Irina

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht

Pesë milionë lekë është gjoba qe IMT-ja e Sarandës i ka vendosur shtetasit Shkëlqim Skënderi, me pretendimin se në biznesin e tij në Ksamil ka bëre një ndërtim të paligjshëm. Por qytetari është njohur me këtë masë vetëm kur Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Çudia më e madhe është se ai nuk ka pasur asnjë lloj bisnesi, për më teper lokal. Shkëlqim Skënderi: Më kanë vënë një gjobë prej 5 mln lekësh të vjetra nga INUK. Më kanë thënë që ke një lokal në plazhin e Ksamilit dhe ke bërë ndërtim pa leje. Unë nuk kam as lokal dhe asnjë ndërtim tjetër.
Gazetarja: Kush jua vuri gjobën?
Shkëlqim Skënderi: Pas një viti e kam mësuar se e ka vënë INUK i Sarandës.

Drejtori i IMT-së Sarandë nuk është në dijeni të rastit, por pranon se inspektorja duhet ta ketë shoqëruar gjobën me një foto të ndërtimit pa leje.
Gazetarja: Këtë procesverbalin e konstatimit nuk duhet që ta shoqërojnë me një foto ku është ky objekt. Të na e thotë Manushaqja ku është ky objekti.
Drejtori IMT Sarandë: Patjetër që procedura është dhe pjesa shpjeguese këtu që ka në procesverbalin e konstatimit, shoqërohet edhe me një fotografi përkatëse. Ç’dokumentacion ka vajtur në Tiranë unë nuk mund të flas me përgjegjësi. Edhe pse Inspektorja që ka vendosur gjobën nuk ka pranuar të prononcohet, IKMT ka vënë në dispozicion fotot e objektit që është vëne gjoba. Por në fakt ky ndërtim nuk është i Shkëlqimit por i vëllait të tij, i cili e zotëron këtë lokal dhe pasi është gjobitur nga IKMT ka fituar gjyqin ndaj këtij institucioni dhe masa e gjobës është pezulluar.

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht Read More »

Dhuna në familje, kush janë qarqet që njihen si qytete të qeta por që janë problematike

Dhuna në familje është një nga fenomenet shqetësuese në familje pasi është edhe më shumë shqetësues se sa evidentohet për shkak se shumë raste nuk denoncohen. Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Fatkeqësisht, gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar. Po cilët janë qarqet ku dhuna ndaj grave është më e lartë dhe ku më e ulët (së paku sipas raportimeve)?

Durrsakët njihen si indiferentë, por Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n. Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit.

Mbi mesataren kombëtare të dhunës ndaj grave renditen dhe qarku i Beratit me 25.4 gra të dhunuara për 10 mijë banore gra, Korça me 23.8 gra, dhe Lezha me 23.1. Më pas nën mesataren renditen qarku i Gjirokastrës me 22 gra për 10 mijë banore gra të atij qarku, Fieri me 19.2, Elbasani me 17.1 dhe Shkodra me 15.

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët?

Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.

Sikurse dihet, dhuna në familje është ndër krimet më pak të raportuara dhe më vështirë të evidentuara, por së paku nga statistikat mund të themi se kuksianët dhe dibranët trajtojnë më mirë gratë në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Dhuna në familje, kush janë qarqet që njihen si qytete të qeta por që janë problematike Read More »

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton…

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë intervistës në Neës24, nuk i ka mbajtur dot lotët kur përmendi fëmijët dhe ish-gruan e tij.

Ai tha ndër të tjera se djali i tij ishte futur poshtë krevatit i tmerruar pas atyre që ka dëgjuar nga Berisha se në fakt gruaja e Ramës (Matilda) nuk e ka pasur me të djalin, por më te atin e tij.

Këtë shpërthim Rama e ka pasur edhe para zgjedhjeve në 2013 dhe mesa duket është një zgjidhje e mirë për të kapërcyer nga gjërat e rëndësishme, në gjëra emotive. Gjithashtu edhe vetëm pak muaj më parë, Rama pati të njëjtat fjalë po në studion e Neës 24.

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton… Read More »

Astrologe Meri ju paralajmëron, kjo shenjë duhet të bëjë kujdes: Do bini pre e një plani mashtrues

“Trajektorja e saj Eliptike ne gjysmen e rruges perqafon planetet e sistemit tone Diellor pastaj largohet jashte sistemit. Duke qene se sot do jete ne kundershtim me Diellin do sjell dyshim dhe mohim te marredhenieve si edhe ndarje. Mund te sjell lajme te rreme si dhe thashetheme te cilat sjellin shume probleme ne marredhenie ne pergjithesi”.

Astrologia njofton se një prej shenjave sot do të bëhet viktimë e një plani mashtrues dhe bëhet fjalë për Peshqit. Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat.

Dashi
Ju do jeni shume dyshues dhe nuk do besoni me ne nje marredhenie apo projekt duke dashur ta shembni vete dhe ta humbni

Demi
Per ju do kete lajme te rreme dhe thashetheme te cilat do ju prekin personalisht por edhe ne punen tuaj sidomos nese jeni ne nje moment delikat ligjor

Binjaket

Nuk do beni njohje te mira sot dhe do ndikoheni nga persona qe nuk kane qellime te mira drejt askujt Kjo do ju penalizoj ne jeten personale dhe gjerat qe doni me shume

Gaforrja
Dikush do perpiqet sot tju prish famen emrin karrieren dhe do tentoj akoma te beje veprime qe edhe ata te familjes tju shohin me dyshim

Luani
Mund te josheni nga lakmia per me shume fitime apo me shume arritje dhe te merrni krejtesisht rrugen e gabuar sidomos ate te hakmarrjes

Virgjeresha
Ne situatat qe do ju krijohen do ju duket veteja se ju kane nxjerr ne pension ose keni nevoj per nje pushim te gjate per te ardhur ne vete

Peshorja
Te gjitha qe keni aritur ti ekuilibroni dhe te vini nje rregull dikush qe ju njef do perpiqet ti mohoj si vlera dhe si meritat tuaja

Akrepi
Nje startegji e re pune do ju josh dhe kjo ndoshta qe te viheni ne sherbim te dikujt qe ka sukses pavaresisht menyrave qe e ka arritur

Shigjetari
Jeta juaj errotike do jete ne veshtiresi sot duke pare se asgje qe keni dashur nuk po vjen ashtu sic duhet dhe po ju detyron te beni veprime te pamatura

Bricjapi
Do ndjeheni te sulmuar dhe duhet te kuptoni qe ata qe e kane nisur sulmin kunder jush nuk jane personat perballe por ata te afermit e familjes

Ujori
Ambjenit i bukur dhe plote ideale eshte zevendesuar padashur me nje ambjent pak mizerabel dhe pa auren e duhur per ju

Peshqit
Mund te bini viktime e nje palani mashtrues ne ekonomi dhe dyshues per ate qe keni ne dore dhe e zoteroni si fuqi manaxhuese.

Astrologe Meri ju paralajmëron, kjo shenjë duhet të bëjë kujdes: Do bini pre e një plani mashtrues Read More »

Nusja e Enver Hoxhës mesazh gjithë shqiptarëve: Sot është një ditë e shënuar!/Foto

Nusja e diktatorit Enver Hoxha, Teuta Hoxha, ka përkujtuar sot ditëlindjen e vjehrrit të saj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Sot per familjen tone eshte nje dite e shenuar, ne perkujtim te 110-vjetorit te datelindjes se Enver Hoxhes”, shkruan bashkëshortja e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të Enver Hoxhës.

Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908  në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985.

Regjimi diktatorial i instaluar prej tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar.

Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.

Nusja e Enver Hoxhës mesazh gjithë shqiptarëve: Sot është një ditë e shënuar!/Foto Read More »

Meta i trembur nga burgu, del hapur kundër SHBA-BE, kërkon rishikim total të ligjeve të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese

Partnerët tanë kërkojnë përshpejtimin e pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga “peshqit e mëdhenj”, përmes reformës në drejtësi dhe Vettingut, vlerësojnë se procesi ka shënuar sukses të dukshëm. Presidenti kërkon zhbërjen e ndryshimeve Kushtetuese dhe ligjeve të reformës, duke kërkuar të riformatohen nga e para, skenar për të shpëtuar nga prangat veten, bashkëshorten Monika dhe tërë kupolën e korruptuar politike

“Laku” për “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri sa vjen dhe po ngushtohet, në progresion të fortë me reagimin e tyre për të shpëtuar.

Duke qënë se politika e SHBA dhe BE ndaj Shqipërisë dhe qëndrimi i fortë për luftë ndaj krimit e korrupsionit nuk ka ndryshuar as me ardhjen e zv.ambasadores së SHBA Leyla Moses-Ones dhe ambasadorit të ri të BE Luigi Soreca, politika e inkriminuar është vënë në lëvizje.

Një natë më parë ka qënë Presidenti Ilir Meta ai që ka reaguar fort kundër reformës në drejtësi, duke kërkuar zhbërjen e saj.

Ish kreu i LSI, i frikësuar nga burgu për shkak të dosjeve të rënda që ka në ngarkim, është shprehur se kjo reformë nuk është efikase dhe ka bllokuar të gjitha institucionet e drejtësisë.

Madje ka qënë konkret, teksa ka nënvizuar se ka disa elementë të rëndësishëm të reformës në drejtësi, të zbatimit të saj dhe krijimit të institucioneve të reja, ku mungesa e çdo institucioni në parashikim me ndryshimet kushtetuese, është problematike.

Më problematik sipas tij është fakti që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale. Dhe për Metën, një vend që s’ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese.

Një deklaratë vërtetë skandaloze e Ilir Metës, duke pasur parasysh se ai si President i Republikës firmos dekrete në emër të Kushtetutës, kthen apo kalon ligje në emër të Kushtetutës, duke e ditur siç e pranon dhe vetë, se vendi është pa aktin themeltar të shtetit.

Por është pikërisht Meta ai që ka bllokuar një prej institucioneve më të lartë të drejtësisë, Kushtetuesen, duke mos pranuar kërkesën e kreut të Kuvendit për të plotësuar vendet vakante në Komisionin e Emërimeve në Drejtësi. I cili siç e pranon dhe vetë Meta, nuk është funksional.

“Për të dalë nga një situatë që shpeshherë duket si një ekstraligjore, mendoj që një dialog ezaurues i harmonizimit të ndryshimeve kushtetuese me legjislacionin përkatës dhe me situatën konkrete, është i domosdoshëm për të shuar çdo paragjykim dhe për të hedhur hapa të shpejtë në krijimin e këtyre institucioneve dhe funksionimin e tyre”, tha Meta.

Kreu i shtetit e ka hedhur larg e larg në intervistën e tij, idenë e ndërhyrjes totale në Kushtetutë për të zhbërë të gjitha ligjet dhe nenet e reformës në drejtësi.

Duke justifikuar ndërhyrjen në Kushtetutë dhe në ligjet për reformën në drejtësi, Meta tregon arësyen që sipas tij bëhet. Këto riformatime për Presidentin bëhen “në mënyrë që të rishikonim gjithçka, që nga praktika rezulton e vështirë apo e pamundur, në mënyrë që ne të krijonim një mjedis të pakontestueshëm nga ana ligjore dhe kushtetuese për krijimin e këtyre institucioneve”.

Në këtë mënyrë Presidenti Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi dhe ligjeve të kësaj reforme, kundër Vettingut në drejtësi, duke kërkuar rikthimin e këtij procesi në pikën zero.

Ky është një skenar i Metës, i mbështetur dhe nga opozita, që të shkatërrojë procesin e reformës në drejtësi, ta zvarrisë sa më shumë, të mërzisë të gjithë ‘partizanët’ e kësaj reforme, duke filluar nga SHBA dhe BE, dhe të fitojë kohë në përpjekje për të evituar qelinë.

Dhe një kërkesë të tillë për rifillimin e reformës në drejtësi nga e para, Meta e bën në kushtet kur partnerët tanë ndërkombëtarë janë shprehur se, ndonëse me ritme të ngadalta, reforma në drejtësi është një proces që ka dhënë rezultate mbresëlënëse.

Ndërsa SHBA dhe BE kërkojnë përshpejtimin e këtij procesi të rëndësishëm të pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga “peshqit e mëdhenj”, Presidenti del hapur kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe ligjeve të reformës, duke kërkuar bërjen nga e para.

Një skenar ky për të shpëtuar veten, bashkëshorten Monika dhe tërë kupolën e korruptuar politike, nga burgu./Pamfleti

Meta i trembur nga burgu, del hapur kundër SHBA-BE, kërkon rishikim total të ligjeve të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese Read More »

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste

Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit,per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia….Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?

Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen , te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije ? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher ? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje ??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter ? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni ? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte ?

Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme ? Do te vazhdojme te pranojme ? Do te ulim koken e do te krrusim shpatullat pa klithur ? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulurasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehern.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar , qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.

Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.

E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.

Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na morren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.

Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet ???

Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin….

Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ???? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste.

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste Read More »

Sivjet, nga turizmi në Shqipëri: 2 miliardë euro të ardhura, 34 mijë të punësuar

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh sot se, viti 2018 ka qenë sezoni më i mirë turistik në krahasim me vitet e kaluara dhe të ardhurat shkojnë në 2 miliardë euro, ndërsa u punësuan 34 mijë persona më shumë se vitin e kaluar, raporton ATSH.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, që u zhvillua sot në Tiranë, ministri tha se, rritja 6-mujore e turizmit është ndër më të lartat në 8 vitet e fundit dhe llogaritet në 4.4%. Ai tha se turizmi po rritet çdo vit me 1%.

“Sivjet ka qenë sezoni më i mirë turistik në vite. Rritja 6-mujore me 4.4% është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit. Turizmi gjatë 4 viteve të fundit ka rritur peshën e prodhimit bruto. Turizmi në vitin 2017 solli të ardhura 12% më shumë në krahasim më vitet e tjera. Sivjet presim 2 miliardë euro nga turizmi”, – theksoi Ahmetaj.

Sipas tij, turizmi po rritet çdo vit me 1%. Rritjen më të madhe e ka Saranda, më pas Durrësi dhe Vlora. Ndërsa numërohen 34 mijë të punësuar më shumë në krahasim më vitin 2017. “Interesi për struktura akomoduese është në rritje, ndërsa ka rritje të interesit për arsimin profesional. Formalizimi i sektorit të turizmit mbetet sfidë”, – tha Ahmetaj.

Sivjet, nga turizmi në Shqipëri: 2 miliardë euro të ardhura, 34 mijë të punësuar Read More »