Irina

Vlorë/ Shp ërthehet pakoja e dy shimtë, zbulohet se çfarë kishte brenda

Njësia anti-eksp loziv ka arritur në vendin ku është gjetur një pako e dy shimtë në Vlorë dhe ka bërë të mundur shpë rthimin e pakos për të zbuluar përmba jtjen e saj.
Pas shp ërthimit, burime për “Top Channel” zbuluan se në brendësi pakoja kishte një sasi eks plozivi që ishte e li dhur me një celular. Nuk dihet ende se kush e la në rrugë pakon.

Ngja rja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dys hohet se objekti mund të ketë r ënë ose he dhur nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Në vendngj arje kanë mbërritur efektivët e pol icisë menjëherë pas raportimit të banorëve, të cilët morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Vlorë/ Shp ërthehet pakoja e dy shimtë, zbulohet se çfarë kishte brenda Read More »

Sa pasuri kanë familjet shqiptare, del shifra…

Një familje shqiptare ka një pasuri mesatare në vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Një vrojtim për pasurinë e familjeve shqiptare, nga specialistet e Bankës së Shqipërisë Elona Dushku dhe Ola Çami tenton të japë një ide mbi bilancet e familjeve shqiptare. Vrojtimi i pasurisë është bërë duke e ndarë atë në dy grupe kryesore: aktivet reale, ku përfshihen pasuritë e paluajtshme, bizneset, automjetet, sendet e çmuara, etj dhe aktivet financiare, ku përfshihen llogari rrjedhëse, depozita, bono thesari dhe obligacione, fonde pensioni, si dhe para të dhëna borxh.

Vlera mesatare e aktiveve për familje rezulton rreth 8.5 milionë lekë, por mediana (pika ku gjysma e vlerave të raportuara janë sipër dhe gjysma tjetër janë poshtë) është ndjeshëm më e ulët, rreth 5.7 milionë lekë. Diferencat e ndjeshme mes mesatares dhe medianës përgjithësisht janë një tregues i pabarazisë së shpërndarjes së treguesit të matur statistikor.

Në masën dërrmuese, pasuria e familjeve shqiptare përbëhet nga aktivet reale dhe kryesisht pasuritë e paluajtshme. Aktivet reale përbëjnë 93% të bilancit të familjeve, ndërsa specifikisht pasuritë e paluajtshme, kryesisht banesat. Pasuritë e patundshme në përgjithësi

dhe banesa kryesore e familjes në veçanti, përbëjnë 80% të totalit të portofolit të pasurisë totale të familjes. Vlera e medianës dhe e mesatares të banesës kryesore janë përkatësisht 5 milionë dhe 5.9 milionë lekë. Metoda e matjes së vlerës së banesës kryesore nuk bazohet mbi çmimin e tregut, por mbi pritshmërinë e familjeve mbi vlerën me të cilën ato do të mund ta shisnin atë në kohën kur janë pyetur.

Pavarësisht faktit se kjo metodë mund të mbartë gabime në matje si pasojë e elementit të perceptimit, studiuesit argumentojnë se familjet marrin vendime bazuar mbi pritshmërinë e tyre për të ardhmen dhe mbi pasurinë e akumuluar, e për rrjedhojë është e domosdoshme që kjo të merret në konsideratë për të analizuar sjelljen e familjes.

93% e familjeve shqiptare janë pronarë, të plotë ose të pjesshëm, të banesës së tyre kryesore.

Aktivet e tjera të rëndësishme janë automjetet, të cilat zotërohen nga 40% e familjeve, ndjekur nga pasuritë e tjera të patundshme, të cilat zotërohen nga 36% e familjeve. Ndër pasuritë e tera të paluajtshme (veç banesës kryesore), 71% e familjeve zotërojnë një tokë, 12% e familjeve një fermë bujqësore, ndërsa 17% e tyre zotërojnë një formë tjetër pasurie të patundshme

Aktivet që zotërohen më pak nga familjet janë bizneset familjare, që zotërohet nga 13% e familjeve, si dhe sendet me vlerë, që zotërohen nga 12% e familjeve. Mediana e vlerës totale të pasurisë reale, bazuar në vetëdeklarimin e bërë nga familja është 5.9 milion lekë, ndërsa mesatarja është 6.8 milion lekë.

Për sa u përket aktiveve financiare, ato përbëjnë mesatarisht rreth 7% të pasurisë së familjeve shqiptare. Të dhënat mbi normën e zotërimit të aktiveve financiare tregojnë që 16% e familjeve kanë të paktën një aktiv financiar, duke dëshmuar për një përfshirje të ulët financiare të familjeve. Parë sipas kategorive të ndryshme, vërehet se 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse, 7% e familjeve kanë depozitë, 5% e familjeve u kanë dhënë para borxh të tjerëve, dhe një pjesë shumë e vogël e familjeve kanë fonde pensioni dhe letra me vlerë të qeverisë. Mesatarja e vlerës së aktiveve financiare për familje është 0.53 milionë lekë, por mediana është shumë më e ulët, në vlerën e rreth 0.3 milionë lekëve./Monitor/

Sa pasuri kanë familjet shqiptare, del shifra… Read More »

Arbëreshët vijnë në Shqipëri, zhvillojnë ‘koncert’ në Krujë

Me rastin e 555 vjetorit të Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut është vizituar ditën e djeshme nga arbëreshët e ardhur nga Calabria e Italisë.

Të mahnitur nga bukuritë e qytetit të Krujës, fillimisht Arbëreshët janë ndaluar tek monumenti monumenti i heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në qendrën e qytetit të Krujës. Më pas grupi i Arbëreshëve ka përshkuar rrugën nga sheshi i qytetit në pazarin e vjetër karakteristik të “derexhikut” deri në muzën e qytetit.

Përgjatë këtij udhëtimi grupi i arbëreshëve ka kënduar këngë të ndryshme arbëreshe dhe tradicionale shqipe. Të mahnitur nga performanca Arbëreshe, qytetarët krutanë janë bashkuar himnit të këngëve arbëreshe.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme.

Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe më pas vizituan kështjellën e Krujës.
Gjithashtu është inaguruar dhe sheshi me ermin “Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës.abcnews.al

Arbëreshët vijnë në Shqipëri, zhvillojnë ‘koncert’ në Krujë Read More »

Zbulohet rrjeti ‘Nordic Monitor’

Gazetari turk Abdullah Bozkurt po shkakton tra zira me rrjetin e pavarur “Nordic Monitor” që është zbuluar së fundmi, një ekip i tërë i su lmeve nënujore dhe në rrjet.
Mediat helene shkruajnë se ekipet e këtij rrjeti kanë zbarkuar në ishullin grek Yilancik në Marmaris dhe po stërviten, veprim ky që shihet si provokativ.

Gazetari, në krye të “Nordic Monitor” thotë se ka pu shtuar ishullin grek dhe se ekipet kanë ngritur flamurin turk në atë zonë.

Nga ana tjetër dhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut, duke thënë se pr oblemet dypalëshe: “duhet të zgjidhen në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Ekspertët që kanë analizuar mënyrën si funksionon “Nordic Monitor” thone se ato kanë he dhur raketa në bregdetin turk dhe se bëhet fjalë për brigjet e Çesmes, në rastin e fundit kemi të bëjmë me ishullin grek që ndodhet 4.1 larg brigjeve turke.

Rrjeti Nordic Monitor funksionon në të njëjtën logjikë si WikiLeaks, duke publikuar dokumente nga burime anonime. Kërkimi dhe Monitorimi Nordik mbulon çështje që lidhen me lëvizjet fetare, ideologjike dhe etnike si dhe grupet radikale, me fokus të veçantë në Turqinë e sotme.

Gazetari Abdullah Bozkurt është “flamur i kuq” për Erdoganin, për shkak të zbulimeve serioze që bën herë pas here, përmes faqes që menaxhon.

Zbulohet rrjeti ‘Nordic Monitor’ Read More »

OBSH ‘ngre’ ala rmin për sëmundjen mi sterioze, konfirmohet vd ekja e një fëmije

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar se një fëmijë ka h umbur jetën në lidhje me një shpë rthim mis terioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë të shtunën në mbrëmje se është në dijeni për të paktën 169 raste të “hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” në disa shtete.

Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga një deri në 16-vjeçare dhe 17 prej të sëmurëve është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë.

OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vd ekja.

Rastet e para janë raportuar në Britani të Madhe, ku deri më tani është raportuar për 114 raste të fëmijëve të sëmurë.

“Ende nuk është e qartë nëse ka rritje të rasteve me hepatit, apo rritje të ndërgjegjësimit për rastet me hepatit”, ka thënë OBSH përmes një deklarate.

Ekspertët kanë thënë se rastet mund të jenë të lidhur me ndonjë virus që shpesh lidhet me ftohjet, mirëpo ende janë duke u bërë kërkime.

Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndoshë është diçka e rrallë.

Rastet e identifikuara janë më të pazakonshme sepse nuk janë të lidhura me asnjërin me llojeve të hepatitit – A,B,C,D dhe E.

OBSH ‘ngre’ ala rmin për sëmundjen mi sterioze, konfirmohet vd ekja e një fëmije Read More »

Rama uron Marcon për fitoren: Mirëpresim të vizitojë Shqipërinë!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar presidentin francez Emmanuel MAcron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të së diel.

Në postimin e tij në twitter Rama shkruan se sapo ka uruar Macron, ndërsa thekson se shpreson që së shpejti presidenti i Francës të vizitojë Shqipërinë.

Postimi i Ramës: Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë🇦🇱🇫🇷🇪🇺

Rama uron Marcon për fitoren: Mirëpresim të vizitojë Shqipërinë! Read More »

Shqiptarëve iu ndalohet të mbajnë qese plastike, botohet në Fletoren zyrtare vendimi

Ligji i cili ndalon prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike është boturra në Fletoren zyrtare dhe nis efektet nga data 1 Qershor 2022.Pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Konvertuesve të Plastikë si dhe aktorë të tjerë të tregut, ndryshimet ligjore të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Te cilat parashikojnë që çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, të oxo degradueshme apo të oxo biodegradueshme gjobitet fillimisht me 500 mijë lekë gjobë.Në rast përsëritje të shkeljes, gjoba kundrejt kundravajtësit aplikohet në masën e 1.5 milionë lekëve.

Kur këta persona gjobiten me 1.5 milionë lekë gjobë dhe në shkelje të përsëritur vijojnë veprimtarinë e tyre, dënohen me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.Qëllimi i ndryshimeve në ligj është bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika.Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike, duhet të ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022.

Shqiptarëve iu ndalohet të mbajnë qese plastike, botohet në Fletoren zyrtare vendimi Read More »

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’

Ministrja Belinda Balluku nuk e ka konsideruar të rëndësishëm faktin që presidenti i ardhëm i vendit të jetë zonjë me patjetër. E ftuar në “Kjo Javë” Balluku tha se PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin.
Ajo po ashtu ka komentuar edhe situatën në Partinë Demokratike.

“Duhet të them se kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është zonjë. Unë kam qëndrimin tim. Në politikë zonja apo zotërinj janë të gjithë të njëjtë. Nuk ka rëndësi, duhet të këtë integritet e të jetë figurë e respektuar. PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin. Shqipëria ka prodhuar burra dhe gra dhe do të gjendet një e tillë”, tha Balluku

Zhvillimet në PD

“Kemi parë njerëz që shtyen me njëri-tjetrin, një Pazar që nuk po merr fund nuk i shërbejnë vendit. Unë kam qenë në kohën që kemi qenë në opozitë, punonim për orë të tëra. Sa herë shkoj në Parlament përballem me aku za të pavërteta. Nuk kemi një opozitë serioze dhe qeveria nuk ka me kë de baton”.

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’ Read More »