Ish kryeministri, Sali Berisha ka treguar për herë të parë historinë sesi para zgjedhjeve të vitit 2001, një grup zyrtarësh me në krye edhe kryeministrin e Greqisë asokohe, Jorgo Papandreu, i kishin kërkuar të jepte dorëheqjen.
Pavarësisht se Berisha në atë kohë ishte 50 vjeç, iu kërkua që të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të partisë dhe që t’u hapte rrugën të rinjve.
Më tej ish kryeministri tregoi sesi nuk e bëri diçka të tillë dhe sërish arriti të fitonte.
Ish kryeministri Sali Berisha: E gjithë bota dërgoi një trojkë në Tiranë ku kërkonte që Berisha të jepte dorëheqjen nga politika. Më thërrasin në zyra të OSBE-së. Më ky Xhorxh, ose Jorgo Papandreu se ishte koha t’ua liroja vendin të rinjve. Unë isha 50 e ca vjeç.
I them burrë më të mençur se babai yt nuk ka pasur në Ballkan. Pse tha? Se u ka thënë grekëve Zoti mos e lëntë Greqinë në dorë të Jorgosit. Ai më thoshte ik se je në moshë. Unë isha 50 vjeç. Beteja vazhdoi dhe fituam në 2001. Për herë të parë u vendosën sanksione u rikthyem në 2005-2013 që ishte transformim i infrastrukturës në Shqipëri. Ishte projekti i TAP. Po të kishte qenë Edi Rama kurrë nuk do të ndërtohet se blinin rusët me lecka.
Rritja e çmimeve ka goditur veçanërisht shtresat në nevojë.
Sipas INSTAT, 30 produktet kryesore të shportës së familjes në muajin Janar të këtij vitit kushtonin 1200 lekë më pak. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022, të gjitha këto produkte pësuan rritje të menjëhershme me 19.5% në të gjitha njësitë e shitjes me pakicë.
Rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj. Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kilogram gjalpë u shit me 1.000 lekë nga 682 lekë në Janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për litër nga 228.1 lekë që ishte në Janar 2022. Pas yndyrave, rritjen më të lartë e shënoi mielli dhe nënproduktet e tij. Një kilogram miell i paketuar u shit në Mars me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në Janar.
Një litër qumësht në Mars u shit me 160 lekë për litër, nga 120.3 lekë në Janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë. Në krahasim me muajin Janar kanë pësuar ulje vetëm çmimet e kastravecëve dhe qepëve. Kastravecët shiten 14% më lirë se në Janar, për shkak se në treg ka dalë prodhimi i ri i serave.
Shteti ka dhënë 3000 lekë për 3 muaj shtesë për pensionistët në këtë kohë krize. Gjithashtu, u rimbursohet edhe energjia elektrike nëse janë kryefamiljarë në masën 650 lekë të reja. Por a u mjaftojnë të ardhurat nga pensionet pensionistëve? Për të parë më konkretisht sesa rendojnë këto rritje çmimesh ne xhepin e pensionistëve, Fiks Fare pyeti të moshuarit. Ata shprehen se e kanë harruar aromën e mishit dhe janë futur në borxhe. Me pensionin që ata marrin blejnë ilaçet dhe ushqime bazike.
Por për ta parë më konkretisht Fiksi zgjodhi dy pensionist që kanë një pension relativisht të mirë. Njëra nga të moshuarat merr 34. 500 lekë në muaj dhe tjetra 24.000.
Rukie Varvarica banore e zonës se Kërrabës në qytetin e Tiranës është pensioniste me dializë e cila merr 24.000 lekë pension në muaj. Ajo shprehet se me pensionin që merr nuk i del, pasi tri herë në javë i duhet të bëjë dializën dhe për këtë i duhet transport me taksi pasi është larg. Ajo thotë se prej 5 vitesh vuan nga një kolazh sëmundjesh dhe e ka të pamundur lëvizjen normale. Taksi për të shkuar në spital i merr 2000 lekë të vjetra, për 3 herë në javë i duhen 6000 lekë në javë. Pra i gjithë pensioni që ajo merr në muaj e shpenzon transport për të bërë dializën në muaj. Rukija thotë se disa prej ilaçeve i merr me rimbursim, por e ka të pamundur t’i konsumojë, pasi i shkaktojnë luhatje tensioni. Për sëmundjen që ka Rukija duhet të mbajë një dietë ushqimore të cilat nuk i merr dot pasi ushqimet që duhet të konsumojë në dietë, janë shumë të shtrenjta dhe nuk i blen dot.
Ajo jeton vetëm me bashkëshortin duke mbajtur njëri -tjetrin pasi nuk kanë fëmijë. Edhe banesa në të cilën jetojnë është plotësisht e amortizuar dhe me lagështi. Kostoja e energjisë elektrike e familjes shkon 3000 lekë të vjetra në muaj, ndërsa ujin nuk e paguan se nuk kanë mundësi. Të moshuarit tregojnë se për t’u ngrohur ndezin zjarr, ndërsa për t’u larë lahen vetëm një herë në javë. “S’kemi ç’e duam veten, kështu nuk jetohet” pohojnë të moshuarit për Fiksin.
Qeranza Basha është një tjetër pensioniste që merr pension 34.500 lekë në muaj. Edhe pse ajo tregon për Fiksin se pensioni që ajo merr është më i mirë se i disa bashkëmoshatareve të saj, përsëri është e pamjaftueshme për shkak se ilaçet dhe vizitat që duhet të bëjë në fund të çdo muaji kushtojnë. Vetëm për muajin Shkurt ajo tregon se ka shpenzuar 19.000 lekë analiza, paguan rregullisht ujin, drita, telefon, pasi jeton e vetme dhe i duhet të flasë me të birin që jeton jashtë vendit.
Gazetarët e Fiksit bashke me zonjën Qeranze i drejtohen marketit më të afërt për të bërë pazaret e muajit me gjërat më të rëndësishme. Të gjitha gjërat që zonja bleu kushtuan 6170 lekë. Me të gjitha llogaritjet zonjës i teprojnë në fund të muajit vetëm 1100 lekë. Ajo thotë se kjo shumë e mbetur nuk i mjafton për asgjë.
Një aks ident i r ëndë ka ndodhur në Durrës, ku një furgon është përpl asur me një tjetër makinë. Si pasojë e përpla sjes është lë nduar një person, i cili është jashtë rre zikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin I. M., është përp lasur me automjetin me drejtues shtetasen L. T.
Si pasojë e përpl asjes është l ënduar shtetasi I. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rr ezikut për jetën.
Grupi he timor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ak sidentit.
Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përpl asur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përpl asjes ka ndë rruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.
Grupi he timor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aks identit.
Disa orë më parë akademikja gjermane Suzana Starikov publikoi në rrjetet sociale një lajm ku thuhej se kryeministri Edi Rama do të zëvendësonte Jens Stoltenberg në krye të NATO-s.
Por në një tjetër postim pak minuta më parë, ajo sqaron se ai lajm nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim për 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave. Starikov thotë se nuk ndjen aspak keqardhje që mashtroi mediat, pasi duhet të ishin këto të fundit që duhet ta kishin konfirmuar lajmin para se ta publikonin.
“Unë po bëja shaka, është një mashtrim prilli; asgjë tjetër. Më falni që ju zhgënjej! Por nuk kam pse të ndjej keqardhje.
Është faji yt, nëse publikon pa ndonjë hulumtim të mëparshëm, madje edhe duke marrë parasysh faktin se sot është dita e budallait të prillit”, shkruan ajo.
Kryeministri Edi Rama, është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s.
Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.
Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të lu ftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.
Katja Kalas. :
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.
Tashmë Po licia ka bërë të ditur se ish-deputeti Alqi Bllako është vetëdor ëzuar. Mirëpo ditën e djeshme u përhap lajmin se Bllako ishte arr atisur.
Li dhur më këtë gazetari Artan Hoxha bëri disa reagime. Në një nga komentet u hodh ideja se Bllako mund të bashkëpunojë me drejtësisë dhe të shpallet i pe nduar. Këtë koment, Hoxha nuk e ka hedhur poshtë duke u shprehur se kolonjarët janë burra të zgjuar.
Komentet:
Qytetari: Alqi duket kandidat i mire per pentito. Bu rgu nuk i pelqeka shume
Gazetari Arian Çani ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, tashmë që mandati i Ilir Metës do të mbarojë.
Sipas tij nuk është më lajm fakti që Basha ka dhënë dorëheqje, por fakti se po flitet që Rama po mendon të bëjë atë president.
“Thonë që Rama po mendon seriozisht që të caktojë Bashën President të vendit.
Në maj fillojnë zgjedhjet. Nuk e di sa do e bëjë, Po të ishte e vërtetë, do të ishte lojë…”.