Irina

Vijon lirimi i ‘peshqve të mëdhenj’, lë qelinë një ndër ‘kokat’ e mëdha të korrupsionit në LSI, hapet dosja skandaloze

Drejtësia e kalbur shqiptare po nxiton të nxjerrë nga burgu gjithë kriminelët dhe të zyrtarët e korruptuar, teksa po i troket fundi. Spastrimi ka nisur dhe shumë shpejt pritet të marrë goditjen fatale korrupsioni në sistemin e drejtësisë, por edhe më lartë, në politikë.

Njerëzit e korruptuar të drejtësisë po i shfrytëzojnë orët e fundit për të liruar ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit. Kohët e fundit, janë marrë një sërë vendimesh skandaloze nga drejtësia e mbytur në korrupsion, e cila ka hapur dyert e burgjeve për shumë zyrtarë të lartë, ose kriminelë të lidhur me politikën.

Rasti më i bujshëm ishte ai i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili u la i lirë me kusht pak javë më parë. ‘Bosi’ i kokainës, Ermal Hoxha, ishte arrestuar për kokainën e Xibrakës, ku u zbulua laboratori modern i prodhimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte lirimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zotoi LSI, i cili ishte arrestuar për abuzmin me tenderat e ushqimit të të burgosurve. Zoto nuk u mjaftua me lirinë, por kërkoi dhe dëmshpërblim për kohën që qëndroi pas hekurave.

Menjëherë pas tij, ishte gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua një vit më parë, pasi ju gjet në banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Por, kur po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar që gjyqtarit t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Ndërsa, vendimi më i pafalshëm i drejtësisë shqiptare është ai i ditës së sotme. Gjykata ka hapur dosjen më skandaloze të vjedhjeve galopante me rrugët, duke i dhënë lirinë njërit prej zyrtarëve të mbytur në kororupsion. Bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan, përmes së cilës zyrtarët e LSI i zhvatën shtetit mbi 53 milionë dollarë. Në pranga ra ish-drejtori i rrugëve, Dashamir Xhika, dhe dy vartësit e tij, ku njëri prej tyre, Aksel Qurduku, ka fituar sot lirinë.

Këto janë disa ‘koka’ që kanë lënë qelitë, ndërsa pritet që drejtësia e kalbur të vijojë edhe për pak kohë me vendime të tilla skandaloze, derisa të marrë goditjen më të madhe dhe të pastrohet plotësisht nga të korruptuarit dhe ‘skuthët’ që punojnë për politikanët./Pamfleti

Vijon lirimi i ‘peshqve të mëdhenj’, lë qelinë një ndër ‘kokat’ e mëdha të korrupsionit në LSI, hapet dosja skandaloze Read More »

Lotaria Amerikane, Ambasada tregon me video çfarë duhet të bëni

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë sot me një tjetër njoftim të rëndësishem për të gjithë ata që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane, të çelur vetëm para pak ditësh.

Në faqen e vet në FB, ambasada ka postuar një video informuese, në të cilën tërheq vëmendjen për kujdes, lidhur me 5 këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme, që u duhen në momentin e aplikimit.

“🇦🇱️ | Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2020? Mos harroni këto 5 këshilla të thjeshta kur të aplikoni. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg ose postoni pyetjet tuaja në hapësirën e komenteve mëposhtë, duke përdorur #pyetanen”, shkruan Ambasada amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/314627129331508/?t=0

Lotaria Amerikane, Ambasada tregon me video çfarë duhet të bëni Read More »

Dalin përgjimet/ “Taulanti, shoku nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do” (Dokument)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet e Prokurorisë ndaj Fred Alizotit, personi që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Në transkriptin e përgjimit të Prokurorisë nga dosja “Babale”, sipas Salianjit është Alizoti që flet me Drejtorin e Policisë së Fierit dhe përmend disa herë “Taulantin” dhe “shokun nga Librazhdi”.

Statusi i Salianjit

XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak

Dalin përgjimet/ “Taulanti, shoku nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do” (Dokument) Read More »

“Babalja”/ Reagon avokati i Albert Veliut: Klienti im më tha se…

Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klinetit të tij.

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise. Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”, thuhet në postimin e tij.

“Babalja”/ Reagon avokati i Albert Veliut: Klienti im më tha se… Read More »

Bashkia Mat merr vendimin e rëndësishëm pas ngjarjes së rëndë

Bashkia e Matit iu jep titullin “Nderi i Bashkisë” pas vdekjes 3 punonjësve që u vranë sot në fshatin Sh’lli pas një konflikti me kryeplakun e këtij fshati Kujtim Koxha.

Vendimi u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak që u mblodh sot pasdite pas ngjarjes së rëndë.
Po kështu u kërkua nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Matit që tre punonjësit të shpallen dëshmorë.

Bashkia ka shpallur të premten ditë zie dhe flamuri i bashkisë do të ulet në gjysmë shtize.
Ndërkaq mësohet se bashkia ka marrë përsipër shpenzimet e ceremonive mortore të tre viktimave.

DEKLARATË
Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 11.10.2018 ora 18:30 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:
Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.
Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës.
Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë.

Bashkia Mat merr vendimin e rëndësishëm pas ngjarjes së rëndë Read More »

Fadromat sot tek Syri i Kaltër në Sarandë, shemben lokalet pa leje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në zonen turistike të “Syrit të Kalter”, në bashkinë Finiq.

Sipas IKMT është planifikuar prishja e 16 objekteve një dhe dy katëshe, me struktura druri, me funksione shërbimi. IKMT thotë se bbjektet që do të prishen janë pa leje ndërtimi.

Fadromat sot tek Syri i Kaltër në Sarandë, shemben lokalet pa leje Read More »

“Si mund të hidhni kaq lehtë një yll si Elvana”

Nida Gjata ose e njohur nga publiku shqiptar si Zhaku vite më parë ka qenë një nga figurat më të njohura të ekranit. Zhaku shquhej për opinionet e saj të drejtpërdrejta, pa dorashka për çështje të ndryshme. Prej vitesh ajo nuk është më aktive në jetën publike në Shqipëri, sepse është zhvendosur në Gjermani.

Megjithatë Zhaku shpeshherë bëhet aktive në profilin e saj në ‘Facebook’ me statuse të ndryshme për çdo gjë që e shqetëson nga realiteti shqiptar. Së fundmi, ajo ka reaguar për çështjen më të diskutuar të momentit, për përfshirjen e këngëtares Elvana Gjata në ngjarjen tronditëse në ish-Bllok. Zhaku është shprehur shumë e shqetësuar nga reagimi i opinionit publik dhe medias për një këngëtare dhe një njeri me aq vlera si Elvana.

“Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?! Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?! Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar. Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik. Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar. Shumë turp. Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar. Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri. Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu. Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast. Nuk është shenjë e mirë kjo. Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, – ka shkruar Zhaku në postimin e saj në ‘Facebook’.Kult

“Si mund të hidhni kaq lehtë një yll si Elvana” Read More »

Le Journal (1914)/Dorëheqja e Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare

Nga Aurenc Bebja (Francë)

“Le Journal” ka botuar, të premten e 24 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi dorëheqjen e Ismail bej Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dorëheqja e Ismail Qemalit Vlorë, 22 janar. Komisioni i Kontrollit pati marrë, pak ditë më parë, një deklaratë nga Ismail Qemali, ku saktësohej se ai ishte i gatshëm, për të mirën e vendit, të jepte dorëheqjen. Sot, i ftuar nga komisionerët për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, Ismail Qemali i dorëzoi komisionit të kontrollit kompetencat e tij me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga çrregullimi dhe krijimin e një qeverie të vetme për të. Një proçesverbal u hartua dhe pastaj u nënshkrua nga ministrat dhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit.

Le Journal (1914)/Dorëheqja e Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare Read More »