Irina

Vajza e Aurela Gaçes jep një super performancë në skenë, ‘bëm mama, të të ngjaj’

Të gjithë e dimë tashmë se nëse Aurela Gaçe ngjitet në skenë duhet të përgatitemi për një performacnë shpërthyese dhe elektrizuese. Ajo është një ndër këngëtaret më energjike shqiptare por duket se këtë energji ja ka transmetuar edhe vajzës së saj.

Aurela ka ndarë se fundmi një video nga një koncert i saj, ku performuesja është vajza e saj, 5 vjeçare, Abi.

“Abi ime , e vogla e mamës .
Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën.
Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….

Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh .
U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte. Por çfare më gēzoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.

Te des mama . Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter. Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës”, shrkuan Aurela.

Vajza e Aurela Gaçes jep një super performancë në skenë, ‘bëm mama, të të ngjaj’ Read More »

Rikthehen krocierat në Vlorë/ ‘La belle de l’Adriatique’ me 73 turistë (foto)

Edhe në Vlorë “LA BELLE DE L:ÄDRIATIQUE (ÖNEN)”, ardhur nga porti i Sarandës me 7️⃣3️⃣ turistë për të qëndruar sot këtu 😊 e për ta lajmëruar 🗯 edhe prej Portit të Vlorës afrimin e sezonit turistik 🌊🏖, më të pastër💚 e më të bukur.
#VloraQëDuam❤️🙏🏻
#VisitAlbania🇦🇱🌞
Rikthehen pas një mungese rreth dy vjecare krocierat në Vlore. La belle de l’Adriatique ka ankoruar mëngjesin e kësaj të enjte në portin e Vlorës me rreth 73 turistë kryesisht francezë por edhe nga vende të ndryshme të europës. Kjo është krociera e parë për këtë vit duke konfirmuar se tashmë Vlora ka nisur të presë edhe turistët e parë për këtë sezon turistik.

Krociera ka mbërritur nga greqia fillimisht me pas sarandë dhe tashmë ankorohet në portin e Vlorës. Pas një periudhe rreth dy vjecare ku krocierat kanë munguar edhe për shkak të situatës nga pandemia ,Vlora mirëpret kështu rikthimin e turistëve të huaj mes krocierave. Turistët kanë mbërritur me krociere do të vizitojnë Vlorën por edhe Berat e Apolloni ndërsa gjatë këtij viti janë parashikuar të tjera udhëtime nga krocierat në portin e Vlorës.

Rikthehen krocierat në Vlorë/ ‘La belle de l’Adriatique’ me 73 turistë (foto) Read More »

Lajm i fundit/ Ish-presidenti Bujar Nishani shtrohet në spital

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.

Burime të sigurta bëjnë me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë. Nuk dihet specifikisht se çfarë problemesh ka shfaqur ai para se të dërgohej në spital, por parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të mirë.

Megjithatë, Bujar Nishani është nën mbikqyrjen e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Lajm i fundit/ Ish-presidenti Bujar Nishani shtrohet në spital Read More »

Monika Kryemadhi: PD shiti në tavolinë 3 mandatet e LSI-së, ne dilnim fitues!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar një deklaratë të fortë duke bërë fajtore Partinë Demokratike për h umbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë intervistës për “Opinion”, Kryemadhi bën me dije se numëruesit e PD kanë shitur 3 mandate të LSI-së. Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë gr isur pas një ore me urdhër nga “lart”.

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë fr ikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe aps një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë.

Monika Kryemadhi: PD shiti në tavolinë 3 mandatet e LSI-së, ne dilnim fitues! Read More »

Rama: ‘Ne nuk e zgjedhim kush e drejton Grupin Parlamenar, apo Partinë Demokratike, nëse zgjidhni ta drejtoje një i vd ekur, ndërpresim cdo marrëdhënie’

Rama: Kemi ngritur një përfaqësi për presidentin e ri, me grupet parlamenatre, se ka këtu që skan as grup parlamentar. Do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi por sepse këta jemi ne. Për hir të vërtetës njo është ADN ePS.

Po të shohësh të gjithë historinë të këtyre vjetëve, pa shumë mundim se PS është partia që ka lëshuar më shumë, që është përpjekur që të gjejë dakordësi që nuk e ka konsideruar të pasurin e forcëssë pushtetit, për të nëpërkëmbur kundërshtarin. Kam parasysh faktet, aktet, ndërveprimet reale.

Ne do ta bëjmë këtë përpjekje se kemi detyrim ndaj vetes, ndaj njerëzve që na kanë zgjedhur dhe nuk na kanë zgjedhur. Deturim ndaj vendit ti japim nje president që nuk është njëri nga ne këtu, sidoqoftë pavarësisht se në këtë derexhe ku jeni katandisur e do shkoni me keq, e keni parë që mua më dalin fjalët,prisni do shkoni më keq. Jen i të gjithë të zgjedhur. Ata që u zgjodhën nuk e dinin që do ua punonit kështu. Jrni një fakt dhe realitet. Por ndërkohjë do ishte mirë :

E para me Saliun ne nuk kemi punë, për ne është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe jo biologjikisht, biologjikisht sinqerisht i urojmë jetë të gjatë.

Me të vde kurin që e keni në mes të shtëpisë dhe s’dini cti bëni mos na ngatërroni.

Ne nuk e zgjedhim kush e drejton Grupin Parlamenar, apo Partinë Demokratike, nëse zgjidhni ta drejtoje një i vd ekur, ndërpresim cdo marrëdhënie.

Rama: ‘Ne nuk e zgjedhim kush e drejton Grupin Parlamenar, apo Partinë Demokratike, nëse zgjidhni ta drejtoje një i vd ekur, ndërpresim cdo marrëdhënie’ Read More »

Sali Berisha sh tyn Alibeajn për të marrë fjalën në foltoren e Parlamentit

Ditën e sotme ka shkuar në senacen plenare, kryeministri Edi Rama, pas kaq shumë kohësh mungesë. Ai ka folur për presidentin e ri, për të cilin ka thënë se nuk do i duhet të negociojë me Sali Berishën, pasi për të është i vd ekur.

Menjëherë pas kësaj është ngritur ish-kryeministri për të folur, por njëherësh është ngritur dhe Enkelejd Alibeaj.

Berishës i është dashur të shtyjë Alibeajn që të marrë foltoren, por nuk ka marrë dot fjalën, pasi Lindita Nikolla nuk i ka hapur mikrofonin.

Sali Berisha sh tyn Alibeajn për të marrë fjalën në foltoren e Parlamentit Read More »

Fr ikësohet Blendi Fevziu, një ‘i paftuar’ i futet në studio ‘live’

Mbrëmjen e djeshëm teksa në emisioni ‘Opinion’ ishte e ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Blendi Fevziu u fokusua tek një shumëkëmbësh që u fut në studio .

Sipas kryetares së LSI-së, prania e tij tregonte bereqet.

Pjesë nga biseda:

Monika Kryemadhi: Është bereqet

Blendi Fevziu: Ka hyrë një kri mb në studio, kam një orë që e shoh

Monika Kryemadhi: Po lëre

Blendi Fevziu: Ja fokusoje kamera, shumëkëmbësh se thashë kri mb.

Fr ikësohet Blendi Fevziu, një ‘i paftuar’ i futet në studio ‘live’ Read More »

Në 30 qershor mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente/ Rama: I japim shq elmin korr upsionit

Në 30 prill pritet që të mbyllen në vend të gjitha sportelet e shërbimeve me dokumente në vend.

Kjo është njoftuar nga kryeministri Edi Rama i cili e cilëson një vendim për t’i dhënë shq elmin përfundimtar korr upsionit.

Sipas tij Shqipëria nga e 33-ta ka kaluar në vendin e 17-të për shërbimet digjitale.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumente dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhëve, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama në Facebook.

Në 30 qershor mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente/ Rama: I japim shq elmin korr upsionit Read More »