Irina

Grip dhe Covid, rastet në rritje

Qarkullimi i njëkohshëm i gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera respiratore po shton nga java në javë fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë pranë qendrave shëndetësore.

“Ndonëse infektimet me Covid-19 kanë ardhur në rritje përgjatë këtyre ditëve të janarit, po dominojnë rastet me grip. Sipas ISHP-së Rreth 20% e mostrave të dyshuara me grip rezultojnë pozitiv në një javë.”

Strukturat shëndetësore thonë se kjo është një situatë e pritshme për stinën.

“Mjeku i familjes mesatarisht kryen mbi 25 vizita ditore me shenja ta ndryshme. Shenjat më të shpeshta janë ethe, temperaturë, kollë, dhimbje veshi.”

Në një kohë kur gripi dhe Covid-19 shfaqin shenja të ngjashme, mjekja kërkon nga pacientët që të jenë të kujdesshëm që në shfaqjen e simptomave të para.

“Nuk duhet neglizhuar asnjë simptomë, sepse kjo çon në një komplikacion më të shprehur. Fëmijët e vegjël, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit.”

Covid-19 ka prekur kryesisht grupmoshën aktive, ndërsa virozat kanë prekur thuajse të gjithë.

“Dhe te grupmosha pediatrike dhe te grupmosha e rritur, pothuajse fluksi është i njëjtë dhe i shtuar këto ditë.”

Shmangia e ambienteve të mbyllura, konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe frutave mbeten këshillat parësore që japin bluzat e bardha.

Grip dhe Covid, rastet në rritje Read More »

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar

Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prizren.

Sipas mediave në Kosovë, 24 vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

“Policia ka marrë informacion rreth orës 15:00, se në rrugën “Sefedin Laçi” në Prizren, gjendet një person pa shenja jete.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke marrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit.

Në një dhomë të shtëpisë, është gjetur një trup i pajetë dhe afër tij është gjetur një armë AK-47, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale për Prizren.

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar Read More »

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdh*nuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier I suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Pas kontaktit me familjen e djalit në fjalë, u bëjmë thirrje dhe mediave të tjera shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdhunuesit ErjonKy është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdh*nuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar Read More »

E rëndë, gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij 60-vjeçari, dyshimet e policisë

Eshtë gjetur pa shenja jete ditën e sotme brenda banesës së tij në lagjen nr.1 në Pogradec 60-vjeçari .

Sipas informacioneve nga policia 60-vjeçari me inicialet E. P. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga probleme shëndetësore të lidhura me zemrën.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.

E rëndë, gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij 60-vjeçari, dyshimet e policisë Read More »

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i shqiptarit në Athinë

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i një shqiptari në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa persona të paidentfikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kafenesë së shqiptarit. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar veç dëmeve materiale.

Siç raportohet në media, pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. E paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

Nga ana tjetër, mediat greke raportojnë se banorët e zonës janë zgjuar të shqetësuar nga të shtënat e vazhdueshme dhe kanë njoftuar Policinë.

Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i shqiptarit në Athinë Read More »

‘Do t’ju vras’/ I moshuari qëlloi me armë nga ballkoni, policia zbardh ngjarjen

Qëlloi në mesnatë, me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar, vihet në pranga 83-vjeçari. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe venia në pranga e 83-vjeçarit.

Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara.

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe kembësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë. Ndodhur në keto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë. Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

‘Do t’ju vras’/ I moshuari qëlloi me armë nga ballkoni, policia zbardh ngjarjen Read More »

Pse e vranë tani Sinomatin? Hoxha zbulon ‘gabimet’ që bëri viktima gjatë festave

“Kush do t’i kapte ata nëse do t’i qëllonin me breshëri. Pra i kanë vëzhguar. Edhe ata nuk kanë pasur shumë kohë dhe siguri për të ndenjtur gjatë dhe pa u zbuluar”

Artan Hoxha, i ftuar në Top Talk, tha se vrasja e 22-vjeçarin Gëzim Sinomatin ndodhi në këtë moment pasi familja e tyre kishte ulur vigjilencën, kjo edhe për shkak të festave të fundvitit.

“Në periudhat e festave gjithmonë kemi një ulje vigjilence të personazheve të botës së krimit. Edhe ata janë familjarë dhe duan të gëzojnë. Nëse Benardi ka kohë që ishte në qytet, Gëzimi kishte vetëm 4 ditë dhe do kthehej sërish në Belgjikë. Në familje janë mbledhur të gjithë bashkë dhe kjo dëshmon që e kanë ulur vigjilencën. I biri në fakt nuk ruhej. Autorët i kanë parë edhe pikat e dobëta. Kush do t’i kapte ata nëse do t’i qëllonin me breshëri. Pra i kanë vëzhguar. Edhe ata nuk kanë pasur shumë kohë dhe siguri për të ndenjtur gjatë dhe pa u zbuluar”, tha gazetari.

Gjithashtu Hoxha tregon se ky atentat ishte i kushtueshëm, dhe autorët, të cilët nuk janë nga Vlora, janë të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

“Ngjarje të tilla në Vlorë janë të pazbardhura. Targat janë të dubluara dhe targat origjinale janë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj problemi. Deri sa të shkosh ti te dublimi, elementi i shpejtësisë nuk është më në favorin tënd. Duhet që të kenë bërë një gabim që të shkosh drejt tyre. Koha është në favor të autorëve në këtë rast. Autorët që nuk janë nga Vlora kanë lënë shumë pak zhurmë, ata nuk kanë djegur vetëm atë makinë. Kjo hyn te atentatet me kosto shumë të lartë. Kanë ekzekutorë të kushtueshëm. Po bën qitje në një zonë që nuk është e lehtë. Njerëzit që janë aty janë më vigjilent. Ky organizim është i një grupi të strukturuar”, tha Artan Hoxha./ Top Channel

Pse e vranë tani Sinomatin? Hoxha zbulon ‘gabimet’ që bëri viktima gjatë festave Read More »

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gripit këtë të martë. I moshuari ka humbur jetën në Spitalin Infektiv të QSUT-së në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar më shumë nga gripi.

Me vdekjen e 71-vjeçarit, shënohet fatkeqësisht viktima e parë në vendin tonë si pasojë e gripit.

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com