I buzëqeshur, në krahët e vajzës në një vallëzim, deputeti demokrat Dash Sula është shfaqur ndryshe mbrëmjen e kaluar. Sula ka martuar vajzën e tij, ndërsa kanë organizuar një ceremoni ku kanë mbledhur miq e të afërm.
Në këtë rast gëzimi, duket se demokratët nuk njohin ndasi. Sula ka bërë bashkë deputetët, ku mes mbështetësve të Alibeajt, në dasmë shihet edhe mbështetësi i Sali Berishës, Luçiano Boçi.
WhatsApp do të mundësojë shpërndarjen e mesazheve zanore si përditësim i statusit.
Në këtë mënyrë, mund të ndani mesazhe të shkurtra zanore me kontaktet tuaja. Nëse më parë përdornit opsionin “Screen recording” në celular për të ndarë një mesazh zanor, tani do jetë më e thjeshtë. WaBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android.
Kur dëshironi të postoni një përditësim të ri statusi, mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit dhe mesazhi zanor do të shfaqet në formën e një flluske. Gjatësia maksimale e mesazheve do të jetë 30 sekonda.
Rikujtojmë, se sipas një raporti të ‘The Verge’, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.
Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetësore që nxisin më tej rënien e tyre.
Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.
Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve, të cilin AgroWeb.org e zbulon për ju më poshtë.
Cili është ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet?
Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.
Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.
Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.
Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.
Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.
Plus vezët janë pak më të lehta për t’u përfshirë në vaktet tuaja sesa mëlçitë!
Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.
Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm.
Gjithashtu një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.
“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.
Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.
Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.
Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.
Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur tris htimin për lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit të njohur shqiptar Sali Shijaku.
Teksa thekson se Shijaku i la trashëgim kulturës tonë një ‘arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo’, thotë se “ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant”.
Me tri shtim mora lajmin e nda rjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.
Ngu shëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë h umbje të madhe!