Irina

Të pathënat e Agron Llakajt: ‘Emri im nuk përmendej në Top Channel’, aktori i njohur flet për…

Aktori i njohur Agron Llakaj ishte sot i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra.

Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni. Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë.

“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri. Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferua ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë.”- u shpreh ai.

Mes të tjerash Agroni u ndal edhe te fillimi i karrierës së tij duke pranuar se ka qenë aktori komik më i paguar në historinë e artit shqiptar. Sa i përket raporti me regjisorin Altin Basha ai u shpreh se kanë patur një raport shumë të mirë derisa ai u largua nga “Top Channel” kur gjërat ndryshuan.

“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një shoë kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.
Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.

Të pathënat e Agron Llakajt: ‘Emri im nuk përmendej në Top Channel’, aktori i njohur flet për… Read More »

Ilir Meta tregon pse nuk dha dorëheqjen

Presidenti Ilir Meta është duke dhënë një konferencë për mediat dhe është zotuar se do të jetë në zyrë deri më 24 korrik, ashtu siç ka premtuar. Gazetarëve ju tha se Presidenca edhe pse ka qenë e rrethuar, ka rezistuar të jetë një kështjellë.

“Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë, edhe ka qenë. Kështjellë e rrethuar ka qenë. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse.

Përderisa ishin të vendosur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, të gjithë ata aktorë që unë kam thënë, qytetarët kanë marrë rrugët e Gjermanisë. Unë kam qenë i qartë që në 26 prill se çdo të ndodhë me këtë institucion”, u shpreh Meta.

Presidenti tregoi dhe përse nuk dha dorëheqjen një vit më parë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Ju do thoni pse nuk je larguar që në atë periudhë, por unë kam bërë një betim në Kushtetutë. Edhe be timi përfshin përmbushjen e mandatit. Zonjës apo zotit president të ardhshëm i uroj suksese, unë do të kem detyra të tjera”, u shpreh ai.

Një premtim e pati dhe për qytetarët dhe mbështetësit e tij, kur u shpreh se pas 24 korrikut do jetë “Një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës.”

Ilir Meta tregon pse nuk dha dorëheqjen Read More »

Kryeqyteti ‘pushtohet’ nga parada LGBTQI: ‘Ne jemi familje’

Ditën e sotme po mbahet në Tiranë “Parada e Krenarisë” nën moton “Ne jemi familje”.

Anëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTQI janë të pranishëm.

Ndërkaq nga pjesëmarrësit vihen re edhe persona të cilët kanë sjellë fëmijë të vegjël të shoqëruar me karrocë.

Ndërkaq vihet re se në makinën që i paraprin paradës, ka persona që mbajnë maska.

Nuk dihet ndërkohë se përse në një paradë “krenarie” pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska për të mos u identifikuar.

Kryeqyteti ‘pushtohet’ nga parada LGBTQI: ‘Ne jemi familje’ Read More »

‘Ta hanksha p…’, gjobitet i riu se ofendoi po licen

Gj obat nga po licia janë të përditshme, kryesisht për shkelje të rregullave në komunikacion apo edhe prishe të rendit publik.

Por një raport i policisë për një dënim jo fort të zakonshëm po qarkullon në rrjetet sociale në Kosovë.

Sipas raportit të po licisë duket se një i ri derisa ishte në veturë, kishte ofenduar rëndë një p olice femër.

Në momentin kur ai me shokun e tij po kalonte kah po licja, ia kishte thënë disa fjalë të rë ndë.

Më poshtë mund të shihni se për çfarë bëhet fjalë.

‘Ta hanksha p…’, gjobitet i riu se ofendoi po licen Read More »

U pl agos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, v des e moshuara

Ka ndë rruar jetë në spital e moshuara që u ak sidentua pak ditë më parë në ashensorin e QSUT-së. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka vd ekur nga trompoza.

Ajo u pl agos pak ditë më parë pas shkëputejes së ashensorit në QSUT, teksa po shoqërohej nga një infermier.

Ngjarja ndodhi pak ditë ma parë, ku si pasojë e shkëputjes së ashensorit, pacientja 80 vjeçare mori dë mtime në kokë dhe u dërgua për mjekim më të specializuar tek Spitali i Tr aumës.

I dë mtuar mbeti edhe punonjësi shëndetësor që shërben për të transportuar pacientët me barrelë.

U pl agos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, v des e moshuara Read More »

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Vlorë u shpreh se misioni i vërtetë i opozitës është t’i garantojë votën demokratëve kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se PD do të mund të vijë në pushtet vetëm nëse nxjerr në krye të lëvizje të rinjtë e vendit.

“PD do mund të vijë në pushtet nëse nxjerr në krye të kësaj lëvizje të fuqishme të rinjtë vendit. Shqipëria duhet shndërruar në një vend shpresëplotë, për veten të ardhmen. Ju ftoj ju demokratëve të Vlorë dhe mbarë Shqipërisë të marrim pjesë dhe të votojmë të lirë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes tonë. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për PD dhe misionin e saj për të ardhmen e këtij vendi”, tha më tej Berisha.

Berisha u ndal te emigrantët shqiptarë, ndërsa u shpreh se janë të vetmit që nuk votojnë, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

“Misioni ynë është ti garantojmë votën demokratëve kudo që ndodhen. Emigrantët shqiptarë janë të vetmit që nuk votojnë. Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Nuk e kam dëgjuar Ramën të thotë duhet të punojmë për të rinjtë, jo asnjëherë. Por ne duhet të dyfishojmë forcën tonë dhe unë jam i bindur që do t’ja dalim”, tha Berisha.

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje Read More »

Sekretari i NATO-s telefon kryeministrin Rama, zbardhet biseda mes tyre

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Stoltenberg thotë se u diskutua mbi mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë.

Gjithashtu dy liderët kanë folur edhe në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Veriut, sesi këto dy vende do të forconin NATO-n.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë.

Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së dyerve të hapura”, shkruan Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s telefon kryeministrin Rama, zbardhet biseda mes tyre Read More »

In feksioni i rrallë që po përhapet me shpejtësi në Evropë, raportohen rastet afër Shqipërisë

Disa raste të Lisë së Majmunit po shqyrtohen në shtete europiane, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve. Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi.
Lija e Majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty.

Lija e Majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohen brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor.

Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.

In feksioni i rrallë që po përhapet me shpejtësi në Evropë, raportohen rastet afër Shqipërisë Read More »