Irina

Lufta antikorrupsion nis në fund të vitit, politika në alarm nga SHBA dhe BE, emrat e 49 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë që do të garojnë për SPAK

Fundi i këtij viti pritet të sjellë nisjen e luftës antikorrupsion në vend. Në 27 vite demokraci, të gjithë pushtetarët kanë arritur t’ia hedhin paq për zullumet që kanë bërë. Por BE ka kërkuar që deri në qershor të ketë arrestime në nivele të larta dhe SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit të jenë gati. Këto dy organe me shumë gjasë në fund të këtij viti do nisin të ngrihen. Kushtetuta e ka të përcaktuar që SPAK ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLGJ. Kandidatët për në KLGJ janë zgjedhur tashmë dhe pritet vetëm votimi në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Pas kësaj hapet zyrtarisht rruga e SPAK. Pyetja që shtrohet është se kush do të bëhet pjesë e SPAK? Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të garojnë për organet antikorrupsion janë gjyqtarët dhe prokurorët e të dyja shkallëve te Krimet e Rënda.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë (te Krimet e Rënda) në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kërkesë të tyre, nëse: gjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; përmbush kriteret për ngritjen në detyrë, sipas përcaktimeve të nenit 47 të këtij ligji; gjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’”, thuhet në ligj, ku e njëjta gjë vlen dhe për prokurorët, që do emërohen nga KLP. Kjo do të thotë se sapo SPAK të ngrihet, KLGJ dhe KLP do u hapin rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda të aplikojnë, ku sigurisht duhet që të plotësojnë 3 kushtet bazë të përshkruara më lart. Por kush janë emrat që mund të marrin frenat e luftës antikorrupsion në vend? Gazeta ka siguruar listën e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilat kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK, pasi të kalojnë vetingun. Bëhet fjalë për 49 emra, ku nga këta 4 e kanë kaluar vetingun dhe tani e kanë të hapur rrugën të jenë pjesë e SPAK.

Detajet e emrave

Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka dhënë sinjale se po punon që SPAK të ngrihet sa më parë. Një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë hyrë në veting, ndërsa pjesa tjetër do futet në proces në ditët në vijim. Aktualisht pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë 20 prokurorë të Shkallës së Parë. Bëhet fjalë për emra shumë të njohur, të cilët kanë kaluar në duart e tyre dosje të mëdha korrupsioni dhe krimi të organizuar. Të gjithë kanë hyrë ditët e fundit në veting dhe KPK ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Përgjithshme, ILDKP dhe institucionet tjera ligjzbatuese. Ndërkohë 3 janë pjesë e Apelit. Ata do i nënshtrohen pak më vonë vetingut. Sa i takon gjyqtarëve, 15 janë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në internet. Ndërsa nga Apeli i Krimeve të Rënda janë 11 emra. Në total bëhet fjalë për 49 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nëse e kalojnë vetingun e kanë derën e hapur të jenë pjesë e SPAK. Gazeta ka mësuar se ka shumë emra që në rrethin e tyre të prokurorëve kanë dhënë sinjale se do garojnë për SPAK. Pritet që deri në dhjetor vetingu për një pjesë të madhe të tyre të ketë përfunduar dhe më pas nisin aplikimet.

Ngritja e BKH

Pasi të ngrihet SPAK, do të hapet rruga për Byronë Kombëtare të hetimit. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike. E gjithë kjo është një projekt i SHBA të shfarosin korrupsionin në vendin tonë. Pro kjo gjë duket se ka trembur politikën shqiptare, e cila kërkon veting më vete në mënyrë që të mos preken nga SPAK.

49 gjyqtarët e prokurorët që mund të jenë pjesë e SPAK

Prokuroria e Shkallës së Parë

1. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 2.Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 3.Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 4. Blerim Tominaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 5.Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

6.Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 7. Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 8.Ened Nakuçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 9.Njazi Seferi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 10.Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 11.Edvin Kondili, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

12.Doloreza Musabelliu, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 13.Henrik Ligori, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 14.Eugen Beçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 15.Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 16.Sonila Muhametaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 17.Pranvera Pustina, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

18.Vladimir Mara, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 19.Manjola Kajana, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda 20.Dritan Prençi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

Prokuroria e Apelit

1.Artan Bajrami, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda 2.Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda 3. Artur Selmani, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

Gjykata e Shkallës së Parë

1. Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës për Krimet e Rënda 2.Liljana Baku, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 3.Miljana Muca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 4.Etleva Deda, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 5.Bib Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 6.Daniela Shirka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 7.Flora Hajredinaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

8. Irena Gjoka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 9.Marsela Balili, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 10.Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 11.Fran Prendi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 12.Luan Hasneziri, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

13.Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 14.Iliriana Olldashi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda 15.Dritan Hallunaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

Gjykata e Apelit

1. Fehmi Petku, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda 2.Albana Boksi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 3.Dhimitër Lara, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 4.Dhurata Haveri, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 5.Gurali Brahimllari, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 6.Gjovalin Përnoca, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 7. Idriz Mulkurti, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 8.Sokol Binaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 9. Nure Dreni, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 10.Saida Dollani, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda 11.Nertina Kosova, Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Lufta antikorrupsion nis në fund të vitit, politika në alarm nga SHBA dhe BE, emrat e 49 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë që do të garojnë për SPAK Read More »

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq u fut në Banjë

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Drenicë, presidentit seb, Aleksandër Vuciq, mediat sebe raportojnë se ky i fundit përmes rrugëve dytësore tashmë gjendet në fshatin Banjë.
“Qindra shqiptarë, përfshirë veteranët e UÇK-së, bllokuan rrugën dhe gurët në fshatin Banja. Përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës, Presidenti Vuçiç shkoi atje”, thuhet në artikullin e publikuar nga B92.

Tutje kjo media serbe raporton se Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiqit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.
“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.

Ndryshe pas protestave, qeveria ia anuloi lejen Vuçiqit për ta vizituar Drenicën.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq u fut në Banjë Read More »

Befason Hashim Thaçi, del kundër protestuesve që nuk lejuan Vuçiçin të kalojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas protestave dhe bllokimit të rrugës në aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.

Përmes një statusi në Facebook,  Thaçi thotë se e mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, por se në kohën kur është duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk ndihmojnë.

Statusi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. HTH

Befason Hashim Thaçi, del kundër protestuesve që nuk lejuan Vuçiçin të kalojë Read More »

Pak ditë pasi përfundoi në komisariatin e Fierit, pronari i televizionit nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky vend

Pak ditë më parë u publikua në televizionin ‘faxweb’ rasti i Fatos Mihalit, pronar i një televizioni lokal në Fier, i cili ishte shoqëruar në komisariatin e policisë për shkak se kishte hapur një pusetë që i përmbyste biznesin e tij.

Pas letrave të vazhdueshme të tij në drejtim të Bashkisë, gjithë sa mori mbrapsht ishte indeferentizmi i tyre dhe shoqërimi për në komisariat.

Kur ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare, Mihali është detyruar që ta mbyllë sërish pusetën dhe të nxjerrë në shitje dhe shtëpinë e tij. Ai tregon se nuk mund të jetojë mes ujqërve, të cilët arritën që t’ia mbyllnin gojën.

‘’Përshëndetje! Kjo është gjendja pas ‘’krimit’’ të Fatos Mihalit. Krim i pastër kundër pronës publike , krim kundër Bashkisë Fier, krim ndaj Pitbull Subashit e dhjetëra Subasheve të tjerë. Unë e mbylla këtë krim me 4000 lekë të reja nën qindra fotografë të Bashkisë të fshehur në makina e dyqanet përreth.

Duhet të përballem tani në prokurori për t’i shpëtuar dënimit me burg dhe në gjykate për të shpëtuar 500 mije leke, kur gjithçka kushtoi vetëm 4000 lekë. Por ata fituan, ma mbyllen gropën pa e zgjidhur problemin, ma mbyllën biznesin 60.000 mijë leke në muaj, fituan me fenomenin që: kush guxon ndaj nesh që jemi Bashkia e Krimit e pëson edhe më keq.

Unë kam vetëm këto shtëpi dhe sot po deklaroj pa deshirë se i nxora në shitje, e do zhdukem nga ky vend se vetëm midis mijëra ujqërve të kuq neokomunista”, shkruan Mihali për Faxweb.

Pak ditë pasi përfundoi në komisariatin e Fierit, pronari i televizionit nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky vend Read More »

“Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra” Vijnë reagimet e para pas bllokimit të Aleksander Vuçiç

“Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra”

Kështu shkruan avokat Spartak Ngjela në artikullin e radhës për çështjen e kufijve këtë herë, Kosovë-Serbi që është pasuar me një zhvillim të rëndësishëm, shoqëruar edhe me tension e protesta, vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Mitrovicë.

“Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës. Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”, shkruan Ngjela.

E PLOTË NGA SPARTAK NGJELA:

Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës. Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”

Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës. Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.

“S’ka ndarje!” – tha shefja e madh e e Europës. “FJALA e saj është ligj”, tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur. Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll.

E dini cili është nënteksti i kësaj bisede? “Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”.

Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani? Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.

Po kush i pyet këta në Shqipëri! Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet? Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar.

Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.

Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.

Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.

Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë.

Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar.

Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor. Dhe do të shkojë.

“Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra” Vijnë reagimet e para pas bllokimit të Aleksander Vuçiç Read More »

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma

Trupi e paralajmëron njeriun për sëmundje të ndryshme në forma të çuditshme. E njëjta gjë ndodh edhe për atakun kardiak. Trupi kalon në disa faza për një muaj rresht dhe ne fund të të gjitha fazave, pritet të ndodhë ataku kardiak.

Informohuni më poshtë dhe bëni një kontrroll mjekësor nëse i gjeni dhe ju këto simptoma te vetja.

-Lodhje.
Preken reth 70% të femrave. Bëhët fjalë për lodhje fizike ashtu si dhe lodhje mendore. Këto të fundit nuk shkaktohen vetëm në punë ose në familje. Këto ndodhin edhe për arsye se trupi juaj nuk po funksionon ashtu siç duhet.

-Dhimbje të abdominaleve.
Këto kanë qënë 50% të arsyes pse bie një atak kardiak.

-Insomia.
Ndryshe pagjumësi. Prek 50% të femrave. Kjo ndodh si rezultat I tensionit apo presionit të gjakut.

-Marrje të ngadalëta të frymës.
Pavarësisht përpjekjeve të tepërta, ju nuk mund të mbusheni dot me frymëmarrje aq sa doni.
-Rrahje të ç’rregullta të zemrës.

Herë të shpeshta e herë të ngadalëta por asnjëherë me rrahje normale.

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma Read More »

Deputetja që ju bashkua PS-së, ‘sfilatë’ në parlament me çantë Chanel dhe këpucë Loubotin

Reme Lala, deputetja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, e cila u largua pak muaj më parë nga ai grup për t’u bashkuar me socialistët, ditën e parë të Parlamentit pas pushimeve u shfaq me një veshje super luksoze. Me linja të holla dhe një portret të këndshëm, duhet thënë se Reme duket bukur me çdolloj veshjeje.

Por kësaj here, për t’u dukur kaq mirë, kishte shpenzuar jo pak para. Krahas pantallonave të zeza dhe këmishës së kuqe, ajo kishte një çantë “Chanel” të zezë, ku dihet që çmimi i tyre arrin disa mijëra euro dhe këpucët nga marka “Loubotin” që shkojnë rreth 1 mijë euro. Goxha mirë si fillim sezoni!/Panorama Plus

Deputetja që ju bashkua PS-së, ‘sfilatë’ në parlament me çantë Chanel dhe këpucë Loubotin Read More »

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018

Qyteti antik i Orikut në qytetin e Vlorës, i themeluar në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër, gjatë periudhës janar-gusht 2018 është vizituar nga 1800 turistë vendas e të huaj.
Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një trefishim të numrit të vizitorëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur ky qytet antik u vizitua nga 600 turistë.
Qyteti antik i Orikut gjendet pranë qytetit të sotëm të Orikumit. Ai përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.
U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r dhe në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt V-Vl e.r.
Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018 Read More »