Irina

Ngjarja e rëndë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen, zbardhen deklarimet e fëmijëve

Pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, Lulëzim Cami u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, po në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm vëllai i tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth orës 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij. Të dy vëllezërit humb137n jetën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumenteve të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Ngjarja e rëndë me dy viktima, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen, zbardhen deklarimet e fëmijëve Read More »

E rëndë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin në Vlorë

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8-vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

E rëndë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin në Vlorë Read More »

U nxorr në breg të detit e vdekur nga dallgët/ Identifikohet gruaja në Vlorë, dyshohet se…

Gruaja u gjet e pajetë në bregdetin e Lungomares, pasi ishte nxjerrë nga dallgët

Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë në detin e Vlorës përgjatë Lungomares, e cila u nxor nga dallgët e detit.

Ajo është 52-vjeçarja R.V banuese në lagjen “24 Maji” dhe sipas verifikimeve të kryera ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.

“Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen ’24 Maji’, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

U nxorr në breg të detit e vdekur nga dallgët/ Identifikohet gruaja në Vlorë, dyshohet se… Read More »

Papa Françesku ‘bëhet’ shqiptar, fotografohet me plis

Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare

Duket se simbolet kombëtare shqiptare janë kthyer në trend për të huajt, gjatë kohëve të fundit.

Pas Drake dhe futbollistit amerikan Joshua Palmer, të cilët u shfaqën të veshur me një xhaketë që mbante simbolin e shqiponjës dykrenare, këtë herë, Papa Françesku, është shfaqur duke mbajtur në dorë një plis.

Foto është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si “foton e ditës”.

Nuk dihet se kur është shkrepur kjo foto, apo se si Papa arriti të shtinte në dorë një plis me shqiponjën dykrenare.

Papa Françesku ‘bëhet’ shqiptar, fotografohet me plis Read More »

E rëndë në Vlorë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35-vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, afërsisht 8-vjeç

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8-vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

E rëndë në Vlorë, 35-vjeçari përplas me makinë të miturin Read More »

Lutja e gruas! Erdhi për të festuar në Tiranë, por u plagos nga një plumb qorr

Natën e ndërrimit të viteve në Tiranë u plagos nga një plumb qorr një grua italiane 52-vjeçe. “Sky TG24” shkruan se ajo kërkon ndihmë për t’u transferuar në Bari, por procedurat për t’iu nënshtruar një operacioni delikat në Poliklinikën e Barit, janë komplekse dhe transferimi me avion kushton 15 mijë euro, sipas artikullit.

“52-vjeçarja, e cila ka pësuar dëmtime në vesh, fyt dhe mushkëri, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e Traumës në kryeqytetin shqiptar dhe pret të riatdhesohet në Itali për t’iu nënshtruar një operacioni delikat urgjent. Megjithatë, procedurat e transferimit janë të shtrenjta dhe komplekse.

“Ne jemi në pritje të konfirmimit për koordinimin e transportit të ambulancës ajrore të zonjës, e cila duhet patjetër t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e plumbit në Poliklinikën e Barit brenda një jave”, tha avokati i gruas, Vito Leonardo Candeloro për Sky TG24.

Sipas deklaratave të avokatit, gruas i është mohuar “pa asnjë arsye” mundësia e kryerjes së operacionit në Tiranë. “Transferimi me avion drejt Italisë duhet të bëhet me ndihmën e mjekëve, do të përballohet nga zonja me një kosto prej 15 mijë eurosh, pasi për pagesën nuk kujdeset as shteti italian dhe as ai shqiptar”, më tej ai.

Gruaja ishte me pushime në Tiranë me bashkëshortin e saj për të festuar ardhjen e vitit të ri. “E shtëna fillimisht i preu veshin, më pas e goditi në fyt dhe në fund përfundoi në mushkëri. Zonjës iu refuzua ndihma nga dy patrulla të policisë shqiptare, pavarësisht se i ishte kërkuar nga bashkëshorti i saj. E ka ndihmuar një kalimtar”, shtoi avokati i gruas.

Lutja e gruas! Erdhi për të festuar në Tiranë, por u plagos nga një plumb qorr Read More »

E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik

Një aksident ka ndodhur në Itali, ku për pasojë një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 janarit në provincën e Kremones, ndërsa mediat në shtetin fqinj raportojnë se shqiptari humbi kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale dhe pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarrfikëse për të shpëtuar shqiptarin, ata nuk kanë mundur të mbajnë në jetë 38-vjeçarin. Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shqiptarin e kishte zënë gjumi.

E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik Read More »