Irina

E tr ishtë! Nd ahet nga jeta figura e njohur shqiptare

Hajdar Muneka, diplomat I njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është nda rë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Prej kohësh ai vua nte nga një sëmundje e rëndë, me të cilën lu ftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë .

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë I mirë I çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident ne Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh , Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni I gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke I dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues I librit “ Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë , ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë.

E tr ishtë! Nd ahet nga jeta figura e njohur shqiptare Read More »

Berisha: ‘Lulzim Basha u nis për në Amerikë me Gjekmarkajn, por e ndaluan në këtë shtet’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se Lulzim Basha është nisur për në SHBA bashkë me Agron Gjekmarkajn, por e kanë zbritur në Romë.
Ai tha Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat.

Tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Gjekmarkajn, e zbritën në Romë të Italisë”, tha Berisha.

Berisha: ‘Lulzim Basha u nis për në Amerikë me Gjekmarkajn, por e ndaluan në këtë shtet’ Read More »

Rama: ‘Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’

Kryeminisitri i vendit, Edi Rama, ka folur ditën e sotme në konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane.

Në fjalën e tij kryeministri u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.

Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai, duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë, Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.
“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai.

Rama: ‘Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’ Read More »

Sali Berisha i kthehet gazetares dhe hedh akuzat e forta: ‘Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj…’

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk është i shq etësuar se përballë tij në garën për kreun e PD-së nuk ka asnjë rival.
A jeni i shq etësuar që nuk keni asnjë kandidat përballë për kreun e PD-së?

Sali Berisha: Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar, me miliona euro, nga qeveria, mafia e Soros, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpallur që do të kandidojë, dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo?

Mbrëmë të gjitha emisionet kishin këtë, do të kandidoj, do të dorëzoj dokumentet dhe do t’iu drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë, si dëshmi e respektit e dashurisë, respektit, për të ndryshuar për mirë jetët e tyre.

Nuk mundet që të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, që shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Unë kësaj situate do t’i jap fund sa më parë, unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka kartë më të fuqishme sesa kjo. Kush të dojë të vijë përballë meje, aty është një komision që verifikon kushtet.

Sali Berisha i kthehet gazetares dhe hedh akuzat e forta: ‘Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të de noncoj…’ Read More »

Sali Berisha tregon se çfarë do të ndodh më 22 maj

Më 22 maj, në PD pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë pas largimit të Lulzim Bashës, zgjedhje të thirrura nga Komisioni i Rithemelimit.
Deri tani, Sali Berisha është kandidati i vetëm zyrtar që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD, ndërsa askush tjetër nuk ka marrë guximin të dalë kundër tij në këtë proces. Madje, Kulluri ishte një nga zërat që kishte deklaruar më herët që do të garonte, por vendosi të tërhiqej.

Në këtë situatë, PD mund të shkojë në zgjedhjen për kryetar me vetëm një kandidat. Berisha dha përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë rivalë më 22 maj.

“Nëse unë nuk kam rivalë do të ketë referendum. Anëtarët e PD do të thirren të votojnë pro apo kundër Berisha”, tha ish-kryeministri.

Sali Berisha tregon se çfarë do të ndodh më 22 maj Read More »

Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të hedhin Lotarinë Amerikane dhe tani po presin përgjigjen, faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022.

Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane Read More »

Horoskopi për të premten

Dashi
Ne përgjithësi kjo ka për te qene një dite e begate për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ndaj partnerit. Beqaret do kenë një dite te mbushur me ulje dhe ngritje. As vete nuk do e dine se cila është gjeja me e mire për te bere. Buxhetin mbajeni me nen kontroll sepse po kryet shpenzime te ekzagjeruara keni për te pasur probleme serioze.

Demi
Silluni mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite pasi ne te kundërt ai do mërzitet dhe do ju largohet. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni. Beqaret do kenë një dite te mbushur me aventura dhe kënaqësi te veçanta. Shfrytëzojeni gjithsecilën deri ne maksimum. Buxheti vërtet do jete i mire, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni me sy mbyllur.

Binjaket
Sot do i kaloni te gjitha pengesat qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare me partnerin. Kënaqësitë do jene te veçanta. Beqaret nuk do ndihen gati te FIllojnë një lidhje serioze, por mundësitë për aventura nuk do i lënë t’iu ikin nga duart. Ne planin FInanciar duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe t’i përmirësoni te ardhurat.

Gaforrja
Do tregoheni tmerrësisht autoritare sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle pasoja ne ecurinë e jetës tuaj ne çift. Ndryshoni sa pa qene vone. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre pasi shume shpejt diçka e bukur do ndodhe natyrshëm. Ne planin FInanciar do jeni mjaft te kthjellet dhe nuk do bëni aspak gabime.

Luani
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do mendoni me te arsyeshmen dhe kujdes me ndonjë fjale lidhur me karakterin e partnerit. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do FIllojnë një lidhje afatgjate. Ne planin FInanciar ka rrezik te përballeni here pas here me probleme dhe vështirësi, por me pak durim dhe kujdes mund t’ia dilni.

Virgjeresha
Dite harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni vetëm çaste te bukura me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret nuk duhet t’iu qëndrojnë indiferente personave qe do iu propozojnë sepse nder ta mund te jete edhe ai i duhuri. Për FInancat do jete një dite disi delikate. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Peshorja
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni me se miri pranë partnerit tuaj dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Beqaret do kenë një dite me shume fat dhe do realizojnë takimet e ëndërruara. Shume gjera do jene ndryshe për ta. Buxheti do ketë nevoje për përkujdes te veçante. Flisni sa me pare me specialistet sepse vetëm ata mund t’iu ndihmojnë

Akrepi
Do flisni me hapur me partnerin tuaj sot dhe do i zgjidhni problemet qe keni pasur. Ne mbrëmje do kaloni me tepër momente romantike dhe te ngrohta. Beqare as vete nuk e dine se çfarë duan te bëjnë dhe do ngurrojnë te dalin edhe neper takime. Me shpenzimet duhet te tregoheni vigjilente pasi po FIlluan problemet keni për te pasur probleme serioze.

Shigjetari
Një klime e paqëndrueshme do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Shpesh do keni debate te forta me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret gjithashtu do jene te pafat ne dashuri dhe sado te mundohen nuk do e gjejnë dot princin e kaltër. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite dhe nuk duhet kurrsesi te jepni para hua.

Bricjapi
Duhet te reflektoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit para se t’i kërkoni diçka partnerit. Mire është te mos e ekzagjeroni sepse do e bëni atë te ndihet keq. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim impresionues. Nuk ka ardhur ende dita e tyre me fat. Financat do jene delikate kështu qe përveç shpenzimeve te domosdoshme mos kryeni asgjë me tepër.

Ujori
Dite e kënaqshme dhe e mbushur me emocione ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Beqaret do jene gati për çdo lloj çmendurie vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Te ardhurat do FIllojnë dalëngadalë te përmirësohen fale strategjisë strikte qe keni ndjekur kohet e fundit.

Peshqit
Për çiftet ka për te qene një dite jashtëzakonisht e veçante. Partneri do ju beje disa propozime te çmendura, por qe nëse do i pranoni do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret nuk do jene te kënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te mos hedhin hapa. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura te pakëndshme.

Horoskopi për të premten Read More »