, në dhjetëra këngë të mrekullueshme që tashmë janë pjesë e fondit tonë të artë të këngës popullore, solist i Ansamblit Popullor”.
Këngëtarja e madhe, Irini Qirjako e quan Hyson: “Një njohës i labërishtes dhe është hedhës brilant i këngës labe”.
Hysua u nd a nga jeta në një moshë të re, në një kohë kur kishte ende ëndrra për jetën dhe këngën, në një kohë që familja, fëmijët, i ati Balili, vëllai dhe motrat, kishin shumë nevojë, por kishte nevojë edhe kënga labe për zërin e tij të veçantë. Me gjithë kujdesin shëndetësor të familjes, edhe pse vetë Hysua ishte tepër optimist, ai nuk mundi të jetojë, se sëmundja u tregua më e fortë, duke e nd arë fizikisht nga familja, shoqëria dhe të gjithë ne, por zërin e tij do ta kemi përherë në këngët e tij.
Kryesi e Shoqatës Kallarati, i shpreh familjes, të afërme, të atit Balilit, vëllait Bakos, motrave Dafinës dhe Festimes, bashkëshortes Meritës dy djemve të tij Alvaros dhe Fatjonit, dhe gjithë fisit Xhaferaj, ngushëllimet më të thella e të sinqerta.
Qoftë i pah arruar emri, kujtimi dhe aktiviteti i Tij”
U pr ehtë paqe pranë nënës së Tij të dashur, Farisë”
Kryesia e Shoqatës Kallarati dhe familja Xhaferaj.