Irina

Shpërndahen trakte nëpër Tiranë: Për 20 vite njeriu në Shqipëri matrikullohet në gisht ndërsa…

Disa trakte të çuditshme janë shpërndarë në Tiranë në të cilat shkruhet se në këtë vend njeriu matrikullohet në gisht dhe kafsha votohet.

Traktet janë ngjitur nëpër trotuaret e kryeqytetit dhe siç duket kërkojnë vëmendjen e qytetarëve për të reaguar mbi problemet që ndodhin në vend nga politikat e padrejta.

“Ligji i zgjedhur. Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku për 20 vite njeriu matrikullohet në gishti dhe kafsha (përbindëshi) votohet, çbidiokraci!?!?!?

Shënim: Intelektualë, profesorë, akadaemikë, artistë, po të ishit të zgjuar s’do ishit matrikulluar!

https://youtu.be/a_xLjmnI9i4

Shpërndahen trakte nëpër Tiranë: Për 20 vite njeriu në Shqipëri matrikullohet në gisht ndërsa… Read More »

Banka Botërore: Rreth 23 mijë shqiptarë nuk i përballojnë dot kostot e një kirurgjie

Rreth 23 mijë shqiptarë janë në vështirësi financiare për të përballuar kujdesin kirurgjik. Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, për pacientët shqiptarë, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë, e papërballueshme për 0.8% të tyre, si dhe me pasoja të mëdha financiare më pas, edhe në rast se arrijnë ta kenë atë…

Pesë miliardë njerëz, dy të tretat e popullsisë së botës, nuk kanë qasje në kujdesin kirurgjik, anestezi dhe obstetrik (SAO) të sigurt, në kohë dhe të përballueshëm, nga të dhënat e vëna në dispozicion të Bankës Botërore.

Nga barrierat e shumta për të pasur qasje në shërbime kirurgjike, nga mungesa e fuqisë punëtore të trajnuar mirë dhe deri te sfida më e madhe, ajo financiare, janë të gjitha variabla që ndikojnë në aksesin e një pacienti ndaj shërbimit SAO, që në shumë raste kudo në botë, thekson BB, rezulton edhe fatale.

Për pacientët, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë. Jo vetëm që barra financiare e kërkimit të kujdesit kirurgjik të jetë një pengesë e vështirë për ata që kanë nevojë për kirurgji, por gjithashtu mund të ketë ndikim shkatërrues ndaj atyre që janë në gjendje ta marrin atë.

Mbi dy miliardë njerëz nuk mund të përballojnë kirurgjinë, nëse ata kanë nevojë sot dhe nga ata që marrin kirurgji çdo vit, rreth 33 milionë prej tyre do të pësojnë vështirësi financiare nga shpenzimet e tyre të drejtpërdrejta, ndërsa 81 milionë vuajnë ndaj kostove ndihmëse të kujdesit si transport dhe ushqim, thekson BB në një raport të fundit.

Për Shqipërinë, shifrat sugjerojnë se kemi të bëjmë me 0.8% të popullsisë që nuk kanë qasje në shërbime kirurgjike për arsye financiare, gjë që mund të rezultojë në pasoja fatale për popullatën. Në Ballkan, panorama duket e ngjashme. Në Serbi, 0.5% e popullsisë nuk arrijnë të përballojnë një kujdes kirurgjik për shkak të kostove të larta. Po ashtu, 0.8% e popullsisë në Malin e Zi, nuk arrin që të përballojë këtë kujdes shëndetësor. Shifra më e lartë regjistrohet në Maqedoni, ku BB përllogarit rreth 7.9% të popullsisë në vështirësi financiare për të përballuar një ndërhyrje kirurgjike.

Në Greqi 0.4% e popullatës përballen me vështirësi ekonomike për të pasur qasje në kujdesin kirurgjik.
Në vitin 2015, Komisioni i Revistës Shkencore Lancet për Kirurgjinë Globale propozoi gjashtë tregues për të matur kujdesin e SAO, dy nga të cilat përqendrohen në vlerësimin e rrezikut të katastrofës financiare për shkak të operacionit. Përkatësisht, këto dy tregues maten me gjasat e përjetimit të varfërimit (duke përdorur një prag prej 1.25 dollarë PPP / ditë) kur nevojitet kujdes kirurgjik dhe probabiliteti i përjetimit të shpenzimeve katastrofike (10% e të ardhurave totale) kur nevojitet kujdes kirurgjik.

Në përgjithësi, rreziku botëror i ‘katastrofës’ financiare për shkak të operacionit është në rënie. Megjithëse kjo prirje rënëse është inkurajuese, ajo është e ngadaltë, thekson BB. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, përqindja e njerëzve në rrezik globalisht si për shpenzimet katastrofike ashtu edhe për varfërinë për shkak të kujdesit kirurgjik është prirë të jetë në rënie. Rreziku botëror për shpenzimet katastrofike për shkak të kujdesit të SAO ka rënë nga 34% në 28%, ndërkohë që për shpenzimet shtesë, ka rënë nga 27% në 24%.

Në vitin 2017, 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të larta përballeshin me rrezikun e shpenzimeve katastrofike për shkak të operacionit – më pak se gjysma e rrezikut të tyre në vitin 2003. Për krahasim, rreziku në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ra shumë më ngadalë: nga 43% në vitin 2008 në 33% në vitin 2017. Dallimi i madh absolut në mes të rrezikut të katastrofës financiare në këto dy grupe në 2017-32%, sipas BB, thekson pabarazitë e konsiderueshme në barrën financiare të qasjes në kujdesin kirurgjik në mbarë botën.

Njerëzit në vendet me të ardhura të larta përballen me rrezik minimal të katastrofës financiare kur kanë nevojë për kujdesin kirurgjik, ndërsa 3 në çdo 10 individë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme duhet të luftojnë me këtë rrezik./Monitor

Banka Botërore: Rreth 23 mijë shqiptarë nuk i përballojnë dot kostot e një kirurgjie Read More »

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e …

Edhe këtë të enjtë opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar, i cili ditën e enjte do të mblidhet në Durrës.

Po ashtu mësohet se grupi i PD ka ngritur 4 grupe pune për platformën  politike, përfshirë edhe vettingun në politikë.

Grupet e punës përbëhen nga deputetë që kanë eksperiëncë në fusha të ndryshme, por edhe ekspertë.

1-Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2-Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3-Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4-Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e … Read More »

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës

Prokurorët dhe gjyqtarët të cilët menduan se do të gëzojnë paratë e tyre të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe përmes abuzimit me detyrën, janë gabuar.

Partnerët tanë, SHBA dhe BE kanë treguar vendosmëri që të gjithë të korruptuarit në drejtësi të paguajnë “çmimin” e abuzimit, duke dalë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por dhe duke marrë dënimin e merituar nga drejtësia e re dhe duke kthyer paratë në arkën e shtetit shqiptar.

Dhe të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pa kaluar në Vetting, apo që kanë hyrë në këtë proces dhe kanë mundur të “mbijetojnë”, kanë menduar SHBA dhe BE që të riverifikohen.

OMN që mbikqyr tërë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i riktheu të gjithë ata për të cilët dyshonin dhe kishin provat e duhura, për verifikim të pasurisë dhe më tej për t’i dërguar para drejtësisë që të marrin dënimin e merituar.

Kështu, ish kryeprokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë tentoi të mos futej në Vetting. Por SHBA dhe BE kërkuan me insistim që Llalla jo vetëm të kalojë në Vetting, por të bëhej dhe hetimi për pasurinë, të vënë përmes pastrimit të parave, abuzimit me pushtetit dhe të nxjerrë jashtë vendit përmes kufirit tokësor.

Ndonëse e fitoi të drejtën për të mos kaluar në Vetting pas disa muajsh, tashmë për Llallën ka një hetim penal për akuzat pastrimit të parave, kalimit të parave cash nga kufiri tokësor dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, e nëse rezultojnë të vërteta një pjesë e tyre, do përballet me burgun.

Pas tij, SHBA dhe BE përmes OMN të stacionuar pranë komisioneve të Vettingut dhe që po mbikqyr me kujdes tërë procesin e Vettingut, riktheu në verifikim kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, me argumentin se ka paqartësi në lidhje mje pasurinë e burimin e të ardhurave.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shqyrtuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka vendosur tashmë që sipas kërkesës së OMN Dedja ti nënshtrohet riverifikimit, ku gjasat janë thuajse të sigurta që ai të mos e kalojë këtë proces dhe për pasojë të largohet nga sistemi i drejtësisë.

Në të njejtën gjatësi vale, partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, përmes OMN kanë kthyer për riverifikim dhe kryetarin e gjykatës së Lartë Xhezair Xaganjori dhe janë tërë elementët e duhur që ai të mos jetë më në sistemin e drejtësisë.

Dhe si kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja ashtu dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, nëse nuk justifikojnë të ardhurat e tyre dhe nuk kalojnë Vettingun, do të përballen me drejtësinë për t’iu nënshtruar ligjit dhe dënimit për abuzim me pushtetin.

Kështu janë një listë e gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe pritet që dhe të japin llogari për paratë e fituara përmes abuzimit, vetëm falë vendosmërisë së SHBA dhe BE, që përmes OMN kanë ankimuar të gjitha rastet e dyshuara.

Edhe ditën e sotme në KPA do shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e Vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit” tha Komisioneri Publik, Florian Ballhysa

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Pra, qëndrimi i fortë i SHBA dhe BE, pritet që të sjellë kalimin në procesin e Vettingut për veriufikimin e pasurisë dhe Mirela Fanën, bashkëshorten e avokatit të familjes së Berishës, Neshat Fana.

Shqiptarët me sa duket si shpresë të vetme për pastrimin e drejtësisë kanë vetëm partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Të cilët do të bëjnë dhe vettingun e politikës, për të pastruar njëherë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet./Pamfleti

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës Read More »

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas

Avionë të tillë ushtarakë kishte kohë pa u parë në Rinas… Avioni i llojit ZM408 ka zbarkuar këtë mëngjes në aeroportin tonë në mbështetje të “Luanëve shqiptarë”.

Lajmin e bën me dije kapiteni i këtij avioni, Adam Roche, pjesë e Forcave Ajrore Mbretërore krijuar në vitin 1918.

“ZM408 duke dërguar trupa dhe pajisje në Shqipëri në mbështetje të “Ex Albanian Lion“, shkruan kapiteni ndërsa ndan edhe emocionet e zbritjes në Rinas: “Peizazh i bukur në afrim! 32 gradë celcius”.

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas Read More »

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë!

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo i cili bëri xhiron e rrjetit me deklaratën e tij ndaj qytetarëve të Sarandës, Ujësjellësi i Vlorës po ecën në të njëjtat “gjurmë”.  Në faqen zyrtare të kësaj të fundit,  shkruhet se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë, ndërsa pa ushqim rreth një muaj.

Kujtojmë që para pak muajsh në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda ëeb’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, tha se ai i ka lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë kërkesat.

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, u shpreh ai.

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë! Read More »

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në faqen e tij të Facebook. Një qytetar i shkruan Berishës për trajtimin e keq në QSUT dhe kushtet jo të mira brenda pavionit të urgjencës.

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Kjo eshte shendetesia e Kallam Deshtakut dhe ndrikulles Manastirliu! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert. Ku eshte shendetesia ketu, ku jane spitalet edhe sherbimi per pacientet??!”

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor” Read More »

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë

Aroma e ëmbël dhe pikante e farave të karafilit e bën këtë të fundit një nga katër erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin. Ky grupim përfshin edhe kanellën, specin djegës dhe lajthinë.

Farave të karafilit iu thuren lavde jo vetëm për vlerat medicinale por edhe për përdorimet shtëpiake dhe ato të bukurisë.

Përdorimet Shtëpiake Të Farave Të Karafilit

Farat e karafilit përdoren për të t’i dhënë aromë të mirë shtëpisë. AgroWeb.org ju këshillon të përzieni 5-10 pika nga vaji esencial i karafilit në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë dhe freskoni shtëpinë.

Për të larguar mykun që mund të ketë zënë vend në një zonë të shtëpisë përzieni gjysëm luge çaji me vaj esencial karafili në dy gota ujë. Spërkateni zonën me këtë solucion dhe fshijeni me një pecetë të lagur.

Përdorimi I Farave Të Karafilit Për Shëndetin

Farat e karafilit janë përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve për shekuj me rradhë.

Kjo erëz bashkë me sherebelën dhe rigonin janë ndër burimet më të fuqishme të antioksidantëve të përqendruar.

Këto antioksidantë largojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin. Farat e karafilit dhe vaji esencial përdoren për të larguar gazrat dhe fryrjen e stomakut.

Karafili është një erëz që përmirëson nivelin e sheqerit në gjak por edhe ruan dendësinë kockore.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar gjithashtu se farat e karafilit pengojnë zhvillimin e tumorëve veçanërisht atij të mushkërive.

Farat e karafilit rekomandohen kundër mykut por edhe për rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira dhe të këqija në stomak.

Këto fara qetësojnë nervat, largojnë stresin dhe ankthin. Ato gjithashtu kanë aftësi të zbusin dhimbjet dhe shpesh përdoren kundër dhimbjeve të dhëmbëve.

Përdorimet E Farave Të Karafilit Për Bukurinë

Farat e karafilit janë të pasur me vitaminat A dhe C ndaj duhen përfshirë në rutinën e përditshme të bukurisë.

Nëse përzieni karafilin në variantin pluhur me mjaltë dhe ta vendosni në lëkurë mund të zgjidhni problemin e akneve.

Kundër njollave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika me vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.

Nëse përzieni një pikë të vajit esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit do të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një paraqitje më rinore.

Vaji esencial i farave të karafilit ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë Read More »