Irina

111 vjet shtet i pavarur/ Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, i pranishëm dhe Albin Kurti

111 vjetori i Pavarësisë ka bërë bashkë në Vlorë, kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.

111 vjet shtet i pavarur/ Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, i pranishëm dhe Albin Kurti Read More »

Fjalët pikëlluese të babait të për humbjen e djalit

Lajmi për humbjen e jetës së 14-vjeçarit Arjol Dërvishaj pas aksidentit në Bajkaj ka shkatuar dhimbje të madhe për familjen, të afërmit, shokët por edhe për çdo qytetar në Delvinë, Sarandë dhe kudo. Në një publikim në facebook, Maksim Dërvshaj babai i 14-vjeçarit, me dhimbje të madhe i drejtohet Ëngjëllit të tij me këto fjalë:

U prehshe ne paqe
O mbreti babit
O gezimi jone i pare
O dashuri
Babi Mami dhe motra do te te kujtojne per jete o zemer.
Te qofte dheu i lehte o shpirti jone! – shkruan Maksim Dërvishaj.

Fjalët pikëlluese të babait të për humbjen e djalit Read More »

Stomatologu: E dallojmë kur pacienti pi drogë, heroina i shkatërron dhëmbët

Stomatologu Besnik Sadikaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se e dallojnë kur një pacient pi drogë pasi heroina i shkatërron dhëmbët.

Ai sqaroi se konsumatorët e drogës kanë një prishje të dhëmbëve në atë gradë sa nuk i ndjejnë më dhe i vetmi moment kur paraqiten te stomatologu është kur nuk konsumojnë dot më ushqim.

“Drogë, duhan, alkool, të gjitha dallohen. Fillon një dëmtim shumë i madh i dhëmbëve kur pi drogë dhe problemi është që kjo lloj kategorie nuk e ndjen problemin e ftohjes së dhëmbit që është sensori i parë i njeriut kur një prishje fillon të avancojë, nuk ndjejnë as prishjen e dhëmbit sepse janë gjithë kohën të mbidozuar në drogë dhe kur vijnë që paraqiten në klinikë vijnë vetëm sepse nuk hanë dot bukë,” – u shpreh Sadikaj.

Stomatologu: E dallojmë kur pacienti pi drogë, heroina i shkatërron dhëmbët Read More »

Vlorë/ Zjarr në një banesë pas Sheshit të Flamurit

Vlore, digjet një godinë, e cila në katin e parë shërben si pikë për shitje makinash, ndërsa kati i dytë është banesë. Janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të flakëve, nuk ka pasur njeri në banesë. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.

Vlorë/ Zjarr në një banesë pas Sheshit të Flamurit Read More »

‘Më vjen të qesh e të qaj’/ Rama flet për mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët

Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë ka folur lidhur me mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët.
Ai tha se me të tilla mesazhe i vjen të qeshë dhe të qajë njëkohësisht.

Rama tregon se arsyeja e mesazheve është punësimi i demokratëve nga kryetari i Bashksë.Ai ju drejtua vlonjatëve duke ju thënë se nuk duhet të mërziten se demokratët merren në punë kur janë të zotë, është e vjetër dhe e pakutimtë të merremi me këtë pjesë.

“Dua të them diçka për partinë e Vlorës. Më vjen të qesh e të qaj kur marr mesazhe anonime. E kishit harruar këtë stil ca kohë dhe kam vënë re që arsyeja e këtyre mesazheve anonime është pse Ermali është i hapur për të marrë në ekipin e tij demokratë. Unë nuk e di kush janë dhe si janë, unë di që Ermali ka të drejtë dhe kush i bën këto mesazhe e ka gabim. Kush është socialist dhe e beson që ne jemi të hapur për të gjithë, jo që nuk duhet të mërziten se demokratët merren në punë kur janë të zotë, është e vjetër dhe e pakutimtë të merremi me këtë pjesë.

Ana tjetër është që pas kaq vitesh në qeveri e në qeverisje në Vlorë nuk besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Ka pasur njerëz dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre besimin që ju është dhënë. Këta njerëz duhet të vihen përpara përgjegjësisë. Ndarjen socialist e demokrat kur vjen puna te kontributi që mund të japë në një bashki askush nuk duhet ta bëjë. Përkundrazi, ne nuk jemi thjesht një parti e një ane më. Ne jemi partia e të gjitha anëve, sepse ne jemi e vetmja parti që, që në lindje të saj, nuk është lëkundur asnjëherë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe për shkak të rritjes së saj ka detyrën ku të jetë një parti ku çdo shqiptar të ndjehet në shtëpinë e vetë.”, tha ai.llllllllllllllll

‘Më vjen të qesh e të qaj’/ Rama flet për mesazhet anonime që i kanë dërguar vlonjatët Read More »

Berisha: ‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Rama…’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në fundjavë në Lezhë, ku është shprehur se, demokratët nuk kanë pasur kurrë përballë tyre, një armik më të egër se Edi Rama. Berisha deklaroi se, Rama shprehet se ‘ju se nuk jeni demokratë, njëlloj si nazistët që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin një numër.

Dhe do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep’. “Vij në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë. Këtu kam marrë një fjalim të shkruar, por unë do flas me ju me fjalët e zemrës dhe jo të letrës. Kemi 10 vite të pamerituara, nuk themi me këtë se nuk e merituam të dalim në opozitë, jo. Qeverisëm 8 vite, sovrani mendoi se ne duhet të kalojmë në opozitë.

E nderuam vendimin e sovranit dhe u angazhuam në përputhje me idealet tona si një pushtet moral i vendit për të bërë një opozitë. Dorëzuam pushtetin, në disa aspekte me arritje epokale. Në kuptimin që nga qytetarët më fukarenj, më të varfër të Ballkanit, nga kombi në grupin e kombeve me të ardhura më të ulëta në botë, dolëm midis kombeve me të ardhura të mesme të larta. U rreshtuam në Ballkan si qytetarët me rrogat më të larta.

Dhe një seri transformimesh shumë të rëndësishme u realizuan në ato vite. Shqipëria u anëtarësua në NATO. Shqipëria transformoi infrastrukturën, mori rekomandimin e Komisionit për statusin e vendit kandidat. Pra, ne demokratët, kur dolëm në opozitë, dolëm duke dëshmuar me vepra se i shërbyem vendit. Dolëm me qëllimin për t’i shërbyer përsëri si opozitarë. 10 vite kanë qenë vite të rraskapitjes më të madhe tuajën, të popullit opozitar. 10 vite, rregullat bazë të demokracisë, ku pushteti dhe opozita rivalizojnë në kushte normale me alternativat e tyre, u zhdukën.

Kur Edi Rama erdhi në pushtet, i them në parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin i njeh e gjithë bota, janë universalisht të njohura, por shqiptarët të amnistuan sepse të votuan. Dhe tani çdo gjë do përcaktohet fati i vendit, i demokracisë, se çfarë do të bësh ti me këto lidhje. Do i presësh ato me gërshërët e ligjit, vendi do të ecë. Shqipëria do ecë përpara”, tha Berisha.

Berisha: ‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Rama…’ Read More »

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut, për të diskutuar mbi sfidat e Rajonit, teksa është pyetur edhe për marrëveshjen për emigrantët me shtetit italian.

Rama tha se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët me 3 mijë vende dhe e ndërtuar në bazë të rregullave të BE dhe po ashtu do të jetë edhe një terminal që do të bëjë regjistrimin e tyre fillimisht.

Ai bëri me dije se mënyra se si është llogaritur të funksionojë është që aty të priten 3 mijë emigrantë në muaj dhe në këtë mënyrë të procesohet.

Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë ka ardhur vetëm për një arsye, sepse Shqipëria nuk është vend anëtar i BE.

Rama: Për të korrigjuar, për t’i thënë gjërat sic duhet të jenë. Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hynë.

Së dyti 36 mijë është një numër i imagjinar me dëshirë , bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zvicerane, a do të ndodhë kështu, nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër, do të ketë vetëm 3 mijë vende. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret, që BE ka hartuar për mënyrën se si do të funksionojë. Marrëveshja ndërkohë është 100 në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

Arsye se pse ka ndodhur kjo zhurmë është një dhe e vetja, Shqipëria nuk është anëtare e BE. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe një vendi tjetër të BE, askush nuk do të kishte marrë një minutë të mërej me të, e jo më të zinte ekranet për të folur për t.

Kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE.

I shoh këto komente, me njëlloj keqardhje.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë Read More »

E rëndë në Vlorë/ Një i moshuar gjendet i pajetë në mes të rrugës

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” dhe i moshuari dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetonr për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë në Vlorë/ Një i moshuar gjendet i pajetë në mes të rrugës Read More »