Irina

Me dy apartamente e pa fshehje pasurie, kush është Prokurori që mund të konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rifilluar sot procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca dëgjimore drejtohej nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

KPK ka lexuar raportin e ILDKPI, sipas të cilit prokurori Hoti ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka kryer fshehje pasurie. Në raport thuhet gjithashtu se Hoti ka burime të mjaftueshme financiare. Ai është pronar i një apartamenti 157 m² dhe një shtesë 30 m² në Durrës si dhe apartamenti tjetër po në Durrës 85.4 m², i cili është blerë me kredi.

Paspërfundimit të rivlerësimit në tre kriteret, prokurori Hoti mund të rikonfirmohet në detyrë.

Me dy apartamente e pa fshehje pasurie, kush është Prokurori që mund të konfirmohet në detyrë Read More »

Aksionet e RENEA, policia del me deklaratë: Ja 4 personat e arrestuar në Shkodër

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër.

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.

Të arrestuar janë :

• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; • Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); • 6 mjete të blinduara; • rreth 800 fishekë; • 1 armë e ftohtë • 10.500 euro; • 3 makina lojërash fati; • njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; • telefona celularë dhe karta telefonike; • 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni.

Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Aksionet e RENEA, policia del me deklaratë: Ja 4 personat e arrestuar në Shkodër Read More »

Flasin ekspertët: Gjëja më e keqe që nuk duhet ngrënë kurrë në mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ndoshta jeni të kënaqur që bëni pjesë tek njerëzit që nuk i rezistojnë dot tundimit për të ngrënë një vakt të mirë në mëngjes. Por ka një produkt që me siguri ia shtoni tërshërës, smoothie-t apo përzierjes së drithërave që konsumoni çdo mëngjes.

Është diçka që nuk i bën mirë trupit, veçanërisht në qoftë se qëllimi është për të marrë kalori të mjaftueshme dhe për të ruajtur nivelin optimal të energjisë gjatë gjithë ditës.

“Është banania e famshme, që konsiderohet ushqimi më i keq në mëngjes”,- thotë trajneri personal, Nikki Storm.

Njerëzit që hanë banane në mëngjes e konsiderojnë atë si ‘standardin e artë’ të dietës, veçanërisht të gjithë ata që hanë mëngjes duke fluturuar nga nxitimi. Por fakti është se bananet kanë një indeks glikemik shumë të lartë dhe janë të pasura me kalium.

Bananet i ndryshojnë shumë shpejt vlerat e insulinës, duke shkaktuar ndryshim të nivelit të energjisë dhe luhatje humori. Nivelet e larta të sheqerit nuk metabolizohen shpejt, ndaj edhe, në thelb, sasia e bananes ruhet si yndyrë në trup. Bananet për mëngjes nuk janë një ide e mirë.

Por ka edhe një problem tjetër nëse e nisni ditën me banane, thotë Storm. Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.

“Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike mjaft intensive, sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur”, – thotë Storm.

Sigurisht, ju do të pyesni çfarë këshillon apo çfarë ha në mëngjes një trajner personal: “Unë ndjek Fast Metabolism Diet. Ditët e mia variojnë nga tërshëra me boronica, te proshuta me qepë, bukë me vezë, avokado, domate dhe qepë të kuqe”.

Me fjalë të tjera, nuk është nevoja ta privoni veten nga ushqime të shijshme në mëngjes dhe të ndiheni mirë gjatë gjithë ditës.

Flasin ekspertët: Gjëja më e keqe që nuk duhet ngrënë kurrë në mëngjes Read More »

Tregon forcën kryeministri: Mund të përleshem me secilin që më quan hajdut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.
“Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai. Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.

Tregon forcën kryeministri: Mund të përleshem me secilin që më quan hajdut Read More »

Mungon opozita, ministra e deputetë të relaksuar në Kuvend, Rama ia kërcët muhabetit me… (FOTO)

Deputetët e mazhorancës duke se janë më të relaksuar kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nuk ndodhet opozita. Ndërsa vijojnë diskutimet për rendin e ditës, ata kanë të tjera punë më të rëndësisme për të bërë.

Më i relaksuar duket Kryeministri i cili ka zhvilluar biseda të ndryshme me deputetët dhe ministrat e tij. Ndërsa salla e kuvendit sot nuk i ngjan një fushëbeteje, sikurse kemi para sesionin e kaluar. Megjithëse një qetësi e tillë duhet të na shqetësojë, pasi opozita ka paralajmuar për situatë të nxehtë politike e cila pritet me kalimin në kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar.

Mungon opozita, ministra e deputetë të relaksuar në Kuvend, Rama ia kërcët muhabetit me… (FOTO) Read More »

Ndodhi edhe kjo, Edi Rama ankohet për mediat që ka nën kontroll

Nuk kishte ndodhur më parë që Edi Rama të ankohej se mediat që ai ka nën kontroll nuk pasqyrojnë atë që është e vërtetë sipas tij.

Më një postim në Twitter, Rama është shfaqur i mërzitur se ‘e vërteta nuk çan dot në tregun mediatik’!?

Ja çfarë shkruan Edi Rama:

E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh.

Image

Ndodhi edhe kjo, Edi Rama ankohet për mediat që ka nën kontroll Read More »

LSI 14 vjeç /Mesazhi i Kryemadhit për Ramën: Na ngrite kurthe, intriga, sot s’ka bir nënë që…

Lëvizja Socialiste për Integrim sot bën 14 vjecc dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar me një mesazh. Përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’ Kryemadhi tregon se si lindi LSI 14 vite më parë, në 6 shtator të 2004-ës. “U lindëm si një forcë progresiste”, shkruan Kryemadhi, ndërsa shton se sot LSI është “parti e shpresës”. Po ashtu Kryemadhi ka folur ndër të tjera edhe për 8 vitet e qeverisjes me Berishën dhe me Ramën. Teksa koalicionin me PD e cilëson ‘të frytshëm’, Kryemadhi shton se Rama ngrinte kurthe kundër tyre.

“Me PS-në ishim më afër ideologjikisht, por përse ta fshehim, kishim edhe nostalgjinë e kohës si ish-socialistë e themelues të dikurshëm, që në orët e para të lindjes së kësaj partie. Por PS-ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, mbushi vendin me drogë dhe vazhdimisht ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së”, shkruan Kryemadhi.

URIMI I KRYEMADHIT/Gëzuar ditëlindjen LSI! 🌹/Ne lindëm si një Parti e Re, 14 vite më parë, në 6 Shtator të vitit 2004. U mblodhëm dhe themeluam Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse arroganca e atëhershme e kupolës socialiste ishte e padurueshme, ishte çdo ditë e më tepër jo socialiste, larg nga hallet dhe nevojat e mprehta të njerëzve të thjeshtë.

Ne u rrënjosëm menjëherë në popull dhe te njerëzit, pranë të përditshmes së tyre, pranë punës dhe shkollës. U lindëm si një forcë progresiste, për më shumë barazi ndërmjet shtresave të popullit, për më shumë shanse të barabarta në çdo qelizë të shoqërisë sonë që rrezikohej dhe rrezikohet edhe sot të përçahet, në Oligarkë dhe shërbëtorët e tyre harbutë dhe në mjeranë që kanë humbur shpresat në vendin e tyre.

Ne, LSI, jemi sot një parti e Shpresës, e mundësive sa më të barabarta dhe e Integrimit në familjen e madhe Europiane, që është një aspiratë e thellë dhe e patundshme e shqiptarëve. Jemi një grupim zemrash dhe mendjesh, jemi një përbashkim i energjisë pozitive, që kërkon më shumë punë në vendin tonë, më shumë drejtësi, më shumë shtet të shqiptarëve të thjeshtë, e jo të super pasanikëve. Ne jemi një Parti, që nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë Oligarkët dhe shpurat e tyre, ti mbiquajnë punëtorët dhe fermerët e thjeshtë me terma përbuzës.
JO!

E drejta e bukës dhe e drejta e punës, që është edhe e drejta e jetës, është zgjidhur që në Revolucionin Francez, mëse 200 vjet më parë! Dhe sot, në vitin 2018, nuk mundet askush, qoftë ky bir nëne apo kafshë me fytyrë njerëzore, që të përzërë shqiptarët nga Shqipëria, për një punë çfarëdo dhe për një pjatë supë, larg Atdheut, larg të dashurve, larg kujtimeve, larg varreve të të parëve.

Në vitin 2009 ne bashkëpunuam në qeverisje me PD-në, pavarësisht ndryshimeve ideologjike, për të nxjerrë Shqipërinë nga kaosi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme politike, në një klimë të tensionuar dhe tejet të ashpër. Sepse vendi kishte si përparësi liberalizimin e vizave dhe ishte tashmë prej pak muajsh, anëtar i Nato-s. Ne shqiptarët duhet të dilnim nga getoja e radhëve të gjata e jo rrallëherë korruptive në dyert e ambasadave për të marrë një vizë.
Një bashkëpunim dhe një bashkëqeverisje, që do ta vlerësoja në vija të përgjithshme si të frytshëm, në reforma, në luftën kundër krimit të organizuar, në liberalizimin e vizave dhe në konsolidimin e detyrave të shtruara pas anëtarësimit në Nato.

Por nëse ne bashkëpunuam frytshëm me ish kryeministrin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë, për nënshtruar Partinë Socialiste dhe pastaj të gjithë shqiptarët. Me PS-në ishim më afër ideologjikisht, por përse ta fshehim, kishim edhe nostalgjinë e kohës si ish-socialistë e themelues të dikurshëm, që në orët e para të lindjes së kësaj partie. Por PS-ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, mbushi vendin me drogë dhe vazhdimisht ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së.

Sot që flasim, Rama nuk ka më asnjë alibi, nuk ka më asnjë justifikim për marrëzitë e tij dhe pangopësinë e padëgjuar të vendimmarrjeve të tija korruptive. Duke filluar nga shkurtimi i ndihmës së mjerë sociale, ndaj shtresës më të varfër dhe hallexheshë, te PPP-të dhe konçesionet e paturpshme, që po shkatërrojnë ekonominë, shtojnë pasurinë e disave dhe heqin shansin dhe bukën e gojës shumë të tjerëve.

Të gjithë ne, sot jemi të qartë që kemi përballë jo vetëm një qeverisje të dështuar, por edhe një regjim të mirëfilltë, që mbahet në këmbë nga bandat e drogës, nga bandat që vrasin dhe terrorizojnë qytetet shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe padyshim edhe në Tiranë, nga bandat e tenderaxhinjve, nga bandat e mediave të shitura. Po ne kemi lindur dhe do të vijojmë të jemi një parti njerëzish guximtarë e trima, djem e vajza që kanë pasion dhe mision sfidën dhe që nuk u tremben nga bandat e mercenarëve.

Sepse kështu ka qenë dhe do të jetë:“Nuk ka më frikacakë më të mëdhenj se sa mercenarët kur ndeshen me idealistët dhe nuk ka më trima në botë se sa Misionarët që kanë qëllim çlirimin e vendit tyre nga pengmarrja e rregjimeve! Në këtë rast nga rregjimi i Ramës!”

LSI 14 vjeç /Mesazhi i Kryemadhit për Ramën: Na ngrite kurthe, intriga, sot s’ka bir nënë që… Read More »

Vetting për politikanët, firmosin deputetët e opozitës, sfidohet mazhoranca përballë platformës së PD dhe LSI

Ata kanë firmosur të parët duke sfiduar kolegët e tyre me të njëjtën gjë. Janë deputetët e opozitës të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe forcavë të tjera opozitare që kanë dalë në një konkluzion të përbashkët për të kërkuar vetting për politikanët. Përmes liderit të opozitës Lulzim Basha, janë shpallur 4 objektivat e platformës që sipas tyre do të çlirojë qeverinë nga krimi.

Fjala e plotë e Kryedemokratit: Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi. 1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. “Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë. Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.
Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë: • dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën • lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin • ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale • pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. •garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve. Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.
Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar

Vetting për politikanët, firmosin deputetët e opozitës, sfidohet mazhoranca përballë platformës së PD dhe LSI Read More »