Einxhel Shkira ka konfirmuar edhe njëherë se po vazhdon lidhjen me Dj Dagz, dhe siç duket, asgjë nuk është lojë.
Në rolin e moderatores në “Goca dhe Gra” Einxhel tha se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.
“Nuk është një lojë. Nuk do kisha nerva ta zgjasja për lojë. Për zgjedhje të mirë është rri vetëm, do e lija vetëm për të ndjetur vetëm, por për asnjë tjetër, nuk besoj.
Është një njeri që më ka dhuruar një qetësi që se kam pasur asnjehërë në jetën time, ka zbutur Einxhel Shkirën.”
Arbër Hajdari ka zgjedhur personazhet VIP që do të dëshironte të shikonte si pjesë e Big Brother 2. Ai tha se do ishte interesante të shikonte se si do të paraqiteshin para syve të publikut emra si Agron Llakaj. Ermal Mamaqi, apo Xhemi Shehu.
Arbri tha se Llakaj mund të kapte finalen.
“Kishte disa nga ato personazhet që hynë nga ato darkat që isha pjesë unë dhe Balina. Do ishte interesante ti shikoja aty.
Përshembull, Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu. Salsano. Goni do shkonte deri në finale”, tha Arbri.
Pe dofilia është një fenomen që është bërë gan grenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë nga cmojnë sek sualisht vajzat minorene, ku jo në pak raste edhe abu zojnë s eksualisht me to. Ashtu si një javë më parë edhe këtë të martë “Piranjat” nën drejtimin e Florian Binajt dhe Arilena Arës, dhe punës së jashtëzakonshme të stafit kanë de noncuar një tjetër rast ped ofilie.
Këtë herë pe dofili nuk e kishte më emrin Fazli, si ai mësuesi nga Kosova që tashmë është në bu rg, por Kristiani nga Lezha, i cili edhe ky ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave, mbas së cilës qëndron një superagjentja Aida Topalli.
Njësoj si dhe në rastin e parë edhe këtë herë ka shërbyer pro fili fals me emrin “Kejsi” që ped ofili i radhës të bjerë në grackë.
Në video gjatë bisedës mes agj entes së “Piranjave” dhe ped ofilit dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi se ksin, por i bënë dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë. /T.H/Abcnews.al/
Eruditi nga Ura Vajgurore dhe pasardhësi i pellazgëve Sazan Guri, vijon të befasojë me deklaratat e tij të larmishme.
Së fundmi ai ka dalë me një përfundim të ri që i kalon përmasat e gjetjeve mbi origjinën shqiptare të piramidave të Egjiptit apo zbulimet për dhallin e kosin e Lapardhasë.
“Krishti me plis, rastesi apo ………?
Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar.
Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!”, shkruan Sazan Guri në Facebook.
Presidenti Ukrainas Volodomyr Zelensky iu drejtua me një videomesazh Parlamentit shqiptar ditën e sotme, duke kërkuar kufizimin e marrëdhënieve me Rusinë.
“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, theksoi presidenti i Ukrainës.
“Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë lu ftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një përsëritje e kër cënimi të tillë”, theksoi Zelensky.
Pjesë nga fjalimi:
Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rr ezik vde kjeprurës. 120 fëmijë u vr anë e 420 të tjerë u pla gosën.
Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shka tërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pa shk atërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.
Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën në mbështetje kundër sulmeve të Rusisë.
Ky qëndrim juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.
Na mësoi se përpjekjet e mira të përditshme mund të mpo shtin të keqen.
Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë l uftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një përsëritje e k ërcënimi të tillë.
Ndërsa paketa e gjashtë e san ksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokim të çdo skeme që Rusia përdor për të injoruar sank sionet.
Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global.
Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të go ditur tregun tuaj kur të dojë.
Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë.
Avokati Spartak Ngjela, përveç analizave shumë të thelluara, ndonjëherë edhe më të thelluara seç duhet, për gjeopolitikën, SHBA-të dhe veçanërisht për Sali Berishën, ka treguar se ka edhe një pasion mjaft interesant në jetë.
Ngjela, herë pas here iu shkruan vajzave të showbizz-it në Facebook, duke i komplimentuar për pamjen dhe për arritjet që kanë në karrierë.
Këtë herë avokati i ka bërë një koment Bora Zemanit , duke e quajtur “ikonë absolute të bukurisë” dhe “kryevepër arti”. Kohë më parë ka komplimenduar edhe këngëtaren nga Vlora Rovena Ibrahimi.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan avokati.
Adresa ku Ngjela ka bërë komentin nuk është e moderatores Zemani, por një adresë fallco, megjithatë urojmë që ky mesazh i Ngjelës të arrijë patjetër te Bora.