Irina

Njihuni me 3 shenjat më të zgjuara të horoskopit

Çdo shenjë ka karakteristika dhe veçori që i bëjnë ato unike. Në botën e astrologjisë, disa shenja konsiderohen shumë të zgjuar.

Gaforrja

Është një nga shenjat më të zgjuara të horoskopit. Ata janë shumë të vëmendshëm ndaj mjedisit të tyre dhe dinë të shfrytëzojnë gjithçka që mund të jetë në favor të avantazhin e tyre. Ata janë të aftë në mbledhjen e informacionit dhe përdorimin e tij për të menaxhuar situatat. Për më tepër, ata janë shumë dinake.

Akrepi

Njihet si shenja më taktike dhe strategjike e horoskopit. Ata jo vetëm që janë në gjendje t’i planifikojnë gjërat tërësisht, por gjithashtu dinë të përdorin informacionin në avantazhin e tyre. Ata janë shumë vëzhgues dhe mund të kuptojnë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të njerëzve. Falë zgjuarsisë së tyre, ata priren të arrijnë qëllime ambicioze.

Binjakët

Ata janë të aftë për të dalluar mundësitë dhe për të shfrytëzuar sa më shumë prej tyre. Ata dinë të manipulojnë situatat me fjalët e tyre. Predispozita e tyre e lindur për komunikim dhe manipulim i bën ata të shkëlqyer në lojërat psikologjike. Ata dinë si të menaxhojë lloj-lloj situatash pa u përfshirë shumë emocionalisht, logjikën e kanë parësore.

Njihuni me 3 shenjat më të zgjuara të horoskopit Read More »

I riu prezanton veturën e parë shqiptare ‘Illyrian TSX’,ja sa do të kushtojë (foto)

Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali.

Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo veturë ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

I riu prezanton veturën e parë shqiptare ‘Illyrian TSX’,ja sa do të kushtojë (foto) Read More »

Motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente në veri të vendit dhe në zonat bregdetare.

Në zonat malore në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ultë. Era do të fryjë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat bregdetare 3 deri 13°C

në zonat malore -2 deri 6°C

Motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Kunata në mes, takimi në pyll me vra sësin: Shtohet misteri për vra sjen e Bledar Dedjas

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptartit Bledar Dedja në Itali.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, Mercedesi i bardhë, i cili u gjet 100 metra larg trupit të viktimës

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

Kunata në mes, takimi në pyll me vra sësin: Shtohet misteri për vra sjen e Bledar Dedjas Read More »

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, brenda ambienteve të zyrës.

Shkak dyshohet se është bërë vendimi për ta shkarkuar nga detyra, pasi siç njoftoiu policia E durrësit, nënkomisari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për “plagosje të lehtë”.

57-vjeçari Pjeçi si pasojë e një konflikti me komshiun polic, që përfundoi me plagosje, ishte dënuar me punë në komunitet.

Fillimisht sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Situatë që ka argravuar në plagosje me dashje.

Pas sherrit në vitin 2022 Arben Pjeçi është denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Arben Pjeçi, kishte 35 vite karrierë në radhët e policisë.

Ai ishte baba i dy fëmijëve.

Pas ngjarjes së rëndë po hetohet për të kuptuar pse askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.

Pjeçi u gjet i vetëvrarë brenda zyrës së tij rreth orës 16:15, pas denoncimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të./albeu.com.

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit Read More »

‘Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje’/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi

Ditët e fundit Europa është duke u përballur me përhapjen e fruthit, ku raste të shumta janë regjistruar edhe në vendin tonë.

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë për median, tha se fruthi mund të shmanget përmes kryerjes së vaksinës, e cila sipas tij shpesh herë shmanget nga prindërit e fëmijëve me frikën se ajo mund të shkaktojë autizëm.

Më tej mjeku ka theksuar se fruthi mund të fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje dhe vaksinimi ajo është e vetmja mënyrë për shmangien e virusit dhe garantimin e shëndetit të fëmijëve.

“Ka mjaft refuzime të bërjes së vaksinës së fruthit me aludimin se ajo mund të shkaktojë autizëm, por kjo nuk është e provuar. Çdo fëmije i vaksinuar është i mbrojtur përjetë nga fruthi. Fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.
Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish.

Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.

‘Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje’/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi Read More »

Vrasja e shqiptarit në Itali, hetimet marrin tjetër kthesë. Dyshime se ekzekutimi u planifikua

Ndonëse tejet të rezervuar në dhënien e informacionit, hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Këtë të enjte, mediat italian shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar.
Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të ketë ardhur me makinë, të cilën e ka parkuar pranë mjetit të Dedja. Nuk përjashtohet edhe mundësi që shqiptari të jetë goditur fillimisht brenda këtij automjeti.

Sa i takon makinës se shqiptarit, në dritë del një tjetër detaj. Karabinierët e gjetën Mercedesin të mbyllur dhe çelësat e zhdukur. Për të hapur mjetin e viktimës ata përdorën çelësat rezervë që kishte në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësi që çelësat i ka marrë vrasësi.

Bledar Dedja u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s. Trupi i tij i pajetë u zbulua mëngjesin e së dielës, i goditur të paktën 20 herë me thikë. Pavarësisht hetimeve intensive, deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar. As arma e krimit nuk është gjetur.
Dyshimet kryesore të hetuesve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Deri më tani janë marrë me dhjetëra persona në pyetje, ndërsa në analizë të detajuar është marrë telefoni i viktimës për të kuptuar se me kë ka biseduar e me kë kishte lënë takim atë pasdite.

Vrasja e shqiptarit në Itali, hetimet marrin tjetër kthesë. Dyshime se ekzekutimi u planifikua Read More »

Shkuan ‘për një jetë më të mirë’, tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani

Tre shtetas shqiptarë të arrestuar gati një vit më parë gjatë një aksioni anti-kanabis në Burnley të Britanisë së Madhe janë dënuar me burg.

Sabian Kasaj, 21-vjeç, Nikoll Kaza, 23-vjeç, and Adrian Paluca, 25-vjeç u dënuan me nga 21 muaj burg secili, pasi u gjetën duke kultivuar bimë narkotike kanabis në bodrumin e një dyqani të boshatisur në Burnley.

Ata thanë se kishin shkuar në Britani për një jetë më të mirë, por ishin detyruar të punonin si fermerë kanabisi për të shlyer borxhet ndaj trafikantëve.

Shkuan ‘për një jetë më të mirë’, tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com