Irina

Ndërroi jetë para provimit, prindërit e studentit shqiptar rrëqethin me fjalët

Familjarët e studentit të Mjekësisë, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë para provimit, kanë thënë se Leotrimi kishte probleme me shëndetin.

Vdekja e studentit të Mjekësisë pak para se të përfundonte provimin e fundit, i tronditi të gjithë.

Leutrim Gjini nuk arriti të vishte mantelin e bardhë për të ndihmuar njerëzit ashtu siç kishte ëndërruar.

Por, 23-vjecari la prapa shumë njerëz që e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Ka dy ditë që familja Gjini nga Topliçani i Suharekës ka hapur dyert, raporton T7. Djali i vetëm i familjes, ishte mburrja e tyre. Familjarë të studentit të ndjerë tregojnë se Leotrimi kishte edhe më parë probleme me shëndetin.

Vdekja e Leutrimit ka prekur thellë të afërmit. Ngushëllim kanë vetëm faktin se ai atë ditë mori ndihmë e parë nga profesionistë.

Leutrim Gjini vdiq të martën pas një sulmi që pati pak minuta para se të hynte në provimin e fundit në Fakultetin e Mjekësisë.

Kohë më parë, ai kishte pasur probleme me zemër, mirëpo, pas një ndërhyrjeje, gjendja nuk i ishte keqësuar deri ditën që ndërroi jetë.

Gjatë ditës, Fakulteti ku ai vijoi studimet ka mbajtur një mbledhje në kujtim të studentit të ndjerë.

Ndërroi jetë para provimit, prindërit e studentit shqiptar rrëqethin me fjalët Read More »

Bilanci i zi/ Asnjë dosje korrupsioni në gjykatë për 2017, Adriatik Llalla përgjoi 3 500 vetë

Adriatik Llalla, ushtari i verbër i Sali Berishës dhe Ilir Metës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, deri në dhjetor të 2017, kur amerikanët e shembën nga kupola e prokurorisë, ka thyer çdo rekord në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit elitar.

Si asnjëherë më parë, gjatë vitit 2017, kur prokuroria kishte në krye Adriatik Llallën, ka regjistruar vetëm tre procedime për korrupsion në nivele të larta.

Ky bilanc qesharak vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha organizmat e Brukselit, me anë të raporteve të posaçme, e renditën Shqipërinë si një ndër vendet me pushtetarët më të korruptuar në rruzullin tokësor. Dhe bëhet fjalë vetëm për procedime, pasi asnjë dosje korrupsioni nuk ka shkuar në gjykatë.

Ky bilanc i turpshëm u prezantua nga Arta Marku në parlament disa ditë më parë.

“Gjatë vitit 2017 janë regjistruar 3 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Procedimet janë ulur edhe për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në ulje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2017 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Shifra u kalua në heshtje nga deputetët, ministrat dhe kryeministri Edi Rama, madje me njëfarë kënaqësie.

Ndërkohë që ka shënuar një dështim spektakolar me luftën ndaj korrupsionit, gjatë drejtimit të prokurorisë nga Adriatik Llalla, janë përgjuar 3575 persona. Ky është një numër i pazakontë në raport me popullsinë që ka mbetur në Shqipëri.

Në bilancin e prokurorisë thuhet: “Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale.

Raporti Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit Viti 2017, 276 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda.

Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”./Pamfleti

Bilanci i zi/ Asnjë dosje korrupsioni në gjykatë për 2017, Adriatik Llalla përgjoi 3 500 vetë Read More »

“Nuk jemi parti e oligarkëve”, Rama për opozitën: Politikë neveritëse, i merrni njerëzit për idiotë

Përçmuese për socialistët e ka quajtur Kryeministri Rama nismat e opozitës ndaj biznesit si edhe kundërdeklaratat e bëra gjatë ditës së sotme. “Një dozë neverie, dekurajim negativiteti që nuk sjell asgjë të mirë”. Në një takim me të rinj që iu bashkuan Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se Lulzim Basha është i pabesueshëm në fushatën që ka nisur kundër sipërmarrësve më të mëdhenj në vend, pasi shumë prej emrave që u përmendën në listën Antimafia, janë klientë të kunatit të tij.

“Ne duhet të ikim nga kjo fushate balte. I merrni njerëzit për idiotë, ndërkohë që kjo duket ashiqare për t’u thënë atyre, që ju që merrni në punë këtë qeveri keni harruar të paguani. Kjo prek fushën e penales”. Akuzave se Partia Socialiste është parti e oligarkëve, Rama iu përgjigj me shifra.

“Nuk jemi parti e oligarkëve”, Rama për opozitën: Politikë neveritëse, i merrni njerëzit për idiotë Read More »

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot faktin se Anglia ka sjellë në Shqipëri përgjigjen e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafës.

Duke folur në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Berisha është shprehur se zëri në audio-përgjim është i Geron Xhafës.

‘Ka 3 javë që janë me bark e diarre dhe nuk dinë ku janë. Ka ardhur ekspertiza e zërit.

Vetë ky ministër largoi të vëllain për të mos u dënuar. Përgjigja e audio-përgjimit, nuk më intereson.

Zëri është i Geron Xhafës. Albert Veliu kreu një detyrë në mënyrë të përsosur. Pavarësisht për llogari të kujt, ai bëri Edmond Dantesin’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i … Read More »

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam…

Një përgjigje me tone të nxehta ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në lidhje me akuzat që i janë bërë sot se ka qenë në komisarit të Krujës dhe ka kërcënuar një ish-nënkomisar policie. Bala ka përsëritur se nuk ka qenë asnjë herë për këtë vit as në Krujë dhe as në Komisariatin e Krujës. Ndërsa e gjithë kjo çështje do të përfundojë në sallën e gjyqit, aty ky siç thotë Balla, Bashën nuk do ta shpëtojnë dot më raportet mjekësore.

Reagim i Ballës/ Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli! Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq. “Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete! Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij. Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam… Read More »

Deputetët e PS kërcënuan ish-nënkomisarin, reagon Basha: Ja çfarë i kanë bërë

Tronditëse e ka cilësuar dëshminë e ish nënkomisarit në Elbasan, kreu i PD, Lulzim Basha. Ish-nënkomisari, Emiliano Nuhu, ka dëshmuar sesi është kërcënuar nga deputeti Rrahman Rrahja, për të mbyllur hetimin për të birin e tij që ishte akuzar nga një vajzë për përdhunim. Në këtë dëshmi Nuhu përmend edhe emrin e Taulant Ballës dhe Artur Bushin.

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha është shprehur se është i tronditur për këtë histori dhe masakrimin që i është bërë vajzës, e cila ka akuzuar për përdhunim djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja. Basha u shpreh se pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton këtë rast si skandal të inskenuar nga opozita.

Deputetët e PS kërcënuan ish-nënkomisarin, reagon Basha: Ja çfarë i kanë bërë Read More »

Vendosën kamera të fshehura, filmohen kafshët në rezervatin natyror të Librazhdit

Ministria e Turizimit dhe Mjedisit ka shpërndarë disa momente nga bota e faunës së egër ku kamerat kurth kanë fiksuar disa kafshë të rralla.

Në njoftim shkruhet:

Të dhënat mbi faunën e egër në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Stavraj, kanë filluar të mblidhen nga kamerat kurth, duke plotësuar kështu një kornizë të botës së gjallë në këtë zonë”.

Vendosën kamera të fshehura, filmohen kafshët në rezervatin natyror të Librazhdit Read More »

Kryemadhi: Djali i deputetit socialist përdhunoi vajzën jetime, ngjarje shumë e rëndë!

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI e konsideroi si skandal dhe ngjarje shumë të rëndë, atë që i ka ndodhur një oficeri policie gjyqësore në burgun e Fushë Krujës, të cilit sipas deklarimeve të tij i është vënë pistoleta në kokë për të mos pranuar denoncimin e një vajze që ishte përdhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Sot ka ndodhur një skandal tjetër i radhës. Një ish-oficer i policisë gjyqësore ka denoncuar se si ditën për diell në mes të komisariatit të policisë Fushë Krujë i është vendosur pistoleta në kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, e cila ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali deputeti.

Kjo është shumë e rëndë. Unë mezi pres nga këto shoqatat për të drejtat e grave, të cilat bëjnë projekte pa fund, me zi po pres të shikoj gjithë ato personazhe publike që flasin në televizione ndaj dhunës ndaj grave, me zi pres deklaratat e tyre në përkrahje të kësaj vajze, e cila është jetime, e cila e ka të pamundur mbrojtjen e saj nga familjarët, e cila ka qenë viktimë e dhunës apo epsheve të një djali socialisti më të përkëdhelur se ç’duhet.

Më e tmerrshmja është që pistoleta në kokë i vihet në prezencë të kryetarit të Bashkisë dhe të një deputeti, kolegut tonë. Ky vend është kthyer në një bandë. Njerëzit do të vendosin vetëgjyqësi. Sot e bëjnë me një vajzë që nuk ka babain, por nesër mund ta bëjnë me fëmijët tanë.”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Djali i deputetit socialist përdhunoi vajzën jetime, ngjarje shumë e rëndë! Read More »