Irina

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri

Sot është ceremonia e lamtumirës së Mbretëreshës Elizabeth II, monakes britanike që në ndë rroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.

Ndërkohë që pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vënë busti i saj.

Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet.

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri Read More »

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë

Ish-kryebashkiaku i Memaliaj, Syrja Hyseni ka nd ërruar jetë pasditen e kësaj të diele, shkruan newsbomb.al.
Lajmi i tr ishtë bëhet me dije nga miq tëmësuesit të dalluar në qytetin jugor.

Ikja e tij e parakohshme nga jeta ka pik ëlluar familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e Memaliajt, të cilëve ai u shërbeu sa ishte kryebashkiak, por dhe si arsimtar.

“Lajm i tris htueshëm nga miq dhe bashkëqytetarët memaliot për nda rjen e parakohëshme nga jeta të mesuesit dhe intelektualit të nderuar, ish kryetarit i Bashkisë Memaliaj, Prof. Syrja Memo Hyseni. Ngushëllime Familjes së Tij dhe të prehet në Paqe”, thuhet në njoftimin e nd arë në rrjetet sociale.

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë Read More »

Ekuadori rikthen vizat me Shqipërinë, gazetarja e njohur nxjerr dokumentin: ‘Shkak numri i lartë i shqiptarëve që shkojnë për tr afik dr oge’

Ekuadori ka vendosur vizat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi. Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 24 gusht.

Sipas gazetares Fatjona Mejdini shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

“Ekuadori që nga data 24 Gusht e këtij viti ka vendosur viza për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Shkak është bëri numri i lartë i shqiptarëve të cilët udhëtojnë aty për tu bërë pjesë e tra fikut illegal të dr ogës.

Por ironikisht, ata që pe nalizohen janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, tra fikantët ndërkaq kanë pasaporta të huaja apo leje qëndrimi të këtij vendi”, shkruan Mejdini.

Ekuadori rikthen vizat me Shqipërinë, gazetarja e njohur nxjerr dokumentin: ‘Shkak numri i lartë i shqiptarëve që shkojnë për tr afik dr oge’ Read More »

Teoria konspirative që po qarkullon në rrjet: ‘Mbretëresha Elizabeth II vd iq disa muaj më parë dhe u zëvendësua nga një…’/ Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Mbretëresha Elizabeth vd iq muaj më parë dhe u zëvendësua nga një hologram në daljet publike. Këto pretendime kanë dalë nga të ashtuquajturit besimtarë të QAnon, përfshirë sugjerimin se monarkja e ndjerë u vra si pjesë e një plani më të gjerë.

Komuniteti në internet që josh fanatikët e krahut të djathtë me bazë kryesisht në SHBA, ka shp ërthyer me ide që nga vde kja e Elizabeth II më 8 shtator. Vetëm dy ditë më parë, Mbretëresha u fotografua duke mirëpritur kryeministren e re Liz Truss në Kështjellën Balmoral në Aberdeenshire, Skoci.

Sipas këtyre pretendimeve, Truss u fotografua duke shtrënguar duart thjesht me një hologram të Mbretëreshës. Koha e njoftimit të vd ekjes së 96-vjeçares është konsideruar gjithashtu si e fshehtë pasi 8 shtatori 2022 me sa duket shënon 1776, ditën që nga shfaqja e parë e QAnon.

Natyrisht, viti 1776 është thelbësor për lëvizjen e komplotit, pasi ishte viti kur Shtetet e Bashkuara fituan pavarësinë nga kurora britanike. Të apasionuarit e QAnon The Patriot Voice kanë sugjeruar se Mbretëresha Elizabeth II mund të jetë vr arë si pjesë e një plani që është zbatuar fshehurazi prej vitesh.

Teoria konspirative që po qarkullon në rrjet: ‘Mbretëresha Elizabeth II vd iq disa muaj më parë dhe u zëvendësua nga një…’/ Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Read More »

Nga Dubai drejt Serbisë dhe më pas në Shqipëri, itinerari që ndoqi gazetari 26-vjeçar për t’i shpëtuar autoriteteve

Ahmet Emre Olur, i cili akuzohet si këshilltari mediatik i kreut të organizatës kr iminale Sedat Peker, i cili u ndalua mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Stamboll rreth orës 09:15.
Emre Olur u d ëbua nga Shqipëria pavarësisht kërkesave të tij për azil politik me pretendimin se i rre zikohet jeta në atdheun e tij. Ai u prit nga autoritetet turke dhe u dërgua në departamentin e po licisë në aeroportin në Stamboll.

Pas pro cedurave atje, gazetari 26-vjeçar u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t’u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë të Stambollit në Vatan Caddesi.

Gazetari turk ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut nga Turqia më 23 maj. Pasi autoritetet turke kanë komunikuar me njësitë e Interpolit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit për vendndodhjen e tij, është konstatuar se ai ishte larguar në Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 shtator 2022 nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Më datë 16.09.2022, pasi Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada turke në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin e Policisë së Turqisë se Olur do të deportohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u konstatua se personi në fjalë kishte shkuar në Serbi.

Advertisements

Megjithatë, autoritetet serbe nuk mund t’i përgjigjeshin pozitivisht kërkesës së autoriteteve turke për ta deportuar, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar.

Si rezultat i kontaktit me Interpolin Shqiptar dhe komunikimit mes Ministrave të Punëve të Brendshme të dy vendeve, Olur i cili po udhëtonte nga Serbia në Tiranë, u arr estua nga po licia shqiptare në Aeroportin e Rinasit më datë 17 shtator 2022 në orën 06:00.

Ahmet Emre Olur është marrë nga zyrtarë të Interpolit dhe departamentit të KOM-it në Rinas dhe është nisur drejt Stambollit me fluturimin e datës 18.09.2022 në orën 06:30.

Pasi është marrë në pyetje në Aeroportin e Stambollit, i është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Lu ftimit të Kr imit të Organizuar.

Një figurë e njohur në botën e kri mit të Turqisë që nga vitet 1990, Peker u bu rgos disa herë për kr im të organizuar, raportojnë mediat turke.

Pas lirimit të tij në 2014, pasi kreu 10 vjet bu rg, Peker mbajti një qëndrim pro-qeveritar, duke shprehur publikisht opinionet e tij për çështjet aktuale dhe duke mbajtur mitingje pro-qeveritare ku morën pjesë mijëra njerëz.

Në atë kohë, ai u cilësua si një “biznesmen” në mediat pro-qeveritare dhe mori çmime si “biznesmeni i vitit” nga disa organizata të ndryshme.

Në fund të vitit 2019, ai thuhet se u largua nga vendi për t’iu shmangur arre stimit pasi një he timi kundër tij për drejtimin e një grupi të kr imit të organizuar. Në shkurt 2020, ai njoftoi në YouTube se ishte në Mal të Zi. Duke mohuar ak uzat, ai deklaroi se kishte shkuar në Mal të Zi për të përfunduar arsimin universitar dhe do të kthehej në Turqi.

Duke u kthyer kundër ish-aleatëve të tij, Peker filloi zbulimet e tij në YouTube në fillim të majit të vitit të kaluar, pasi, sipas tij, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mbajti premtimin për ta rikthyer në vend në prill.

Peker vuri në shënjestër disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë qeveritarë në videot e tij, duke ngritur akuza të rënda kundër tyre, përfshirë kontrabandën ndërkombëtare të drogës, vrasjet politike, korrupsionin, sulmet seksuale dhe vrasjet.

Së bashku me Soylu, ish-ministri i Brendshëm Mehmet A?ar, djali i tij dhe deputeti i AKP-së Tolga Agar, djali i ish-Kryeministrit Binali Y?ld?r?m, Erkam Y?ld?r?m dhe ish-oficeri i inteligjencës dhe ush trisë Korkut Eken ishin ndër objektivat e profilit të lartë të Pekerit.

Videot e Pekerit patën mbi 100 milionë shikime në YouTube dhe u quajtën si “Sedatflix” në mediat sociale. Qeveria dhe të akuzuarit hodhën poshtë disa nga pretendimet e tij ndërsa heshtën për të tjerat.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikonte video të reja pas 20 qershorit 2021, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e lejuan atë për shkak të shqe tësimeve të sigurisë, sipas Peker.

Ai ka vazhduar ak uzat e tij në Twitter. Peker tha se do të rifillojë publikimin e videove dy muaj para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në qershor 2023.

Nga Dubai drejt Serbisë dhe më pas në Shqipëri, itinerari që ndoqi gazetari 26-vjeçar për t’i shpëtuar autoriteteve Read More »

Fatmira Breçani zbulon këngëtaren që e bëri të qajë: ‘Më përmendi nënën’

Mbrëmjen e së premtes nisi sezoni i katërt i emisionit në limuzinë ‘Glamour Zone’, nën moderimin e Ester Bylyku.

E ftuara speciale ka qenë bilbili i muzikës shqiptare, Fatmira Breçani.

Pasi i bëri një kamer të fshehtë Gold Ag, dhe i kërkoi të këndonte pa lekë në një koncert për të, Fatmira, zbuloi dhe një histori prekëse, me një këngëtare.

Ester Bylyku: Cili koleg, të ka bërë të përlo tesh?

Fatmira Breçani: Një kolege më preku. Mua prindërit më kanë vd ekur shumë të rinj. Për festa, postova një status për nënën time, dhe një kolege që e kam shoqe, më shkruajti. Ajo më tha: ‘Po diskutoj me nënën time në shtëpi, dhe më vjen keq që ti nuk e ke tënden.’ Kjo më pre ku shumë.

Fatmira Breçani zbulon këngëtaren që e bëri të qajë: ‘Më përmendi nënën’ Read More »

Fatos Nano fik qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes, Xhoana e puth në buzë

Janë publikuar pamjet e rralla të momenteve të festimit të 70 vjetorit të Fatos Nanos

Ish-lideri historik i PS dhe ish-kryeministri i Shqipërisë ka fikur qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes një natë më parë.

Në festë ndodhen familjarët e Nanos, të cilët duartrokasin e qeshin nën ritmet e këngës së ditëlindjes.

Bashkoshortja, Xhoana, shihet kur e puth në buzë Nanon, pasi ai fik qirinjtë e ditëlindjes.

Fatos Nano fik qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes, Xhoana e puth në buzë Read More »

Fatos Nano feston 70 vjetorin e lindjes, foto nga darka familjare e liderit historik të PS

Ish-kryeministri Fatos Nano ka festuar sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Kjo ditë speciale e gjeti ish-liderin e PS mes festës të organizuar enkas për të nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili është edhe i afërmi i Nanos, që ka ndarë disa foto nga festa, ku ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.

Fatos Nano feston 70 vjetorin e lindjes, foto nga darka familjare e liderit historik të PS Read More »