Irina

Shefqet Kastrati ‘merr’ edhe Asamblenë e PS-së, socialistët thyejnë traditën

Ditën e nesërme do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Në rendin e ditës janë 11 çështje teksa bëhet e ditur se diskutimet do të nisin me raportin e ‘Llogaridhënies Publike të Qeverisë’.

Më tej, janë një sërë pikash sa i takon përgatitjes për zgjedhjet vendore të 2019-ës por edhe mbi gjendjen e partisë.

Mbledhja është njoftuar se do të nis në orën 10:00 ndërsa ajo do të mbahet në ambientet e Hotelit ‘Mak-Tirana’ ose ish-Sheratoni.

Duket se socialistët kanë thyer kështu traditën e vjetër pasi më herët Asambleja e PS-së është mbledhur në ambientet e lokal ‘Xibrakut’ ose tek ‘Hotel Tirana’ por duket se këtë herë drejtuesit e PS-së kanë vendosur të ndryshojnë vend dhe do të mblidhen tek hoteli që është në pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati.

Ky i fundit është edhe koncensionari i ‘Rrugës së Kombit’ ndërsa e bleu godinën ku ndodhej ish-hotel ‘Sheraton’ në fillim të këtij viti.

Shefqet Kastrati ‘merr’ edhe Asamblenë e PS-së, socialistët thyejnë traditën Read More »

Fati është i gjithi i juaji, shfrytëzojeni në maksimum! Ja çfarë parashikon Horoskopi për ju

Dashi-Kjo është një periudhë e cila do ju shohë mjaft të zënë me gjithë ato raporte, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të lirë siç dëshironi. Besimi dhe sinqeriteti janë jetësor për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mbyllni të gjithë ato raporte që ju vendosin nën presion.

Demi-Kjo e premte ju fton që të merreni me disa çështje personale, të cilat i keni lënë pas dore së fundmi. Nuk mund të rrezikoni që të ushqeni më shumë tensione në familje. Edhe në vendin e punës parashikohen zgjidhje të mira, ndaj përdorni intuitën për të vlerësuar mundësitë e reja.

Binjakët-Kini më shumë besim tek bashkëpunëtorët tuaj, pasi ky është një moment vendimtar për të mbyllur gjithë ato negociata që ju kanë acaruar kohëve të fundit. Do të arrini të kaloni çdo situatë lehtësisht.

Gaforrja-Parashikohet një ditë e cila ju sheh energjik dhe të guximshëm, sidomos nëse tashmë në vendin e punës po vlerësoni të gjitha pikat e forcës. Ka disa çështje që duhen riparë, gjithashtu parashikohen marrëveshje dhe bashkëpunime të reja. Në dashuri mos jini xheloz, pasi në të kundërt rrezikoni të minoni stabilitetin në çift.

Luani-Kjo e premte do të jetë më se e qetë dhe nuk parashikon ndryshime të mëdha. Në dashuri do të jeni më të kujdesshëm dhe kjo për shkak të frikës se mos dështoni dhe vuani. Për të rizgjuar realisht ndjenjat tuaja, duhet të rifuteni në lojë seriozisht.

Virgjëresha-Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm sa i takon investimeve, pasi së fundmi keni vepruar gjithmonë me nxitim dhe një shpërqendrim i vogël, mund të shkaktojë ngadalësime jo të vogla. Në dashuri mundohuni që të ruani qetësinë, pasi nuk do të mungojnë disa keqkuptime me partnerin/en.

Peshorja-Janë ditë të cilat do ju gjejnë të mbushur me dyshime, sidomos në vendin e punës, ku nuk do të ndiheni plotësisht të sigurtë, lidhur me një marrëveshje që keni marrë në të shkuarën. Duhet të jeni më të kujdesshëm në vlerësimin e strategjive të reja alternative për të realizuar një projekt i cili ju ka marrë shumë kohë.

Akrepi-Jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, i cili do ju lejojë që të vlerësoni dhe transformoni tërësisht, jetën tuaj sentimentale. Kjo e premte ju fton që të mos jeni shumë të nxituar. Në vendin e punës, parashikohen zhvillime shumë pozitive.

Shigjetari-Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur, e cila do ju shohë të humbur në punë. Mundohuni që të mos stresoheni nga çështje që nuk ju përkasin, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të rigjeni stabilitetin dhe harmoninë në ambientin e punës. Në dashuri priten përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.

Bricjapi-Parashikohet një fundjavë e mbushur me surpriza romantike, e cila do ju gjejë më në fund të qetë dhe euforikë. Një intuitë e mirë do ju lejojë që në dashuri të prisni mundësi të mëdha.

Ujori-Shmangni të qenit shumë agresiv në vendin e punës, sidomos sa i takon çështjeve që mund të zgjidhen fare thjeshtë. Kjo është një periudhë e cila përgjithësisht ju sheh nervoz dhe të stresuar, por gjithsesi mundohuni që të mos krijoni armiqësi. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të tregoni kujdes në dashuri.

Peshqit-Këshillohet që në vendin e punës, të mos jeni shumë të nxituar, pasi një vendim i gabuar, mund të kompromentojë stabilitetin e projektit tuaj. Kjo fundjavë është e rëndësishme, për të qenë më të pranishëm dhe të komunikueshëm në jetën në çift ose në familje.

Fati është i gjithi i juaji, shfrytëzojeni në maksimum! Ja çfarë parashikon Horoskopi për ju Read More »

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Deputetja e PD-së Nada Mecorapaj përmes një postimi në facebook ka zbuluar se gjashtë shkolla në Vlorë do të mbyllen këtë vit.

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Shtatori i këtij viti, për fëmijët dhe prindërit e shumë fshatarve në Vlorë, më shumë se gëzimin e ligjshëm që shoqëron çdo vit të ri shkollor, do të ngjajë me ‘gjendje lufte’.

Një numër i konsiderueshëm shkollash, janë mbyllur me vendim të Drejtorisë Arsimore dhe në to nuk do të jetë sivjet përshëndetja e ngrohtë “Mirësevini, nxënës të dashur!”. Shkollave në Dukat fshat, Tragjas, Radhime, Bestrovë, Mifol dhe Kërkovë u është vënë dryni.

Kjo do të thotë zhvendosje nxënësish në fshatra të tjerë, shpenzime në kohë dhe financa për prindërit, që duhet të pagujanë për transportin, e të tjera”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Shtatori i këtij viti, për fëmijët dhe prindërit e shumë fshatarve në Vlorë, më shumë se gëzimin e ligjshëm që shoqëron çdo vit të ri shkollor, do të ngjajë me ‘gjendje lufte’. Një numër i konsiderueshëm shkollash, janë mbyllur me vendim të Drejtorisë Arsimore dhe në to nuk do të jetë sivjet përshëndetja e ngrohtë “Mirësevini, nxënës të dashur!”. Shkollave në Dukat fshat, Tragjas, Radhime, Bestrovë, Mifol dhe Kërkovë u është vënë dryni.

Kjo do të thotë zhvendosje nxënësish në fshatra të tjerë, shpenzime në kohë dhe financa për prindërit, që duhet të pagujanë për transportin, e të tjera.

Siç më njoftojnë mëuesit e këtyre shkollave, vendimi është marrë në mënyrë jotransparente. Përderisa nuk u janë dhënë shpjegime mësimdhënësve, nuk ka nevojë të thuhet se prindërit dhe fëmijët dinë edhe më pak.

Drejtoria Arsimore e Vlorës, dhe eprorët e saj në Ministri, nuk duhet ta trajtojnë arsimin në Vlorë si skedinë bastesh. Na duhen më shumë shkolla dhe më paka pika llotosh; më shumë shkolla dhe më pak kafene; më shumë shkolla dhe më pak lojra fati.

Pse Ministria e Arsimit bën të kundërtën?/faxweb

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!” Read More »

Nga Velipoja në Theth, 230 mijë turistë në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini.

Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

Thethi ishte një tjetër destinacion i preferuar për turizmin malor dhe atë të aventurës.Lugina e gjelbëruar,ujërrjedhat malore, kullat e vjetra mbushur me histori e gojëdhëna si dhe ushqimi bio, e bëjnë të preferuar në çdo stinë këtë fshat malor. Age Martini thotë se “sivjet patëm dyfishin e lëvizjes turistike krahasuar me vitin e kaluar, ku një ndihmesë të veçantë dhanë djemtë dhe vajzat e “Smile Albania”, rreth 700 syresh të shpërndarë në mbarë pikat e vizitueshme të zonës.

Ditët e ngrohta nuk kanë mbaruar akoma dhe pas tyre do të nisë turizmi i “bardhë” apo ai i maleve me borë dhe kështu që Qarku i Shkodrës i ka të gjitha mundësitë ta zhvilloj atë që nga Kelmendi deri në malet e Dukagjinit”, thotë specialistja e AdZM-së Shkodër.

         

Nga Velipoja në Theth, 230 mijë turistë në zonat e mbrojtura të Shkodrës Read More »

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se…

E ka përshkruar në një gjendje kaotike shoqërinë shqiptare, mënyrën e të jetuarit dhe angazhimet e përdithshme, gazetari Mentor Kikia. Në një opinion të tij Kikia e cilëson Tiranën si kryeqytetin e gallatave. Nga Mentor Kikia/ Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria. Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria. Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye: E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani! E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi.

Të gjithë jemi historianë. Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston. Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt. Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj. Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”. Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës së rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhët edhe më i lartë. Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet. Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit. Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë. Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.

Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria. Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë. Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak. Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë. E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave. Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik. “Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se… Read More »

5 milion euro të sekuestruara Policia e Shtetit jep detaje

Policia e Shtetit dhe Prokuroria përmes një deklarate për mediat kanë deklaruar se janë sekuestruar 5 milionë euro të një grupi kriminal. Ndërkohë si pjesë e këtij grupi kriminal janë arrestuar disa muaj më parë, në maj Arjan Ndoci dhe Julian Deblini. Sipas policisë ky grup kryente trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine drejt Europës.

Deklarata e plotë:

“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal, me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke realizuar operacionin policor “Vazhdimi”

Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:

Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;

Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Pas kryerjes se veprimeve paraprake nga Departamenti i Policise Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, në ngarkim të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) .

Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.

Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te  shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme  dhe  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :

3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh. Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit. 1 Njesie Banimi në pallat 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror. 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore. 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror. 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale ne shtete te ndryshme ku eshte zhvilluar ky aktivitet kriminal.

“Forca e Ligjit” është nje veprimtari e cila nuk zhvillohet  si reflektim spontan i ngjarjeve te caktuara. “Forca e Ligjit” eshte nje veprimtari e cila karakterizohet nga organizmi profesional, programimi dhe serioziteti ne veprimin ligjor, duke synuar keshtu evidentimin qarte dhe me prova te veprimtarise kriminale te kujtdo te perfshire  ne kete veprimtari.

“Forca e Ligjit” në veprim është faza vijuese operacionale e ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për goditjen e grupeve kriminale, me aktivitet brenda dhe jashte vendit, të skeduara që prej fundvitit të kaluar nga autoritetet ligjzbatuese.

Ne i sigurojmë qytetarët e gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta, duke goditur me ashpërsin e Forcës së Ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

5 milion euro të sekuestruara Policia e Shtetit jep detaje Read More »

Basha i thotë troç: Ja kush e drejton krimin dhe sundon në Elbasan

Opozita ka vendosur të bojkotojë për të dytën herë radhazi seancën plenare për t’u zhvendosur në në Elbasan, duke e vlerësuar këtë të fundit si qytetin e dytë në vend ku sipas tyre fshihen lidhjet e forta krim-qeveri.

Në fjalën e tij në nisje Kryedemokrati Basha e konsideroi Elbasanin qytetin simbol të bashkëqeverisjes se Ramës me krimin.

Basha tha se Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe banda e krimit të organizuar nga Çelët te Sanxhaktarët treguan se kush sundon kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore.

“Do të presin skandalin e radhës dhe do të lenë të qetë familjet kriminale të Shkodrës si lanë ata të Elbasanit. Është krimi që dikton dhe kjo është arsyeja po qeveria po destabilizohet.
Në më pak se 24 orë dy familje do të ndahen nga dy fëmijë që kanë humbur jetën në akte kriminale
Kemi një kryeministër në letër që ka dorëzuar territorin e kontrollit kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të krimit.
Elbasani ka një simbolikë tjetër. Këtu është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin. Fabrika e kokainës është çengeli kriminal që mban peng Ramën, përmes Olsi Ramës. Faktet e përfshirjes së tij në këtë aferë janë fshehur në mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa dhe shokut të tij në polici, Ard Veliu. Kjo është arsyeja pse u bllokua komisioni hetimor. Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, deklaroi Basha.

Basha i thotë troç: Ja kush e drejton krimin dhe sundon në Elbasan Read More »