Irina

Rrëfimi i punëtorit të lëndëve narkotike:”Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj”

Përmes dëshmive, bisedimeve dhe intervistave brenda në fshatin e Lazaratit, sillet në vëmendje se çfarë ndodhte brenda këtij fshati, gjatë viteve ku ky fshat u pushtua nga mbjellja dhe kultivimi i Hashashit.

Top Story bisedoi me një ish-punëtor në arat e hashashit, i cili në atë kohë vinte që nga larg për të punuar në Lazarat.

“Një familje, të jemi realist për këto gjëra, mbillej shumë pak, nga 2000 deri në 6 mijë – 7 mijë rrënjë. Gjëra të vogla, kuptohet”, -tha ish-punëtori.

Gjatë atyre viteve Lazarati punësonte me mijëra punëtorë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ata ishin sezonalë që vinin në fshat që kur mbillej hashashi, e deri sa dilte për shitje.

“Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj. Fillonte që nga moment i mbjelljes e deri tek vjelja e hashashit. Puna qe shumë intensive natë edhe ditë. Hahej aty, pihej aty, dhe gatuanin të zotët e shtëpisë. Fjetja qe e garantuar, nga punëdhënësit. Flinin në mënyrë praktike si marinarët në ushtri. Dy nga dy tre nga tre në kapanone të mëdha. Fillonte transporti nga ora 4 e mëngjesit dhe nuk kishte fillim e fund ajo punë. 20 furgona venin e 20 vinin. Lekët që fitonin, I hidhnin dhe shpenzonin duke hapur kazino dhe lloto”, -rrëfeu ish-punëtori.

Kjo lloj industrie e paligjshme, gjeneroi të ardhura në fshat dhe e nxori atë nga varfëria e thellë, e trashëguar që nga koha e sistemit komunist.

“Faktikisht fshatarët morën të ardhura, dhe bënë disa punë, dikush bëri shtëpi, dikush me një kat, dikush e bëri me dy kate. Pati edhe një farë qarkullim leku në qytetin e Gjirokastrës për blerje materialesh, por fitimet më të mëdha i kishin bosët, ata që e sollën aty dhe që e drejtonin atë biznes, të cilët nuk ishin nga Lazarati”, rrëfeu Islam Buçi.

Rrëfimi i punëtorit të lëndëve narkotike:”Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj” Read More »

Rama: Studentët I dhanë shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Ndryshe nga javët e tjera të pranishëm në Kuvend janë përfaqësues nga Partia Demorkatike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

“U detyruat të iknit, ndikuat në protestë të maskuar. Tani për të mos humbur kohë, së pari dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLGJ dhe KLP, pasi u krijua dhe këshilli i emërimeve në Drejtësi.

Rama përjashtoi në mënyrë kategorike propozimet e opozitës, pasi sipas tij nuk mund të realizohen kurrë.

Propozimet e opozitës janë të refuzuara sepse janë për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Shoqëria kërkon zgjidhje dhe nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga doktoresha e shkencave Monika Kryemadhi dhe profesor Lulzim Mziu. Zgjidhja vjen me dialog. Qeveria e ka zgjidhjen dhe do e japë me dialog”.

Rama: Studentët I dhanë shuplakë qeverisë, grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë Read More »

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë e mia”, u shpreh ministrja.

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes… Read More »

Bojkotohet mësimi në Vlorë, studentët në rrugë

Studentët kanë nisur protestën edhe në qytetin e Vlorës, janë mbledhur mbi 100 studentë të cilët janë vendosur në hyrje të universitetit “Ismail Qemali”.

Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret në një pjesë të madhe të fakulteteve.

“Ka bojkot të provimeve, ndërsa ata shprehen se do jenë në protestën e tyre.

Protesta është përqendruar pranë rektoratit. Kjo është dita e tretë në Vlorë, por që do të vijojë si në Tiranë.

Bojkotohet mësimi në Vlorë, studentët në rrugë Read More »

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin

Kabineti qeveritar është mbledhur edhe këtë të martë ndërsa para selisë së kryeministrisë vijon protesta e studentëve. Ndërsa pritej marrja e një vendimi për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama ka zhgënjyer të rinjtë pasi ka njoftuar vendimin për pensionistët dhe çekun e bebes.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin😉”- shkruan Rama në Twitter.

Madje Kryeministria sqaroi se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë.

Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”” – thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të Ramë

Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin Read More »

Pas Shullazit, Donika Prela do gjunjëzojë Sali Berishën, merr në dorë dosjen ‘e zezë’ me 23 kri.met e rënda nga vra.sjet, zhdukjet dhe grushti i shtetit

Berisha aku.zohet për vr.asjen e Azem Hajdarit, zhdukjen e Remzi Hoxhës, organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, hapjen e dep.ove të arm.ëve, etj

Drejtuesja e Prokurorisë së Kri.meve të Rënda, Donika Prela, ka marrë në dorë një padi të Izet Haxhisë, i cili denoncon Sali Berishën për 23 kr.ime shumë të rënda, të kryera gjatë këtyre 28 viteve.

Shumica e kr.imeve të pretenduara nga ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, dë.nohen me burg.im të përjetshëm. Në fillim, Izet Haxhia e depozitoi padinë te kryeprokurorja Arta Marku, por kjo e fundit e çoi te Donika Prela, pasi akuzat e Haxhisë janë në kompetencë të Prokurorisë së Kr.imeve të Rënda.

Berisha akuzohet për vra.sjen e Azem Hajdarit, zhdukjen e Remzi Hoxhës, organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, hapjen e depove të armëve në ’97 etj. Për të gjitha këto kri.me të rënda e mak.bre, Sali Berisha pritet të marrë dë.nimin maksimal, teksa dosja e tij ‘e zezë’ ndodhet më në fund në duart e njeriut të ‘hekurt’ të drejtësisë së re shqiptare, Donika Prelës.

Kjo e fundit, guxoi pak kohë më parë të marrë në shqyrtim dosjen e një prej ‘kokave’ të ba.ndave më të rre.zikshme në vend, atë të Emiljano Shullazit, e cila ‘flinte’ në sirtarët e drejtësisë së kalbur prej vitesh dhe kishte ten.tativa të forta politike që ajo të mbyllej fare.

Duke marrë në dorë dosjen, Prela ia arriti të gjunjëzonte Emiljano Shullazin dhe ta dëno.nte atë me 14 vite bu.rg, ndërsa tashmë ajo ka në dorë fatin e Sali Berishës, njeriut dhe politikanit më famëkeq në Shqipëri, i cili ka vr.arë e përgjakur vendin shumë herë.

23 ak.uzat e Izet Haxhisë kundër Berishës

1) Ngjarjet tra.gjike të 2 Prillit 1991

2) Vr.asjet në shkollën e Bashkuar

3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tri.tol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.

6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tri.tolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.

8) Vra.sja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

9) Hapja e dep.ove të arma.tim-municio.neve, dhe përgatitja e paramilitarëve në dajt në Tiranë e gjetkë për të sulm.uar përfaqësuesit në jugun e vendit.

Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bom.bardim edhe përdorim të lën.dëve helmue.se-luf.tarake edhe këputje të nyejve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.

10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto kri.me, Bashkim Gazidede.

11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vra.sjesh trag.jike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vr.asjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vra.rë Shkëlqim Haklaj.

12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vr.asjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS.

13) Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane.

14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të v.rasjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit, Shaban Memisë.

15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjekjet e tij, intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe el.iminimin e Azem Hajdarit.

18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrez.ikshme për ndarje kombëtare.

19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.

20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush ?!.

21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerrjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa vi.ktima të pafajshme.

22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.

23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vras.jes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një kr.im që kurrë se kam kryer.

Pas Shullazit, Donika Prela do gjunjëzojë Sali Berishën, merr në dorë dosjen ‘e zezë’ me 23 kri.met e rënda nga vra.sjet, zhdukjet dhe grushti i shtetit Read More »

Agron Shehaj:Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot për të fshehur se është hajdut

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi tenderin për unazën e madhe.

“Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!

Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njëjtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!” shkruan Shehaj, ndersa pyet nese kemi të bëjmë me institucione shtetërore apo kioska.

“Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj.” përfundon Shehaj./Veritas

Agron Shehaj:Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot për të fshehur se është hajdut Read More »

Karaburun-Sazan, vendosen tabela informuese

Në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan janë vendosur ditët e fundit 9 tabela informuese në zona me intensitet të lartë turistik.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur se “vazhdojnë investimet, në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, bazuar në Planin e Menaxhimit, me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe informimin në brendësi të zonave të ndryshme të parkut”.

“9 tabela informuese në zona me intensitet të lartë turistik përgjatë parkut do të informojnë më mirë turistët për vlerat dhe aktivitetet e lejuara”, thekson ADZM Vlorë.

Sipas ADZM, Vlorë këto investime bëhen falë mbështetjes së projektit të UNDP Albania me financim të Agjencisë Italiane për Zhvillim, (AICS) dega Tiranë.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan gjatë sezonit turistik veror, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45 000 turistë vendas dhe të huaj./atsh

Karaburun-Sazan, vendosen tabela informuese Read More »