Irina

HARROJENI AZILIN!! Nga 1 Janari ju mund te punoni ne Gjermani vetem me …

Nga 1 janari 2019-të qytetarët do të punojnë në Gjermani pa pasaportë të BE-së, por vetëm më…

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga 1 janari 2019 do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së

“Miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm”, sqaron për “Deutsche Welle-n”, Sascha Andreas Kienzle nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. “Tani mjafton që kandidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi”, përcjell albinfo.ch.

Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani. “Nëse plotësohen të gjitha kushtet, atëherë jepet viza”, thotë Kienzle më tej.

HARROJENI AZILIN!! Nga 1 Janari ju mund te punoni ne Gjermani vetem me … Read More »

Ish truproja i Berishës/ Izet Haxhia kërc*nohet dhe merr vendimin drastik

Izet Haxhia, ish truproja e Sali Berishës, deklaron se nga nesër do të nisë grevën e urisë në burg. Në një postim në facebook, thuhet se kërkesa zyrtare e tij për këtë vendim ju dorëzua sot drejtorisë së burgut!

Nuk dihet kush ka shkruar postimin në facebook-un e tij, pasi duhet thënë se disa prej postimeve janë shkruar edhe nga e dashura e tij, Erjona. Në njoftim thuhet Izet Haxhia do të ndërmarr këtë akt ekstrem pas kërcënimeve, sipas tij që ka marrë nga shefi i policisë së Burgut 302.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Postimi i plote:

Nga dita e neserme, Izet Haxhia hyn ne greve urie!

Kerkesa zyrtare e tij per kete vendim

ju dorezua sot drejtorise se burgut!

Ky akt ekstrem i luftes demokratike, vjen si pasoje e kercenimeve qe Izet Haxhia ka marre dje nga shefi i policise se Burgut 302.

Ky i fundit, u thirr nga Izeti per te denoncuar 2 punonjeset e burgut qe kryen akte te paligjshme e te turpshme,gjate kontrollit fizik te nje te afermes te moshuar te Izet Haxhise.

Ne cdo vend demokratik, ndaj nje ankese dhe akuze kaq te rende, shefi dhe policia, minimumi, duhet te hetoje mbi ngjarjen dhe te marre ne pyetje punonjeset e tij!

Shefi i policise se burgut 302,jo vetem, qe kishte ardhur i parapergatitur per te mohuar gjithcka para Izetit,por edhe genjeu duke thene qe “pashe kamerat, kontrolli ka qene normal”…

Genjeu sepse ne dhomat e zhveshjes per kontroll, nuk ka kamera!

Pra, mbasi mohoi paturpesisht, genjeu paturpesisht, me ne fund , kercenoi Izet Haxhine duke i thene se “tani ke per t a pare cdo te te bejme, t a shohim qe sot e mbrapa, je ne doren tone..etj”

Ky quhet kercenim jete…

Dmth, te kercenohesh hapur nga perfaqesuesi i shtetit,sepse thjesht po kerkon nje ankete mbi 2 punonjese .. paramendoni se cfare te drejte tjeter do mund te kerkoje Izet Haxhia ne kete vend!

Gjithcka eshte e kalbur, mafia eshte kudo, asnje diference nuk behet midis pozites dhe opozites, kur vjen puna tek interesat e tyre!

Jeta e Izetit, eshte nje ngerç per te dyja palet, te dyja palet e duan te vdekur! Mos kini asnje iluzion mbi kete..

I bej thirrje publike avokatit te Izet Haxhise, zotit Bashkim Nikolla, te nderrmare hapat e duhura ligjore , ne lidhje me kete rrezik,keqtrajtim, kercenim dhe shkelje te te drejtave te njeriut, ne menyren me flagrante, nga vete shefi i policise se burgut!

Sepse mos- zbatimi i deryres se shefit per te shqyrtuar kete akuze te Izetit,tregon hapur, mbeshtetjen dhe krahet e ngrohta qe ka shteti nga Mafia kuçeder qe ka perfshire cdo skaj te shtetit. I bej thirrje gjithashtu zotit Nikolla, te dergoje padine kunder Sali Berishes, ashtu sic Izeti kerkon me ngulm!

I bej thirrje te ankohet gjithashtu zyrtarisht, tek Ambasada Turke, e cila pranoi ekstradimin e shtetasit Haxhia, duke marre garanci nga shteti shqiptar , per jeten e tij!

Tek Ambasada Amerikane, si me e fuqishmja ne Shqiperi, gjithashtu!

Sigurisht, qe jemi para shume te panjohurave..

Por dicka eshte e sigurte, para kalbjes dhe arrogances se shtetit mafioz, ka edhe njerez si Izet Haxhia( te cilin ai fare shefi e kercenoi sikur kishte te bente me burgaxhinjte per droge e per vjedhje..)qe shkojne deri ne veteflijim per te drejten dhe te verteten!

I tradhetuar nga vellezer e nga ish- shoke, ai do vazhdoje i vetem!

Dite te renda e te erreta priten, nese askush s do beje detyren e tij, si nga ana e shtetit, si nga avokati, e deri tek ne si njerez te thjeshte, etj..

Sot eshte jeta e Izetit ne rrezik, por neser e pasneser, do n a vije rradha te gjitheve…

Ju faleminderit te gjitheve!/Balkanweb

Ish truproja i Berishës/ Izet Haxhia kërc*nohet dhe merr vendimin drastik Read More »

Plas “sherri” midis djemve për 6 mijë euro, Fjolla nxehet keq dhe përpiqet t’i ndajë

Dy meshkuj kanë filluar të ziheshin me njëri-tjetrin për shkak të 6 mijë eurove, e gjitha një inskenim për një kamer të fshehtë, por që Fjolla nuk e kuptoi.

Kur dy djemtë filluan të përlesheshin më keq, Fjolla ka ndërhyrë në nerva e sipër dhe u përpoq t’i ndante. Mirëpo kur e mori vesh që e gjitha ishte një kamer e fshehtë, këngëtarja u nxeh shumë.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme.

https://youtu.be/an8pBq_ijt0

Plas “sherri” midis djemve për 6 mijë euro, Fjolla nxehet keq dhe përpiqet t’i ndajë Read More »

Grekët kërkojnë debat në Parlamentin Europian për Kaçifas, por ngelin me “gisht në gojë” nga përgjigja

Çështja Kaçifas ka mbërritur deri në Parlamentin Europian.

Me propozimin e pjesëtarit të Parlamentit Europian, Notis Marias të mbështetur edhe nga kryeministrit Edi Rama, u kërkua që kjo çështje të përfshihej në axhendë të ditës.

Por ky propozim ka rezultuar i dështuar, pasi 278 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro.

Pala greke arsyetonte se ky rast kishte të bënte me rastin e shkeljes së të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, por parlamentarët europianë e kanë parë të pavend të zhvillohet një debat i tillë, duke mos lënë aspak vend për debat.

Grekët kërkojnë debat në Parlamentin Europian për Kaçifas, por ngelin me “gisht në gojë” nga përgjigja Read More »

E quajti gjeneral ne detyre! Sandër Lleshi i mbyll gojën Ilir Metës me përgjigjen e parë që i jep

Ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi, i është përgjigjur për herë të parë Presidentit Ilir Meta, lidhur me vendimin e tij për të mos e dekretuar në krye të këtij dikasteri. Letra e Lleshit drejtuar Metës është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit kërcënon hapur Metën ta mbyllë këtë proces me dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë. Nga ana e tij, Presidenti Meta iu drejtua sot Ministrisë së Mbrojtjes me një shkresë prej 14 pikash mbi Lleshin, ku sqaronte se nuk e ka dekretuar Lleshin, pasi sipas tij, një ushtarak nuk mund të mbajë një post ministror.

E quajti gjeneral ne detyre! Sandër Lleshi i mbyll gojën Ilir Metës me përgjigjen e parë që i jep Read More »

U mesuat me te nxehtin? Ja kur nis dimri i vërtetë! Meterologu na jep datën e saktë kur do bjerë bora e parë

Edhe gjatë javës së ardhshme, moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i ngrohtë dhe i kthjellët. Meteorologët bëjnë me dije se dhe përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 25 gradë celsius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, pothuaj i gjithë muaji do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet i thatë e pas tij, menjëherë të nisin shirat dhe bora.

Kështu, sipas Meteoalb, edhe dita e parë e javës do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të sjellin mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin. Vranësira më të shpeshta do të ketë në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, ndërsa mbrëmja parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 5 në 25 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare me një shpëjtësi 30 km në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerojë dallgëzimi 2 ballë.

U mesuat me te nxehtin? Ja kur nis dimri i vërtetë! Meterologu na jep datën e saktë kur do bjerë bora e parë Read More »

Kacifas/ Deputeti grek acaron situatën: Kujdes me deklaratat!

Kryetari i partisë kryesore opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Kyriacos Mitsotakis e ka quajtur një vrasje, vdekjen e Constantinos Katsifas duke nënvizuar se veprimet dhe deklaratat që i vendosin në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve duhen shmangur në të ardhmen.

Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Mitsotakis komentoi kështu zhvillimet mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Të shtenat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë.

Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla, “tha Mitsotakis në intervistën e tij per gazeten serbe Politica./Balkanweb

Kacifas/ Deputeti grek acaron situatën: Kujdes me deklaratat! Read More »

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran…

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin që ka shpërthyer në rrjeett sociale në lidhje me heqjen e “Shqiponjës” në Tiranë, nga sheshi me të njëjtin emër.

Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se ai ka folur për “shfytyrimin vulgar” të asaj shqiponje,

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shkruan ai.

Statusi i Ramës pas heqjes së “Shqiponjës” se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje”, nxiti reagime të shumta në rrjet por edhe nga opozita.

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran… Read More »