Irina

Këta janë dy minatorët që humbën jetën sot në galeri në Tropojë, baballarë të rinj me fëmijë të mitur

Baballarë të rinj që po punonin me mish e shpirt për të rritur fëmijët e mitur. Dhe në një punë plot rrezik.
Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, janë dy minatorët që humbën jetën sot pas shembjes së galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës.

Mësohet se ata ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre.

Në një moment galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për disa orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë.

Minatorët lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre. Një tragjedi që nuk ka fjalë.

Këta janë dy minatorët që humbën jetën sot në galeri në Tropojë, baballarë të rinj me fëmijë të mitur Read More »

Sali Berisha lëviz gurët për marrjen e PD, ja çfarë do të ndodh nesër në orën 12:00

Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë “foltoren” e rradhës me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi.

Foltorja do të mbahet nëpërmjet një lidhje “skype” në orën 12:00 të ditës së nesërme. Ende nuk dihet tematika e këtij takimi online por mendohet se lidhet me situatën ekonomike të vështirë që po kalon vendi ynë dhe sigurisht edhe me zhvillimet e brendshme brenda partisë Demokratike.

Lidhur me zhvillimet brenda PD, aktualisht pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ndërsa gjykata e Tiranës, publikoi vendimin e njohjes së ndryshimeve të bëra në statutin e PD të cilat u miratuan në kuvendin e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.

Sali Berisha lëviz gurët për marrjen e PD, ja çfarë do të ndodh nesër në orën 12:00 Read More »

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës

Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë.
Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.

Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)

Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës Read More »

Lapaj lexon 9 kërkesat e pr otestës: ‘Pr otestën nuk e lë. Do iki i fundit’

Adriatik Lapaj i bëri thirrje protestuesve të mos ndalin protestat të mbajnë nën presion qeverinë për të plotësuar kërkesat dinjitoze që barazojnë jetësën e shqiptarëve me vendet fqinje të rajonit. ”Ky bashkim i madh i ka sjell në axhendën tonë. Eja ti mbajmë në presion për të plotësuar kërkesat tona” u tha Lapaj protestuesve.

Lapaj renditi fitoret që kishte arritur kjo pro testë por dhe që duhej të arrinte më shumë. ”Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 700 lekët e karburantit dhe as 300 lekët që ende do ta ulin, por është krijimi i vetëdijes qytetare dhe i bindjes se ne mund ti ndalim dhe ata nuk mund të tallen, ndaj secili nga ju të shohë atë që ka në krah si qëndrestar dhe dinjitoz.

Kërkesat

1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit

2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje
3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut. Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik

4- He tim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.

6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.

7- Masa mbështetëse e subvencione

8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik

9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë

Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga pr otesta deri në ditën e fundit. “Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini pro testën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Pro testën nuk e lë dot Adriatiku se e mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”

Lapaj lexon 9 kërkesat e pr otestës: ‘Pr otestën nuk e lë. Do iki i fundit’ Read More »

Rama: ‘Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet’

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve gjatë takimit me fermerët për paketën e rezistencës sociale.
Rama theksoi se rrogat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo ka procedurat e saj dhe se nëse do të ndodhte ashtu siç kërkohet atëherë do të ketë edhe rritje taksash.
Ne mund të rrisim rrogat edhe pensionet, por duhet të bëjmë një ndryshim të politikës, duhet të rrisim taksat. Se kush më thotë mua na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet . Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet. Taksën mbi pagën e kemi më të ulët, e çuam zero për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë. Sa për shtëpinë, gjithë bota ka taksën e shtëpisë, se ne themi bota , bota…Ka taksë shtëpia, zona e fshatit nuk paguan, edhe toka ka taksë kudo, uji për vaditje paguhet, këtu nuk paguan.

E kemi bërë për t’i dhënë mundësi njerëzve që çfarë fitojnë ta mbajnë , për t’i dhënë mundësi të rriten. Tani thonë që ne jemi me oligarkët. Oligarkë këtu nuk ka njëherë. Por, biznesmenë, ata që kanë kompani ndërtimi sot paguajnë 8 %… Ne do t’i rrisim në qershor, po kjo gradualisht. Nëse ne rrisim sigurime shoqërore patjetër që do rrisim pensione…por ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë sigurime shoqërore me shumë?

Jo nuk janë gati, e tha bukur një nga ata sharlatanët, duam liri për fjalën, por nuk jo të punojmë,. Tani këta duan t’i bëjë shteti të gjitha…Po hajde kthehemi në komu nizëm…dhe iki unë, se kom unistët i kemi gjallë akoma… I marrim vendosim kom unizëm këtu dhe i bën të gjitha shteti, dhe s’ka nevojë as për taksa e asgjë…”, tha Rama

Rama: ‘Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet’ Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar shp ërthen i re voltuar dhe flet jetën e Elsa Lilës në Itali: ‘Ata që shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr ajo’

Kantautori Gjergj Leka i konsideron të tu rpshme të gjitha reagimet që janë bërë në vendin tonë për arr estimin e këngëtares Elsa Lila në Itali, e cila aku zohet si pjesë e një grupi të tra fikimit të dr ogës.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” Leka u shpreh se Elsa Lila ka pasur një jetë të vështirë në Itali. Ai theksoi se nëse ka gabuar do të vu ajë pasojat, por shtoi se artistë të mëdhenj kanë bërë gabime të mëdha.

“Është e tu rpshme. Pa ia dhënë sentencat Italia, ia dhamë neve. Më bëri përshtypje mll efi. Një njeri që gabim do paguajë konseguencat. Të he dhësh baltë te një njeri…Nuk e kam pasur mike. Kam pritur reagimin e kolegëve të mi që kanë punuar me Elsa Lilën, institucione që e kanë shfry tëzuar emrin e Elsa Lilës, ku janë këto njerëz. Ndonjë prej atyre edhe ka reaguar keq, ‘nuk e prisja nga Elsa’! Dikush nxjerr lekët, ar mët në klipe, ato nuk i arre ston kush, ato duhen dë nuar me l igj. Më flasin ca që i kanë provuar të gjitha, ko kainë, h eroinë, ha shash…Unë s’e besoj kurrë me aq sa e kam njohur Elsa Lilën, këtë ‘llogaritaren e rre zikshme’, apo që ka kohë se merret me këtë gjë.

Një njeri që merret për një kohë të gjatë do vinte në evente në Shqipëri?! Në grevën e urisë, te Voice, kishte nevojë për lekë prandaj erdhi?! Ato që e shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr. Fëmijën ia kanë marrë qendrat sociale. Por edhe nëse dë nohet, kaq të gëzuar do jemi ne pse dë nohet një artiste me kaq vlera. Unë e kam bindje që ai që ka talent, gabon më shumë se i patalentuari, e ka treguar koha. Kjo vërsu lja pse? Ta vlerësojmë për artisten që është dhe të presim çfarë do ndodhë”.

Mund të jetë mpleksur me ndonjë djalë çapkën dhe për dashuri gabohet. Nëse ka gabuar do vu ajë konseguencat. Por ne na takon të jemi gjy katës të një personi publik që na ka dhuruar muzikë të bukur. Kaq pa zemër paskemi qenë ne! Kaq kritikë, të merremi me të tjerët. Elsa në Romë me sa di unë s’ia kalonte edhe aq mirë. Mendoj që kanë ndikuar problemet familjare që ka pasur Elsa. Artisti nëse s’ka në rregull zemrën, nuk mund të… Ajo që shikoj me dhi mbje është çfarë do ndodhi me Elsa Lilën pas kësaj ngjarje. Sepse eksperienca ka treguar që kur ndodhin gjëra të tilla karriera shuhet përgjithmonë dhe kjo s’më vjen mirë.”, u shpreh ai.

Këngëtari i njohur shqiptar shp ërthen i re voltuar dhe flet jetën e Elsa Lilës në Itali: ‘Ata që shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr ajo’ Read More »

Zj arr i madh në Vlorë

Një z jarr i madh është shfaqur mesditën e sotme pranë fshatit Panaja në Vlorë.
Po di gjen ullinj dhe pemtari të zonës. Banesat janë fare pranë.
Disa automjete zj arrfikëse ndodhen në vendngj arje. Zja rri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era.

Fl akët kanë mbërritur pranë murit të një banese aty pranë dhe i janë drejtuar rrugës kryesore, e cila të çon në disa fshatra. Rruga tashmë është bllo kuar. Në zonë gjenden dhe një sërë muni cionesh të mbetura nëntokë prej lu ftës së 1997, të cilat po shpe rthejnë në këto momente.

Foto ilustrim

Zj arr i madh në Vlorë Read More »

Baza më e madhe e NATO-s në Ballkan, pikërisht në Shqipëri!

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor është paraparë të vendosen një mori aeroplanësh modernë lu ftarakë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në bazën ajrore në Kuçovë do të vendosen një mori aeroplanësh modernë lu ftarakë.
Aleanca atlantikoveriore ka ndarë 50 milionë euro për financimin e rinovimit të pistave dhe të magazinave të karburanteve dhe të mu nicioneve.

Baza pritet të hyjë në funksion para vitit 2023.

Kjo bazë ndodhet rreth 85 kilometra në jug të kryeqytetit, Tiranës dhe ka marrë emrin nga qyteza e vogël e afërt e Kuçovës e cila gjatë regjimit ko munist quhej Qyteti Stalin.

Forca ajrore shqiptare kishte mbi 200 aeroplanë MiG, të prodhimit sovjetik.

Avionët e vjetër u pensionuan në vitin 2005.

Forca ajrore shqiptare tani ka disa helikopterë, por jo edhe aeroplanë

Kuçova pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor./REL

Baza më e madhe e NATO-s në Ballkan, pikërisht në Shqipëri! Read More »