Ai u shpreh se kur të mbarojnë të gjitha zotimet, do të vijnë demokratët për të përmirësuar cilësinë e diellit, duke iu referuar këtu një deklaratë të Xhaferrajt disa vite më parë. “Aleancën e aminfeatrit bëjë gati se do vijmë për të krijua një zonë bashkë me fondin shqiptaro amerikan, ta gllabërojmë ta heqim nga duart e ilegalëve që e kanë mbajtur nën peshën e tyre, do bëjmë një vepër tjetër. Kur t’i mbarojmë të gjitha do vini ju dhe do përmirësoni cilësinë e diellit”, tha Rama.
Ky i fundit iu përgjgj kryeministrit duke theksuar se ky një është një lapsus i 10 viteve më parë.
“Të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para 10 vitesh.
Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus. Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës”, tha Xhaferraj./Shqiperiaime
Një aks ident është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se autobusi me 80 persona, është përpl asur me pemën.
Mësohet se autobusi dykatësh kishte rreth 80 turistë, kur u mundua që të shmangte përpl asjen me një kamion dhe u përp las me pemën.
Fatmirësisht nuk ka të lë nduar, ndërsa siç shihet është th yer xhami i parë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një rrëfim të rrallë mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për jetën e saj profesionale dhe private.
Gjatë programit Monika u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi deputetes disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite.
Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej. “Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhi mbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.
Ajo tregoi se Paula është një besimtare e jashtëzakonshme, “Më ka inkurajuar që të pranoja gabimet. ‘Gabimi nuk ishte se ti besove. Edhe Jezus Krishti besoi, por njeriu më i ngushtë e shiti te tradhtarët dhe mos harro që ringjallja vjen pas kësaj që ka ndodhur. Ndoshta për Shqipërinë ishte shumë shpejt për të patur një grua kryetare partie. Mos u dorëzo! Ke nevojë për të reflektuar. Ke nevojë për të pranuar gabimet e tua’”, kujtoi Monika disa nga fjalët e Paulës, e cila siç tha, i ka dhënë një motivim të jashtëzakonshëm.
Monika e cilësoi Paulën një mike të vërtetë dhe jo si shumë të tjerë, që siç u shpreh, e kanë përdorur atë dhe Ilirin në momentet e tyre më të mira, dhe më pas jo vetëm janë larguar por edhe kanë ngulur thika pas shpine.
Pas këtij momenti emocionues, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti e përshëndetën kryetaren e LSI-së me këngën “Si lule Margarita” duke dhuruar momente shumë të bukura në studio.
Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shk ëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.
Spiropali e ka aku zuar Berishën se për interesa personale dj eg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka aku zuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.
Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për pro cedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.
Paloka ka përdorur fjalë jo të duhur në sallën e Kuvendit, si “budallaqe” apo “legen”. Pas këtij in cidenti Ermonela Felaj ka kërkuar edhe largimin e Sali Berishë nga salla.
Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinën e detyrueshme 21 ditore për çdo person që infektohet me virusin e lisë së majmunëve. Ky vendim i autoriteteve shëndetësore belge vjen pasi u regjistruan tre raste në vend.
Të parat u regjistruan të premten dhe janë të lidhura me një festival në qytetin e Antëerp. Ndërkohë është paralajmëruar që të ketë rritje të rasteve me linë e majmunëve në Britaninë e Madhe gjatë 2-3 javëve të ardhshme, shkruan Daily Mail.
Sipas shifrave, lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë virale që vret rreth 10% të njerëzve që godet. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.
Lia e majmunëve, më e zakonshme në perëndim dhe qendër të Afrikës, shkakton sëmurje të lehtë, të karakterizuar me temperaturë dhe gunga në trup. I identifikuar fillimisht në majmunë, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës. Shkencëtarët nuk presin shpërthim sikurse të koronavirusit, sepse ky virus nuk përhapet lehtë sikurse SARS-COV-2.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e sotme fjalimin e parë pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.
Fjalimin e tij ai e nisi duke kujtuar momentin kur u pyet pikërisht nëse do vinte një ditë e tillë, kur të merrte sërish drejtimin e PD-së.
Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e kanë mbështetur dhe përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e sotme, ish kreun e PD-së dega Kukës Ibsen Elezi.
Ai fitoi bindshëm pozicionin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, me 93.45% të votave, fitues në plot 108 qendra votimi në vend.
Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.
Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar.
Një aks ident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.
Bëhet me dije se në aks ident është përfshirë një kamion dhe një makinë taksi. Fatmirësisht nga aks identi nuk ka të lënduar, por vetëm dë me material.
Por si pasojë e aksi dentit është paralizuar trafiku, duke krijuar kështu radhe të gjata automjetesh. Po licia ndodhet në vendin e ngj arjes dhe po punon për zba rdhjen e shkaqeve të aks identit.
Publikohet rezultati final i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.
Sali Berisha është zgjedhur kryetari i ri i PD-së me 93% të votave apo 40,820 vota.
Ndërsa Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave, apo një total prej 2,532 votash.
“Kanë votuar 43680 demokratë, ndër të cilët 40820 kanë votuar për Sali Berishën, 93.45% të votave, Ibsen Elezi 2532, 5.8% të votave”, konfrimoi kryetarja e Komisionit të Operacioneve në PD, tha Albana Vokshi.