Irina

Ngjarja e rëndë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen, zbardhen deklarimet e fëmijëve

Pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, Lulëzim Cami u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, po në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm vëllai i tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth orës 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij. Të dy vëllezërit humb137n jetën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumenteve të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Ngjarja e rëndë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen, zbardhen deklarimet e fëmijëve Read More »

E rëndë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin në Vlorë

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8-vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

E rëndë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin në Vlorë Read More »

U nxorr në breg të detit e vdekur nga dallgët/ Identifikohet gruaja në Vlorë, dyshohet se…

Gruaja u gjet e pajetë në bregdetin e Lungomares, pasi ishte nxjerrë nga dallgët

Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë në detin e Vlorës përgjatë Lungomares, e cila u nxor nga dallgët e detit.

Ajo është 52-vjeçarja R.V banuese në lagjen “24 Maji” dhe sipas verifikimeve të kryera ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.

“Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen ’24 Maji’, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

U nxorr në breg të detit e vdekur nga dallgët/ Identifikohet gruaja në Vlorë, dyshohet se… Read More »

Papa Françesku ‘bëhet’ shqiptar, fotografohet me plis

Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare

Duket se simbolet kombëtare shqiptare janë kthyer në trend për të huajt, gjatë kohëve të fundit.

Pas Drake dhe futbollistit amerikan Joshua Palmer, të cilët u shfaqën të veshur me një xhaketë që mbante simbolin e shqiponjës dykrenare, këtë herë, Papa Françesku, është shfaqur duke mbajtur në dorë një plis.

Foto është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si “foton e ditës”.

Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare.

Papa Françesku ‘bëhet’ shqiptar, fotografohet me plis Read More »

E rëndë në Vlorë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8-vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

E rëndë në Vlorë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin Read More »

Mësuesja shqiptare u vra nga bashkëshorti polic, flasin fqinjët: ‘Ornela ishte personi më i…’

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, pasi një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten.

Departamenti i Policisë në Clarkstoën i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Ëatson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.Trupat e tyre u zbuluan nga policia vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në Neë City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.
“Në këtë fazë të hetimit besohet se Ëatson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstoën.

Ëatson ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Më pas ai iu bashkua forcës së policisë në Bronxville, që ndodhet në Ëestchester County, në vitin 2007 dhe u promovua në rreshter në 2016.

Sipas një postimi në Tëitter nga llogaria zyrtare e Educators of Neë York, Ornela Ëatson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Një fqinje e familjes, e cila kërkoi të mos i përmendej emri, tha për Neë York Post se komuniteti kishte mbetur i tronditur.

“Kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë,” tha gruaja. “Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë, dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që keni takuar ndonjëherë… Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të tronditur.”

Shefi i policisë së Bronxville, Christopher Satriale tha në një deklaratë se tragjedia e la departamentin me “zemra thellësisht të thyera për humbjen e pakuptimtë të jetëve të pafajshme”.

Mësuesja shqiptare u vra nga bashkëshorti polic, flasin fqinjët: ‘Ornela ishte personi më i…’ Read More »

Lutja e gruas! Erdhi për të festuar në Tiranë, por u plagos nga një plumb qorr

Natën e ndërrimit të viteve në Tiranë u plagos nga një plumb qorr një grua italiane 52-vjeçe. “Sky TG24” shkruan se ajo kërkon ndihmë për t’u transferuar në Bari, por procedurat për t’iu nënshtruar një operacioni delikat në Poliklinikën e Barit, janë komplekse dhe transferimi me avion kushton 15 mijë euro, sipas artikullit.

“52-vjeçarja, e cila ka pësuar dëmtime në vesh, fyt dhe mushkëri, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e Traumës në kryeqytetin shqiptar dhe pret të riatdhesohet në Itali për t’iu nënshtruar një operacioni delikat urgjent. Megjithatë, procedurat e transferimit janë të shtrenjta dhe komplekse.

“Ne jemi në pritje të konfirmimit për koordinimin e transportit të ambulancës ajrore të zonjës, e cila duhet patjetër t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e plumbit në Poliklinikën e Barit brenda një jave”, tha avokati i gruas, Vito Leonardo Candeloro për Sky TG24.

Sipas deklaratave të avokatit, gruas i është mohuar “pa asnjë arsye” mundësia e kryerjes së operacionit në Tiranë. “Transferimi me avion drejt Italisë duhet të bëhet me ndihmën e mjekëve, do të përballohet nga zonja me një kosto prej 15 mijë eurosh, pasi për pagesën nuk kujdeset as shteti italian dhe as ai shqiptar”, më tej ai.

Gruaja ishte me pushime në Tiranë me bashkëshortin e saj për të festuar ardhjen e vitit të ri. “E shtëna fillimisht i preu veshin, më pas e goditi në fyt dhe në fund përfundoi në mushkëri. Zonjës iu refuzua ndihma nga dy patrulla të policisë shqiptare, pavarësisht se i ishte kërkuar nga bashkëshorti i saj. E ka ndihmuar një kalimtar”, shtoi avokati i gruas.

Lutja e gruas! Erdhi për të festuar në Tiranë, por u plagos nga një plumb qorr Read More »

Horoskopi ditor, 3 janar 2024

DASHI

Duke qenë se do ju ndryshojë shpesh humorit sot mund të keni edhe kontradikta me të tjerët. Nëse keni një lidhje do jetë e vështirë t’i shmangni problemet. Venusi do ju nxitë ta kritikoni partnerin për disa gabime dhe kur ai t’iu kthehet me të njëjtën monedhë nuk do ju vijë mirë. Nëse jeni ende vetëm do keni vetëm disa flirtime dhe asgjë serioze. Në punë duhet fillimisht të përcaktoni planin e veprimit e më pas të tentoni, pasi vetëm kështu nuk do gaboni. Motivimi në fakt nuk do ju mungojë. Për të përmirësuar financat mos tentoni të bëni gjëra të gabuara.

DEMI

Ka rrezik që sot të mos i përballoni dot ndryshimet që do iu sjellin yjet dhe do keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri e mbështetje. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar, por mos u ndalni në mbrëmje së e përkëdheluri atë që keni në krah. Edhe disa fjalë të ngrohta mund ta ndezin atmosferën. Ju beqarët do keni takime, por duke mos qenë të bindur se janë personat e duhur, nuk do guxoni të hidhni hapa. Sipas Horoskopi.vip në punë nuk do jeni të zotët të përfundoni me sukses ato që keni nisur, kështu që mos u mërzitni nëse një koleg do ju zërë vendin. Financat, po i menaxhuat me kujdes, do ju dalin për çdo gjë.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do ecni para me shumë besim. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngjitur pas partnerit dhe nuk do doni të bëni asgjë vetëm për të mos u larguar prej tij. Në fakt ai që keni në krah do e vlerësojë, por duhet të reflektoni dhe të ndryshoni paksa për të mirën tuaj. Ju beqarët nuk do jeni të bindur nëse doni ta ndryshoni statusin dhe do qëndroni të veçuar. Në punë do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve të bërë. Edhe paratë do mbeten të mira sepse kohët e fundit keni ditur si të silleni me to

DASHI

Duke qenë se do ju ndryshojë shpesh humorit sot mund të keni edhe kontradikta me të tjerët. Nëse keni një lidhje do jetë e vështirë t’i shmangni problemet. Venusi do ju nxitë ta kritikoni partnerin për disa gabime dhe kur ai t’iu kthehet me të njëjtën monedhë nuk do ju vijë mirë. Nëse jeni ende vetëm do keni vetëm disa flirtime dhe asgjë serioze. Në punë duhet fillimisht të përcaktoni planin e veprimit e më pas të tentoni, pasi vetëm kështu nuk do gaboni. Motivimi në fakt nuk do ju mungojë. Për të përmirësuar financat mos tentoni të bëni gjëra të gabuara.

DEMI

Ka rrezik që sot të mos i përballoni dot ndryshimet që do iu sjellin yjet dhe do keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri e mbështetje. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar, por mos u ndalni në mbrëmje së e përkëdheluri atë që keni në krah. Edhe disa fjalë të ngrohta mund ta ndezin atmosferën. Ju beqarët do keni takime, por duke mos qenë të bindur se janë personat e duhur, nuk do guxoni të hidhni hapa. Sipas Horoskopi.vip në punë nuk do jeni të zotët të përfundoni me sukses ato që keni nisur, kështu që mos u mërzitni nëse një koleg do ju zërë vendin. Financat, po i menaxhuat me kujdes, do ju dalin për çdo gjë.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do ecni para me shumë besim. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngjitur pas partnerit dhe nuk do doni të bëni asgjë vetëm për të mos u larguar prej tij. Në fakt ai që keni në krah do e vlerësojë, por duhet të reflektoni dhe të ndryshoni paksa për të mirën tuaj. Ju beqarët nuk do jeni të bindur nëse doni ta ndryshoni statusin dhe do qëndroni të veçuar. Në punë do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve të bërë. Edhe paratë do mbeten të mira sepse kohët e fundit keni ditur si të silleni me to.

GAFORRJA

Dielli dhe Urani do ju bëjnë sot orkestrues të jetës tuaj. Nuk do bëni asnjë lloj gabimi në asnjë moment. Nëse keni një lidhje do merreni vesh më së miri me partnerin dhe të dy së bashku do flisni seriozisht për të ardhmen e përbashkët. Do bini dakord për çdo gjë dhe do ndiheni mirë. Nëse jeni beqarë do dini se cilin person të joshni dhe do ecni me bindje drejt tij. Pritet që rezultatet të jenë të mira. Në punë do keni më shumë arritje, por do kërkoni që të merrni më shumë vlerësime. Do bëheni paksa mendjemëdhenj dhe kjo mund të sjellë probleme nesër. Paratë do kenë probleme të vogla.

LUANI

Do jeni shumë egoistë gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni më të mirët në çdo gjë. Kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë probleme. Nëse keni një lidhje do ju mungojë sinqeriteti ndaj partnerit dhe kjo do sjellë konflikte. Nuk do arrini dot as të gjeni mënyrën për t’i shprehur ndjenjat. Ju beqarët do shihni vetëm persona të bukur fizikisht duke mos menduar se ajo është thjesht ambalazhi dhe nuk ka shije. Në punë asgjë nuk do ju ecë ashtu si e keni dëshiruar. Do ndiheni konfuzë dhe të mërzitur. Në planin financiar do keni më shumë fat nga sa e keni imagjnuar, por kjo nuk do të thotë që duhet ta lëshoni dorën.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më pak kritikë, më të butë dhe më bashkëpunues. Nëse keni një lidhje bëni të pamundurën për të hequr xhelozinë e tepruar nëse doni që marrëdhënia me partnerin të jetë e mirë. Mos u grindni kot së koti. Për ju beqarët pritet një takim shumë i rëndësishme me një person mjaft të veçantë. Ai ka shumë pretendentë, por do jeni ju personi që do zgjedhë për të kaluar jetën. Në punë gjërat do ju duken pak të vështira, por me kalimin e orëve do e shihni sa shumë do ju mbështesin kolegët e afërt. Pa ta nuk do mund t’ia dilnit dot. Edhe pse situata financiare nuk do jetë e mirë ju nuk duhet ta humbni shpresën.

PESHORJA

Planetët do ju vënë përpara zgjedhjeve të vështira gjatë kësaj dite dhe do hezitoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje mos u fiksoni pas detajeve pa rëndësi, por mundohuni t’i përkushtoheni sa më shumë atij që keni në krah dhe të mos e lini vetëm asnjë moment. Mundohuni ta qetësoni edhe kur ai të mos jetë me nerva. Nëse jeni vetëm ka mundësi që të pëlqeni një mik, por do hezitoni t’ia thoni nga frika se mos e humbni përgjithmonë. Në punë padurimi do ju bëjë të gaboni. Gjërat nuk kanë për t’iu ecur aspak si keni dashur. Sipas Horoskopi.vip financat duhet thjesht t’i menaxhoni me më shumë maturi që gjendja mos ketë tronditje serioze.

AKREPI

Sot do ju ndryshojë shpesh humori dhe kjo gjë do i acarojë tej mase personat që keni pranë. Ndryshe nga sa mendonit nuk do kaloni momente shumë të qeta. Ju që jeni në një lidhje nuk do jeni shumë liberalë e madje mund të vendosni edhe disa kufij për disa gjëra. Nëse partnerit nuk do i pëlqejë diçka ju do e kuptoni menjëherë, do flisni me të dhe do merrni edhe vendime. Ju beqarët do jeni të paqartë dhe nuk do dini çfarë hapsh të hidhni për ta ndryshuar statusin. Në punë do keni nevojë që t’ua njohin meritat në punë. Nëse eprorët nuk e bëjnë do ndiheni pa një arsye për të ecur më tej. Financat do kenë tronditje të vogla, por jo alarmante.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do kërkoni më shumë pavarësi dhe liri në jetën tuaj. Kontrollojini mirë emocionet dhe impulset e momentit sepse mund t’ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje Venusi do e ngrohë tej mase ambientin dhe do jeni më të ëmbël me partnerit. Do fitoni edhe me shumë siguri në vetvete. Ju beqaret do keni shumë dëshirë të dashuroni, por në fakt duhet të jeni të matur me çdo hap. Sado t’iu pëlqejë dikush më mirë bëni durim. Në punë, pavarësisht përpjekjeve që do bëni, jo çdo gjë do ju ecë ashtu si kishit imagjinuar. Në disa momente mund të bëheni edhe me nerva nga kjo gjë. Shpenzimet mirë është t’i kryeni me sa më shumë përkujdes sepse në të kundërt do përballeni me vështirësi.

BRICJAPI

Për shkak të ndikimit të madh të Venusit dhe Neptunit sot do jeni realistë dhe do i keni idetë shumë të qarta. Nëse keni një lidhje, falë mbështetjes së gjithë planetëve do keni një ditë shumë harmonike. Do qëndroni më shumë kohë afër tij dhe do rikujtoni edhe njëherë momentet e bukura që keni kaluar së bashku. Për ju beqarët do jetë një ditë plot ngjyra për sa i përket dashurisë. Mund të takoni edhe shpirtin binjak. Sipas Horoskopi.vip në punë do përballeni me goxha të papritura dhe do ju duhet patjetër të ndryshoni mënyrën e të vepruarit. Për sa iu përket financave, kjo ditë ka për të qenë me fat. Përfitoni për të shlyer borxhet që keni.

UJORI

Gjatë kësaj dite duhet të bëni çdo përpjekje për të vënë në zbatim të gjitha idetë që keni pasur. Po i latë pas dore nuk do ju vijë më rasti. Nëse keni një lidhje, filloni të bëni plane për të ardhmen tuaj. Sot do keni shumë ide të mira që do ju sjellin kënaqësi pa fund. Ju beqarët nuk do mund të filloni lidhjen e ëndërruar, por do ia kaloni mjaft mirë me miqtë. Mos e mbani mendjen tek personi që pëlqeni sepse do vuani vetë. Në punë gjërat do ju ecin mirë, por ju nuk do kënaqeni aspak. Do kërkoni gjithnjë e më shumë nga vetja sepse e dini sa mund të arrini. Pak nga pak, në planin financiar fati do iu buzëqeshë dhe gjendja do fillojë të ndryshojë. E gjithë kjo falë maturisë tuaj.

PESHQIT

Jeta juaj ka rrezik të ndërlikohet paksa sot. Do filloni të keni dyshime për çdo gjë dhe nuk do dini si të veproni. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla me ata që keni në krah, por asgjë e rënde nuk do ndodhë. Mirëkuptimi dhe komunikimi do zgjidhin çdo gjë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarët nuk do jeni fare të interesuar për t’u lidhur me dikë. Do ndiheni shumë mirë edhe ashtu si jeni pasi keni liri për çdo gjë. Në punë do keni mundësi të mira për të ndryshuar postin. Vërtet gjërat nuk do jenë shumë të lehta, por nuk duhet të hezitoni ta provoni. Për financat do keni shumë ambicie dhe me pak mundim do arrini të përmirësoni situatën.

Horoskopi ditor, 3 janar 2024 Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com