Irina

Edhe demokratët të zhgënjyer me PD, vërshojnë komentet te FB i Palokës: Jeni opozita më e…

Duket se edhe demokratet vete jane te zhgenjyer me partine e tyre. Ne nje status qe ka bere se fundmi Paloka ne FB, nje qytetar e kritikon si opozita me e dobet qe njeh historia, teksa nje tjeter ia kthe se ka te drejte 100%.

STATUSI I PALOKES:

Palaco kryeminister, “jam i tronditur” thote, nderkohe qe ne vete te pare i nxit kriminelet jo vetem te kercenojne por dhe te eliminojne kundershtaret e tij qofshin ata opozitare ne politike, gazetare apo qytetare te thjeshte…

Shume nga qytetet kryesore te vendit sot (Shkodra, Durresi, Elbasani, Vlora…)me bekimin e Rames, jane teresisht nen terrorin e bandave qe njihen mire nga gjithe qytetaret sepse kane qene ne krah te Rames per ta sjelle e per ta mbajtur ne pushtet.

Sot keto banda , bredhin me makinat e blinduara me te cilat jane pajisur me firmen e qeveritareve, shpesh te shoqeruara nga furgonat e “policise bande” dhe vrasin, perdhunojne e gjobisin , per hesap te tyre dhe te qeverise. Cdo akt jo vetem me bekimin por dhe mbeshtetjen dhe nxitjen direkt te Rames.

Atij qe mendon se ata qe nuk i blen dot mund ti nenshtroje te gjithe me dhune dhe presion.

Mund ti nenshtroje nje pjese, por kurre te gjithe. Do te mbeten gjithnje mjaftueshem shqiptare per ti treguar vendin atij dhe plehrave me te cilet atij i duket vetja i forte. Asnje diktator, asnje bande , asnje kriminel , nuk eshte me i forte se bashkimi i gjithe atyre qe nuk e pranojne me kete realitet.

Edhe demokratët të zhgënjyer me PD, vërshojnë komentet te FB i Palokës: Jeni opozita më e… Read More »

Korçari më i famshëm godet sërish, do qeshni me lot me vargjet për Edi Ramën (Video)

Ai është një nga personazhet që u bë shpejt i njohur për shkak të dedikimeve për kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për Ilir Vrenozin i konsideruar si korçari më i famshëm, i cili ka goditur sërish me vargjet e tij për kryeministrin.

Duke përdorur muzikën e këngës ‘Moj Bjondinë me Sytë e Zi’ të kënduar nga ‘Fisnikët’, Vrenozi i ka dedikuar disa vargje kryeministrit Rama, cilat jo vetëm të bëjnë të qeshësh por edhe të reflektosh për realitetin e hidhur.

https://www.facebook.com/ub3rc04st/videos/264052420881616/?t=0

Korçari më i famshëm godet sërish, do qeshni me lot me vargjet për Edi Ramën (Video) Read More »

Ç’do ndodhë këtë tetor me ndryshimin e orës? Mesa duket po vjen lajmi i madh, BE përballet me…

Eshte gjithe e ne rritje numri i personave dhe vendeve qe kerkojn e te mos ndryshohet ora dy here ne vit.

Zyrtarët në Bruksel janë befasuar nga përmasa e një konsulte online për praktikën e lëvizjes së akrepave 60 minuta përpara gjatë Verës dhe kthimin e tyre mbrapsht në Dimër. Zyrtarët në Bruksel kanë thënë se pjesa më e madhe e të anketuarve kërkojnë mos ndryshimin e lëvizjes së akrepave të orës.

Bashkimi Europian ka rregulluar ndryshimin e orës që prej viteve ‘80, për të shmangur datat e ndryshme të lëvizjes së akrepave. Në Europë, akrepat lëvizin përpara të Dielën e fundit të muajit Mars dhe rikthehen gjatë të Dielës së fundit të Tetorit. Megjithatë, konsulta tregon se disa europianë mendojnë që ky sistem po cënon jetesën e tyre. Shumë përgjigje erdhën nga Gjermania, me 73% që kërkojnë përfundimin e orës ligjore.

Ç’do ndodhë këtë tetor me ndryshimin e orës? Mesa duket po vjen lajmi i madh, BE përballet me… Read More »

Aksident tragjik në Himarë, shoferi pa ndjenja bllokohet brenda në makinë (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë para pak minutash. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qeparo, ku një person ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Në pamjet duket shoferi rreh 40 vjec i bllokuar në makinë dhe pa ndjenja. Ai është gjetur nga njerëzit e rastësishëm. Ende nuk ka mbërritur polica dhe ambulanca.

Aksident tragjik në Himarë, shoferi pa ndjenja bllokohet brenda në makinë (Foto) Read More »

Qëllohet me breshëri një person

Degradon keq sherrri mes shqiptarëve në Falerone të Italisë. Dy shqiptarët janë konfliktuar verbalisht para një bari në komunë rreth orës 23:00. Në një kohë të shkurtër, nga fjalët kanë kaluar veprat: Një prej tyre goditi me shkop tjetrin. Ndërsa ky i fundit iu kthye duke nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të parin.

I plagosuri u transportua në spitalin “Murri” të Fermos, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Një hetim ka nisur nga ana e autoritete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e shqiptarit që shkrepi këmbëzën e armës.

Qëllohet me breshëri një person Read More »

Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Kërkojmë të…

Gjykata e Lartë ka dënuar sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares së kronikes, Klodiana Lala. Në reagimin e Gjykatës së Lartë thuhet se ngjarja përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Ky institucion kërkon të zbardhet sa më shpejt ngjarja e rëndë.

“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.

Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar”- thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Kërkojmë të… Read More »

Byrek me domate dhe speca, receta me shije super fantastike

Kjo është ndër recetat më të mira shqiptare e cila bashkon gjithë familjen rreth tryezës për të shijuar një ndër byrekët më të shijshëm.

Përbërësit (Për brumin)

500 gr miell

1 lugë gjelle kripë

250 ml ujë i vakur

(Për mbushjen)

3 kokrra qepe

4-5 speca të kuq dhe jeshil

3 kokrra domate

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe pak piper

Përgatitja e mbushjes me domate dhe speca
Si fillim grijmë fare hollë qepët. Në një tigan hedhim vajin e ullirin e më pas qepët për t’i skuqur derisa volumi i tyre të bjerë dhe të marrin një ngjyrë të artë.

Në kohën që qepët skuqen hedhim edhe kripën, e nëse dëshirojmë edhe pak piper.

Më pas, grijmë specat dhe domatet në copa të vogla.

Për t’u hequr me lehtësi lëkurën e domateve më parë i fusim për pak minuta në ujë të ngrohtë.

I hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepët si fillim specat dhe më pas domatet.

Mbushjen e byrekut vijojmë ta skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte.

Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e brumit për byrekun
Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.

E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta.

Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t’i hollojmë në petë të vogla.

Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke e spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri.

Sigurohemi që petën e fundit të mos e lyejmë me vaj por ta përdorim për të mbuluar petët e tjera.

Më pas, të gjithë petën e krijuar nisim ta hollojmë në përmasat e tepsisë që kemi për petanikun.

Me ndihmën e furçës së kuzhinës, tepsinë e lyejmë me vaj ulliri.

Më pas shtrojmë në petën që kemi holluar duke e puthitur në sipërfaqen e tepsisë.

Hedhim mbushjen me speca dhe domate mbi petën që kemi shtruar në tepsi.

Edhe për petën e sipërme veprojmë në të njëjtën mënyrë si me petën e parë.

Pasi e kemi hapur e vendosim mbi mbushjen që kemi shtruar, kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave.

Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme.

E fusim për ta pjekur në furrë me 200 gradë. Byreku piqet përreth 30 minuta.

Byrek me domate dhe speca, receta me shije super fantastike Read More »

Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për vizat: Ja si bëhet tani rinovimi

Të gjithë ata që duan të rinovojnë vizën në SHBA nuk kanë pse të presin më në radhë. Ambasada amerikane jofton se tashme eshte ne zbatim nje program per rinovimin e vizes me poste.

“Mua dhe Kenny-t nuk na pëlqen të presim në radhë! A e dini se Ambasada e Shteteve të Bashkuara Tiranë ka një program për rinovimin e vizës me postë? Shikoni me kujdes për të parë nëse kualifikoheni. Nëse po, mos prisni në radhë dhe dërgoni aplikimin tuaj me postë! 👉 #PyetAnnën”

Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për vizat: Ja si bëhet tani rinovimi Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com