Irina

Nga studentët te pensionistët, anëtarët e PS do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë

Asambleja e PS ditën e sotme ka miratuar disa vendime dhe akte.

Bëhet me dije se mes vendimeve që janë marrë është edhe kuota mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Partia Socialiste do të marrë para nga ministrat, anëtarët dhe deputetët e partisë, por duke mos lënë jashtë as anëtarët pensionistët, të papunët dhe nxënësit e shkollave.

Çdo pensionist apo dhe student që është anëtar i PS, do paguaj 50 lekë në muaj, deputetët e ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja. Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

Kurse shumën më të madhe në këtë listë do ta paguajnë anëtarët e PS që janë biznesmenët, të cilët do të japin 80 mijë lekë në muaj.

Nga studentët te pensionistët, anëtarët e PS do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë Read More »

Habit Monika Kryemadhi: ‘Kam menduar largimin nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më me…’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ajo si gjithë shqiptarët e të rinjtë e ka menduar shumë herë largimin nga Shqipëria, por sipas saj “kjo është ajo që do Edi Rama”.
Gjatë një takimi me gjimnazistët, Kryemadhi ka deklaruar se të rinjtë po shpopullojnë vendin dhe se kjo ka ndodhur për shkak të Edi Ramës, krimit dhe korrupsionit.

Kryetarja e LSI-së komentoi dhe qëndrimet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, teksa ka thënë se kjo vjen për shkak të frikës që ka ndaj dosjes së inceneratorëve.

“Po t’ju pyesësh të gjithëve nëse doni të largoheni nga Shqipëria, besoj se ju të gjithë do thoni po! Largimin nga Shqipëria edhe unë e kam menduar shumë herë, por këtë gjë e do Edi Rama,

Edi Rama është kryeministri i drogës, korrupsionit, vrasjes së shpresuese, i varfërisë së shqiptarëve, është kryeministri i çdo fatkeqësie që i ka rënë shqiptarëve.

Rinia shqiptare ndjen neveri ndaj politikës dhe sot pamë se si Edi Rama urdhëronte ngritjen e Këshillave Rinor me urdhër politik.

Kërcënonte SPAK-un, PS, SKAP, çfarë s’kemi dëgjuar, por shkumëzimi që kishte Rama behet fjalë për dosjen e Inceneratorëve.

Fatet e Tiranës për 30 vjet i ka vendosur, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sepse ata do vendosin taksat. Të rinjtë s’do kenë të drejtë të marrin vendime sepse çdo gjë është dhënë me koncension”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së ka sulmuar dhe ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se shiti opozitën për interesat e tij personale.

“Luli i Vogël në politikë, por që ishte i madh në shitjen e opozitës, ai shiti interesant e shqiptarëve për përfitimet e tij financiare”, theksoi ajo.

Habit Monika Kryemadhi: ‘Kam menduar largimin nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më me…’ Read More »

Shtrohet në spital në gjendje të rë ndë kompozitori i njohur shqiptar

Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
TCH bën me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insuficcencë pulmonare.

Gjendja e tij paraqitet e rë ndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.

Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.

Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.

Shtrohet në spital në gjendje të rë ndë kompozitori i njohur shqiptar Read More »

Berisha i bashkohet pr otestës: ‘Rasti i Ilvi Metës është fytyra e vërtetë e na rkoshtetit shqiptar’

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar pr otestës e cila po zhvillohet në Tiranë pas vd ekjes së të riut Ilvi Meta në Ko misariatin e Kavajës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha, tha se të rinjtë shqiptarë shkojnë në qe li me shëndet të plotë dhe dalin nga aty në ar kivole.

Sipas Berishës rasti i Ilvi Metës dës hmon fytyrën e vërtetë të na rkoshtetit duke shtuar se vr asjet apo vetëvr asjet në k omisariate nuk duhet të ndodhin dhe sipas tij këto janë vr asje shtetërore dhe autoritetet duhet të marrin masa.

“Çdo qytetar ka të garantuar je tën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tra gjike sepse ka të rinj që shkojnë në qe li të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me ar kivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tr agjik dhe dë shmon fytyrën e vërtetë të na rkoshtetit shqiptar.

Asnjë nga përgjegjësit kryesor të n arkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalqë të vetme për këtë dr amë të një të riu që nuk meritonte të h umbiste jetën në institucione shtetërore. Por ky është morali i kësaj ba nde në pu shtet që re zation në të gjitha institucionet.”

Berisha i bashkohet pr otestës: ‘Rasti i Ilvi Metës është fytyra e vërtetë e na rkoshtetit shqiptar’ Read More »

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova

Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova Read More »

Kjo ësht fraza e vetme dhe e duhur që duhet të thoni në një intervistë për të fituar vendin e punës që ëndërroni, mbajeni ‘vath në vesh’

Të gjithë jemi pak a shumë të stresuar nga intervistat e punës pasi duam të lëmë përshtypjet më të mira për të fituar pozicionin e lakmuar për punën që na intereson.
Shumica prej nesh kanë një qëndrim të qetë kur bëhet fjalë për të pikturuar një fotografi për veten tonë.

Megjithatë, shkenca vjen në shpëtim pasi janë bërë kërkime në Amerikë dhe Evropë, ka një frazë që mund t’ju afrojë me qëllimin tuaj.

Por cila është kjo frazë?

Por sigurisht shprehja “e dua punën time”.

Sipas ekspertëve, kjo frazë mund të numërojë më shumë se një rezyme mbresëlënëse.

Përshtypja e parë është më e rëndësishmja sipas shumicës, ndaj duhet ta shfrytëzoni mirë kohën që ju jepet për t’u paraqitur, pasi është e kufizuar

Kjo ësht fraza e vetme dhe e duhur që duhet të thoni në një intervistë për të fituar vendin e punës që ëndërroni, mbajeni ‘vath në vesh’ Read More »

Kjo bimë me veti shëruese që ka një histori mbi 2000 vjeçare

Ekziston një bimë mjekësore me një histori mbi 2000 vjeçare, e cila duket se është një shëruese e njohur nga lashtësia. Bëhet fjalë për portulaca oleracea (Portulaca oleracea).

Theophrastus, babai i botanikës, rekomandoi portulakën si një ilaç për dhimbje të fytit, dhimbje veshi, ënjtje të kyçeve dhe lëkurë të thatë. Përdoret për trajtimin e dhimbjeve të kokës, dizenterisë, pickimit të hardhucave dhe gjarpërinjve, trajtimin e sistemit urinar dhe tretës, analgjezik, qetësues dhe antipiretik.

100 gr. që përmban 400 mg. Acidet yndyrore omega-3 të quajtura acid alfa-linolenik ose LNA-domethënë pesëmbëdhjetë herë më shumë omega-3 se sa shumica e maruleve të disponueshme në treg.

Antioksidant i fuqishëm

Një pjesë e portulakës plotëson nevojat ditore për vitaminë E dhe glutation, një antioksidant i fuqishëm. Njihen efektet e dobishme të vitaminës E dhe acideve yndyrore omega-3 në mbrojtjen kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve inflamatore.

Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore omega-3, e bën portulakën veçanërisht të dobishme për trupin e njeriut.

Portulaka është ideal si tonik, ndalon dhi mbjen e kokës që vjen nga etja apo nxehtësia, por edhe vetë etjen duke i vendosur 2-3 gjethe nën gjuhë. Gjithashtu i rra hur, përdoret për të trajtuar dje giet.
Përmban gjithashtu kalcium, magnez, hekur, fosfor, kalium, vitamina A, C, B dhe karotenoide./abcnews.al

Kjo bimë me veti shëruese që ka një histori mbi 2000 vjeçare Read More »

Ja dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD

Janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, pak orë para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci.

Këta dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD Read More »