Irina

Dëborë dhe ftohtë për festa

Për ata që festat do t’i kalojnë në Shqipëri, mund të shijojnë bukurinë e dëborës në zonat malore, të hënën dhe të martën.
Këto ditë të fundit të muajit nëntor duket se po na përgatisin për të hyrë zyrtarisht në stinën e ftohtë të dimrit. Gjatë së dielës, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe në zonat malore pritet të fillojnë reshjet e dëborës.

Ndërsa për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e nëntorit në Tiranë apo zonat bregdetare, ka një lajm të mirë, pasi pritet një mot me kthjellime, por i ftohtë.

Ata që ditët e pushimit të festave, e që për administratën janë jo pak, por plot 5 ditë, nëse duan t’i drejtohen zonës juglindore, kryesisht Korçës, duhet të përgatiten për temperatura të ftohta, por jo për dëborë.

Dëborë dhe ftohtë për festa Read More »

Humbi familjen, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh

Historia e parë në “Ka një mesazh për ty” te “E diela Shqiptare”, i takon një kohe të largët, por që dhimbja ende nuk është fashitur. Merita ka thirrur babain për ti bërë një surprizë që të takohet me mbesën e tij të cilën ka më shumë se një dekadë që nuk e takonte dhe shikonte. Bëhet fjalë për Manjolën e cila ka humbur prindërit në moshë shumë të vogël dhe më pas motrën. E rritur me dashurinë e gjyshërve nga ana e mamit dhe dajon e saj, ajo për shumë vite i ka humbur kontaktet me xhaxhain dhe hallën.

I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur, zoti Bajram, tha se nga fëmijët e tij nuk e pret edhe pse ka 7 fëmijë. Ndërkohë që zoti Bajram ka gabuar, pasi ishte vajza e tij Merita ajo që e kishte ftuar në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Merita: Unë kam ardhur nga Saranda për të sjellë babain tim. Ne jemi 7 fëmijë dhe jemi të gjithë të martuar me fëmijë dhe jetojmë në Sarandë. Falë dy prindërve ne kemi lidhje shumë të mira me njerë- tjetrin. Por pavarësisht kësaj babai im e ka një peng. Ai ka pasur një vëllai i cili i ka vdekur, si dhe ka dhe një motër. Xhaxhai është martuar dhe ka bërë dy vajza. Në moshë të re i vdes nusja dhe i le dy vajzat, njëra 6 vjeç dhe tjetra 1 vjeç e gjysmë. Ato mbetën jetime dhe xhaxhai detyrohet të martohet përsëri dhe merr një grua tjetër me dy vajza më të rritura. Nuk zgjat shumë martesa dhe xhaxhai im vdes, nga një sëmundje e papritur. Vajzat ngelen jetime dhe babai im donte ti merrte, por ne ishim shumë fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin gocat kur vdiq xhaxhai?
Merita: Ishin shumë të vogla, nuk e mbaj mend. Klodiana mund të ishte 10-11 vjeçe, kurse Manjola ishte më e vogël. Më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Vazhduan vitet, babai shkonte gjithmonë tek mbesat e tija, i ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Në vitet 90 ne jemi larguar në Sarandë, babai im merrej me ndërtim, bleu vendin dhe ndërtoi shtëpi. Babi gjatë gjithë kohës kujdesej për vajzat. Kaluan vitet edhe ato u rriten u martuan. Klodiana është martuar në Korçë, me pas u martua dhe Manjola një Pogradec. Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e keni kërkuar?
Merita: Po babai im e ka kërkuar dhe pret që ajo të vije ta takojë.
Ardit Gjebrea: Pse na ke shkruar neve?
Merita: Babai im para pak ditësh bëri 70 vjeç dhe doja ti bëja një surprizë Manjolës. Që të takohemi dhe ajo ta dijë që ka shumë kushërinj që e duan dhe presin ta njohim.

Më pas Arditi i thotë Meritës se babai i saj e ka dëgjuar të gjithë historinë dhe është i pranishëm në studion.

Ardit Gjebrea i drejtohet Bajramit duke i thënë se sa shumë fatkeqësi paska kalaur në jetë.
Bajrami: Nusja e vëllait mori dhe nënën time. Ishtë një ngjarje shumë e rëndë brenda tre ditësh humba kunatën dhe më pas nënën, e cila ishte e sëmurë.

Më pas Mertia përqafohet me babain. Arditi i thotë zotit Bajram dhe zonjës Merita, se e ka gjetur Manjolën dhe i kanë dërguar një mesazh.Manjola e cila ishte ne studio që në fillim të programit vjen nga studio, pa e ditur zoti Bajram dhe zonja Mertia. Ajo therret xhaxhi dhe përqafohet me të si dhe me vajzën e xhaxhait, Meritën.

E pyetur nga Arditi nëse është e lumtur, Manjola tha, pak.Manjola: Pak. Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur.

Edhe pse Manjola kishte hatërmbjetje me xhaxhai e saj, “Ka një mesazh për ty” bëri të mundur takimin e tyre, pas shumë vitesh.

Humbi familjen, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh Read More »

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel

Në Bruksel festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, ishin pjesëmarrës në një koncert festiv dhe veprimtari të tjera organizuar me rastin e festave të nëntorit.

Mbi “Atomium”, monumentin simbol të kryeqytetit belg u vendos një flamur kuq e zi e ndërsa të pranishmit shijonin aktivitetin me ngjyrime kombëtare shqiptare. Nën petkun e Skëndërbeut, një aktor performoi në rolin e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor të vitit 1443, hipur mbi një kalë.

Organizator i kësaj veprimtarie patriotike ishte Ahmet Gjana, deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës. Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj. Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa evente në përkujtim të dative të shënuara që kanë bërë historinë e shtetit shqiptar.

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel Read More »

Moti i keq përfshinë vendin

Ditën e sotme dhe të nesërme vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu.
IGJEUM parashikon se qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të goditen nga shtrëngata, ndërsa Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani do të përfshihen nga reshje mesatare.

Ditën e hënë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 14 / 18 °C, në vendet e ulëta: 11 / 17 °C dhe në vendet malore: 8 / 12 °C.

Moti i keq përfshinë vendin Read More »

Agjencia e Pronës: 180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln € kompensim

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje se më datë 23 nëntor 2018 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 182 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Për 182 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret ligjore të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.

Kështu, kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa, është në vlerën 203.614.601,15 lekë, më shumë se 1.6 milionë euro.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Agjencia e Pronës: 180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln € kompensim Read More »

Pasaportë e rrallë, vetëm tri të tilla ekzistojnë

Thuhet se fuqia e një pasaporte matet me numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtohet me të, pa aplikuar për viza.

Bazuar në këtë, pasaportat gjermane janë më të fuqishmet, pasi i lejojnë qytetarët të shkojnë në 176 vende të botës pa vizë.

Përderisa miliona njerëz nuk e kanë pasaportën e “Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës”, është pikërisht kjo pse e bën atë aq të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Vetëm tri të tilla ekzistojnë në botë. Një pasaportë të tillë mund ta kenë vetëm tre zyrtarët më të lartë në ‘Urdhrin Katolik’: mjeshtri i madh, nënkryetari i madh dhe kancelari.

Por çfarë është ky urdhër mesjetar? Emri i tij i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodes dhe Maltës”.

Ky urdhër ka origjinën nga viti 1099, raporton Businesss Insider. Çdo zyrtar tjetër i këtij urdhri duhet të përdorë pasaportat e shteteve të tyre përkatëse.

Edhe më interesant është fakti se kjo lloj ushtrie nuk ka asnjë tokë të veten. Ajo kishte humbur Ishullin e Maltës më 1800 dhe që nga atëherë “toka e tyre” përbëhet nga dy prona jashtë-territoriale në Romë, nga ku i lëshojnë pullat e tyre postare, valutën dhe pasaportat.

Këto ditë, ky urdhër operon si një bamirësi mjekësore që ofron ndihmë mjekësore nëpër gjithë botën.

Pasaportë e rrallë, vetëm tri të tilla ekzistojnë Read More »

Kush janë dhjetë gratë më të pasura në Shqipëri?

Vilma Nushi është gruaja më e pasur në Shqipëri. Sipas klasifikimit të bërë nga revista “Monitor”, Nushi është aksionere e vetme e kompanisë Marketing & Distribution, e krijuar që në vitin 1997. Marketing & Distribution (M&D) një prej më të mëdhave në fushën e distribucionit, me të ardhura prej 8 miliardë lekësh në vitin 2017. Në vend të dytë janë femrat e familjes Hoxha. Familja zotëron 100% të Top Channel, televizionit më të madh në vend sipas të ardhurave, dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët (në maj të vitit 2018, Vjollca Hoxha i ka dhuruar 40% të aksioneve që zotëronte tek Top Albania, Ervin Zenelit).

E treta renditet Ina Topalli, e cila zotëron 49% të Global Resource Trading, u rendit në vend të tretë sipas të ardhurave, pas dyfishimit të të ardhurave të kompanisë në 6.5 miliardë lekë. Kompania u krijua në shtator 2015 dhe njohu rritje të shpejtë të të ardhurave dy vitet e fundit. Fitimi në 2017-n ishte 20 milionë lekë (160 mijë euro).

Më poshte në listë është Një hyrje në vitin 2016, Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW, këtë vit renditet e katërta ndër sipërmarrëset më të mëdha (sipërmarrësi Luan Leka, në prill 2016, kaloi një kuotë të aksioneve prej 33% te bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit). Merita Sheqi, në vend të pestë, është sot sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe e pesta nga kompanitë e drejtuara nga femra. Ajo e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin. Dhjetëshja mbyllet me Donike Gega, Donika Mici, Mimoza Çobo, Nertila Kole dhe Romina Ylli./Tiranapost

Kush janë dhjetë gratë më të pasura në Shqipëri? Read More »