Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Pasdite në priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshe priten në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, në veri të Malit të Zi dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut.
Të mërkurën na pret mot më i freskët, me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të ndjeshme.
Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të martë ka folur për kërkesën e Ramës për ta he tuar atë.
Kreu i Shtetit tha se pa asnjë diskutim le ta bëjë këtë. Sipas Metës ai ka ar mët me te forta e verteta dhe transparenca.
“I bën thirrje SPAK të het ojë Metën. Pa asnjë diskutim le ta bëjë këtë, madje tu çojnë dhe pyetjes dhe çështjet bashkë me Agaçin siç bënë në Gjy katën Kushtetuese.
Meta ka ar met me te forta e vërteta dhe transparenca. E keni parë ndonjëherë Ilir Metën që t’i shmanget drejtësisë, as në 91-shin.”-tha Meta.
Ka ndë rruar jetë në mënyrë të papritur gazetari shqiptar në Amerikë, ikona e “Gazeta Dielli”, Dalip Greca.
Greca ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Lajmin e hi dhur e ka bërë me dije “Gazeta Dielli”, teksa shkruan se Greca prej disa ditësh po l uftonte me jetën, ndërsa mëngjesin e djeshëm mbylli sytë përgjithmonë.
Dalip Rexhep Greca ka lindur në Lushnje me 10 tetor 1950. Mësimet bazë i bëri në vendlindje, ndërsa shkollën e Mesme e përfundoi Qershor 1969 në Gjimnazin” Abas Shehu” Tepelenë.
Studioi për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër 1969-1971, të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. 1971-1974 kreu shërbimin ushtarak të detyruar në Marinë.
Në vitin e fundit të shërbimit nisi me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës për Letërsi, të cilat i përfundoi me rezultate shumë të mira në ,aj 1976. Punoi në arsim deri në vitin gusht 1983, kohë kur filloi punën se redaktor për Kulturën dhe Sportin në Gazetën lokale “Shkëndija”. E humbi këtë vend pune për shkak të përkrahjes së proceseve demokratike në dhjetor 1990.
Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit-përgjegjës për seksionin shqip të gazetës shqiptaro-Amerikane ILLYRIA, paralelisht nisi dhe përfundoi studimet 2 vjeçare në Institut Tecnnology of Business në Neë York. Për 10 vite ai ishte një ndër gazetarët që hulumtoi, intervistoi, investigoi personalitete dhe njerëz të thjeshtë të komunitetit dhe fitoi respektin e shqiptarëve të Amerikës.
Ai arriti të intervistojë shumë nga figurat e diasporës nacionaliste, të cilët e patën lënë Shqipërinë në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ka gati për botim librin- Armiqtë që e donin me shpirt Atdheun.
Në gusht të vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë. Ai e ringjalli gazetën më të vjetër të botës shqiptare dhe për 12 vite e kthu atë në lavdinë e dikurshme të themeluesve. “Dielli” nën drejtimin e Dalip Grecës pësoi ndryshime thelbësore.
Postimi i plotë i “Gazeta Diell”
HUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
E nderuar familja Greca
I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip
Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe tri shtimi.
Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në Neë York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë.
Ikja e befasishme na ka shkatë rruar të gjithëve në shpirt. Ky largim i shpejtë dhe i padrejtë na ka vrarë fort e mërzitur pafundësisht.
Një largim fizik që lë pas shumë tri shtim, keqa rdhje e dhimbje të thellë te familja, miqtë e bashkëpunëtorët.
Ne do ta kujtojmë e respektojmë përjetë kontributin tënd të shquar, dedikimin dhe përkushtimin në punët që bëje, korrektësinë e detyrave, besnikërinë e premtimeve e miqësive, përkushtimin e devotshmërinë ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.
Ikja e Dalip Grecës largon brenda nesh një copë të rëndësishme jete të kthyer në përkujtim të përjetshëm.
Sot, të gjithë kemi hu mbur shumë. Miqtë një mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm në kauzat ku Dalip Greca bëhej pjesë. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngu shëllimet tona më të ndjera, më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Greca për humbjen e pakthyeshme të mikut tonë Dalip.
Lutjet dhe përshpirtjet tona si vatranë e komunitet janë më të afërta e më të ndjera se kurrë pranë familjes Greca, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.
Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.
Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar.
I pi këlluar thellë
Pranë familjes e miqve, me nderime të veçanta
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
Shënim: Në gazetën Dielli, në vazhdim do të jepen detaje rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve.
Një ashensor është përfshirë nga fla kët në një kompleks pallatesh në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës. Si pasojë e zja rrit ka vetëm dë me materiale.
Po licia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i po licisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zj arr në ashensorin e pallatit.
Si pasojë ka vetëm d ëme materiale.
Grupi he timor ndodhet në vendngja rje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngja rjes.
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Lezhës.
Gjatë takimit, një demokrat nuk kurseu “lëvdatat” ndaj Berishës, madje u shpreh se e do atë më shumë se sa do fëmijët e tij.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar.
Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.
Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatke qësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.
“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë një konference në kuadër ecurisë së punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.
Rama paralajmëroi nisma ligjore lidhur me këtë fenomen, ndërsa shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal. Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%.
Këtë mbështetja Rama tha se do ta kthejë në masa ligjore pasi sipas tij
“Nuk mund të deklarosh të ardhura kaq. Dhe të shikosh e të kesh shtëpia e makina që nuk mund të bëhen kurrë me ato të ardhura. Edhe në këshillin kombëtar për evazionin fiskal ishte i lartë. Do e kthejmë në masa ligjore.” tha Rama.