Irina

E nxorrën jashtë, i riu shqiptar mbush me be nzinë shishen dhe i vë fl akën në hyrje të diskotekës

Një 23-vjeçar kosovar, banues në Vjenë, thuhet se i ka vënë flakën një shishes me benzinë dhe ka he dhur në hyrje të një diskoteke në Vösendorf (Austri e Ulët)
Një in cident i rre zikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate në Vösendorf (Mödling): Pak pas orës dy të mëngjesit, djaloshi i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe pla stike me be nzinë, më pas i ka vënë fla kën dhe e ka he dhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dy shuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake, përcjell albinfo.at.

S ulmi shkaktoi zj arr, por u shua shpejt nga zja rrfikësit, të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngj arjes. 30 personat që ndodheshin në lokal, fatmirësisht kanë shp ëtuar pa lë ndime.

Pak minuta më vonë i dys huari është ndaluar dhe arr estuar. Autoritetet pol icore austriake gjetën në veturën e tij një sasi të vogël ko kaine. Arsyeja e ngja rjes nuk është bërë e ditur. Megjithatë, supozohet se kosovari ishte dë buar më parë nga ai lokal. Për gazetën heute.at, pol icia ka njoftuar se i dys huari deri më tani ka refuzuar të japë deklaratë dhe aktualisht po mbahet në bu rgun e Wiener Neustadt.

E nxorrën jashtë, i riu shqiptar mbush me be nzinë shishen dhe i vë fl akën në hyrje të diskotekës Read More »

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot Read More »

Sali Berisha rrëfen për herë të parë gabimin më të madh të jetës së tij

Sali Berisha e ka quajtur gabimin më të madh të jetës së tij mos kthimin fuqishëm në politikë në vitin 2017.
Ai thotë se vendimin që mori në 2022 duhet ta kishte marrë 5 vite më parë

“Gabimi im më i madh i jetës është ai që mora në vitin 2022, duhet ta kisha marrë që në vitin 2017, këtë e quaj gabimin më të madh

Kam pasur shtytje të shumta, nga miq të thjeshtë dhe sigurisht që ata nuk e bënin për interesat e tyre për karrierën e Berishës, por për interesat e vetë Partisë Demokratike,” tha Sali Berisha në A2CNN.

Sali Berisha rrëfen për herë të parë gabimin më të madh të jetës së tij Read More »

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

“Lajm i madh! Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht”, shkruan ministrja Xhaçka.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit Read More »

Radhimë/ IKMT do t’i pr ishë hotelin që ka marrë me qira, administratorja italiane: ‘Kam paguar taksat për 2022’

Fadromat e IKMT kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës në hotelin e familjes Havaraj i cili është parashikuar të shembet.

Që prej fillimit të aksionit “Bregdeti ynë” në Vlorë janë shembur 40 objekte, ndër ta edhe hoteli që do të shembet sot.

Pronarët e hotelit kanë nisur prej orëve të mëngjesit çmontimin e tij pa kundërshtime teksa nuk pranojnë të komentojnë për media marrëveshjen e arritur. Zona ka një numër të pakët të efektive të po licisë pasi nuk ka pr obleme.

E vetmja që ende nuk ka asnjë informacion në këtë histori është Merina Carillo administratorja italiane e cila ka marrë me qira për pesë vite hotelin që do she mbet. Ajo shprehet se ka paguar taksat për gjithë vitin 2022.

“Si qytetare italiane mendova të kisha të paktën një shtëpi deri sa të gjeja një tjetër. Unë jam në mes të rrugës tani. Nuk e di çfarë të bëjë dhe ku të shkoj. Mora dje këtë dokument, më telefonuan nga posta për ta marrë. Nëse unë paguaj taksat gjithë vitin atëherë më thuaj përse? Njihen apo nuk njihen, më bëni të kuptoj. I kam paguar të gjitha për vitin 2022, rreth 1 milion lekë. Tani nuk di çfarë të bëj, jam në mes të rrugës. Nuk është e drejtë. Që një qytetar italian të flejë në rrugë nuk e di nëse është shumë e drejtë.

Zonjës me kombësi italiane momentalisht nuk i janë kthyer as lekët dhe nuk ka ende një përgjigje zyrtare pavarësisht se i është drejtuar dhe gjykatës dhe ambasadës italiane. Ajo pretendon se nuk është njoftuar dhe se shteti shqiptar po e dëmton në biznes.

Radhimë/ IKMT do t’i pr ishë hotelin që ka marrë me qira, administratorja italiane: ‘Kam paguar taksat për 2022’ Read More »

E rëndë/ Ishte duke punuar,dë mtohet shoferi i betonieres

Dhërmi
Informacion paraprak Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrë zuar dhe si pasojë ka marrë dëm time të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zba rdhjen e shkaqeve të aks identit.

E rëndë/ Ishte duke punuar,dë mtohet shoferi i betonieres Read More »

Pas Eni Vasilit, një tjetër moderatore e spikatur braktis Top Channel (emri)

Javën e kaluar, me shumë zhurmë u zyrtarizua në Top Channel mbyllja e “Top Story” në formatin ekzistues.

Të premten, u konfirmua edhe largimi i Eni Vasilit dhe emisionit të saj qendror politik “Open”, pas kthimit të Sokol Ballës. Por, largimet e zëvendësimet nuk mbarojnë me kaq!

Në një situatë që duket me efekt domino, rrugët me televizionin i ka ndarë edhe një prej prezantueseve të reja premtuese, Sidorela Gjoni.

Gjoni që dikur punonte në DigitAlb, spikati shpejt si gazetare terreni në lidhjet direkte për artikulimin dhe aftësitë e saj gjurmuese të lajmit veçanërisht gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Si e tillë, ajo u shndërrua në fytyrën kryesore të Top Neës duke drejtuar disa emisione, përfshirë programin e përditshëm maratonë “Breaking” nga prilli i vitit të kaluar. E një javë pa i bërë një vit, edhe Sidorela është larguar.

Prezantimi i saj i fundit i “Breaking” ka qenë të hënën e kaluar, teksa sot “Breaking” ka nisur me prezantuese të re, Elisa Gjeranin dhe termin të ri të reduktuar, nga ora 09:00 deri në 12:00.

Për faktin se një javë programi mbeti pa drejtim, largimi duket të ketë qenë i befasishëm dhe me gjasë, me tension.

Pas Eni Vasilit, një tjetër moderatore e spikatur braktis Top Channel (emri) Read More »