Irina

Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh të jetës së saj: ‘Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek va rri’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, ka diskutuar mbrëmjen e sotme rreth rolit të femrën dhe rëndësisë së saj në shoqëri.
Ajo tha se në këtë mandate, ka më shumë gra në pushtet por pesha e tyre është më e vogël sesa duket. Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se një ndër gabimet e saj më të mëdha ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht nga bashkëshorti Ilir Meta, dhe ky i fundit do t’ja përmendë këtë gabim edhe pasi të vdesë, pasi ky gabim i kushtoi humbjet në zgjedhje.

“Në shifra në të vërtetë jemi barazim me Danimarkën dhe Suedinë por sa është në realitet kjo gjë. Kjo është qeveria me më shumë gra se të gjitha po se sa pushtet kanë është gjë tjetër. Politikisht më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave sesa një grua që bën sikur vendos. Është tjetër puna dhe tjetër pushteti. Kjo është një ndër gjërat e rëndësishme.

Vetë demokracia jonë sot nuk është e tillë se po të ishte do të kishim një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Ka shumë pak burra që marrin lejen e lindjes, jo vetëm në Shqipëri dhe barra kryesore i bie gruas.

Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga element ii korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes, do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri.”

Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh të jetës së saj: ‘Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek va rri’ Read More »

Do largohet nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Sali Berisha dhe lëshon batutën epike

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh edhe njëherë se gaboi me Lulzim Bashën duke i besuar drejtimin e partisë që themeloi. I ftuar në “Bardh a Zi”, Berisha tha se në atë kohë besonte se ish-kryedemokrati Basha kishte më shumë shanse të ishte lideri i ri i partisë, pasi ishte vinte si kryetar bashkie.

Po ashtu, Berisha tha se nëse nuk ia del që të mundë Edi Ramën, do të tërhiqet, ndërsa tha me humor se një rikthim tjetër do të ishte në dorë të Zotit.

“Në kohën kur doli, duke qenë kryetar bashkie kishte shanse më shumë se çdo njeri tjetër që të dilte. Sepse ishte pushteti më i fuqishëm i PD në atë kohë. Unë bërë gjithçka për fitoren e tij në bashki kjo është e vërteta brenda ligjeve. Por fitoren në PD e kishte sepse ishte kryetar bashkie.

Po ta dija se do të dilte në këtë mënyrë nuk do i kisha besuar kurrë. Bëra gjithçka për fitoren e tij. Uroj që Rama të mos e krahasojë Velajn me Bashën. Të mos i duket Lulzim Bashë sepse do ta largojë tre herë para se ta kandidojë për së dyti. Balluku po i afrohet. Edi Rama e di që është i fuqizuar Veliaj.

Nëse nuk fitoj? Largohem! Flet Statuti! A do rikthehem për së katërti, vetëm zoti e di. Do bëj gjithçka për të rikthyer shpresën tek të rinjtë shqiptarë për të mbjellë shpresën se aty fillon gjithçka,“-tha Berisha.

Do largohet nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Sali Berisha dhe lëshon batutën epike Read More »

Vlorë, arr estohet 31-vjeçari që d ogji 2 makina

DVP Vlorë – Vihet në pr anga 1 shtetas, pro cedohen pe nalisht 2 të tjerë. Specialistët e Het imit të Kr imit të Ko misariatit të Po licisë Vlorë nda luan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat pe nale “Vj edhja” dhe “Shk atërrimi i prones me zj arr”, pasi dys hohet se ky shtetas është autor i disa vje dhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i dj egies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Si rezultat i veprimeve het imore rezulton se shtetasi Xh. K.: ٠Më datë 01.04.2022, ka vj edhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D.; ٠Më datë 07.04.2022, ka dj egur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.; ٠Më datë 08.04.2022, ka te ntuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.

Specialistët e He timit të Kr imit të Komisariatit të Pol icisë Sarandë referuan materialet në Pr okurorinë pranë Gjy katës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: ٠E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën pe nale “Ka nosja”, pasi dy shohet se kjo shtetase ka kan osur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll; ٠Xh. T., 43 vjeç, për veprën pe nale “Ma shtrimi”, pas ka llëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka ma shtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar. Materialet i kaluan Pr okurorisë pranë Gjy katës së Rrethit Gjyq ësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë, arr estohet 31-vjeçari që d ogji 2 makina Read More »

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së. Ditën e dielë, zgjedhjet mbahen në qytetin e Vlorës, ku do të garojnë katër kandidatë.
Ata janë: Atird Nuri Hoxha, Edmond Caush Banushaj, Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj.

“Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit”, bëhet me dije në njoftimin për anëtarët e PD-së në Vlorë.

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë Read More »

Lajm i fundit/ Lirohet nga detyra zyrtari i lartë, ja kush e zëvendëson

Dhori Spirollari është liruar nga posti i prefektit të qarkut të Korçës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në vend të Spirollarit, në këtë post është emëruar Nertil Jole.

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Lajm i fundit/ Lirohet nga detyra zyrtari i lartë, ja kush e zëvendëson Read More »

Artan Hoxha nxjerr foton: Ky është vaj ka nabisi i prodhuar il egalisht në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha tha se, në Shqipëri është prodhuar vaj ka nabisi në mënyrë il egale.

Ai tha se një dozë e tij shkon në 2-3 mijë euro dhe është prodhuar nga një ki mist që vjen nga jashtë.

“Ky është vaj ka nabisi i prodhuar në Shqipëri. E prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, e kam futur në shiringë. Njjë dozë e tij shkon në 2-3 mijë euro dhe përdoret nga personat që janë me tu mor. Ne sot il egalisht prodhojmë vaj k anabisi”, tha Hoxha.

Artan Hoxha nxjerr foton: Ky është vaj ka nabisi i prodhuar il egalisht në Shqipëri Read More »

Lajm i fundit! Rritet sërish çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 2019 lekë për litër që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 6 e pasdites.

Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë ky.

Në bursa, një litër naftë po tregtohet me 106 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë që ishte kur Bordi mori vendimin e fundit në datën 8 prill.

Në fillim të muajit mars, çmimet e naftës në vend shënuan nivele rekord prej rreth 260 lekë për litër, ndërsa me fillimin e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në bursa karburanti arriti në 130 dollarë. Në javën e parë të marsit u krijua Bordi i transparencës nga qeveria, i cili vendos periodikisht çmimet tavan të shumicës dhe pakicës, mbi të cilin tregtuesit nuk mund të operojnë.

Operatorët e tregut ankohen se me këto ndërhyrje, Bordi po nxjerr jashtë loje tregun e lirë, duke u hequr mundësinë kompanive të zbusin lëvizjet e çmimeve, që varen nga faktorë të shumë si çmimi ditor, kursin e këmbimit, duke bërë që bizneset jo vetëm të mos fitojnë, por edhe të shesin nën kosto.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, deri tani janë mbyllur rreth 160 pika. Sipas tyre do të ishte më përfitim për tregun, nëse do të hiqej dorë nga fiksimi i çmimeve dhe të shtoheshin kontrollet për të kapur abuzimet që mund të ndodhin në treg. Fiksimi i çmimeve nuk po u mundëson bizneseve që të manovrojnë kur të bursa mund të ketë ulje të tyre, apo të mbrohen nga rritjet. Shoqata paralajmëron se nëse do të vazhdojë kjo situatë do të detyrohen që të ulin furnizimet, duke shkaktuar mungesa në treg.

Pritshmëritë në bursa janë për rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës, pas mbarimit të efekteve të deklaratave të SHBA-ve për përdorimin e rezervave./Monitor

Lajm i fundit! Rritet sërish çmimi i karburanteve Read More »

Aida Shtino ‘shp ërthen’ e re voltuar: ‘Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Pika mu në kokë’

Gazetarja Aida Shtino ka dalë sot me një reagim të re voltuar në rrjetet sociale ndaj të gjithë atyre që sipas saj kritikojnë pa qenë të informuar.

Shtino iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e injorantëve që sipas saj bëjnë sikur dinë çdo gjë dhe janë të përgatitur për çdo fushë.

Postimi i plotë:

Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Jane kaq injorante dhe te painformuar , sa une shpeshhere qesh me padijen e tyre…te shkretet guxojne e marin mundimin e te shkruajne , duke kujtuar se i dine te gjitha…pika mu ne koke ! (Mos qeshni se kete e kam shprehje , si gjirokastrite qe jam)

Tani keta njerez jane ata mavrite, qe edhe librat e shkolles qe ishin shablon si lexonin mire e jo me te lexonin literature e te hulumtonin neper akriva e bibloteka vendase e te huaja….
Por jane pikerisht keta qe japin mend dhe kujtojne se ajo qe thone eshte absolute….dhe se vetem ata e dine dhe e kane kuptuar….mavrite ne fakt nuk dine asgje, si thoshte Sokrati “ai qe thote di gjithcka nuk di asgje” Keta te shkrete bredhin lart e poshte e shkruajne e guxojne edhe japin edhe mendime….

Se ku lexova ne nje postim qe pikerisht keta, qeshnin e talleshin per nje historian qe kishte thene se “gjuha shqipe i ka rrenjet dhe eshte pellazgjishtja”….

Po mire qe jeni vetem shqipefoles kete e dija , po qe te ishit edhe kaq injorante e te paditur kete se imagjinoja dhe akoma me keq, te merni edhe guximin dhe te komentoni nje teze te tille, qe ju as qe ja keni idene se ku bazohet dhe mbi cfare dokumentash eshte vertetuar…

Per te gjithe ju te nderuar miq kam nje keshille , mos bini pre e injoranteve , sepse ata dashur pa dashur te perfshijne ne vorbullen e tyre, duke menduar se i dine te gjitha e ne fakt nuk dine asgje, jane ” nul” zero me xhufke !

Ja po e them edhe une dhe le te me shajne ” Pellazgjishtja eshte gjuha e bukur qe flasim ne sot” dhe kjo teze eshte e vertetuar katerciperisht edhe pse nuk eshte publikuar ashtu sic duhet edhe pse tradhtaret e gjuhes tone e kane minuar si teze, ajo serish po del ne siperfaqe ashtu e vertete dhe me e paster se kurre.

Mos haroni nje gje, ne flasim sot gjuhen e bukur pellazgjiste dhe le te kene inat disa te tjere…

Beni kujdes ju shqiptare qe disa here shkruani anglisht neper komemte, nuk jeni as moderne e as snob nese shkruani nje gjuhe qe ska lidhje me ju dhe mos me thoni ju lutem, se haruat gjuhen qe ju mesoi nena kur ju kuptuat boten , sepse do te tallen me ju , une e para ….

Gjuha eshte pjese e identitetit tone , pa te cilin do te ishim si qenie pa shpirt. Identiteti jone eshte Shqiptar dhe gjuha jone eshte aq e vjeter, sa veprat e Homerit e akoma me pertej. Nese doni te mesoni me shume lexoni e hulmutoni mos besoni cfare ju kane thene te tjeret , por kerkoni vete per te kuptuar se kush jeni .

Aida Shtino ‘shp ërthen’ e re voltuar: ‘Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Pika mu në kokë’ Read More »