Aktori Florjan Binaj i cili ka qenë një ndër zërat më të fortë të pr otestave të mbajtura në kryqytet kundër rritjes së çmimeve, i ka bërë thirrje pilitikanëve që të qëndrojnë larg.
Përmes një postimi në “Instagram”, Flori kërkon që politikanët, deputetët, ish-deputetët dhe ish qeveritarët e çdo lloj ngjyre të rrinë larg prot estës së shqiptarëve, pasi për gjendjen në të cilën sot ndodhet vendi vjen dhe për shkak të tyre.
Sipas tij kjo pr otestë ka vetëm ngjyra kuq e zi, dhe u përket vetëm qytetarëve të ndershëm, dhe jo atyre që e kanë dë mtuar këtë vend prej vitesh.
“Kjo pro testë nisi nga qytetarët për qytetarët. Çdo anëtar partish, deputet, ish deputet, ish ministra, e lloj lloj ish-rash nuk i duam këtu sepse prej tyre jemi në këtë pikë. Rrini larg dhe mos e prishni këtë pro testë qytetare me ngjyrat e shplara të partive tuaja. Ne i përkasim vetëm ngjyrave kuq e zi të flamurit shqiptar”, shkruan Flori.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një video të publikuar ku drejtori i pol icisë së Tiranës Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dh unë ndaj një pro testuesi sepse ka gazetarë.
Sipas Metës ky është një ska ndal që meriton ndë shkim li gjor ndërsa shtron pyetjen se nëse nuk do të kishte gazetarë, do të ndodhte edhe më keq? Ndër të tjera ai u bëri thirrje gazetarëve të punojnë me paanësi.
Postimi i Metës:
SKANDAL QË MERITON ND ËSHKIM LI GJOR!
Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?!
Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të pro testave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e pali gjshme.
I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të deno ncojnë abu zimet dhe dhu nën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Po licisë së Shtetit.
Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe fri kësohet nga aktet e dhu nës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.
Nuk është populli ai që pro teston! Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë në idenë e tij dhe u ka kthyer përgjigje edhe komentuesve që e kanë kundërshtuar këtë gjë në profilin e tij.
Sipas Ramës, ata që janë popull i vërtetë, janë të zgjuar, nuk dalin në rrugë me Iphone; e nuk flasin me mikrofonë në sheshe. Por, është edhe sasia e njerëzve ajo që e bën Ramën të mnedojë se në sheshe nuk ka dalë populli, pasi ka parë vetëm disa miëjra persona.
Komentet:
Viktor Kordha: Ndaju njëherë e mirë nga vëllai ideologjik Vuçiç.
Edi Rama: Viktor Kordha nuk kam vella ideologjik une dhe nuk drejtohem nga ha rbuteria e atyre qe nuk dine cfare thone, po drejtohem nga interesat kombetare te shqiptareve!
Flori Baçova: Zoti Kryeminister te duhet nai Paracetamol sepse e di qe ke dhi mbje koke ne kte momente. Ky esht Populli Shqiptar.
Edi Rama: Flori Baçova popullit shqiptar ia marrin te keqen ata qe flasin ne emer te tij, se populli shqiptar te jep uje ne bisht te luges e as nuk perfaqesohet nga avokatet e padijes me ajfon dhe as nuk manipulohet nga hienat e te shkuares qe duan gjullurdi!
Arjan Haxhi: Po leri oketo o cte te them po meru me popullin tend se e ke katandisur si mos me keq.
Edi Rama: Arjan Haxhi te mos thuash asgje sepse askush nuk te ka futur me zor ketu dhe per ata qe nuk duan te degjojne faktet, nuk duan te lexojne faktet, nuk duan te kuptojne faktet, une kam vetem keqardhje, sepse jane individe te verbuar qe nuk kane asnje lidhje me popullin!
Urim Qazolli: Neve jemi ne shqipri sjemi ne ukrani.
Edi Rama: Urim Qazolli kurse ky zoteria ne panel eshte ne Afrike jo ne Europe dhe degjoje cfare flet per rritjen e cmimeve edhe atje per shkak te lu ftes ne Ukraine.
Berti Cerma: Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre
Edi Rama: Berti Cerma populli eshte fjale e madhe shume, nuk jane as njemije as dymije dhe as dhjete mije vete po deshe, te terhequr ne rruge nga njerez pa arsye, te cilet nuk pranojne faktet dhe shajne e bejne thirrje per sherr! Sa per te drejtat ato te siguroj qe i di shume mire dhe i mbroj me te gjitha fuqite, por kur nje lu fte prek xhepin njeriu nuk i turret qeverise me te shara, nderkohe qe qeveria paguan prej muajsh diferencen gjithnje e me te madhe mes cmimit real te energjise dhe cmimit ne faturen e cdo familjeje!
Kjo eshte e papranueshme dhe prandaj kete s’e ben kurre populli, po manipulatoret e mirenjohur qe hedhin gurin e fshehin doren, duke nxjerre neper rruge fanatiket e tyre per te ndjelle njerez te merzitur e te keqkuptuar me situaten! Kete lu fte qe nuk e nisi Shqiperia, nuk e ndalon dot Shqiperia dhe nuk e di askush sa do te vazhdoje, duhet ta perballojme te bashkuar me te vertetat dhe me durim e dinjitet, sepse tra gjedia e vertete eshte ajo qe ndodh ne Ukraine, ndersa ne do t’ia dalim edhe kesaj sic ia dolem te tjerave me pare!
Në vendin tonë prej 3 ditësh kanë nisur pro testat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi rekordin prej 290 lekë për litër.
Pr otestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 197 lekë të reja.
Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e rev oltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Twitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se pro testuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës.
Sipas tij, këto pro testa janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit, por ndjekësit nuk e kursyen duke e quajtur edhe psi kopat.
Aktori i humorit Florian Binaj për të tretën ditë më radhë ka qenë pjesë e protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori tha se qeveria ka nxjerrë në fushë be teja patronazhistët për të penguar pro testat.
“Nga suksesi i pro testës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe be tejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe sp iunet duke h edhur vrer mbi këtë pro testë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti.
E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitët të mos hanë më mut.
Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh”, tha Binaj.
Gazetari i mirënjohur që gjurmon gjurmët shqiptare kudo ato janë, Marin Mema i është bashkuar këtë mbrëmje pro testës para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Mema tha se ka njerëz që duan të mas akrojnë Shqipërinë, por ai tha se kur shqiptarët bëhen bashkë, gjithçka ndryshon.
“Kush ka thënë që Shqipëria nuk bëhet. Ka njerëz që duan të na mas akrojnë, që na kanë mbytur, na kanë degj eneruar.
Është koha që të bëjmë më shumë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë. Është koha që të rinjtë ta kenë mundësinë këtu se bashkë mundemi.
Tregojini këtyre talenteve të 30-viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë”.
Aktori i humorit Florjan Binaj është rreshtuar krah qytetarëve përballë Kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimeve dhe ka paralajmëruar pro testa më masive gjatë ditëve në vijim. Së fundmi, përmes një postimi në “Instagram”, Binaj, u bën thirrje autoriteteve që të lirojnë pr otestuesit pasi ata kanë dalë në pr otestë edhe për ta.
“Lironi Pro testuesit! Ata kanë dalë edhe për po licët dhe familjet e tyre”, shkruan Binaj.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te “Casa Italia”, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave Shqiponja.
Marshimi i tyre nisi nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 30 minutash dhe janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës.
Bllo kimi i nënkalimit zgjati 5 minuta, ndërsa pati raste që u mbështetën nga shoferët që i përshëndesnin përmes borive.
Pr otesta e tyre bëhet për rritjen e çmimeve duke ia bërë jetesën tepër të vështirë.