Irina

Letra brilante që duhet lexuar patjetër çdo 1 shtator. Mos e humbni!

Letra brilante që duhet lexuar patjetër çdo 1 shtator. Mos e humbni!

A munden vallë prindërit në ditët e sotme t’i drejtohen mësuesit të fëmijës së tyre, ashtu si Abraham Lincoln mësuesit të të birit, para 187 vjetësh!?

Sot është 1 shtatori, dita e parë e vitit të ri shkollor dhe kjo letër ia vlen të lexohet sërish, të paktën nga prindërit dhe mësuesit.

Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, duke e ditur vlerën e dijes dhe të mësuarit në jetë, vendosi që mësuesit të djalit të tij, t’i shkruante në formë përkujtimi rreth mënyrës se si duhet trajtuar një fëmijë i vogël, duke i renditur një sërë arsyesh e mësimesh të arta të cilat dëshironte që djali i tij t’i mësonte nga mësuesi.

Letra e Presidentit Abraham Lincoln, shkruar në vitin 1830:

“Mësues i nderuar,

Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.

Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.

Mësojeni t’i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejoheni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Me respekt,

Abraham Lincoln”

Letra brilante që duhet lexuar patjetër çdo 1 shtator. Mos e humbni! Read More »

Lahutari Gjok Nonaj eshte vlerësuar rapsodi më i vjetër në Evropë.

Lahutari Gjok Nonaj eshte vlerësuar rapsodi më i vjetër në Evropë.

Në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që u mbajt në 2015, lahutari Gjok Nonaj ishte bartësi më i vjetër që këndoi në skenën shqiptare, madje vlerësuar rapsodi më i vjetër në Evropë e më gjerë.  Nonaj ishte 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe është shprehur se “kurrë s’do ndahem prej saj”.

Lahutari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj.

Në daljen e tij të fundit në publik, pra në Gjirokastër rapsodi 105-vjeçar, Gjok Nonaj, ka interpretuar këngën epike “Fuqia e Mujit”, një fragment rapsodik i shkëputur nga eposi i Kreshnikëve. Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.

Ardhja e lahutarit 105-vjeçar është vlerësuar si një risi e festivalit, ku për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj, Gjoka e Lumturija (e bija) janë bërë bashkë duke kënduar në Gjirokastër.

Gjok Nonaj u nda nga jeta ne moshen 107 vjecare, ne korrik 2017./nje komb

Lahutari Gjok Nonaj eshte vlerësuar rapsodi më i vjetër në Evropë. Read More »

Sezoni turistik, 50 misionet që shpëtuan jetë njerëzish

Vendosja e shërbimit të autoambulancave fikse pranë zonave turistike si dhe funksionimi i njësisë së helikopterëve, të cilët vetëm gjatë këtij sezoni kanë kryer rreth 50 misione, ka shpëtuar shumë jetë njerëzish.

E ftuar në një studio televizive, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal te masat që mori dikasteri që ajo drejton për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas saj, “llogaritet që njësia e helikopterëve të Urgjencës Kombëtare ka kryer rreth 50 misione shpëtimi në ndihmë të qytetarëve, ose thënë ndryshe, një herë në 2.5 ditë ka pasur një mision me helikopter dhe këtu përfshihen të gjitha rastet e urgjencës si dhe aksidente rrugore apo në det”.

Manastirliu tha se “janë 43 mijë pushues që kanë marrë shërbimin shëndetësor në 26 qendra shëndetësore verore, që janë hapur prej 1 qershorit dhe funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës”.

Ka ende shumë për të përmirësuar në drejtim të shërbimit të Urgjencës Kombëtare, tha Ministrja duke shtuar se “ndërkohë kemi bërë hapa shumë përpara dhe kemi përmirësuar ofrimin e shërbimit”.

Po ashtu, ajo theksoi se “mjekët dhe infermierët në terren kanë marrë trajnime për mënyrën e shërbimit, por nga ana tjetër të gjitha autoambulancat janë pajisur me aparatura të reja”.

Për të ilustruar funksionimin e këtij sistemi urgjence, Ministrja solli në vëmendje rastin e një djali nga Velipoja, i cili rrezikonte jetën, por vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë me helikopter arriti të shpëtonte.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm, sipas Ministres “32 autoambulanca të reja do të shpërndahen në territor”. /atsh

Sezoni turistik, 50 misionet që shpëtuan jetë njerëzish Read More »

Infermierja heroinë nga Gramshi, shpëton jetën e 15-vjeçarit

“Infermierja heroinë” është cilësuar Rruzhdije Xheka, e cila falë humanizmit, aftësive profesionale dhe eksperiencës në punë, bëri të mundur të shpëtonte jetën e djalit 15-vjeçar, i cili u rrezikua seriozisht nga dy pickimet e një nepërke.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin e thellë malor Jançë (Verri), Njësia Administrative Tunje – Gramsh.

“Pas njoftimit nëpërmjet telefonit nga familjarët e djalit, Ledio Dollani, të cilin e kishte pickuar një nepërkë dhe ishte në rrezik për jetën, u nisa drejt vendngjarjes”, – citon infermierja Rruzhdije Xheka.

Zona përbën një terren tejet të vështirë, të papërshkueshëm nga automjetet dhe e vetmja mënyrë kalimi janë kafshët, ose në këmbë.

Humanizmi që karakterizon Rruzhdije Xhekën bëri që të nisej në këmbë dhe e vetme drejt vendit të ngjarjes, duke marrë me vete kutinë e Ndihmës së Shpejtë. Normalisht rruga përshkohet për 70 minuta deri tek vendngjarja, ndërkohë që infermierja e ka kryer për 40 minuta duke vrapuar dhe duke kërkuar ndihmë nga mjetet rrethanore. Si rezultat i veprimeve të saj profesionale bëri të shpëtohej jeta e 15-vjeçarit.

“Unë kreva detyrën time si infermiere, nuk është hera e parë që e bëj (ky është rasti i 7) do vazhdoj ta kryej gjithmonë me humanizëm kundrejt banorëve, s’do ta kursej asnjëherë”, këto janë fjalët e infermieres së përkushtuar të kësaj qendre.

Pasi doli jashtë gjendjes së rrezikut për jetën, djali u transportua me ambulancë drejt spitalit të Gramshit. /atsh

Infermierja heroinë nga Gramshi, shpëton jetën e 15-vjeçarit Read More »

“Përgjigja ime”, Rama: Mbi 10 mijë familje morën për herë të parë ndihmë ekonomike

“Falë reformës sime janë sot mbi 10 mijë familje të varfra që e morën ndihmën për herë të parë, ndërsa po patjetër më shumë se dyfishi i tyre që e merrnin padrejtësisht nuk e marrin më”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij më të re në “Facebook”, të cilën e paraqiti sot “Përgjigja ime”.

Kryeministri Rama kishte zgjedhur t’i përgjigjej komentuesit Genc Sejko, i cili e cilësonte atë përgjegjës për gjendjen e familjeve të varfra në vend.

“Përshëndetje Genc, nëse unë do të isha përgjegjës për gjendjen e tyre do të ishte shumë e thjeshtë, por fatkeqësisht kjo është ti biesh me sopatë fijes së logjikës më elementare, sepse së pari, nuk ka asnjë fakt, asnjë shifër, asnjë provë që të tregojë se në një fushë Shqipëria është më keq seç ishte 5 vjet më parë”.

“Përkundrazi ka njerëz si Hyseni dhe familja e tij apo edhe të tjerë në të tjera kategori të tjera sociale, që nuk janë më mirë se 5 vjet më parë, por janë njësoj, Kjo nuk ka diskutim. Ama aty ku sopata jote e këput fillin e logjikës është kur thua se këtë gjendje e solli sahati i dritës, jo i dashur, këtë gjendje e kishte krijuar mungesa e sahatit, mungesa e shtetit për të gjithë dhe e rregullave për të gjithë, sepse nuk është aspak e rastit që ka më pak varfëri aty ku ka më shumë rregull dhe ku ka shtet dhe të gjithë kontribuojnë sipas asaj që u takon, ndërsa ka më shumë varfëri ashtu si në Shqipërinë e deri djeshme s’bëhej asnjë përpjekje për të bërë shtet, “Secili për vete, Zoti për të gjithë”, dhe ti gënjen, pa dashje natyrisht, kur thua se unë u hoqa ndihmën sociale familjeve si të Hysenit, sepse në fakt krejt e kundërta është e vërtetë, plot familje si të Hysenit nuk e merrnin ndihmën fare. Ndërkohë që të tjerë me vila e makina e merrnin në vend të tyre”, nënvizon Rama.

Kryeministri Rama i drejtohet qytetarit se “ti thua lekët e kursyera unë ua shpërndava oligarkëve. Ej Genc, pak logjikë, shumë pak mik, sepse kjo është krejt qesharake dhe nuk mbështet në asnjë lloj filli arsyetimi dhe jo më në ndonjë fakt”.

“Sa për turpin, jo nuk më vjen turp të shkoj në shtëpinë e Hysenit, se i kisha dhënë fjalën. Ti thua është show, por për mua nuk ka pikë rëndësie çfarë thua ti, por çfarë mendon Hyseni, zonja dhe fëmijët e tij”, përfundoi Kryeministri. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/327636101139668/?t=0

“Përgjigja ime”, Rama: Mbi 10 mijë familje morën për herë të parë ndihmë ekonomike Read More »

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse për kryerjen e Check-Up-it

Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës, por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve.

Falë ndërgjegjësimit që është realizuar për rëndësinë e kontrollit shëndetësor bazë, Check-Up-it, vihet re një rritje e numrit të banorëve që shprehin interes për këtë paketë ekzaminimesh.

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse me burime njerëzore për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë të interesuarit për kryerjen e Check-Up-it.

Sot njësia lëvizëse e Check-Up-it ishte e pranishme në Ambulancën Panaja të Qendrës Shëndetësore Nartë. Të shëndetshëm jemi të gjithë të barabartë. /atsh

D.R.SH Vlorë vijon aktivitetet mbështetëse për kryerjen e Check-Up-it Read More »

Turizmi/ Shqipëria, destinacion i operatorëve më të mëdhenj turistikë

Ministri i Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e konsideroi shumë të suksesshëm sezonin turistik të këtij viti deri tani, ndërsa theksoi se “Shqipëria tashmë ka filluar të jetë pjesë e një destinacioni europian turistik, ku nga fillimi i janarit deri sot kanë ardhur në vendin tonë 4.5 milionë shtetas të huaj”.

Në një intervistë televizive ministri Klosi tha se “sikur të mos ketë rritje shtatori, tetori, nëntori në krahasim me vitin e kaluar, kur janë futur 1.2 milionë turistë, ne shkojmë në 5.8 milionë turistë në vitin 2018. Krahasuar me 2017 kur kanë qenë 5.1 milionë turistë të huaj në vendin tonë ne kemi rritje prej 700 mijë turistë këtë vit. Këta turistë i kanë sjellë buxhetit të shtetit në 2017 1.7 miliardë euro të ardhura, me të njëjtën logjikë të shifrave këtë vit buxhetit i shkojnë 2 miliardë euro të ardhura”.

Sipas tij, gjëja favorizuese për Shqipërinë në krahasim me Malin e Zi dhe Kroacinë, është se ne kemi sezon turistik gjatë gjithë vitit.

Ministri Klosi tha se kjo vërehet edhe tek numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë gjithë vitit. Kemi rritje gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, por edhe gjatë muajve të tjerë kemi rritje, kjo dëshmon se kemi mundësi dhe hapësira që të kemi shtrirje dhe rritje gjatë gjithë vitit”.

“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në kufi në Shqipëri me pasaportë të huaj dhe që rrinë në vendin tonë më shumë se një ditë gjatë muajit gusht ka arritur në 1 milion e 430 mijë, një shifër rekord për nga rritja e çdo muaji tjetër. Duke e krahasuar me muajin gusht të 2017 kemi një rritje prej 25%”, – theksoi Klosi.

Sipas tij, kjo është një rritje e jashtëzakonshme duke e krahasuar me vendet e tjera.

Ministri Klosi tha se “kjo na bën të mendojmë që sfida jonë për 10 milionë turistë është më se reale. Ne e kemi objektiv që në 2025 të sjellim 10 milionë turistë në vend”.

“Të mos harrojmë që ne e gjetëm Shqipërinë me vetëm 3 milionë turistë të huaj, që hynë në kufi në 2013 dhe në katër vjet e çuam në 5.8 milionë. Pra e dyfishuam”, – theksoi Klosi.

Ministri Klosi bëri të ditur se “nuk mund të themi që sezoni turistik mbyllet më 31 gusht, pasi të gjitha plazhet vazhdojnë të jenë plot me turistë. Kompani të mëdha botërore të tur operatorëve më të mëdhenj në botë, si “Tui”, “Tomas Kuk”, etj., këtë vit për herë të parë kanë vendosur ta shikojnë Shqipërinë si destinacion. Kanë bërë testimet e para dhe kanë sjellë turistët e parë dhe vitin tjetër në librat e tyre Shqipëria shitet masivisht dhe këto janë kompani që trajtojnë me qindra milionë turistë”. /atsh

Turizmi/ Shqipëria, destinacion i operatorëve më të mëdhenj turistikë Read More »

60 vjet më parë,në Vlorë, do të zhvillohej për herë të parë Kampionati kombëtar i notit në këtë qytet

60 vjet më parë, në fundgushtin e vitit 1958 ne Vlore, Plazhin e Ri, do te zhvillohej per here te pare Kampionati kombetar i notit ne kete qytet.

Pas plazhit te Skelës dhe plazhit të vjetër, Vlora do të behej me një plazh të ri, që do të quhej Plazhi i Ri.

Ishte nje ngjarje e re dhe e rendesishme per qytetin.

Pas atij viti, pas atij kampionati, mesa duket u prek sedra e vlonjatit dhe per rrjedhim do te beheshin ata zoter te Sportit te notit me Jani Hondron, Skardilajd Shytin, Lida Xhindin, Tomor Danon, Pavllo Kisin, Vasilika Bejon, Loreta Rakipin e shume kampion te tjere te medhenj te Vlores e Shqiperise ne not…

Dhe te mendosh qe shumicen e garave e tutujve i kane fituar jashte Vlores.
Sot, Vlora nuk e ka nje pishine dhe një Muze per te vazhduar traditen e per te nderuar Kampionët.

P.S. historine e notit vlonjat dhe kujtimet e shume Kampioneve i gjeni në librin “Kampionet e Vlores – 1930-1990”.

60 vjet më parë,në Vlorë, do të zhvillohej për herë të parë Kampionati kombëtar i notit në këtë qytet Read More »